![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Rexhep Meidani
Mė 14 tetor 2004 universiteti Xhorxhtaun (Georgetown) organizoi njė ceremoni nė rastin e dhėnies sė njė titulli nderi prof. Andrea Rikardit (Riccardi) - themeluesit tė Komunitetit Katolik Ndėrkombėtar tė Sant'Egidio-s. Nė fjalėn e paraqitjes presidenti i universitetit John J. DeGioia theksoi se: Prof. Andrea Rikardi, si themelues dhe udhėheqės i njė bashkėsie njerėzish tė dedikuar ndaj tė vobektėve, zgjidhjes sė konflikteve dhe dialogut ndėrfetar, ka sjellė shpresė nė mijėra njerėz nėpėr botė nėpėrmjet drejtimit prej tij tė Komunitetit tė SantEgidio-s. Natyrisht ky ishte njė nderim tjetėr nė morinė e nderimeve ndėrkombėtare pėr Komunitetin e SantEgidio-s dhe drejtuesin e tij Andrea Rikardi... *** Jam njohur me Profesor Rikardin dhe Imzot Vincento Palian tė Komunitetit tė SaintEgidio-s shumė shpejt pas marrjes sė detyrės sė kryetarit tė shtetit. Mė tej takimet dhe diskutimet kanė qenė shumė mė tė shpejta, nė Tiranė apo Romė. Pikėrisht kėto kontakte tė dikurshme, mbresa, kujtime e vlerėsime mė shtynė qė pas njė takimi nė Rogner me Paolo Rago-n dhe dhurimin prej tij tė botimit shqip tė librit tė prof. Andrea Rikardit (A.Riccardi): SantEgidio, Roma dhe Bota- Bisedė me J. D. Durand dhe R.Ladous, ti futesha leximit tė kujdesshėm tė tij. Krahas hyrjes dhe parathėnies, tė shkruara me mjaft mjeshtėri e dashuri, pėrkatėsisht nga prof. Tritan Shehu dhe kardinali Karlo (Carlo) Maria Martini, nėn njė kėndvėshtrim tė ndryshėm, por dhe krejtėsisht komplementar, mė bėri, qė nė fillim, mjaft pėrshtypje forma e zgjedhur e dialogut, sa i thjeshtė aq dhe i thellė, filozofik e shpirtėror me vetė lexuesin, njė kontakt realisht i sofistikuar me tė. Nėpėrmjet thjeshtėsisė sė pėrgjigjeve aty ndjehet po ashtu nevoja urgjente pėr tė qenė sa mė afėr tė varfėrve, tė moshuarve dhe invalidėve, emigrantėve apo njerėzve tė prekur nga HIV/AIDS-i, dėshira pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm, pėrpjekja pėr ta rinovuar shoqėrinė dhe pėr ta sjellė atė sa mė afėr jetės nėpėrmjet bashkėjetesės fetare, dialogut, kompromisit, marrėveshjeve dhe shėrbimit ndaj paqes... Kjo dhe filozofia shpirtėrore e humane, ky ėshtė dhe mesazhi qendror qė pėrshkon kėtė libėr nga fillimi nė fund, mesazh pėr tė cilin ka aq shumė nevojė ta kuptojė e mishėrojė vetė politika shqiptare nė tė gjithė veprimtarinė e saj, sidomos kėto kohėt e fundit. *** Nė ditėt studentore revolucionare tė vitit 1968, qė pushtuan Evropėn, Andrea Rikardi po kėrkonte pėr diēka mė tė mirė. Madje, lidhur me kėto reflektime tė kohės sė liceut ai pohon: ...qe njė zbulim qė mė bėri tė shihja me sy kritik ideologjitė dhe sistemet ideologjikė nė pėrgjithėsi...Ndėrsa ne kritikonim demokristianėt dhe komunistėt, pėrballeshim me tė njėjtat probleme tė jetės politike zyrtare: role, pushtete, zėnka...mua mė dukej se duhej ndryshuar njeriu. Asokohe thuhej se gjithēka ishte politikė. Me fjalė konkrete, ishte e domosdoshme tė ndryshonim vetveten..ē kuptim ka tė ndryshosh shoqėrinė nėse nuk ndryshon njeriun?... Dhe mė tej, po nė kėtė libėr shton: Sot ndoshta tė gjithė kėtė e perceptoj ndryshe...Por, nė fillim tė viteve shtatėdhjetė, ne mendonim se qytetin duhet ta ndryshonim aty dhe nė atė ēast... Kėshtu, filloi maturimi i idesė sė komunitetit. Andrea, sė bashku, me bashkėmoshatarė tė tij tė shkollės, nė kėrkim tė njė zgjidhje mė tė mirė, ra nė kontakt me varfėrinė ekstreme dhe kushtet mjaft vėshtira tė jetės nė vitet 60-tė, nė periferitė e Romės dhe filluan vullnetarisht tė kontribuonin me sa mundnin pėr tė ndihmuar kėto komunitete, pėr tė lehtėsuar vuajtjet, pėr tė pakėsuar urinė dhe pėr tė dhėnė falas mėsim pėr fėmijė qė nuk mund tė frekuentonin shkollėn. Nė tė vėrtetė, kjo tė rinj me orientim tė majtė dėshironin tė aktivizoheshin pėr ndryshime tė thella sociale, por pa e humbur identitetin e tyre katolik Kėshtu, nėpėrmjet praktikimit shpirtėror dhe kontributit tė drejtpėrdrejtė tek shtresimet me probleme tė rėnda sociale u krijua Komuniteti katolik i SantEgidio-s. Sot ky komunitet ka afro 40 000 anėtarė nė mbi 60 vende nė tė katėr kontinentet, edhe pse siē pohon prof. Rikardi ai nuk e ndjen ndonjė nevojė pėr tė mbjellė flamurin e pranisė nė tė gjithė botėn. Universalitet nuk do tė thotė tė jetė i pranishėm kudo, por qė i shkon gjėrave deri nė fundin e tyre gjithkund ku jeni, apo qė e merrni botėn me po atė seriozitet pavarėsisht se ku ndodheni. Nga ana tjetėr, ai pranon se shpirti i individualizmit e bėn relativisht tė vėshtirė rritjen e kėtij komuniteti. Por nuk harron tė kujtojė se, nė ēdo strukturim, nė momentin qė pretendohet, duke u sjellė rrotull e deklaruar se: ne jemi e reja... ne jemi mė tė mirėt, ne jemi perfektėt..., atėherė anėtarėt apo drejtuesit e kėtij organizimi janė bėrė, nė fakt, mė tė kėqijtė. Dhe ky reflektim vlen tė konsiderohet nga politikanėt shqiptarė qė unin e tyre e kanė mė kryesorin, madje deklarimet apo vendimet i kanė vetėm nė vetė tė parė njėjės... Duke iu kundėrvėnė ēdo konflikti e forme dhune, anėtarėt e SantEgidio-s janė pėrpjekur tė ndėrmjetėsojnė dhe zgjidhin konflikte nė mbarė botėn. Madje, Komuniteti ka qenė dhe mjaft aktiv pėr heqjen e dėnimit kapital duke mbledhur me miliona firma nėpėr botė nė peticionin pėrkatės tė dorėzuar Kofi Ananit. Njė nga sukseset mė tė njohura ėshtė arritja e marrėveshjes sė paqes nė Mozambik mė 1992-shin. Jo pa rėndėsi kanė qenė dhe ndėrmjetėsimet e komunitetit nė Algjeri, Sudan, Burundi, Guatemala apo rajonin e Ballkanit etj. Ka pasur kritika se nė Algjeri apo Sudan komuniteti ka rėnė nė kontakt nė kėto vende me njerėz me tė cilėt nuk duhej tė negociohej. Por, kundėr kėtij shikimi tė gabuar, Andrea Rikardi me tė drejtė ka pohuar: nėse doni tė arrini njė marrėveshje pėr paqen, ju duhet tė kontaktoni e arsyetoni, nė radhė tė parė, me ata qė bėjnė luftėn, sepse duhet punuar mė shumė pėr tė kanalizuar tensionet drejt luftės politike e jo drejt konfliktit tė armatosur apo pėrhapjes sė dhunės. Pėr mė tepėr, pėr kėtė mendje nė lėvizje pėrplasjet e dhunshme, konfliktet e lufta janė varfėria mė e madhe pėr tė gjithė apo nėna e tė gjitha varfėrive.... *** Diku nė mes tė librit, duke ndjekur dhe pėrplasjet e fundit politike apo deklaratat publike nga mė tė ndryshmet, anormale pėr njė shoqėri e njė kulturė demokratike, u shkėputa dhe fillova tė mendoja pėr shumė gjėra njėkohėsisht, krejt tė pa sistemuara, por qė diku vibronin edhe nė brendėsinė time. Mesa duket pėr tu shkėputur nga kjo lloj politike apo mė saktė nga kjo antipolitikė e ditės, i nxitur nga mendimet e prof. Rikardit fillova tė notoja pėrkohėsisht nė situata mė globale, por gjithmonė brenda njė optike humaniste. Sepse, siē po duket, globalizimi po manifeston tė dy anėt e tij, si aspektin pozitiv ashtu dhe atė negativ, sepse ai njėkohėsisht po e ngushton dhe zgjeron hendekun e tė ardhurave midis kombeve dhe brenda kombeve; po e intensifikon dhe e dobėson mbizotėrimin politik duke i dhėnė forcė dhe organizimeve tė tjera, dhe sė fundi, po nė tė njėjtėn kohė, po homogjenizon dhe pluralizon identitetet kulturore. Pra, edhe pse njė proces i domosdoshėm, globalizimi karakterizohet nga dy kahe me shenjė tė kundėrt, zhbalancimi i tė cilėve, sidomos pabarazia e theksuar sociale, mund tė provokonte dėme serioze nė ndėrtimin e njė shoqėrie sa mė tė ekuilibruar dhe tė njė rendi tė ri botėror sa mė tė drejtė e njerėzor. Por a mund tė realizohet njė gjė e tillė pa shpirt e humanizėm, vetėm me forcėn e tregut e kapitalit, tė lėvizshmėrisė sė tyre apo thjesht e ftohtė me anė tė veprimit tė mekanizmave institucionalė kombėtarė e mbikombėtarė? Absolutisht jo! Kėrkohen dhe struktura humane e shpirtėrore siē ėshtė dhe Komuniteti i SantEgidio-s. Atėherė, nėse nė nivel global kėrkohet shpirt, kompromis e humanizėm, pėrse pėr njė ecje tė shpejtė pėrpara tė Shqipėrisė tė mos nevojitet njė gjė e tillė? Pa dyshim, qė kjo ėshtė e domosdoshme. Por, njė gjė e tillė, me sa duket, nuk ėshtė filozofia e politikės sonė ende tė mbrapshtė!... Njė reflektim tjetėr, po i brendshėm, ishte ai i ndryshimeve thelbėsore nė konceptimin e hapėsirės dhe kohės. Kėto ndryshime po shoqėrojnė aktualisht njeriun dhe po ndikojnė fuqishėm nė veprimtarinė e tij, qė zhvillohet veēse nė hapėsirė-kohė. Aktualisht, largėsia, hapėsira apo territori ka pėsuar njė tkurrje tė konsiderueshme, nė pėrputhje me strukturėn kohore tė veprimtarisė njerėzore, strukturė qė sidomos nė trajtėn e saj virtuale apo elektronike ėshtė reduktuar shumė nė lidhjen e dy vendndodhjeve tė ndryshme gjeografike. Por njė gjė e tillė, nė mėnyrė tė natyrshme, imponon thyerjen, deri flakjen e shumė koncepteve politike qė lidhen ngushtė me kohėn e hapėsirėn. Nė kėtė kuptim njė sforcim gardist nė kuvend ditėt e fundit duket jashtė kohės dhe hapėsirės (territorit) konkrete, madje pasqyron njė prirje me rrezikshmėri jo tė vogėl. Nga ana tjetėr, jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė dhe vlerėsimi i raporteve tė reja hapėsinore-kohore midis grupeve sociale e etnike, dhe balancimin sa mė moral tė tyre. Nė kėtė kėndvėshtrim, problemet e padrejtėsive sociale dhe tė varfėrisė ekstreme, tė prapambetjes kulturore e edukative nė shtresime tė caktuara, etj. nuk janė mė probleme tė mbyllura brenda njė kohe tė shkurtėr apo bashkėsie tė vogėl, por marrin njė shtrirje gjithnjė e mė serioze. Nė kėtė mėnyrė ata bėhen dhe burime pakėnaqėsish e konfliktesh. Dhe pėr kėtė politika shqiptare, normalisht, duhet tė tregojė dhe njė vėmendje serioze dhe jo tė sorollatet nė zhurmėn dhe humnerėn e konflikteve tė pėrditshme. *** Pikėrisht, mbi njė ndjesi tė tillė pėr tė zbutur padrejtėsitė, pėr tė ndihmuar shtresat e margjinalizuara dhe nė pėrgjithėsi mė tė dobėtit lindi dhe komuniteti i SantEgidio-s. Kėtė thelb, kėto kromozome tė kėtij komuniteti i gjejmė dhe nė fjalimin e papės Gjon Pali II para Komunitetit SantEgidio gjatė njė takimi nė Kastel Gandolfo, mė 20 korrik 1980: ...Komuniteti SantEgidio nuk ėshtė njė komunitet homogjen, por pluralist, pra i larmishėm, dhe unė besoj se ėshtė diēka shumė e bukur qė ju prisni njerėz tė ndryshėm: tė rinj dhe tė moshuar...ju kuptuat se duhet kėrkuar njė njeri tjetėr, qė duhet gjetur njė bashkėsi e cila mund tė japė shpresė dhe solidaritet. Janė dy fjalė qė nisin me shkronjėn s dhe qė duken mjaft domethėnėse pėr vlerat shpirtėrore tė besimit tuaj, pėr vetė jetėn tuaj dhe pėr kėngėt tuaja...Shpresė dhe solidaritet janė dy fjalė shumė tė ngjashme. Njeriut i bėhet thirrje tė gjejė vetveten pėrmes bashkimit dhe solidaritetit me tė tjerėt... Pikėrisht, ky mision, i mbėshtetur fuqishėm te solidariteti, kolegjialiteti e ekumenizmi pėrshkruhet me mjaft mjeshtri e depėrtim, shumė thjesht e qartė, nė dialogun me lexuesin tė prof. Andrea Rikardit. Duke bėrė dallimin midis Komunitetit tė SantEgidio-s dhe njė lėvizjeje karizmatike autori, midis tė tjerash, thekson se: ...Pėr njė lėvizje ekziston rreziku i mundshėm i mbylljes nė vetvete, nė ēėshtjet e brendshme, nė problemet e pėrgjegjėsve, tė drejtuesve, tė udhėheqėsve tė saj: janė ēėshtjet materiale, ndryshimet e selive, marrėdhėniet ndėrpersonale. Mund tė na shkojė jeta duke u pėrpjekur tė krijojmė njė bashkėsi qė jeton e qė lodhet- duke ardhur rrotull vetes, pėr vetveten. Ėshtė rreziku qė i rri mbi kokė ēdo bashkėsie laikėsh apo priftėrinjsh. Kjo vlen edhe pėr individėt, pėr familjet, pėr institucionet.... Por, kjo vlen dhe pėr partitė politike, sidomos ato shqiptare qė po lodhen duke i ardhur rrotull vetes, pėr vetveten. *** Diku prof. Rikardi shpjegon me thjeshtėsinė e logjikės sė tij njerėzore arsyen e preokupimit tė Komunitetit pėr Afrikėn e Lindjen e Mesme, e cila ka mbetur njė birė e zezė nė politikėn ndėrkombėtare, qė rrallė regjistrohet si faktor nė ngjarjet botėrore. Edhe nė kuadėr tė teorisė sė Samuel Huntington-it pėr pėrplasjen e qytetėrimeve ajo ėshtė lėnė jashtė klasifikimit, madje pa asnjė histori, traditė apo vlerė. Pėr mė tepėr qė nė atė vepėr nuk thuhet asgjė se ē lloj qytetėrimi i pėrket Afrikės. Kjo e shtyn prof. Rikardin tė theksojė qė njė marrėdhėnie e veēantė ėshtė e nevojshme midis Evropės dhe Afrikės, pėr arsye tė gjuhės, historisė, kolonializmit, afėrsisė gjeografike dhe emigracionit . Ngjarjet e fundit nė periferitė e qyteteve tė Francės apo nė vende tė tjera evropiane flasin mjaft qartė se Andrea Rikardi ka shumė tė drejtė kur e nėnvizon me theks tė veēantė kėtė problem. Pėrfshirė kėtu dhe faktin qė ndėrkohė, nė kėtė periudhė globalizimi dhe Afrika po zgjohet dhe ajo duhet tė shpėtohet nga kjo pėrplasje qė nuk mungoi tė skenohej kohėt e fundit as nė Bregun e Fildishtė. Pra, siē filloi jetėsimi i veprimtarisė sė komunitetit nė periferitė e tmerrshme tė Romės sė asaj kohe, po ashtu duhet tė intensifikohet kjo veprimtari nė kėtė periferi tė madhe tė botės sė sotme, qė ėshtė nė fakt dhe Afrika. Madje, nė fjalėt e tij ndjehet shqetėsimi se shoqėria afrikane po bėhet e dhunshme, siē ėshtė rasti i luftės civile nė Bregun e Fildishtė. Sipas prof. Rikardit ky vend ėshtė mjaft i rėndėsishėm nė sajė dhe tė traditės sė tij tė bashkėjetesės paqėsore midis myslimanėve dhe katolikėve, qė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nė kėtė konflikt. Ka rrezik qė Bregu i Fildishtė tė ndjekė rrugėn e gjakderdhjes si nė Liban. Por nėse nė Bregun e Fildishtė ndodh diēka e tillė mund tė shfaqet njė krizė e thellė nė tė gjithė rajonin. Pikėrisht, bazuar, nė kėtė shqetėsim tė drejtė Komuniteti ėshtė pėrfshirė edhe nė marrėveshjen e Marcoussis-it. Edhe pse librin e prof. Rikardit e kam marrė mė vonė, pak kohė mė parė, pas kthimit nga njė mision ndėrkombėtar nė Izrael-Palestinė kam botuar njė shkrim-analizė tek gazeta Shekulli me titull Sfida pėr proceset demokratike nė Lindjen e Mesme. Aty kam shprehur njė shqetėsim qė ndjehet nė rreshta dhe nė librin e A. Rikardit. Sipas tij: fjala nuk ėshtė aq pėr vėnien nė provė tė njė miti tė iluminizmit, sesa pėr tė kuptuar nėse zgjedhjet dhe demokracia janė rruga e vetme ku mund tė drejtohen tensionet dhe konfliktet e njė shoqėrie pluraliste...Ėshtė e nevojshme tė garantohet zėvendėsimi i regjimeve nėpėrmjet procesit tė votimit. Perėndimi, i cili ka vendosur me forcė njė embrion demokracie nė shumė vende afrikane, duhet ta ndihmojė kėtė proces nė vend qė tė paralizohet nga frika... E mora kėtė paragraf pėr tė ritrajtuar dhe njė shqetėsim tjetėr pėr zhvillimet e ardhshme nė zonėn e Lindjes sė Mesme, por qė aty-kėtu nxjerr kokėn dhe nė kushtet shqiptare. Nuk mund tė mohohet mė sot se liria fetare ėshtė njė e drejtė, nga mė themeloret e njeriut. Por pėr ta garantuar atė nė tė gjithė spektrin e saj nevojitet qė institucionet e shtetit dhe institucionet fetare tė jenė tė ndara, edhe pse detyrimisht nė bashkėjetesė, respekt e bashkėpunim tė ndėrsjellė me njėri-tjetrin. Kjo nėnkupton qė dhe formacionet politike qė prodhojnė institucionet shtetėrore normalisht nuk duhet tė jenė unifetare sepse nė momente tė caktuara, nė pėrputhje dhe me situata konkrete, shkallėn e emancipimit tė shoqėrisė dhe tė opinionit publik, mund tė ngarkohen dhe me detyrėn e formimit tė qeverisjes, e cila nė pėrputhje dhe me burimin, nė mėnyrė tė natyrshme, mund tė theksojė karakterin e saj tė njėanshėm religjioz nė kurriz tė sekularizmit apo grupimeve tė tjera fetare. Dhe kjo rezulton, nė njėfarė mase, edhe si njė kundėrvėnie ndaj lirisė nė pėrgjithėsi, lirisė sė vullnetit apo asaj tė zgjedhjes sė individit nė veēanti. Me fjalė tė tjera, vota e lirė dhe demokratike ėshtė mė se e domosdoshme, por megjithatė e jo e mjaftueshme pėr tė garantuar tė gjitha standardet e njė zhvillimi shoqėror-institucional tė vėrtetė dhe tė pakthyeshėm, nė respekt tė qytetarit tė lirė, tė drejtave tė njeriut dhe tė ndėrtimit tė njė shoqėrie e tė njė shteti demokratik. Kėrkohen dhe ndėrhyrje e pėrgjegjėsi tė tjera pėr rritjen e peshės dhe tė pjesėmarrjes sė ndėrgjegjshme qytetare. Dhe kjo nuk mund tė lihet jashtė vėmendjes nga qendrat mė tė rėndėsishme vendimmarrėse... *** Nuk kanė munguar dhe kritikat, mė saktė pseudokritikat, nė adresė tė Komunitetit, si gjoja i prirė pėr mosbashkėpunim d.m.th. pėr krijimin e njė kishe brenda kishe, pėr mbizotėrim tė njė krahu majtist brenda tij nė vend tė vlerėsimit tė frymės reale progresiste aty, pėr zhvillim tė kultit tė individit, nga njėra anė apo pėr frymė tė theksuar liberale, nga ana tjetėr, pėr njė drejtim tė theksuar mashkullor qė riprodhon aspektet mė tė dobėta tė kulturės klerikale, etj. Sidoqoftė me leximin e kėsaj vepre tė prof. Andreas e kupton mjaft mirė qė asnjėra nga kėto vėrejtje apo tė ashtuquajtura kritika nuk kanė as prirje njerėzore, as bazament filozofik pėr tu rritur e zhvilluar brenda kėtij komuniteti. Pėr mė tepėr pohimi i tij se nuk jemi nga ata njerėz qė priren tė vendosin vetė gjithēka. Se, nė ndodhtė kjo, ėshtė gjithmonė njė dobėsi, njė shenjė plakjeje, ka vlera tė veēanta pėr ēdo organizim kolektiv, pėrfshirė dhe partitė politike. Madje, ky ėshtė njė mesazh me vlera parimore pėr koalicionin politik qė pėrbėn qeverisjen e sotme nė Shqipėri. Dhe mbi tė gjitha nevoja pėr njė politikė dhe mbartės tė saj nė funksion tė paqes dhe mirėkuptimit e bashkėpunimit: Krijimi (apo rindėrtimi) i politikanit: ky ėshtė problemi i madh i paqes. Sigurisht, sėshtė e domosdoshme qė protagonistėt tė pajtohen, mund tė vazhdojnė ta urrejnė njeri-tjetrin, edhe pėr shumė kohė, por njė gjė ėshtė tė kesh marrėdhėnie tė ndera dhe njė tjetėr ti qėllosh tjetrit...Demokracia zhvillon antitrupat e saj kundėr luftės, ndėrsa njė regjim totalitar ėshtė i zoti tė firmosė sot njė traktat dhe nesėr tė shpallė luftė. Kjo ndodh, veē shkaqeve tė tjera, edhe pse nė fund tė fundit ai ėshtė njė regjim i mbushur me kulturėn e dhunės, tė forcės dhe tė luftės... . Dhe kėshtu arrin nė pėrfundimin se ėshtė gjithashtu e vėrtetė qė e gjithė politika e pėrdor nga pak metodėn e instrumentalizimit, tė paktėn aq sa pėr tė mbajtur njerėzit pas vetes. Ndėrsa unė ndihem i mbushur me metodėn e shprehur me fjalė tė thjeshta por themelore nga papa Gjoni XXIII: Tė kėrkoni atė qė bashkon dhe tė lini mėnjanė atė qė veēon. Apo e thėnė ndryshe nga prof. Rikardi: kemi rastin tė dalim nga kultura e armikut, e cila na bllokoi, pėr tė hyrė nė kulturėn e aleancave. Me kėtė mesazh udhėrrėfyes pėr politikėn shqiptare pas firmosje paraprake tė marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit mė pėlqen ta mbyll dhe kėtė koment tė gjatė mbi veprėn e pėrkthyer nė shqip tė prof Andrea Rikardit.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|