Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:52   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Neglizhim i praktikave perėndimore

Neglizhim i praktikave perėndimore

Jonel KRISTO

Ndėr komentet negative qė dėgjon dhe lexon nėpėr media tė ndryshme, vetėm pak preken tema ekonomike nė lidhje me vendin tonė dhe progresin ekonomik qė ky i fundit po kalon. Me tė drejtė ėshtė e vėshtirė tė shikosh dhe vlerėsosh numra nė rritje tė treguesve makro dhe mikroekonomik nė situatėn e sotme negative infrastrukturale, deri diku tė pakuptueshme, tė cilėn nuk e mohon askush. Sidoqoftė, duket se ēdo qytetar shqiptar, i ēfarėdolloj mirėqenieje ekonomike, kalon ditė pas dite me njė plan pėr tė nesėrmen. Nė mendimin tim, forca qė mban sistemin shoqėror tė qendrueshėm ėshtė sistemi ekonomik i suksesshėm dhe reformat pragmatike tė institucioneve ekonomike shqiptare, qeveritare ose jo.
Nė raportin vjetor tė Bankės sė Shqipėrisė thuhej se pėr vitin 2006, norma e inflacionit nė vend do tė ruhej e qėndrueshme nė 3% dhe nė hollėsira mė teknike, lėvizja e normave tė interesit nga Banka e Shqipėrisė do tė shėrbejė si mjeti pėr tė arritur kėtė qėllim. Nė kėtė kontekst, vėrej mungesėn e njė lloj tregu qė nė vendet perėndimore pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė mirėqenies tė njė individi, nė terma mesatarė dhe ky treg ėshtė ai i stoqeve dhe bonove, i njohur ndryshe si Bursa e Tiranės apo tregu i letrave me vlerė. Sot ekzistojnė njė numėr organesh nė vendin tonė qė merren me kėtė qėllim, si ai i pėrmendur mė sipėr, Komisioni i Letrave me Vlerė (KLV) etj.
Tashmė 10 vite mė parė u ngrit nė Shqipėri njė treg i ngjashėm me tė sipėrpėrmendurin. Ky treg mbante emrin e skemave piramidale. Qytetarėve shqiptarė iu dha njė mundėsi investimi i kursimeve tė tyre. Rezultati i kėtyre skemave ishte pasojė e paqėndrueshmėrisė dhe falimentimit tė sigurt teorik dhe praktik tė kėtyre lloj sistemeve. Sidoqoftė, nė sytė e ekspertėve ekonomikė u vu re njė sjellje pozitive e qytetarėve tė vendit kundrejt dėshirės pėr tė investuar njė shumė parash. U vėrtetua nė atė periudhė qė nė Shqipėri qarkullon njė sasi e madhe tė ardhurash dhe 10 vite mė pas, presupozohet qė kjo sasi tė jetė shumėfishuar disa herė. Por kjo lėvizje prospektive e ekonomisė personale tė qytetarėve nuk ka gjetur akoma njė mėnyrė tė dobishme shfrytėzimi. Disa flenė akoma me lekė poshtė jastėkut dhe vetėm pak e kanė kuptuar se qė tė bėhesh i pasur duhet tė qarkullosh paranė. Po tė gėrmojmė thellė nė shkakun e kėsaj ēėshtjeje, arsimi i dobėt ekonomik nė masė i popullsisė mund tė japė pėrgjigje. Por sot nė Shqipėri operojnė me qindra biznese tė niveleve tė ndryshme dhe popullsia shihet vetėm si konsumator potencial dhe jo investitor nė biznesin e vet. Sigurisht qė ne, populli, jemi konsumatorėt, por ne, populli, dimė dhe tė investojmė jo vetėm tė harxhojmė apo kursejmė.
Kėtė lloj zgjedhjeje mund tė na e jepnin biznese tė ndryshme qė ngrihen nė bazėn e aksioneve tė blera nga individė tė thjeshtė, tė cilėt janė gati tė bėhen pjesė e njė biznesi prospektiv. Tregu i aksioneve ėshtė njė “skemė piramidale” me kushte. Dikush qė ka para dhe dėshiron t’i shtojė ato, mund t’i investojė duke blerė ortakėri nė njė biznes ku ai vetė ėshtė mirėbesues qė do tė ketė sukses. Kėto para qė individi investon nė njė tė ardhme i rikthehen me njė normė interesi dhe balanc pozitiv. Kushtet qė kjo lloj strategjie ofron janė tė njė karakteri kufizues. Limiti kohor mund ose jo tė jetė njė nga kėto kushte. Normat e interesit janė tė njė karakteri tė arsyeshėm, tė besueshėm dhe mbi tė gjitha, tė mundshėm. Kjo lloj strategjie dhe ky lloj tregu duhet tė gjallėrohet nė vendin tonė, sepse do tė sillte nė tė njėjtėn tryezė 4 elementėt jetikė tė njė sistemi ekonomik tė suksesshėm: konsumatorėt, investitorėt, bizneset dhe organizatat qeveritare. Tė katėr kėto elementė do tė punonin sė bashku pėr njė mirėqenie tė pėrgjithshme dhe jo vetjake. Procesi ėshtė i thjeshtė, megjithėse pak teknik. Sot nė botėn perėndimore njerėzit qė merren me zgjidhjen e anės teknike tė kėtij lloj tregu, mbarojnė fakultete 4 ose mė shumėvjeēare. Individė tė thjeshtė me pak ose fare eksperiencė financiare rrisin tė ardhurat e tyre nė mėnyrė tė pastėr dhe tė sigurt, me anė tė asistencės qė marrin nga profesionistė tė kėsaj dege.
Bonot dhe stoqet, tregu i aksioneve dhe tė ardhurat pozitive nuk janė njė tjetėr “skemė piramidale”, jo vetėm sepse historia ka treguar qė funksionon, por teori, praktika dhe kėrkime tė shumta universitare dhe profesionale nuk kanė rezultuar nė pėrfundime negative. Me anėn e kėtij lloj tregu, qytetarėve shqiptarė u jepet njė mundėsi mė tepėr e pėrfshirjes sė tyre nė sistemin ekonomik tė vendit, i cili dita-ditės po merr trajta perėndimore. Ky treg jep mundėsinė e lindjes sė bizneseve tė reja tė nivele tė ndryshme, duke sjell nė kėtė mėnyrė mirėqenie pėr tė katėrt elementėt e sistemit ekonomik.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 23:15.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual