![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
FLUTURIMI I KOHĖS SĖ QEVERISJES
Gjergj Buxhuku Si pa u kuptuar dite pas dite del se ėshtė shpenzuar njė e teta e mandatit qeverisės tė forcės politike nė pushtet. Ėshtė periudhė e mjaftueshme pėr tė vlerėsuar jo pėr marrjen e fryteve tė premtuara tė qeverisjes, sepse pėr dicka tė tillė duhet ende kohė, por plotėsisht e mjaftueshme si tregues pėr vendosjen e piketave tė arritjeve tė pritshme nė tė ardhmen. Pikėrisht, kjo e fundit tė shqetėson. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė bėrė demagogji. Sepse, nė njė rast tė tillė nuk ėshtė e vėshtirė tė mbushėsh edhe libra tė tėrė me rezultate. Rezultate, qė mund ti shėrbehen qytetarėve ose edhe pėr ti mbushur mendjen vetes dhe shefave. Ēėshtja ėshtė se nuk ka shenja tė mjaftueshme se nė vend po fillon tė ndryshojė aq dhe aty ku duhet vėnia e shtetit nė rolin qė i takon: hapjes rrugė tė energjive dhe mundėsive ekonomike dhe financiare tė shqiptarėve, pėr ti investuar me efektivitet dhe fitim nė vendin e tyre. Tė duket se njė dorė e padukshme ngadalėson, vė nė pikpyetje dhe pengon frymėn dhe vullnetin pozitiv qeverisės pėr tė ndėrtuar. Ėshtė e qartė se vetėm me shkatėrrime edhe tė ligjshme dhe tė drejta qofshin, as edhe debate tė stėrzgjatura nė parlament, as edhe deklarata se ēfarė do tė bėhet nė tė ardhmen, nuk arrihet tė shtohet mirėqėnia e shqiptarėve. As edhe tė shtohen vendet e punės, as edhe tė rriten pensionet, shtohen dritat, pėrmirėsohen rrugėt e kėshtu me rradhė. Qyetarėt e kėtij vendi kanė nevojė pikėrisht pėr tė parė me sytė e tyre dhe ndjerė nė xhepin e gjithsecilit se shteti po punon pėr ta. Ose mė mirė tė themi se po fillon tė punojė. Nėse njė gjė e tillė bėhet e kapshme, atėhere gjithēka do tė shkojė mė mirė. Ėshtė shumė e rėndėsishme, qė shteti duhet tė pranohet ndryshe nga deri mė tash se nuk ėshtė armik i qytetarėve, por njė mekanizėm i domosdoshėm pėr tė mirėn e tyre. Sa mė sipėr tė ndodhi duhet tė shikojė qė po punohet nė vend. Qytetari nuk ka nevojė pėr shfaqje tė njėjta nė vite tragjikomike parlamentare tė pėrsėritura nga aktorė tė ndryshėm politikė. Ajo qė peshon dhe ėshtė e rėndėsishme pėr njė forcė politke nė pushtet janė veprat e punės dhe jo fjalėt e Parlamentit. Edhe kur shikon se mund tė kesh fituar me fjalė ndaj politikės kundėrshtare nė parlament, nėse nuk ke filluar tė ndėrtosh pėr qytetarėt, nė fakt ke humbur. Ke humbur sepse koha e qeverisjes fluturon me shpejtėsi, ndėrkohė qė qytetarėt harrojnė shfaqjet dhe kėrkojnė veprat. Loja e njė opozite politike mund tė drejtohet pikėrisht edhe pėr tė shmangur energjitė dhe kohėn qeverisėse nė debate pa bukė. Ēėshtja ėshtė se vetė forca politike nuk duhet tė bėjė gabimin pėr tė rėnė nė lojėn e mėsipėrme. Kėtė e themi jo pėr fatin e qeverisjes tė kujdo ngjyre politike, por pėr fatin e vendit dhe hallet e shqiptarėve, qė janė kaq tė shumta. Bllokimi i vullnetit qeverisės nė zbatim praktik ėshtė ēėshtja mė e rėndėsishme e sipėrmarrjes sė sotme tė qeverisjes sė vendit. Duhet parė dhe kuptuar se pėrse bllokohen energjitė e shqiptarėve pėr tė investuar nė fushat mė strategjike tė ekonomisė, pikėrisht aty ku edhe ėshtė e nevojshme mė shume pėr qytetarėt dhe vendin nė pėrgjithėsi. Tė duket e pakuptueshme nė vėshtrim tė parė sesi vėshtirėsohen deri nė kufij tė pamendueshėm projekte madhore tė pėrgatitura me guxim nga biznesi shqiptar ne fushėn e telefonisė celulare, energjitikė, ndėrtim dhe rrugė. Ndėrkohė qė duhet tė ndodhė krejt e kundėrta. Aq mė shumė kur janė tėrėsisht brenda programit qeverisės dhe vullnetit tė drejtuesve tė saj. Ndėrkohė, qė duhet tė ndodhė krejt e kundėrta. Biznesi duhet falenderuar dhe inkurajuar, qė kapitalet tė investohen brenda vendit dhe sa mė shpejt. Pikėrisht ashtu sikurse bėhet nė vendet e zhvilluara dhe demokratike drejt tė cilėve duhet dhe dėshirojmė tė paktėn me fjalė tė shkojmė. Kam patur rastin tė shikoj ditėt e fundit sesi pėrdoren nė praktikė skema standarde pėr bllokimin e insiativave jashtėzakonisht strategjike pėr liberalizmin e tregjeve monopol shumė tė rėndėsishėm tė vendit. Pikėrisht tė njėjtat skema, qė janė pėrdorur edhe nė qeverisjet e mėparshme. Shumė shqetėsuese pėr qeverisjen e sotme. Nė fakt kjo ishte e pritshme kur dihet se edhe sa mjeshtėrisht ėshtė punuar nė vite pėr kurdisur aq keq sistemin ekonomik shqiptar. Sistem ekonomik, qė e ka ēuar vendin nė kufijtė e njė kolonie tė mirėfilltė, tė cilit i thithen nė mėnyrė tė pėrbindshme paratė e siguruar me aq gjak dhe djersė nga shqiptarėt nė tė gjithė botėn. Tashmė, puna ka aritur deri nė atė pikė sa nuk ka nevojė tė punosh pėr tė bėrė mė keq nė ndryshimin e kesaj gjendje. Mjafton dhe do tė jesh i shpėrblyer mirė sikur tė bllokosh cdo ndėrmarrje pėr ndryshimin e kėsaj gjendje. Kjo ėshtė e thelbi i asaj se cfarė duket se nuk ėshtė kuptuar nga qeverisja e sotme. Shkurt, ka forca shumė tė rėndėsishme qė paguhen vetėm pėr tė mos ndodhur asgjė nė ndryshimin e tė keqes ekonomike shqiptare. Ashtu siē janė paguar dje pėr tė ndėrtuar tė keqen e pallogarithshme nė dėm tė shqiptarėve, paguhen sot pėr tė mos patur ndryshim. Janė miliona e miliona euro qė jo cdo vit, por cdo ditė u rrėmbehen shqiptarėve. Edhe njė ditė tė shtyhet ndryshimi i pritur fitimi ėshtė i jashtėzakonshėm. Nuk ėshtė asnjė problem, qė sistemi i korrupsionit i ngritur me kohė tė ndryshojė rrymėn e shpėrblimeve nga ekzekutorėt e qeverisjes sė djeshme nė ata tė sotėm. Aq mė shumė, qė detyra e sotme ėshtė shumė e lehtė. Paguhesh pėr tė mos lejuar tė bėhet asgjė. Kjo ėshtė dramatike pėr vullnetin pozitiv qeverisės, energjitė e tė cilės drejtohen me qėllim pėr tu marrė me pasojat dhe jo me shkaqet e sė keqes. Shkak qė e ka emrin sistem ekonomik. Dhe pasoja pėr tė mbushur kohėn ka pafund, sepse shkaku qė i prodhon ėshtė madhor. Mund edhe tė duket se fiton me pasojat, por mbetja e shkakut do tė thotė, qė humbja ėshtė e sigurt. Armiku mė i madh i shqiptarėve dhe qeverisjes ėshtė koha, qė fluturon pa ndėrtuar. Energjitė e shqiptarėve duhen drejtuar pėr tė cbėrė sa mė shpejt nga themelet dhe rindėrtuar sistemin e sotėm ekonomik. E kundėrta do tė thotė tė biesh nė kurthin e ngritur tė armiqve tė kėtij vendi.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|