Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:56   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Ne Vend Te Reformave

NE VEND TE REFORMAVE

Prof. Bejo Duka

Ka disa javė, qė mediat po pėrcjellin tek publiku “reformat” nė sistemin tonė arsimor. Reforma si koncept shpreh ndryshime thelbėsore, nė pėrmbajtje dhe nė formė tė subjektit qė ajo prek. A janė tė tilla masat qė po ndėrmerren nė sektorin e arsimit dhe shkencės?
Sistemi arsimor nė Shqipėri pėrballet me probleme tė shumta si: infrastruktura mjaft e amortizuar sidomos nė zonat rurale, mungesa thuajse totale e laboratorėve, kurrikula tė vjetėruara apo me pėrmbajtje tė pa studiuar mirė, tekste tė mbingarkuara dhe pa elementė praktikė, treg i monopolizuar i librit shkollor, ekzistenca e strukturave joefektive pėr kualifikimin e mėsuesve, kontrolle tė pastandartizuara tė dijeve tė nxėnėsve, arsim profesional infantil, mungesa e institucioneve tė pavarura pėr vlerėsimin e dijeve tė nxėnėsve, etj.
Me pėrjashtim tė vullnetit tė mirė, qė drejtuesit e Ministrisė sė Arsimit e shprehin nė ēdo takim apo intervistė qė japin, masave tė ndėrmarra nga Ministria e Arsimit iu mungojnė mjaft elemente tė rėndėsishme, pėr t’u konsideruar si reforma qė do tė ēonin pėrpara arsimin shqiptar. Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e ka filluar reformėn nga fundi, nga e ashtuquajtura matura shtetėrore e kombinuar kjo, me seleksionimin e studentėve pėr tė hyrė nė universitete. Wshtė hartuar njė skemė e stėrholluar pėrllogaritjeje notash duke pretenduar qė pėrmes saj, do tė arrihet vlerėsimi i jashtėm i nxėnėsve. Por a janė kėto skema ēelėsi i zgjidhjes sė problemit? Ka shumė eksperienca qė tregojnė se, nė shoqėrinė shqiptare aty ku rregullat kanė qenė mė tė stėrholluara, aty kanė qenė edhe abuzimet mė tė mėdha.
Nga takimet e zhvilluara me grupet e interesit, ka rezultuar qė ka edhe nė Tiranė shkolla ku mėsimdhėnia lė pėr tė dėshiruar. A ka bėrė Ministria e Arsimit vlerėsime pėr nivelin e mėsimdhėnies, pėr tė gjithė arsimin e mesėm dhe a janė bėrė publike fakte tė tilla? Mjaft familje vihen tani pėrpara faktit tė kryer, qė shkolla ku kanė mėsuar fėmijėt e tyre nuk siguron tė njėjtin standard, si njė shkollė tjetėr qė ndodhet vetėm 1 km larg. Mungesa e vlerėsimeve tė tilla, mungesa e mėsuesve me kualifikimin e nevojshėm, nuk i jep tė drejtė Ministrisė qė ta fillojė vlerėsimin nga nxėnėsit, pa vlerėsuar mė parė mėsuesit dhe shkollat. Nxėnėsit e shkollave tė mesme e kanė filluar garėn pa njė start tė barabartė dhe ky ėshtė njė fakt qė e komprometon procesin.
Zgjedhja e dy provimeve tė detyruara Matematikė dhe Letėrsi duket logjike, por kėto lėndė duhet tė ishin me dy nivele: niveli mė i ulėt tė ishte i detyrueshėm dhe niveli mė i lartė tė ishte nė lėndėt me zgjedhje, duke e rritur mė tej numrin e lėndėve me zgjedhje, numri i tė cilave duhet rritur akoma me ndarjen e disiplinave Kimi, Biologji, etj.
Ana pozitive qė unė shoh nė kėtė hap tė Ministrisė, ėshtė vendosja e nxėnėsve nėn presionin e njė vlerėsuesi tė jashtėm. Por sa ėshtė i besueshėm ky vlerėsues qė ka caktuar Ministria, Qendra e Vlerėsimit tė Provimeve? A ėshtė nė gjendje ajo tė menaxhojė dhjetra-mijėra provime nxėnėsish, ndėrkohė qė drejtoria e kėtij institucioni deklaron se pyetjet e provimeve do tė jenė tė hapura?
Forma e zgjedhur me pyetje tė hapura lė shteg qė korrigjimi tė ketė doza subjektivizmi madje edhe vlerėsime kontradiktore nga vlerėsues tė ndryshėm, angazhon njė numėr tė madh mėsuesish lėndėsh tė ndryshme, por do tė marrė dhe njė kohė shumė tė gjatė nga provimi tek deklarimi i rezultateve. A ėshtė e nevojshme njė harxhim kaq i madh energjish, ndėrkohė qė duke pėrdorur metodat moderne tė vlerėsimeve masive, ato me pyetje tė mbyllura (me pėrgjigje alternative), jo vetėm qė do tė shmangej subjektivizmi, por do tė kurseheshin fonde tė mėdha. Ēėshtja ėshtė se hartimi i pyetjeve tė mbyllura kėrkon hartues tė kualifikuar dhe mori tė madhe pyetjesh. Pėrvojat e kėsaj qendre me testin e pėrgjithshėm pėr nė universitete nė vitet e kaluara, dėshmojnė qė mungojnė kapacitetet pėr tė hartuar teste tė tilla.
Problem tjetėr ėshtė koha e pamjaftueshme nė dispozicion pėr tė zbatuar kėtė mėnyrė tė re tė pranimit. Mesa duket, Ministria e ka zgjedhur kėtė pjesėz reforme, qė ėshtė mė e prekshme pėr publikun dhe tėrheq vėmendjen e tij, duke e larguar atė nga plagėt e shumta tė arsimit shqiptar.
E njėjta situatė vihet re dhe nė arsimin e larte. Mangėsitė e mėdha tė arsimit tė lartė, siē janė: infrastruktura dhe kushtet e punės sė pedagogėve dhe studentėve tė pakrahasueshme me vendet Europiane, asfiksimi i punės shkencore, akreditimi dhe vlerėsimi i pakryer i shkollave tė larta, standardizimi dhe klasifikimi i kurseve mėsimore ende i pafilluar, mėnyra e fitimit tė titujve dhe gradave me votime gati qesharake, distanca e madhe e strukturave dhe kurrikulave universitare nga modeli evropian, mungesa e konkurrencės dhe motivimit tė studentėve dhe pedagogėve, menaxhimi joefektiv i fondeve dhe vendimmarrja hermetike, pėrdorimi thuajse zero i teknologjive tė informacionit, mekanizma zgjedhjesh qė nxjerrin nė drejtim pėrfaqėsues tė painteresuar pėr zhvillimin e njėsisė qė drejtojnė, etj., e bėjnė reformėn njė sfidė.
Nga moria e kėtyre problemeve, ėshtė iniciuar diskutimi nga problemi mė i fundit nė kėtė renditje, por jo mė pak i rėndėsishėm, ai i zgjedhjeve tė titullarėve (dekanė dhe rektorė). Sido qė tė organizohen kėto zgjedhje, nė drejtim dalin individė qė lakmojnė poste. Shumica e tyre, duke mos qenė tė aftė tė krijojnė autoritetin nėpėrmjet mėsimdhėnies dhe kėrkimit nė fushat e tyre, pėrpiqen ta krijojnė atė pėrmes postit drejtues. Ėshtė fenomen tipik shqiptar lakmimi i posteve nėpėr universitete, ndėrkohė qė pėr profesorin e universiteteve tė huaja marrja e njė posti drejtues ėshtė njė sakrificė, sepse ėshtė njė pengesė pėr karrierėn e tij shkencore dhe pedagogjike. Ka edhe rektor qė deklaron qė zgjedhjet duhet tė bėhen me fushata, ku kandidati tė shpalosė platformėn e vet, pra tė gėnjejė sa mė bukur si nė zgjedhjet politike.
Mendoj se kriteret kryesore tė vlerėsimit tė pedagogut janė: rezultatet e kėrkimit, publikimet dhe referimet, kualifikimi nė mėsimdhėnie, figura morale, vlerėsimi i studentėve etj. Nė shoqėrinė shqiptare, pas pėrmbysjes sė sistemit komunist tė vlerėsimit tė personaliteteve, kemi ende njė sistem tė ēorientuar vlerėsimesh, dhe ende nuk janė krijuar autoritete tė padiskutueshėm nė fusha tė ndryshme tė shkencės dhe teknikės, zgjedhja e tė cilėve nė postet drejtuese tė shkollave tė larta do tė ishte fare i lehtė. Nė gjendjen aktuale, ndoshta njė zgjidhje do tė ishte reduktimi dhe shpėrndarja e kompetencave (decentralizimi i tyre), afate tė shkurtra dhe tė papėrsėritshme nė pozicione tė rėndėsishme drejtuese etj., nė mėnyrė qė tė shmangen rastet e abuzimit nė drejtim. Edhe grupet studentore nuk e kanė vetorganizimin e duhur pėr tė ndikuar nė jetėn universitare, dhe shpesh nė emėr tė tyre flasin pėrfaqėsi tė ndryshme, qė nuk dihet se nga vijnė.
Nuk dua ta paragjykoj idenė qė po diskutohet mbi krijimin e bordeve drejtuese tė universiteteve, ashtu si nė shumė universitete amerikane. Por mendoj se transplantimi vetėm i kėsaj cilėsie nė universitetet shqiptare, ku pėrmbajtja vijon tė jetė ende kryesisht njė “hibrid” lindje-perėndim, do tė ishte si njė arnim i thjeshtė. Ndėrkohė qė shkolla e lartė ka nevojė pėr njė reformė tė thellė e serioze nė pėrmbajtjen e saj, qė nuk mund tė kryhet pa njė ekspertizė perėndimore dhe harxhime tė mėdha fondesh.
Nga kėto reforma tė iniciuara, tė krijohet pėrshtypja se Ministria nė tė kundėrt tė asaj qė thotė populli “Ta kapė demin nga brirėt”, duket sikur po e kap atė nga bishti.

*Fakulteti i Shkencave Natyrore
Universiteti i Tiranės
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:15.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual