![]() |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Letra!
Beqė Cufaj Kėtė javė kam lexuar letra. Letra tė ēuditshme. Nė trena. Nė hotele. Nė Vjenė. Nė shtėpi. Nė dhomė tė punės. Letra private, tė punės, udhėpėrshkrime Tė mbushura me dėshtime, gėzime e hidhėrime. Autori i letrave quhet William Faulkner. Ėshtė ky, njėri prej autorėve mė tė mėdhenj tė shekullit tė kaluar dhe njėri prej autorėve mė tė ēuditshėm. Natyrisht qė tė gjithė autorėt e mėdhenj, janė, duhet tė jenė, edhe tė ēuditshėm. Por Faulkner-i, ėshtė vėrtetė nga ata tė njė linje krejt tjetėr. Tė njė kapaciteti dhe pikėvėshtrimi qė nuk hyn nė asnjė sirtar, qė nuk i shkon asnjė shkolle, qė nuk don dhe nuk pranon asnjė krahasim tė rastėsishėm. Faulkner-i ėshtė prodhimi (nėse mund tė quhet kėshtu) i njė mbarsjeje tjetėr amerikane. Tė american spirit! Tė Jugut tė thellė tė pėrzier me tė gjitha ngjyrat e racave- nga e zeza, tek e bardha, dhe krejt stuhitė e uraganėt tė cilėt edhe Faulkner-in, nė fermėn e tij nė Oksfordin amerikan, e godisnin ashtu siē New Orleansin i cili ėshtė vetėm ca milje larg fermės sė Faulkner-it, e godiste vitin e kaluar Katrina. Nuk e di as vetė, se ēfarė mė shtyu ta nxjerr nga rafti i librave pikėrisht kėtė Faulkner. I bėra me zor vend nė ēantėn e kompjuterit, derisa merrja rrugėn drejt Vjenės. Ndoshta ishte njė dėshirė pėr tu mbrojtur nga krejt hataja a tundimi i takime-bisedimeve shqiptaro-serbe, shqiptaro-shqiptare, serbo-serbe, ndėrkombėtaro-ndėrkombėtare! Njė dėshirė e fshehur pėr tė ngritur njė mur para politikės. Njė Déją vu alla Ramboulliet! Foulkner-i mė merr me vete. Letrat e tij tė vendosura brenda kapakėve tė njė libri prej mė shumė se 400 faqesh, nė mėnyrė kronologjike mė (??) kthejnė kohėn e leximit tė biografisė madhėshtore tė Joseph Leo Blotnerit. Vetėm se pėr jetėn e tij, tashti flet vetė Faulkner-i. Nė letrat e tij tė gjata, pėr Francėn tjetėr. Pėr Parisin, nė sytė e njė amerikani tė ri dhe tė panjohur nga Missisipi, i cili e di se ku Picasso&Co, hanė dhe pinė nė brasseritė franceze, pėr vaporet anglo-franceze dhe mėnyrėn sesi britanikėt ēdo gjė qė hanė e gėlltisin me tonelata ēaji. Pėr sprovat e tij tė para poetike (nėse nuk e keni ditur Faulkner-i ka filluar si poet!), pėr kėrkimin e sponsorėve pėr ti shtypur vargjet e tij tė pėrmbledhura nė libra. Pėr kontaktet e tij tė para me botues tė ndryshėm nė Nju Jorkun e largėt nga slamėt amerikanė me zezakė dhe tė bardhė. Pėr fillimet letrare, botimet e tregimeve tė para, librave tė parė. Hasjen nė botuesin e tij Bobin tek Random Haus. Tėrheqjen e vėmendjes sė kritikės amerikane. Litrat e Whiskey-t qė nė fermėn e tij i pinte derisa shkruante, nuk shkruante, dilte pėr tė peshkuar, fliste me fqinjėt dhe punėtorėt e tij zezakė... Pėr tė gjitha kėto Faulkner-i shkruan nė letrat e tij pa ndalur dhe me njė seriozitet dhe pėrkushtim i cili i shkon pėrshtat edhe letėrsisė sė tij madhėshtore. Kronikave tė tij pėr familjet e pėrziera tė provincės amerikane, nga zezaket prostituta e deri tek pemėt e aristokratėve tė Snoapsėve... Vjena mė merr me vete. Takimet dhe bisedimet serbo-shqiptare, megjithatė e shpojnė murin qė njė pjesė e librit tė ēuditshėm tė Faulkner-it ma kishin ngritur. As sprova pėr kthim nė botėn e tij pas ditėve tė lodhshme, nuk shpėrblehet me mbylljen e hendekėve qė politika ato ditė kishte hapur. E vetmja gjė qė nė Vjenė mė mungonte disi, ishin amerikanėt! Nėse do ta takoja ndonjėrin prej tyre -tek, shqiptarėt, serbėt apo njerėzit e ndėrmjetėsuesve! Por amerikanėt ishin zhdukur. Ata, ose nuk dukeshin kund ose nuk donin tė dukeshin dikund. Ishin nė prapavijė. Pėr kėtė isha i bindur. Derisa mė nė fund (njeriu kurrė nuk duhet tė heqė dorė nga shpresa, kurrė!) e takova! Pra nė ēastin kur mė sė paku e prisja. Nuk doja tė flisja me tė as pėr politikėn, as pėr takimin shqiptaro-serb, as pėr tė ardhmen as pėr situatėn aktuale. Doja ti flisja pėr Faulkner-in. Atė gjė edhe e bėra. I fola pėr atė, se deri ku kisha mbėrritur me letrat e ēuditshme tė Faulkner-it. Dhe pasi u ndamė, sėrish nė trena, vazhdova me korrespondencėn e tij. Tė ditėve tė lavdisė dhe pleqėrisė, Nobelit dhe (sėrish) Whiskey-t, sėmundjeve dhe fermės, diskutimeve pėr problemet racore dhe vetmisė sė madhe tė plakut. Selameve me Hemingway-n dhe ditėve tė Nju Jorkut apo Hollivudit. Vetėm nė shtėpi, nė dhomėn time tė punės, mu bė e qartė se pse pikėrisht e kisha marrė Faulkner-in me vete. Tė dashurės sė tij Joan Williams, dikund, autori tashmė me nam i shkruan pėr atė sesi kishte provuar tė bėhej njėherė bile edhe me komunistėt (ėshtė koha e McCarth-it nė SHBA), por tamam kur ishte avitur tek ta, dhe sa herė qė kishte provuar qė tė avitej tek politika apo politikanėt, atėherė dhe sa herė ngjanin kėto sprova, tė dy palėt kishin parė qė nuk janė pėr njėri-tjetrin! Asgjė nuk ėshtė e rastėsishme. Pėr tė gjitha ato tregime nė atė libėr dhe sidomos pėr kėtė avitje/ndarjen mu sqarua kjo puna e Vjenės!
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|