![]() |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Arbėn Xhaferri
Nė politikė ose punon sipas bindjeve tė tua ose i pranon ato tė huajat, thonė ata qė kanė pėrvojė tė madhe nė kėtė fushė. Do tė doja qė kėtė konstatim tė urtė ta zgjeroja nė dimensione tė tjera. Pra, popujt e ndryshėm ose punojnė pėr vete ose u shėrbejnė tė tjerėve. Shpesh herė popujt qė kanė qėllime tė qarta dhe kapacitete tė mėdha ekonomike, financiare, teknologjike dhe ushtarake arrijnė qė projektet e tyre t'ua imponojnė tė tjerėve, duke i shndėrruar ata nė kontingjent tė interesave tė tyre. Forma mė banale e shėrbimit ndaj tė tjerėve ėshtė mercenarizmi, tė qenit ushtar me pagė. Ekziston njė pandehmė, qė vėshtirė mund tė verifikohet, sipas sė cilės pohohet se shqiptarėt, nė mungesė tė njė elite projektuese tė kauzės kombėtare, mė shumė kanė luftuar si mercenarė pėr tė tjerėt sesa pėr veten. Po ashtu thuhet se kanė qenė sa tė shkėlqyeshėm, po aq tė tmerrshėm nė kėtė punė. Nga ana e tyre, moralistėt thonė se nė kėto ekspedita, mercenarėt shqiptarė paskan bėrė shumė mėkate tė cilat sot e kėsaj dite i paguajnė. Si mercenarė, shqiptarėt kanė ndikuar qė tė mbrohen perandoritė, feudet e ndryshme, kanė dhėnė kontribut tė madh nė ēlirimin e popujve tė tjerė nga zgjedha e huaj, tė flijohen pėr interesat e tė tjerėve qė sot bėjnė ēmos qė ta ngulfatin ēėshtjen shqiptare, si grekėt dhe serbėt bie fjala. Tė gjithė dinė pėr rolin frymėzues tė arvanitasve pėr ēlirimin dhe themelimin e shtetit grek, por pak dihet pėr rolin e shqiptarėve nė kryengritjet serbe pėr ēlirim, pėr prejardhjen shqiptare tė prijėsit tė tyre legjendar, Karagjorgjeviqit, apo pėr faktin se sulmin dhe pushtimin e kazermės sė fortifikuar turke nė Beograd, Kalamegdanit ka udhėhequr njė ēam, Kondo Bimbasha, me njėsitin e tij shqiptar. Shumė popuj, ideologė tė ndryshėm politik dhe fetar, lindorė a perėndimorė, pėr shkak tė konfuzionit lidhur me interesin kombėtar shqiptar, nė vazhdimėsi e trajtojnė atė si kontingjent tė interesave tė tyre. Kėtė dukuri, tė qenit kontingjent pėr interesa tė huaja, nė mėnyrė gjeniale e ka portretizuar shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare nė tregimin "Lamtumira e sė keqes". Kadare rrėfimin e vendos nė periudhėn e ngrysjes sė perandorisė osmane: "Beqir Aliu, qeveritari N. e dalloi karrocėn qysh se u shfaq nė rrugėn madhe, nė krye njė brumbull i vogėl e pastaj njė arkė e zezė, qė avitej me ngut", kėshtu e nis rrėfimin anticipues shkrimtari ynė i madh. Nė kėtė rrėfim, Beqir Aliu, pushtetar i Portės sė Lartė, diku nė skajet e territoreve shqiptare, e pret me drojė ardhjen e njė zyrtari tė lartė, tė dėrguar nga Dollma Bahēeja. Frika e tij ėshtė instiktive. Ai pandeh se dinjitari i oborrit tė sulltanit ka ardhur t'ia marrė kokėn. Pas shumė hetimeve, vuajtjeve, Beqir Aliu i llahtarisur kupton se nė ēfarė misioni paskėsh ardhur i dėrguari i sulltanit i cili tregon me brengė se Porta e Lartė ėshtė e detyruar t'i lėshojė kėto troje dhe tė tėrhiqet nė Azi, por hulumtojnė mundėsinė se si ta bėjnė Shqipėrinė dhe shqiptarėt tė varur, vullnetarisht dhe pėrjetėsisht nga Perandoria Otomane. Nė vazhdim ai shkoqit idenė e mbjelljes sė frymės otomane qė duhet ta pushtojė mendjen dhe shpirtin e shqiptarit qė ata, edhe pas tėrheqjes sė administratės osmane tė jenė shpirtėrisht tė varur prej saj. Pra, Porta e Lartė duke e trajtuar popullin shqiptar si kontingjent tė vlefshėm nė kuadėr tė strategjisė sė tyre, harton njė projekt pėr t'i vartėsuar shqiptarėt pėrjetėsisht prej tyre, pa represion, pa ndihma, pa shpenzuar asnjė metelik, por thjeshtė me vullnetin e tyre. Shpesh herė shqiptarėt edhe pa projekte tė tilla, tė hartuara kushedi kurrė e kanė vėnė veten nė pozicion tė kontingjentit pėr interesa tė huaja ideologjike, qytetėruese apo shpirtėrore. Kur Republika Popullore e Kinės ende nuk kishte prodhuar raketa interkontinentale, vendosi marrėdhėnie tė ngushta me Shqipėrinė pėr shkak tė interesave tė saja gjeostrategjike. Nga Shqipėria ajo rrezikonte ēdo qytet tė Evropės Perėndimore si dhe njė pjesė tė madhe tė qyteteve tė rėndėsishme tė Bashkimit Sovjetik nė krye me Moskėn. Pra, theksi i analizės bie te pėrcaktimi i lehtė i shqiptarėve qė tė punojnė pėr interesa tė huaja, tė pranojnė misione tė rrezikshme pėr mbijetesėn kombėtare. Imagjinoni ēdo tė ndodhte me shqiptarėt dhe Shqipėrinė e shndėrruar nė kontingjent nė rast tė njė lufte botėrore. Nė kėtė periudhė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria po ashtu trajtohej si kontingjent, si material harxhues nga jugosllavėt dhe sovjetikėt. Kohėt e fundit shfaqen sėrish projekte ideologjike, qė synojnė sėrish popullin shqiptar ta trajtojnė si kontingjent tė interesave dhe botėkuptimeve tė huaja. Njė kohė tė gjatė ideologėt e integralizmit islamik i trajtojnė myslimanėt e Evropės si instrument, kontingjent tė tyre nė Evropė dhe nė botė nė pėrgjithėsi. Kjo u pa qartė gjatė periudhės sė krizės qė u iniciua me botimin e karikaturave degutante tė figurės sė profetit Muhamed, tė porositur nga njė gazetė daneze. Pjesa dėrmuese e personaliteteve botėrore, pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare dhe ideologjike u distancuan dhe e cilėsuan kėtė provokim si blasfemi. Ata po ashtu u distancuan nga reagimet vandaliste tė protestuesve qė shkaktuan vdekjen e dhjetėra njerėzve tė pafajshėm. Me kėtė rast ėshtė me rėndėsi tė analizohen reagimet e ideologėve dhe islamistėve tė ndryshėm qė popujt i trajtojnė si kontingjente pėr realizim tė botėkuptimeve tė tyre. Njėri ndėr prijėsit dhe dijetarėt mė autoritativė islamik, Yusuf el-Qaradawwwwwwi nė Hutben, fjalimin e jashtėzakonshėm tė mbajtur nė njėrėn nga xhamitė mė tė mėdha tė Katarit sugjeron masa konkrete, pragmatike si pėrgjigje ndaj pėrbuzjes sė myslimanėve tė gjithė botės me botimin e karikaturave fyese tė botuara nė disa gazeta evropiane. Ky ideolog i projektit pėr krijim tė njė uniteti mbi baza tė parimeve islame, fjalimin e vet e nis me njė konstatim tė shpifur se dikur, nuk saktėson se kur, myslimanėt kanė qenė unik, kanė qenė tė bashkuar, ummet me plot kuptimin e fjalės, tė mbrojtur nga pėrbuzjet e tė tjerėve. Kėtė e dėshmon me njė tė dhėnė nga e kaluara ideale qė vėshtirė mund tė haset nė realitet. "Kur Omer Abdul-Azizi ka kuptuar se njė i burgosur mysliman paska qenė i pėrbuzur nga bizantinėt i ėshtė drejtuar mbretit bizantin me kėto fjalė: kuptova se njė mysliman qenka i pėrbuzur prej jush, kėshtu qė kur ta merrni kėtė letėr, lirojeni atė ngaqė, kundėr jush do tė nis njė ushtri aq tė madhe, saqė balli i saj do tė jetė tek ju, ndėrkaq ushtari i fundit tek unė". Pas kėsaj, teologu i nderuar pohon se mbreti bizantin s'ka pasur ēare pa e liruar tė burgosurin mysliman. Ideologu Yusuf el-Qaradawi sajon njė tė kaluar ideale, kur paska ekzistuar njė ummet absolutisht solidar dhe unik kur myslimani ka qenė i lumtur dhe i mbrojtur. Kėtė pohim vėshtirė se mund tė mbėshtesin faktet historike qė janė tė pamėshirshme. Qė nė fillim tė vendosjes sė shtetit islam tre nga katėr kalifėt e parė kanė qenė tė vrarė nė mėnyrė mizore, me atentate, pėr qėllime politike nga vetė myslimanėt. Kėto ditė, tetė ambasadorė nga shtetet myslimane tė vendosura nė Beograd e vizituan liderin e partisė radikale serbe, Tomisllav Nikoliqin, duke kėrkuar nga ai qė tė ndikojė qė Serbia tė distancohet nga karikaturat famėkeqe. Kėta ambasadorė nuk merrnin parasysh njė fakt elementar qė ka tė bėjė me rolin e pamohueshėm tė kėsaj partie ekstreme, klerofashiste pėr gjenocidin e myslimanėve tė Bosnjės dhe Kosovės. Kėrkuan ndihmė nga njerėz qė jo vetėm i pėrbuzin myslimanėt, por kanė qenė edhe hartues tė planeve pėr gjenocid. Duke u nisur nga njė fakt inekzistent, tė unitetit ideal nė njė tė kaluar tė pacaktuar, i nderuari Yusuf el-Qaradawi sugjeron masa konkrete se si duhet tė reagojnė tė gjithė myslimanėt e botės: - tė gjithė myslimanėt e botės ta manifestojnė mllefin e tyre; - tė bojkotohet ai qė pėrbuz vlerat e shenjta myslimane; - tė kėrkohet nga myslimanėt qė tė ushtrojnė presion ndaj shteteve tė tyre, pra edhe ndaj Shqipėrisė qė t'i tėrheqin ambasadorėt e tyre nga ato shtete qė kanė lejuar botimin e karikaturave tė tilla pėrbuzėse, dhe - tė kėrkohet nga Kombet e Bashkuara tė nxirret vendimi ose ligji pėr ndalim tė pėrbuzjes sė profetėve tė Zotit dhe vlerave tė tjera tė shenjta. Nė kėtė kohė kur myslimanėt nė mėnyrė mizore, tė pandalshme dhe irracionale e vrasin njėri tjetrin, nė kohėn kur myslimanėt nuk arrijnė tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt qė pėr pasojė ka zvetėnimin dhe pėrkeqėsimin gjithnjė e mė brengosės tė sistemit tė vlerave islame, nė kohėn kur shumė myslimanė jetojnė nė shtetet tė udhėhequra nga oligarkitė feudale, qė nuk kontestohen nga ideologėt islamistė, nė kohėn kur nė shtetet perėndimore botohen libra qė mohojnė dogmėn krishtere, si bie fjala " "Kodi i Da Vinēit", kėrkohet nga tė gjithė myslimanėt, pra edhe shqiptarėt tė krijojnė njė unitet i paarritshėm vlerėsimi dhe veprimi, njė ummet pėrrallor ku popuj tė ndryshėm trajtohen si kontingjente pėr projekte aventureske, joreale dhe tė rrezikshme pėr mbijetesėn e vetė myslimanėve. Nuk kėrkohet mbėshtetja pėr humanizim dhe demokratizim tė shoqėrive myslimane, nuk kėrkohet qė tė ndėrpritet pėrbuzja e myslimanėve brenda shteteve islame, nuk shfaqet brengosja pėr shkelje tė vazhdueshme tė sunnetit tė profetit Muhamed a.s. nga vetė myslimanėt, por kėrkohet uniteti kundėr sistemit tė vlerave Perwndimore. Me kėtė rast e shoh tė udhės tė pėrmend porosinė nga njė hadith interesant: " Kur Pejgamberi a.s. hyri nė Mekkė dhe filloi t'i rrėnojė pėrmendoret brenda Kaabes pat thėnė: tani pėrfunduam me xhihadin e vogėl, para nesh e kemi xhihadin e madh. Ashabėt e pyesin, vallė ēlirimi i Kaabes nuk qenka xhihad i madh?! Jo, u pėrgjigj, xhihadi i madh ėshtė lufta jonė me vetveten, me shpirtin tonė..." Kjo porosi sokratiane, e urtė e profetit ėshtė e pėrjetshme dhe universale, qė ndriēon mendjen dhe shpirtin e njeriut duke e fisnikėruar atė. Shpesh herė njerėzit qė nuk e analizojnė vetveten, nuk janė tė vetėdijshėm pėr sjelljet dhe deklaratat e tyre pėrbuzėse dhe cinike, qė popullin e vet apo tė tjerėt, pėr shkak tė interesave personale, politike, fetare e trajtojnė si kontingjent. Nė antologjinė e cinizmave tė kėtilla do tė hyjė gjithsesi edhe deklarata e njė komandanti tė UĒK-sė sė Maqedonisė, tani politikan i cili gjatė fushatės elektorale iu drejtua masės:"Mė parė ju kėrkuam djemtė, tani kemi ardhur t' jua kėrkojmė votat". Ēdo koment ėshtė i tepėrt.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|