![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Sfidat Politike tė Sigurisė
Leonard Demi* Tranzicioni demokratik dhe integrimi euroatlantik, lėvizja e lirė e njerėzve, e tė mirave materiale, shėrbimeve, parave dhe informacionit, e kanė futur Shqipėrinė nė njė proces tė ri, i cili nuk ėshtė vetėm njė dukuri apo njė prirje kalimtare. Ky ėshtė sistemi ndėrkombėtar, qė zėvendėsoi sistemin e Luftės sė Ftohtė, pjesė e tė cilit ishim edhe ne. Kėrcėnimet kryesore me tė cilat pėrballemi sot nė rrafshin e brendshėm, janė: krimi i organizuar, korrupsioni, trafiqet e paligjshme (drogė, armė, njerėz), terrorizmi, fatkeqėsitė natyrore, etj. Nė rrafshin e jashtėm ato janė: krimi i organizuar, pėrhapja e armėve tė shkatėrrimit nė masė, terrorizmi, konfliktet rajonalė, etj. Sigurinė dhe pėrparimin e Shqipėrisė ne i shohim tė lidhur me institucionet euroatlantike, prandaj, mė parė se tė gjitha vendet e Evropės Lindore, kėrkuam anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe nė BE dhe sot, po intensifikojmė pėrpjekjet pėr njė integrim tė shpejtė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut. Kėto pėrpjekje synojnė njė pėrparim paralel nė fushat politike dhe ekonomike, ushtarake, tė burimeve, nė fushėn legjislative dhe tė sigurisė sė informacionit. Mjeti dhe mėnyra pėr realizimin e tyre janė Plani Kombėtar i Veprimit pėr Anėtarėsim, Programi Individual i Partneritetit, Procesi i Planifikimit dhe Rishikimit tė Forcės, plotėsimi i Objektivave tė Partneritetit, pjesėmarrja aktive nė stėrvitjet e pėrbashkėta dhe nė misione nė mbėshtetje tė paqes, si operacioni ALTHEA, ISAF dhe Liria e Irakut. Reformat nė Forcat tona tė Armatosura Reformat nė Forcat tona tė Armatosura (FA), qė pasqyrohen nė planin e veprimit pėr anėtarėsim dhe nė planin afatgjatė, kanė pėr qėllim tė krijojnė njė forcė ushtarake tė vogėl nė numėr, shumė operacionale, profesioniste dhe tė ndėrveprueshme me forcat e aleancės. Kėto reforma po pėrparojnė sipas njė programi tė hollėsishėm, ku tė gjithė pėrbėrėsit, si doktrinat dhe procedurat standarde, njėsitė, kapacitetet dhe pajisjet, strukturat, misionet etj., konceptohen dhe realizohen si elementė tė pėrbashkėt tė tė njėjtit sistem. Sipas kėsaj strategjie qė po zbatohet nga tė gjitha strukturat shtetėrore, Forcat Tokėsore pėrmirėsojnė infrastrukturėn dhe rritin aftėsitė operacionale, sidomos, tė njėsive prioritare (Brigadės sė reagimit tė shpejtė, regjimentit komando dhe brigadės sė xhenios). Ato do tė vazhdojnė tė kontribuojnė nė operacione humanitare nė raste emergjencash civile apo nė projekte tė infrastrukturės kombėtare, si dhe nė misione ndėrkombėtare nė mbėshtetje tė paqes. Forcat detare synojmė ti pajisim me anije patrulluese shumėrolėshe e me sistem tė vėzhgimit tė hapėsirės detare. Kėto forca do tė zgjerojnė bashkėpunimin nė kuadėr tė nismave rajonale (si Adrion) dhe nė operacione tė pėrbashkėta (si Aktiv Ėndevėr) etj. Forcat ajrore kanė stacionuar avionėt me krahė fiks dhe do tė rritin numrin e helikopterėve dhe kapacitetin e Qendrės Operacionale tė Sovranitetit. Vėmendje po i kushtohet raportit organikė-kapacitete, mision-strukturė rezervė me pikėsynim mėnjanimin e dublimeve strukturore nė gjithė sistemin e FA dhe ēlirimin e tyre nga infrastrukturat dhe objektet e tepėrta. Ne po eliminojmė forcat rezerviste dhe strukturat aktuale do tė zėvendėsohen nga komanda tė vogla me personel aktiv. Pajisjet e reja ushtarake do tė vlerėsohen sipas cilėsisė, jetėgjatėsisė dhe interoperabilitetit tė tyre. Nė kėtė kontekst, kujdes i posaēėm po i kushtohet sigurimit tė kapaciteteve tė nevojshme pėr tė pėrballuar fatkeqėsitė natyrore. Prioritete tė planit tė modernizimit janė: Sistemi i Integruar i Vėzhgimit Kombėtar, duke filluar nga ndėrtimit i Sistemit tė Vėzhgimit tė Hapėsirės Detare, i cili do tu shėrbejė edhe dikastereve tė tjera qė u nevojitet informacion pėr emergjencat; Sistemi C4I (komandim, drejtim, komunikim, kompjuterizim, zbulim dhe lėvizshmėri e trupave); helikopterėt pėr operacionet e kėrkim-shpėtimit (SAR), helikopterėt e transportit, si dhe rritja dhe mirėmbajtja e kapaciteteve riparuese. Komanda e Mbėshtetjes Logjistike ka filluar punėn pėr hartimin e njė strategjie afatgjatė pėr tė pėrmirėsuar kapacitetin e mbėshtetjes logjistike dhe infrastrukturėn e njėsive dhe bazave tona. Pėrparėsi e kėsaj komande ėshtė pajisja dhe trajnimi i grupit AME pėr ta bėrė atė tė aftė tė marrė pjesė nė operacionet e drejtuara nga NATO-ja, nė pėrputhje me kėrkesat e konceptit tė kapaciteteve operacionale (OCC). Kujdes i veēantė po i kushtohet rritjes sė kapaciteteve tė nėnreparteve tė PpP me qėllim qė disa syresh tė rritin aftėsitė operacionale dhe tė certifikohen nga NATO-ja. Sipas parimit tė OCC-sė, sot kemi deklaruar dy njėsi, tė cilat presin certifikimin e NATO-s. Gjatė kėtij viti do tė deklarojmė edhe dy njėsi tė tjera. Vėmendje e veēantė po i kushtohet pėrmirėsimit tė shėrbimit shėndetėsor dhe armėkontrollit. Komanda e doktrinės dhe stėrvitjes po rrit nivelin e veprimtarisė kėrkimore-shkencor dhe pedagogjike nė tė gjitha qendrat dhe shkollat e veta. Dokumentet strategjike, tekstet mėsimore pėr pėrgatitjen dhe kualifikimin e oficerėve po hartohen sipas standardeve tė NATO-s. Kėto botime do tė pasqyrojnė edhe pėrvojėn tonė tė fituar nga pjesėmarrja nė operacionet nė mbёshtetje tё paqes, nė stėrvitjet e pėrbashkėta, nė operacionet humanitare etj. Kėshtu, Akademia e Mbrojtjes po bėn pėrpjekje serioze pėr tė rritur cilėsinė e kurrikulės nė shkollėn pasuniversitare tė nivelit master me dy degė: Siguri kombėtare dhe mbrojtje, si dhe nė kursin e komandės dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm. Akademia e nėnoficerėve kėtė vit do tė pėrgatisė nėnoficerė karriere pėr katėr nivele: grup, skuadėr, togė dhe kompani. Pėrpjekje serioze pėr rritjen e cilėsisė edukative po bėn, gjithashtu, universiteti ushtarak Skėnderbej dhe qendra e gjuhėve tė huaja. Pėr sa i pėrket Qendrės Stėrvitore, ajo do tė mbėshtetet mė tej pėr tė funksionuar me mė shumė cikle. Personeli i nevojshėm i FA-sė po trajtohet sipas paketės ligjore dhe rregulloreve, tė cilat saktėsojnė rekrutimin, arsimimin dhe stёrvitjen, gradimin dhe karrierėn. Kjo paketė pėrcakton edhe mėnyrėn e kalimit nė rezervė tė personelit ushtarak. Ushtarakėt po trajnohen vazhdimisht pėr tė arritur standardet dhe po vlerėsohet nė bazė tė aftėsive profesionale. Ata, qė kanė arritur standarde tė kėnaqshme, gėzokan mundėsinė pėr tė vėnė nė jetė pėrvojėn e fituar. Kujdes po tregohet, gjithashtu, pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės tė efektivave ushtarake. Duke filluar nga ky vit, qeveria vendosi tė rritė buxhetin e mbrojtjes me 0,1% tė PPB-sė, me pikėsynim arritjen e 2% tė PPB-sė, ashtu siē ėshtė parashikuar nė dokumentin e strategjisė ushtarake. Parlamenti, gjithashtu, ėshtė i angazhuar tė mbikėqyrė shpenzimin e fondeve dhe realizimin e objektivave tė zhvillimit dhe modernizimit tė FA-sė, sipas planit tė veprimit pėr anėtarėsim dhe planit afatgjatė. Legjislacioni ynė po qaset sipas legjislacionit tė aleancės dhe pėr tė arritur nivelin e pranueshėm tė sigurisė sė informacionit, do tė sigurojmė kushtet teknike dhe personelin e nevojshėm. Kujdes i veēantė po bėhet pėr trajnimin e mėtejshėm tė Autoritetit tė Sigurimit Kombėtar. Krahas pėrpjekjeve pėr tu forcuar dhe modernizuar, FA-ja po rrit bashkėpunimin me Forcat e Ruajtjes sė Rendit dhe Shėrbimin Informativ Shtetėror kundėr krimit tė organizuar, trafikimeve tė paligjshme, duke pėrfshirė trafikimin e armėve, kundėr terrorizmit apo ndonjė kėrcėnimi tjetėr qė mund ti bėhet Kushtetutės. Sfidat qė duhet tė kapėrcejmė Unė e shikoj tė realizueshme kėtė strategji nė dy drejtime: nė planin e brendshėm dhe atė tė jashtėm. Nė planin e brendshėm ajo realizohet nėpėrmjet qeverisjes sė mirė dhe forcimit tė institucioneve, aftėsisė dhe qėndrueshmėrisė sė tyre pėr tė garantuar drejtimin demokratik tė vendit, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve tė paligjshme (drogė, armė, njerėz), kundėr pastrimit tė parave, terrorizmit, respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. Kėsisoj acquis communautaire, ligjet ekzistuese, rregullat dhe marrėveshjet e Bashkimit Evropian, do tė zbatohen edhe nė vendin tonė. Potenciali ynė i sotėm ėshtė nė lartėsinė e kėsaj strategjie sepse ne zotėrojmė kapacitetet e nevojshme pėr forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve. Sot ne po japim kontributin tonė, i cili do tė vijė gjithnjė e nė rritje, nė sigurinė dhe zhvillimin rajonal e mė gjerė nėpėrmjet aktivitetit politik, ekomomik, pjesėmarrjes aktive nė operacionet pėr tė mbėshtetur paqen etj. Njė Shqipėri mė e pėrparuar ėshtė nė mundėsitė tona sepse politika, pėrpjekjet dhe potenciali i ynė japin mundėsi qė institucionet dhe strukturat tė thjeshtohen tė bėhen tė afta, efektive, tė koordinojnė veprimtaritė, duke mėnjanuar dublimet. Ne do tė jemi tė suksesshėm, sepse e mbėshtesim realizimin e kėsaj politike nė zbatimin e shtetit ligjor, forcimin e institucioneve dhe nė njė qeverisje efektive. Ne do tė jemi tė suksesshėm se po bashkėpunojmė ngushtė me NATO-n, SHBA-nė, BE-nė, vendet e rajonit, si dhe me tė gjitha vendet demokratike dhe organizmat ndėrkombėtarė. *Kryetar i Komisionit tė Sigurisė Kombėtare
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|