Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:53   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Njė alternativė pėr zhvillimin e qėndrueshėm

Njė alternativė pėr zhvillimin e qėndrueshėm

prof. dr Vjollca BAKIU*

Pėr konceptin e zhvillimit tė qėndrueshėm po flitet nga kompetentė dhe jokompetentė, por ēėshtja ėshtė qė tė gjenden rrugėt mė tė mira tė kėtij zhvillimi. Meqenėse ekziston njė lidhje varėsie e kėtij zhvillimi nga mjedisi, ekoturizmi ka tėrhequr vėmendjen e mjaft studiuesve nė botė. Fillimisht i praktikuar nė zonat e mbrojtura dhe mė pas i shtrirė edhe nė zonat urbane, ekoturizmi ėshtė pėr njė “marrėveshje” ambientale, social-kulturore dhe ekonomike. Meqenėse fusha ėshtė tepėr komplekse, ėshtė shumė e vėshtirė tė flasėsh e tė shkruash me pėrgjegjėsi pėr tė, prandaj autorėt tė cilėt marrin pėrsipėr tė trajtojė tema tė tilla, duhet tė jenė me pėrgatitje tė thella teorike dhe po aq komplekse sa dhe vetė kjo fushė.
Veēoria e “zhvillimit tė qėndrueshėm” qėndron nė “njohjen” e mjedisit si njė element, jashtė tė cilit nuk mund tė mendohet zhvillimi i pėrgjithshėm i njė shoqėrie. Kjo ēėshtje, pra marrja nė konsideratė e mjedisit gjatė procesit tė zhvillimit tė qėndrueshėm, na detyron tė eksplorojmė fusha tė tjera tė aktiviteteve qė ndikojnė nė tė. Por njė gjė ėshtė e sigurt qė, nė asnjė vend tė botės, evoluimi i kohor i qytetėrimit njerėzor, nuk ka njė karakter tė qėndrueshėm, kėshtu qė ideja e zhvillimit tė qėndrueshėm, ėshtė njė apel urgjent, nė eksplorim tė rrugėve pėr ta arritur atė. Dhe pėr kėtė dėgjoni shkencėtarėt: Midis shumė zgjidhjeve tė propozuara, ajo qė tėrheq mė shumė vėmendjen sot, si alternative prioritare, mė e mir,a ėshtė “ekoturizmi”.
Qė prej viteve 70, turizmi ėshtė kthyer nė njė industri, e cila nga ana e saj njeh vetėm rritje nė tė gjithe botėn. Zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e mjedisit tashmė vihen pėrballė me emergjencėn e shqetėsimeve sociale dhe ato ambientale, te cilat i krijon vetė kjo industri. Pikėrish, ekoturizmi shihet si zgjidhja e mrekullueshme pėr tė siguruar zhvillimin ekonomik tė vendit, ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e mirėqenies sė komunitetit. Autorė tė ndryshėm e kanė cilėsuar ekoturizmin si njė fushė tė pazbuluar pėr tė investuar nė kėrkime shkencore, nė mbrojtje tė ekosistemeve tė virgjėra dhe delikate, nė pėrfitim tė komuniteteve, nė promovim tė zhvillimit tė vendeve tė varfra, nė forcim te sensibilitetit ekologjik dhe kulturor, nė ndėrgjegjėsim nga pikėpamja sociale dhe ambientale tė vetė industrisė turistike, si dhe nė kėnaqje dhe edukim tė vetė turistėve, qė, sipas disave, po “rrezikojnė” paqen botėrore.
Ato pak studime tė bėra, kanė tentuar tė karakterizojnė ekoturizmin si simbol tė qėndrueshmėrisė dhe shembujt pozitivė pėr kėtė flasin. Pėr mė tepėr, disa studiues kėrkojnė tė dinė nėse ai mund tė jetė i tillė nė kohė, pa u transformuar nė turizėm tė masave, i cili ky i fundit ėshtė larg nga parimet e zhvillimit tė qėndrueshėm.
Pėr tė kuptuar se si ekoturizmi ndikon nė realizimin e njė zhvillimi tė qėndrueshėm, duhet tė dimė “ambiciet” qė ky term bart me vete. Shpesh, shihet qė pas aparencės sė thjeshtė tė turizmit, “lindin” njė numėr vendesh mahnitėse por tė pasigurta. Pra, nuk ka pika tė pėrbashkėta midis rolit qė mund tė luajė njė aktivitet i tillė me arritjen e njė ekuilibri nė zhvillimin social-ekonomik dhe ruajtjen e mjedisit.
Kuptimi dhe pranimi i konceptit tė ruajtjes sė mjedisit dhe qėndrueshmėrisė sė zhvillimit me rritjen e popullsisė ka ndikuar nė “kthjellimin” e kuptimit tė termit ekoturizėm.
Sot lidhjet ndėrmjet turizmit dhe mjedisit natyror tentojnė tė jenė konfliktuale, por qė mundėsia ekziston pėr lidhje tė tjera bashkėjetese, tė bazuara nė pėrfitime tė pėrbashkėta nė mėnyrė tė tillė qė, ekoturizmi tė kontribuojė nė mėnyrė aktive nė ruajtjen e pasurisė natyrore dhe kulturore tė njė vendi, nė pėrfshirjen e komunitetit lokal nė planifikimin dhe zhvillimin e tij, si dhe nė vetė shfrytėzimin e kėtij ekoturizmi nga komuniteti, duke kontribuar nė rritjen e mirėqenies sė kėtij tė fundit.
Nė thelbin e vet “ambiciet” e ekoturizmit kanė tė bėjnė me njė turizėm tė drejtuar nė respekt dhe ruajtje tė ēdo burimi tė pėrdorur prej tij, qoftė ky natyror, ekonomik, kulturor, social, historik, tradicional etj., duke vepruar nėpėrmjet rregullave edukative qė rezultojnė dhe konvergojnė me nevojėn e qėndrueshmėrisė sė zhvillimit nė kohėn moderne.
Turizmi nė nivel ndėrkombėtar, konsiderohet si njė industri shumė e rėndėsishme qė me potencialin e vet ka kontribuar dhe kontribuon nė zhvillimin ekonomik, por qė ai tė ndikoje edhe nė zhvillimin e qėndrueshėm duhet tė merren nė konsideratė dhe tė zbatohen dy parime bazė, tė cilat lidhin qėndrueshmėrinė e zhvillimit me ekoturizmin: prurjet pėr ekonominė lokale dhe suporti nė ruajtje tė mjedisit. Kjo do tė thotė qė komuniteti lokal mbledh nė mėnyrė tė mjaftueshme ”frytet e pemės” sė ekoturizmit dhe qė pėr mė tepėr ekoturizmi merr pjesė aktive nė ruajtjen e mjedisit natyror e mė gjerė, gjė qė na drejton ndofta drejt qėndrueshmėrisė sė zhvillimit. Por si mund tė pėrcaktohet qė eksperiencat e turizmit, tė cilat cilėsohen si suport i mjaftueshėm i komunitetit dhe ruajtja e mjedisit nė konceptin e gjerė tė tij, sė bashku tė quhen ekoturizėm? Si mund tė vendoset nėse pėrfitimet e komunitetit nė formėn e punėsimit dhe rritjes sė tė ardhurave, tė justifikojnė humbjet e pakthyeshme nė kėndvėshtrimin e identitetit, natyror, kulturor, tradicional etj, tė tyre?
Kur gjithēka bėhet mbi bazėn e parimeve tė zhvillimit tė qėndrueshėm, do tė thotė qė ekoturizmi tė jetė nė njė vijė me format e tjera tė turizmit tė cilat jo gjithmonė kanė qėnė tė tilla dhe aq mė tepėr kur flitet pėr qėndrueshmėri zhvillimi. Kjo nxjerr nė pah qė zhvillimi i qėndrueshėm dhe turizmi i qėndrueshėm nuk kanė evoluar sė bashku nė kohė, duke krijuar njė hapėsirė midis tyre, kėshtu qė turizmi nuk ka kontribuar aq sa duhet nė zhvillimin e qėndrueshėm.
Ekoturizmi ėshtė para sė gjithash njė formė e turizmit qė pozicionohet nė raport me format e tjera tė turizmit dhe qė shpesh mund tė ngatėrrohet me to. Edhe shkencėtarė tė ndryshėm theksojnė se shpesh ka njė paqartėsi nė kufirin ndarės te formave tė tjera te turizmit dhe konceptit shumėdimensional tė ekoturizmit.
Kėrkimet nė ekoturizėm janė akoma nė hapat e parė, me njė vonesė ndoshta 20-vjeēare. Njė nga pasojat e para tė kėsaj pėrkthehet si mungesė e njė kuadri tė fortė teorik, i cili tė mund tė detyrojė studiuesit tė shkojnė mė tej me kėtė disiplinė, si nė shkencat ekonomike dhe nė ato sociale e natyrore. Autorė tė ndryshėm e pėrcaktojnė ekoturizmin si “ Gjetja mė integruese, e cila luan rolin e urės lidhėse ndėrmjet mbretėrisė sė shkencave ekonomike dhe asaj tė shkencave sociale e natyrore. Edhe pse kjo ėshtė diēka shumė reale, duket si mungesė pėr tė qenė nė njė terren tė pėrbashkėt, me synim qė t’i jepet njė kuptim dhe njė drejtim kėsaj fushe tė re tė kėrkimeve”.
Ekoturizmi ėshtė e vėshtirė tė konceptohet pasi bota sot ėshtė “e egėr”, e pėrdorin turizmin vetėm nė konceptin ekonomik tė tij, pra ta “vjelin e te vjelin para” nga ai sot pa menduar pėr nesėr. Me konceptin e ekoturizmit bota po zgjohet dhe po mbulon edhe problemet ekonomike, por edhe ato mjedisore.
Megjithėse nė “rininė relative” tė tij ekoturizmi ka “fituar” pėr pak kohė zemrėn dhe mendjen e qeveritarėve te ndryshėm kudo nė botė, ONG-vė, komuniteteve, operatorėve tė turizmit dhe tė studiuesve tė ndryshėm.
Ekoturizmi bėn qė tė ėndėrrohet: udhėtarėt shihen tė “zhytur” nė njė zhungėl luksoze, nė zemėr tė njė ambienti tė mbrojtur tė hapėsirave tė rralla dhe tė ngjyrosura, komuniteti shihet si posedues i traditave, duke vėnė nėn kontroll tė ardhmen e tij, qeveria shihet si pėrfituese e njė pjese tė tė ardhurave financiare nė pėrgjigje tė dėshirave tė saj tė thella, pėr tė aderuar nė principet e njė zhvillimi tė qėndrueshėm.
Me qėllim qė kėto ėndrra tė realizohen, duhet qė tė pėrfillen mendimet e shkencėtarėve, nė dhėnie tė konsulencave apo nė bėrjen e studimeve, me qėllim qė tė paraprije ideja e ēuarjes pėrpara tė ekoturizmit si njė nga alternativat mė tė mira pėr zhvillimin e qėndrueshėm nė vendet me potenciale turistike. Megjithėse dyshimet dhe pyetjet qė ngrihen sot nė kėtė fushė tė kėrkimeve, ekoturizmi qėndron si njė “pistė” pėr tė kėshilluar zhvillimin social-ekonomik tė shoqėrisė sonė, nė mbrojtje tė mjedisit, si problemi kyē i zhvillimit tė qėndrueshėm tė kėsaj shoqėrie.
Nėse eksperiencat botėrore e kanė vlerėsuar nė kėtė mėnyrė ekoturizmin, kjo na bėn ne tė mendohemi, si pa eksperiencė qė jemi, tė pėrfitojmė nga zgjidhjet botėrore, pse jo, t’i vėmė nė evidencė mendimet e shkencėtarėve, pra t’i pėrfillim ata, nė interes tė madh tė kėsaj Shqipėrie te vogėl, por me halle e probleme qė kėrkojnė zgjidhje.

*Pedagoge nė UT
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:54.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual