![]() |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Ėndėrr a ankth?
Beqė Cufaj Kėtė javė kam parė ėndrra. Domethėnė, kam ėndėrruar. Nė gjumė. I zgjuar. Duke ecur, duke biseduar me miq, duke parė televizor, duke lexuar gazeta, por edhe duke shfletuar libra. Aq kam ėndėrruar, saqė tani, kur jam ulur ti shkruaj kėto rreshta nuk jam edhe aq i sigurt nėse jam duke ėndėrruar apo pėrjetuar realitetin e sprovės sė tregimit apo, thėnė edhe mė mirė, tregimeve tė javės qė po e lėmė prapa. Ėndrrat nuk janė gjė e mirė. As kur shihen, as kur tregohen. Ka shumė, tepėr shumė thėnie rreth tyre dhe pėr to. Qė duhet tė tregohen sa mė parė qė ėshtė e mundur, nė mėnyrė qė mė pas tė mos pėrjetohen. Qė duhen pyetur fallxhore pėr to, sepse dinė ti lexojnė mė sė miri dhe me kėtė edhe tė tė pėrgatisin pėr tė ardhmen. Qė ėndrrave u duhet besuar vetėm nė letėrsi - sepse vetėm shkrimtarėt dinė ėndrrat ti bėjnė jetė dhe jetėn ėndėrr. E kėshtu me radhė, e kėshtu me radhė. Mjekėsia ende nuk na e shpjegon siē ne vdektarėt e zakonshėm do tė mund ta kuptonim kėtė punė, prandaj, nuk na mbetet gjė tjetėr pos ti jepemi avazit tė moēėm tė besimit dhe besimeve, tė kombinimeve dhe paradokseve qė ėndrra me jetėn na e gatuan si tė gatshme. Ėndrrat e mia tė kėsaj jave gjithsesi nuk duhet tė kenė qenė pasojė e ngrėnies vonė. Sepse jam me dietė. As nuk duhet tė jenė pasojė e gjumit tė tepėrt a trandjeve fizike. Kemi dimėr nė prag tė pranverės, qė do tė thotė, kohė e papėrshtatshme pėr trajnime e vrapime. Jo. Kėto ėndrra nuk janė vetėm ėndrra. Ato janė njė si pėrzierje e ēuditshme e tundimeve nga atdheu dhe pasojave tė kėtyre tundimeve. Mund tė kenė tė bėjnė edhe me muajin gjithmonė tė ēuditshėm, mars. Dikush, njė koleg, i tha bile kėtij muaji: Marsi i mirė! Ēfarė ironie! Pėr shqiptarėt dhe Kosovėn marsi ėshtė muaji qė gjithmonė ka ditur tė sjellė vetėm lajme dhe punė tė kėqija, tragjedi dhe vrasje, demonstrata dhe luftėra. Dhe tani, papritmas, kemi njė fillim mars tė mirė! Po, po tė mirė. Tė jashtėzakonshėm. Lexuesi duhet tė mė kuptojė. Janė sidomos gazetarėt, janė sidomos publicistėt ata qė jo vetėm me muaj, por vite tė tėra me radhė, nuk bėjnė gjė tjetėr pos si ca qen tė zgjuar kryejnė punėn e tyre: pėrcjellin dhe vėzhgojnė, gjykojnė dhe analizojnė sjelljen e politikanėve tė tyre. Dhe lexuesi duhet ta kuptojė qė kėta gazetarė, shumica absolute prej tyre, tashmė kishin filluar tė humbnin ēdo shpresė, edhe shpresėn mė tė vogėl qė diēka do tė ngjaste, njė fuqi mbi apo nėntokėsore do tė vinte dhe do ta trandte gjithė atė katrahurė publike e politike tė mbėrthyer nė tė qenit politikan qė vepron pa kurrfarė pėrgjegjėsie, morali dhe kulture tė pėrgjithshme apo nėse doni edhe tė veēantė. Me njė fjalė, fshesa politike qė fshiu kėtė kastė politikanėsh ėshtė njė prej sadisfaksioneve tė mėdha qė duhet tė kenė ngjarė sidomos pėr mediat - sidomos pėr mediat e shkruara tė cilat edhe ashtu, apo pikėrisht ngase lexohen aq pak. Mė nė fund, edhe kėta kolegėt tanė tė sipėrfaqėsisė - pra televizionit, duhej qė tė bėnin paksa vend nė skenėn e reflektorėve edhe pėr gazetat dhe njerėzit e tyre, nė mėnyrė qė kėta, pikėrisht kėta pra, ta ēudisnin shikuesin kosovar qė lexon aq pak, pėr shkaqe tė mirėfillta, pse kėta njerėz shkonin nga podiumi i tė qenit pushtetarė. Nga podiumi i tė qenit pushtetarė tė padurueshėm qė me sjelljen dhe sjelljet e tyre ditė dhe natė me radhė, javė dhe muaj me radhė, na fyenin nė mėnyrėn mė tė paskrupullt tė mundshme duke filluar nga vilat e tyre luksoze, gardėrobat dhe celularėt nga mė tė modės (nė vendin mė tė varfėr tė Evropės!) e deri te mercedezėt e tyre tė punės. A ėshtė ky spastrim pushtetarėsh njė kategori e re pėr ata qė do tė pasojnė? Pra, a ėshtė kjo ėndėrr, realitet qė nėse nuk iu mbush mendtė, atėherė sė paku, do ti bėjė ti vėnė gishtin kokės para se tė dalin nė publik, atyre qė do tė pasojnė? Nuk e di! Ajo qė di, ėshtė vetėm se ky ndėrrim qė ka ngjarė ishte mė tepėr se i domosdoshėm. Qė ky ėshtė bėrė nga lart-lart (pra nga njerėzit e politikės janė ndėrruar njerėzit e politikės) ėshtė njė shenjė e mirė dhe e keqe. E mirė, sepse ata lart e kanė kuptuar qė po qe se nuk hiqet kjo garniturė, atėherė mund tu ngjajė skenari tjetėr, shumė mė i tmerrshėm: detyrimi pėr ndryshim nga poshtė (pra nga populli) - lart. E keqe, sepse ky ndryshim nuk na siguron qė pasuesit, e pėrsėris, pasuesit, pra dhe jo pasardhėsit, janė ata qė do tė vendosin a do tė ndryshojnė jo vetėm fytyrėn, por edhe thelbin e tė qenit politikan. Pra, nėse kėta pasues nuk do ta kenė tė qartė qė duhet tė ndryshojnė rrėnjėsisht dhe esencialisht sjelljen e tyre dhe pėrgjegjėsinė pėr punėt publike qė bėjnė, atėherė tė mos ēuditen kur nė vend tė ėndrrave (si kjo e javės qė lėmė) do tė kemi ankthe! Dhe ankthet thuhet tė jenė shumė mė tė rėnda sesa pararendėset e tyre: ėndrrat!
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|