Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 29-07-08, 21:22   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Tronditja e tretė

Tronditja e tretė

Ardian Klosi

Brenda njė gjashtėdhjetėvjeēari, pėr herė tė tretė, ēėshtja e tokės po bėhet problemi mė i madh dhe mė i rėndė i Shqipėrisė. Ėshtė njė periudhė tepėr e shkurtėr nė historinė e njė shteti qė tė ndodhin tronditje ose konvulsione tė tilla, por ja qė ky ėshtė realiteti dhe ky realitet duhet dėftyer nė tė gjithė ashpėrsinė dhe rrezikshmėrinė e tij.
Konvulsionin e parė tė madh toka e Shqipėrisė e pėsoi mbas Luftės sė Dytė Botėrore, me shtetėzimin masiv dhe tė ashtuquajturėn reformė agrare. Kjo rindarje tėrėsore dhe ndryshim i marrėdhėnies sė pronėsisė bėri qė tė shkatėrrohej mė njėrėn anė tėrėsisht sistemi gros-ēifligar mbi ultėsirėn e Shqipėrisė dhe tokat pjellore tė Jugut, mė anėn tjetėr hapi rrugėn pėr ndryshime radikale nė vetė gjeofizikėn dhe ekuilibret e trashėguara ekologjike tė viseve tė tėra. Mjaft tė pėrmendim kėtu edhe vetėm bonifikimin e kėnetave tė mėdha si ato tė Tėrbufit, Durrėsit, Maliqit etj. dhe kthimin e tyre nė ferma shtetėrore socialiste, ose tarracimin e kodrave tė shumta anė e mbanė vendit, ose kthimin e kullotave shekullore nė „toka buke“ etj.
Nuk mund tė ndalemi gjatė nė efektet negative ose pozitive tė kėtij shndėrrimi radikal pėrgjatė tė gjitha viteve 50-70, sepse pasqyra ėshtė tepėr e ndėrlikuar dhe nuk mund tė pikturohet me ngjyra bardhezi, gabim qė e bėjnė shumica e forcave tė sotme politike, nga republikanėt te socialistėt. Mjafton ndoshta tė cekim, se nuk ka dyshim qė tharja e kėnetave si ajo e Maliqit ose si ato tė Myzeqesė solli jo vetėm toka tė punueshme, por zhduku pėrgjithmonė nga vendi njė plagė tė vjetėr: malarien (edhe ēėshtja qė kėto bonifikime gjigante u bėnė vetėm sajė punės sė skllevėrve ėshtė njė ēėshtje tjetėr).
Nuk ka dyshim mė anė tjetėr se tarracimi i kodrave, ku sot nuk ngjitet dot asnjė pikė uji, ishte sėrish njė projekt gjysmė absurd, qė dukej sikur mbahej gjallė vetėm pėr tė zėnė me punė tė dėnuarit politikė, rininė, ushtrinė etj. Po kaq katastrofale nga ana ekologjike ishin projekte tė tilla si kthimi i shumė kullotave malore nė toka buke, devijimi i derdhjes sė lumit Mat (qė ka sjellė sot rrėnimin e plazheve tė tilla si Patoku), pėrdorimi i ujit tė Prespės sė vogėl pėr vaditje (!), ndėrtimi i veprave kimike pranė plazhesh tė virgjėra, shfrytėzimi primitiv i vendburimeve tė naftės etj.
Mė anė tjetėr ėshtė e padiskutueshme qė nė saje tė disiplinės sė atij shteti, Shqipėrisė iu ruajtėn vise tė tėra me vlera tė rralla ekologjike, zona si ato tė lagunave, nga Lezha nė Nartė, masive tė tėra pyjore, visare si pyjet dhe liqenet e Lurės, tė cilat sot janė ose nė gjendje krejt, ose gjysmė tė shkatėrruar. Edhe njė park i tillė si i Shėn Prokopit, me liqenin artificial dhe kurorėn e gjelbėruar tė Tiranės, nė atė sistem u konceptua dhe nė „sistemin“ tonė po degradon.
Konvulsionin e dytė toka shqiptare do ta pėsonte pas vitit 1992, mė njėrėn anė nėpėrmjet lėvizjes sė pakontrolluar tė popullsisė, mė anėn tjetėr nėpėrmjet njė ligji famėkeq me numrin 7 051, i cili bėri njė reformė agrare nė stilin proletar ose fshatar tė vogėl, duke zgjidhur vetėm njė pjesė tė padrejtėsive historike dhe duke mos nxitur dot as ndonjė bujqėsi moderne nė ferma tė mėdha. Megjithatė, tronditja mė e madhe e tokės sonė nuk do tė vinte nga parcelat e vogla qė shpėrndau ky ligj, por, nga pjesa tjetėr, e stėrmadhe qė u la nė mėshirėn e varfėrisė sė masave, tė shtytjes pėr zaptim, tė lakmisė pėr fitim, gjė qė solli valė-valė prerjen e pyjeve shekullore, prishjen e masiveve mė tė reja sikurse bregdeti i Golemit, ndėrtimet e pakontrolluara dhe pėrgjithėsisht antiestetike nė periferi tė qyteteve mė tė mėdha shqiptare, grabitjen e shtrateve tė lumenjve, deri nė grabitjen ose shuarjen e faunės sė Shqipėrisė nga gjuetia e pakontrolluar barbare e formave si me prozhektorė, me dinamit etj., etj..
Ndėrkaq, njė tronditje e tretė po i vjen rrotull tokės shqiptare, qė nė thelb ėshtė vazhdim i konvulsionit tė dytė, pasi shkaktohet pak a shumė po nga ajo shtresė njerėzish, politikanėsh dhe ligjvėnėsish qė ishin shkaktarė ose mė saktė sehirbėrės nė vitet 90. Konkretisht janė dy ligje, i pari i krijuar „premierė“, i dyti pėrmes amendamentesh, qė duan tė vulosin dhe zyrtarizojnė, pa asnjė vizion drejt sė ardhmes, abuzimin me tokėn tė ndodhur nė 15 vjet.
Fjala ėshtė nė fillim pėr “Ligjin pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”; ky ligj parashikon faljen e tokave individėve dhe familjeve qė i zunė ato, nė mėnyrė sempliste dhe dritėshkurtėr. Pa i bėrė atij kėtu njė analizė po i referohem vetėm njė letre qė lėvizja „Mjaft“ i ka dėrguar presidentit tė Republikės pėr tė mos e dekretuar ligjin nė fjalė. Nė tė, ndėr tė tjera thuhet: „Ligji ėshtė hartuar nė mungesė tė njė politike tė mirėfilltė dhe si rrjedhojė nuk pėrllogarit kostot reale tė kėtij procesi, nuk cakton se kush do ta paguajė kėtė ... Qeveria nxitoi drejt njė zgjidhjeje afat-shkurtėr pėrkundrejt njė zgjidhjeje tė qėndrueshme pėr ēėshtjen e legalizimit duke mos lejuar kohėn e nevojshme pėr tė zbatuar hapat e duhura pėr hartimin e njė politike tė mirėfilltė pėr legalizimet. Ky ligj do tė pajisė me letra pronėsie banorėt informalė nė njė periudhė kohore tė papėrcaktuar, por nuk do t’u japė atyre as jetėn normale, as tė ardhmen e sigurt, as njė ambient tė pėrshtatshėm pėr rritjen e fėmijėve tė tyre. Plani nuk parashtron as afat kohor pėr urbanizimin e kėtyre zonave as njė projektim tė qartė tė integrimit tė kėtyre qytetareve nė jetėn e gjere tė qytetit. Ē’ėshtė mė e keqja nė kėtė moment askush nuk ka asnjė ide, qoftė edhe tė pėrafėrt tė kostos sė urbanizimit...“
Me pak fjalė, kjo do tė thotė se kėta qytetarė tė rinj bėhen pronarė (pa ditur ē’ndodh me pronarėt e dikurshėm, por le ta harrojmė kėtė temė), por vazhdojnė tė jetojnė nė anarkinė ku ranė dhe tė cilėn e zhvilluan mė tej. Nė vend qė tė shfrytėzohej ky rast, pėr tė krijuar lagje tė tėra tė njė jete dinjitoze, me infrastrukturėn, gjelbėrimin dhe gjithė tė tjerat qė pėrbėjnė cilėsinė e jetės qytetare, krijohet njė gjysmėgjė e ngjashme me privatizimin e apartamenteve, ku secili u ndje i pėrligjur t’i bėjė xhunga pronės sė tij tė re, tė ngushtojė dhe shėmtojė mė tej jetesėn e pėrbashkėt (sipas parimit: pallati ka njė tufė pronarėsh tė vegjėl, oborri i tij nuk ka asnjė pronar).
I dyti ėshtė njė projekt-ligj qė quhet “Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave“, i cili gjendet aktualisht ne diskutim nė komisionet parlamentare; ky parashikon heqjen apo ngushtimin drastik tė pengesave nė kthimin tek ish-pronarėt tė pronave qė gjenden nė zona qė shėrbejnė pėr ruajtjen e mjedisit (parqe kombėtare, zona tė mbrojtura) dhe nė zona qė janė pasuri e veēantė kulturore dhe historike pėr vendin tonė.
Kjo gjė do tė thotė qė parqe aq tė rėndėsishme kombėtare si Parku i Butrintit, Llogoraja, zona tė mbrojtura si Kune-Vaini, Divjaka, Karavastaja, Narta etj., jepen ligjėrisht pėr konsum. Kjo do tė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme copėzimin dhe mė tej shkatėrrimin pėrfundimtar tė kėtyre zonave: Nė fund tė kėtij procesi Shqipėria do tė pėrfundonte i vetmi vend nė botė pa zona tė mbrojtura dhe parqe kombėtare.
E pra, konvulsioni i tretė nė historinė e shkurtėr tė tokės shqiptare me krijimin e shtetit qė ka kėtė emėr, vjen thjesht pėrmes ligjėrimit tė disa proceseve instiktive-kaotike qė zunė fill me fillimin e tranzicionit e qė po hapin plagė tė vazhdueshme nė kėtė tokė prej 15 vjetėsh e kėtej.
Por kėtu duhet tė shėnojmė se diēka ka ndryshuar. Njė javė mė parė pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, tė Lėvizjes „Mjaft“, tė disa shoqatave ekologjike, pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore etj. u mblodhėn pėr t’i thėnė ndal mė sė pari ligjit qė rrezikon flijimin e parqeve kombėtare dhe zonave tė mbrojtura. Mė habiti shpejtėsia se si u gjet nė atė takim gjuha e pėrbashkėt, kur dimė se sa tė vėshtirė e kemi tė luftojmė nė emėr tė njė ēėshtjeje duke lėnė mėnjanė pėrfitimet ose egon private. Ndoshta shkaku ėshtė pse gjendja e Shqipėrisė ka ardhur nė njė pikė, ku e keqja nuk durohet mė dhe duhet vepruar. Ndoshta ishte edhe prania e „Mjaftit“ ajo qė u jep forcė edhe shoqatave tona ekologjike, tradicionalisht tė dobėta, tradicionalisht tė varura prej fondacionesh tė huaja, shumė pak guximtare ose vetėvepruese.
U bė e qartė nė kėtė takim si dhe nė kėmbimet qė vazhduan dhe do tė vazhdojnė mė tej, se vetėm kėmbėngulja dhe pėrkushtimi do mund tė sjellė prapėsimin e ligjvėnėsve dhe qeveritarėve pėr njė ēėshtje tepėr tė madhe pėr tė mbetur nė dorėn e tyre. U soll shembulli i prapėsimit nė rastin e ligjit pėr medien, pas presionit qė ushtruan pronarėt e kėtyre mediave dhe gazetarė tė ndryshėm. Edhe pse, nė dukje, motivi i pėrfitimit privat nė rastin e mbrojtjes sė parqeve kombėtare mungon, kjo s’ka pse tė zbehė aspak forcėn e lėvizjes. Ēėshtja ėshtė shumė mė e rėndėsishme, sepse ka tė bėjė me vetė indin dhe imazhin e Shqipėrisė, me ekzistencėn e njerėzve mbi tė. Dhe tokėn, nė fund tė fundit, ua kemi marrė borxh fėmijėve tanė.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:19.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual