![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Kompetencė profesionale apo...
Aleksandėr Kocani .....Vija e masave?! Pėrtej njė fasade tė dukshme dhe, shpesh iluzore, njė vėzhgues i vėmendshėm dhe i ekuilibruar do tė konstatonte, midis tė tjerave, se nė Shqipėri po bėhet sa mundet qė tė shpėrbėhet institucioni i brishtė i kompetencės profesionale, qė u trashėgua nga shoqėria e mėparshme. Pa dashur tė bėj histori, mund tė them vetėm se kjo kompetencė e krijuar nė njė shoqėri tepėr tė politizuar qė, herė-herė edhe braktisej apo anashkalohej kur e lipnin interesat e ideologjisė dhe politikės komuniste, si njė ndėr arritjet e sistemit tė shkollimit shqiptar, pėrbėn njė nga trashėgimitė institucionale e cila lipset tė mbrohet dhe zhvillohet mė tej. Dhe ajo gradualisht po shpėrbėhet nė mjaft fusha tė shoqėrisė sė sotme shqiptare. Personalisht do tė parazgjidhja tė pėrqendrohesha nė fushėn e arsimit dhe shkencės, por inkompetenca po fiton terren gjithandej. Mjafton qė tė kujtojmė si shembull krizėn energjitike tė vjeshtės qė kaloi (apo mos jemi akoma nė krizė, sepse energjia elektrike po na ndėrpritet paradoksalisht 4-5 orė nė ditė!). Zor se del ndokush me mend nė kokė, qė tė na mbushė mendjen se kjo krizė nuk erdhi (apo nuk u parandalua) edhe nga inkompetenca profesionale, e cila jo rrallė fshihet prapa njė vetėreklame me fraza bombastike e terminologji moderne, liberale etj. Por, qė nė fakt pėrfaqėson njė shikim libresk tė gjėrave dhe paaftėsi e papėrgjegjshmėri profesionale e morale pėr tė zgjidhur problemet konkrete. Apo tė marrim zhvillimin ekonomik. Nė 15 vjet tranzicion nuk po shohim akoma dritė pėrtej tunelit. E pra jemi vend i vogėl dhe, siē thonė specialistėt e ekonomisė (tė cilėt, natyrisht nuk i dėgjon kush, sepse si kompetentė qė janė nuk falen nė tempullin e pushtetit), formula e zhvillimit ekonomik ėshtė e thjeshtė. Mjafton pak vullnet politik pėr ta kėrkuar dhe zbatuar! Pėr ata qė nuk duan apo nuk munden ta kuptojnė kėtė, po i pėrmend si shembull faktin se nė tregun global shumė pėrmasėsh qė po krijohet, jemi ndėr tė pakta shtete ish-komuniste, ndoshta edhe i vetmi shtet, qė nuk kemi pėrcaktuar vendin qė ne duhet tė zemė atje, nė pėrputhje me njė skemė tė zhvillimit ekonomik. Njė vėshtrim i shkurtėr nė fabrikėn e kompetencės profesionale Tė gjithė e dinė se ėshtė kryesisht arsimimi, drejtimi strategjik qė prodhon kompetencė profesionale nė ēdo fushė. Ka shumė tregues qė flasin pėr njė rėnie cilėsore e sasiore nė formimin qė jep shkollimi parauniversitar dhe ai universitar. E kjo vjen, nė radhė tė parė, nga rėnia e nivelit tė mėsimdhėnies tė mbėrthyer nga sindroma e riprodhimit mekanik. Nuk mund tė mohohet se qė nga fillimi i viteve 90-tė, janė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė futur metodat bashkėkohore nė mėsimdhėnie, kryesisht nė nivelin parauniversitar tė shkollimit. Por ne qė jemi pedagogė dhe qė pėrballemi me kontigjentet qė vinė nga ky nivel, konstatojmė me keqardhje se nga viti nė vit indeksi i riprodhimit mekanik po rritet. Pėr mė tepėr, kjo rritje po shoqėrohet edhe me defekte tė tipit logjik nė arsyetim, ndėrtim fraze dhe nė paraqitjet me shkrim. Veēanėrisht, kjo bie nė sy nė provimet me shkrim (qė nga 1997 nė shkollėn e lartė provimet bėhen kryesisht me shkrim). Dhe nė se masat e marra nuk japin rezultat, a qua bon!, siē thonė francezėt (d.m.th., sa para bėjnė!). Nuk ka dyshim se ndėr kėto masa ka nga ato qė, tė marra veēmas, duken racionale, por qė, me sa duket, nuk futen nė njė kornizė tėrėsore eficiente. E nėse nuk ka eficiencė, nuk ka rezultat, atėherė mbetet tė ndėrrohen masat. Kėtu hallkė kryesore, duam apo nuk duam, ėshtė niveli profesional i mėsimdhėnėsve, mėsuesve dhe pedagogėve. Le tė marrim mėsuesit. Kush e njeh arsimin parauniversitar e di se nė nivelin e formimit tė nxėnėsve, peshėn kryesore e kanė mėsuesit e shkencave ekzakte: matematikė, fizikė, kimi dhe biologji. Formalisht kėtu duhej tė renditej edhe informatika (apo kompjuteri), por pėr kėtė lėndė nuk ka traditė mėsimdhėnie dhe mėsues tė pėrgatitur. Nė disiplinat ekzakte ėshtė krijuar dhe po thellohet hendeku, midis njė brezi relativisht tė vjetėr mėsuesish tė ngritur nga pikėpamja profesionale dhe brezit tė ri tė mėsuesve qė kanė nivel tė ulėt profesional dhe qė nė jo pak raste, shfaqin sindromėn e tė gjithėditurit (a thua se janė politikanė!). Po tė vėzhgohet me kujdes, se ku shkojnė nxėnėsit e mirė qė formėson brezi i mėsuesve tė pėrgatitur, mund tė konstatohet se ata, nė mė tė shumtėn e tyre, venė nė ato degė tė universiteteve qė konsiderohen si mė tė preferuara: kryesisht nė mjekėsi, ekonomik, arkitekturė, shkenca sociale e juridik. Janė shumė tė rrallė ata nxėnės tė mirė qė shkojnė nė matematikė, fizikė, kimi dhe biologji. Me sa duket, nuk motivohen as si studentė dhe as si mėsues tė ardhshėm. Si rrjedhojė, pėr kėto disiplina nuk sigurohet as edhe njė prodhim minimal mėsuesish me nivel tė mirė formimi shkencor. Perspektiva duket e zymtė. Brezi i formuar i mėsuesve tė kėtyre disiplinave, do tė vijė njė kohė qė do tė dalė tė pension dhe atėherė do tė bjerė nė mėnyrė drastike niveli i mėsimdhėnies sė tyre. Kjo kėmbanė ka kohė qė po bie, por nuk duan ta dėgjojnė! Ky brez, nė njė farė mėnyre figurative, ka dalė disi nė pension nga pikėpamja e indiferencės (qė herė-herė ja le vendin edhe njė farė persekutimi pėr disa prej tyre) qė tregojnė ndaj tij instancat zyrtare. Dhe kėtu ka njė paradoks. Nga njėra anė kemi opinionin publik, kryesisht nxėnėsit, prindėrit dhe tė afėrmit e tjerė tė tyre, i cili i vlerėson dhe i mban nė gojė pėr mirė (nė pamundėsi qė tė pėrmenden tė gjithė, nuk po vihen emra). Nga ana tjetėr, ėshtė burokracia e verbėr dhe injorante e sistemit arsimor qė nuk di tė vlerėsojė dhe tė nderojė kėtė pasuri kombėtare. Fakt ėshtė se kėta mėsues tė respektuar (shoqėrisht, por jo zyrtarisht) trajtohen njėlloj si mėsuesit e lėndėve mė me pak peshė formuese nė shkollė, sa do qė ndryshimi nė kontribut qė japin tė parėt ėshtė fare i dukshėm si nė sasi, por sidomos nė cilėsi. Tė mos flasim pastaj pėr diferencat qesharake, nė trajtim nė raport me mėsuesit e rinj tė kėtyre disiplinave, kur kėta tė fundit (po tė kishin i fije mend, siē do tė thonin shkodranėt), do tė duhej tė kėrkonin vetė tė bėheshin nxėnėsit e mėsuesve me formim tė lartė e mė me pėrvojė mėsimdhėnie. Do tė ishte me pėrfitim tė madh pėr ta, qė tė asistonin nė orėt e mėsimdhėnies tė kolegėve mė tė vjetėr (kjo vlen edhe pėr pedagogėt e rinj). Kėtė as e nxit, por as edhe nuk e pengon kush. Thjesht, ėshtė ēėshtje mendėsie. Filozofėt e vjetėr na mėsojnė se kur di pak, ka tė ngjarė qė tė besosh se di shumė dhe e anasjellta. Nė kėtė drejtim, unė do tė bija dakord me idenė e kolegut tim tė filozofisė, z.Ledian Rusta, tė botuar para disa ditėsh nė njė artikull te gazeta Metropol, se nė arsimin shqiptar ėshtė i domosdoshėm njė evolucion rrėnjėsor i mendėsive. Jemi nė njė shoqėri kapitaliste, por ende na mundojnė mendėsitė e shoqėrisė socialiste, e cila, midis tė tjerave, pėrdorte edhe modelet rrafshuese nė vlerėsimin e kontributit tė individit, duke mos motivuar rritjen e kėtij kontributi nė sasi dhe sidomos nė cilėsi. Kėtu jo pak rol luajnė edhe mendėsitė qė lidhen me tė ashtuquajturėn vijė e masave, sipas tė cilave tė gjithė kontribuojnė njėlloj dhe pra duhet tė vlerėsohen njėlloj. Nuk ka individė qė dallohen, qė dalin njė kokė mė lartė. Tė gjithė nė rresht, tė gjithė njėsoj kompetentė! (Ku ėshtė kėtu konkurrenca?!) Edhe me kėtė mendėsi mund tė shpjegohet, pėr shembull, fakti se pėrse njė instrument kaq delikat tė njohjes shkencore empirike, siē ėshtė anketimi, po e pėrdorin me papėrgjegjshmėri mjaft OJF dhe nėpunės qyqarė tė sistemit arsimor. Atyre ka shumė tė ngjarė tu jetė mbushur mendja se koncepti i kompetencės profesionale ėshtė diēka boshe (dikur thuhej nė mėnyrė denigruese koncept borgjezo-revizionist apo mikroborgjez), se tė gjithė janė tė aftė tė bėjnė anketimi (mjaft qė tu thotė Partia). E nuk na mbetet tjetėr veēse tė konstatojmė me keqardhje se sa tė drejtė kishte sociologu rus Sorokin, kur tallej nė fillimet e shekullit tė kaluar, me gjithė sojin e sorollopin e tė gjithėditurve anketaxhinj.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|