Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:37   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Tirana dhe krimet e komunizmit

Tirana dhe krimet e komunizmit

Sadik Bejko

Botimi i romanit “Pasardhėsi” nė Londėr, nga i gjithė shtypi i madh londinez u prit me shkrime qė, veē tė tjerash, denonconin krimet e komunizmit dhe “tiranin nė Tiranė”. Mė 25 janar 2006 u votua nė Strasburg nga Kėshilli i Evropės njė rezolutė pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Evropėn Lindore. Nga Tirana zyrtare, edhe pse delegati shqiptar nė Strasburg votoi pro kėsaj rezolute, deri mė sot heshtet.
1. Paratė e burgut
Nefo Myftiu, me baba tė burgosur si “borgjez” mė 1945-ėn, me xhaxha tė pushkatuar mė 47 si bashkėpunėtor tė UNRA-s, ish-partizane, bashkėshorte e Manush Myftiut, vdekur rreth 14 muaj mė parė, nuk i pranoi paratė qė socialistėt ia ēuan nė shtėpi pėr vitet qė i shoqi, i burgosur nga Ramiz Alia mė 1991-shin, i kaloi nė burg. Burg se “kishte pirė kafe mė shumė seē duhej” dhe se kishte zbatuar ligjin e kohės pėr internimin e gjithė atyre qė dilnin kundėr partisė. Ajo nuk desh qė i shoqi ta mbyllte jetėn mbi barelė, nga spitali nė burg e nga burgu nė spital. Por paratė mė 1997-ėn i ktheu. Sikur mė pas tė kthehej PD-ja nė pushtet dhe tė fillonin prapė gjyqet? T’i kėrkonin dhe paratė? Burgu-burg dhe vdekja-vdekje. Paratė nuk i duheshin. Ē’u bė, u bė. As burgimi, as vdekja e tė shoqit nuk zhbėheshin mė.

2. Persekutorė dhe tė persekutuar
Pėr ngushėllim i vajti dhe njė ish-partizane, shoqe e saj. Kjo, pasi iu burgosėn nga partia djali dhe burri, ish-ministėr, hoqi nė kurriz njė internim tė gjatė. Ajo e ngushėlloi Nefon pėr burrin, por ia pėrmendi dhe internimin. I biri i kėsaj, tani deputet, i tha sė ėmės se fajin ta ka pasur yt shoq qė e votoi ligjin kur qe deputet dhe ministėr, jo Manushi qė e zbatoi. Yt shoq, vazhdoi deputeti, kur ishte nė karrige, ka votuar qė armiqve tė partisė t’u internoheshin gruaja dhe fėmijėt. Nga vetja e kemi.
Nuk dihet a i morėn paratė e burgut, siē i mori Nanua, dhe Ramizi, Nexhmija e sa e sa byroistė tė tjerė pėr burgimet “politike” tė Berishės. Nefo Myftiu qė kishte lindur me prona, nė njė familje nė gjendje tė mirė, kuptoi pas 80 vjetėve tė jetės sė saj se nė Shqipėri bėhen gjėma politike. Thyhen e ngjiten, hipin dhe zbresin politika sipas tekave tė rastit. Paqėndrueshmėria ėshtė normė mbi linjėn e urtė dhe logjike tė gjėrave. Si e moshuar, nuk kishte kohė qė ta zgjidhte fillin qė kėtu tek ne mplekset e ngatėrrohet shpesh. Mplekset tragjikisht. Ashtu si jeta e saj. Ē’tė thuash. Mbase askujt nuk ke pse t’ia lakmosh njė fat tė tillė. Si fati i saj.
Po, nga ana tjetėr, dhe ata mijėra njerėz qė me firmėn e ish-ēifligarit byroist Manush Myftiu kaluan nėpėr internime dhe shpėrngulje pa fund, nuk kanė pse mos ta ngopin zemrėn me urrejtje e mallkim pėr tė. Nė njė plan mė tė ngritur e mė njerėzor del se dhe i persekutuari dhe viktima ishin pré e njė absurdi qė shqiptarėve u dhuroi vetėm fatkeqėsi. Do t’i nėnshtroheshin me patjetėr kėtij fataliteti tė varur pezull sipėr tyre. Qė tė gjithė.

3. Bashkim Shehu
Bashkim Shehu ėshtė mė i respektuari nga gjithė tė tjerėt. Ai ka dėshmuar me libra se i ati, pavarėsisht fundit qė mbetet ta trazojė edhe pėr njė kohė tė gjatė ndėrgjegjen shqiptare, ishte kriminel. Gjatė luftės vrau me dorėn e tij njė rob italian, oficer, shokun e tij tė shkollės. Vrau mbi 60 vetė nė Lushnjė etj. Shkrimet e B. Shehut prekin njė tabu tė kulturės shqiptare. Atė qė tė adhurosh tė parėt e tu, t’i quash fisnikė e tė mirė, vetėm se janė tė tutė, pavarėsisht se mund tė mos tė kenė qenė fare tė tillė. Ai e denoncoi tė atin, por nuk reshti sa ia gjeti eshtrat. Derisa i dha atij njė varr. Njė emėr mbi eshtra. Kjo ishte detyra e tij prej biri. Si qytetar e kishte thėnė fjalėn se kush ishte i ati.

4. Ministri i Kulturės dhe Sejfulla Malėshova
Vitin qė shkoi u bėnė disa veprimtari pėr Sejfulla Malėshovėn. Pėrmeti nuk deshi ta bėnte Qytetar Nderi se nuk kishte leje nga lart. E bėri Kėlcyra. Ministria e Kulturės as dha ndonjė fond pėr kremtimet, as mori pjesė nė to. U bė nė Tiranė veprimtaria me rastin e botimit tė njė libri pėr Sejfullaun. Prapė ministria e bojkotoi. E bojkotoi edhe pas vdekjes ish-ministrin e Kulturės, S. Malėshova. Si nė vitin 1950. Arsyeja? S. Malėshova nuk ka statusin e atij qė duhet nderuar zyrtarisht. Sa tė zgjidhte kėtė ministri, zgjodhi atė: ē’na duhet? Pėr zgjedhjet qė i kemi pėrpara, Sejfullau nuk na vjen politikisht nė ndihmė. Derisa politikisht duhet tė mbėshtetėn veteranėt e partisė, jo disidentėt e saj, pse ta kruajmė me Sejfullanė. Ministri ėshtė politikan pragmatist. Ėshtė realist. Thoni qė nuk ėshtė? Pra, gjithēka vėrtitet nė karuselin e interesave tė ēastit.

5. As varr, as vlera
Deri tani kemi parė tre veta. Njė grua 80-vjeēare qė nė fund tė jetės sė saj zgjedh abstenimin. Hidhėrimin paralizues para kthesave dramatike qė i dha fati. Nuk u ngrit dot mbi tė. Bashkim Shehu e bėri njė gjė tė tillė. Zgjodhi universalitetin e vlerave: e vlerėsoi babanė e tij si njeri, e dėnoi pėr krimet. Dhe njė ministėr qė mbetet nė rrjetėn e vlerave tė ēastit. Pa interes, nuk tė fal as tė zezėn e ullirit. As varr, as vlera.
Nė Rusi, qė me Hrushovin, Stalini u quajt botėrisht kriminel. Edhe nga e majta e sotme ekstreme evropiane varianti stalinist i komunizmit, po tė shohėsh nė internet deklaratat qė ata bėnė pėr rezolutėn e fundit tė Kėshillit tė Evropės kundėr krimeve tė komunizmit, e vlerėsojnė si variantin mė pervers. Madje shtrėmbėrimin mė tė fėlliqur tė komunizmit. Ne pėr Enver Hoxhėn dhe hoxhistėt qė e mbajtėn monumentin e Stalinit deri mė 1990-ėn, nuk e themi unanimisht ende njė gjė tė tillė. Sė paku, as atė qė tha Hrushovi pėr Stalinin mė 1956-ėn. Madje ne Hoxhės vazhdojmė t’i referohemi me nderim. Kujtoni thėnien e ministrit Majko me rastin e festės sė antifashizmit, mė 9 maj 2005: “Partizanėt e Enver Hoxhės”. Nė Moskė atė ditė u kujtua botėrisht 50-vjetori i rėnies sė fashizmit, pa asnjė homazh pėr Stalinin. Mbase dhe Mehmetin e quajmė kriminel, se e quajti tė tillė Enveri.

6. Tirani nė Tiranė
Rusėt patėn njė Andropov, njė Gorbaēov. Ata vunė nė jetė rehabilitimin e figurave tė dėnuara nga stalinizmi. Te ne s’ka rehabilitim. Atje u hapėn arkivat e KGB-sė. Edhe sot publikohen. Te ne mbyllen. Te ne gjėrat kanė ngrirė mė 1944-ėn. Nuk kemi njė sistem vlerash, njė taban vlerash tė qėndrueshme. Tė artikuluara qartė dhe tė praktikuara. E majta nuk e ka dhe nuk do qė ta ketė. Ajo u dha paratė atyre qė u dėnuan “politikisht” nga Berisha. Sepse, pa njė konsensus pėr vlerat nė universalitetin e tyre, ēdo gjė mund tė paragjykohet vetėm si politikė e radhės. Por edhe PD-ja nuk ėshtė mė ajo e para. Ajo tashmė i ka hedhur nga politika Arbnorėt, Butkėt etj. Po edhe pas vitit 1992 ajo i dėnoi sa pėr tė thėnė krimet e komunizmit. Rezoluta e 25 janarit 2006 e KE-sė sjell njė platformė tė qartė pėr ndarjen e shoqėrive tė vendeve tė Lindjes nga krimi komunist. Ajo kėrkon dėnimin e krimeve tė komunizmit, ashtu siē u dėnuan nga njerėzimi dhe krimet e nazizmit. Kjo ėshtė pėr ta pastruar e humanizuar shoqėrinė. Mė lart dhashė njė shembull se si mund tė jesh edhe njerėzor edhe denoncues i krimit. Thashė se edhe ata qė kanė bėrė krime, njerėz kanė qenė. Dhe rezoluta e KE-sė thotė dėnohet krimi, jo njeriu.
Ne, po tė ecim kėshtu, duke mos pasur asnjė taban vlerash, vazhdojmė tė mos e bėjmė as sot atė qė bėnė rusėt mė 1956-ėn. Zyrtarisht “tirani nė Tiranė” ende nuk ėshtė kriminel si Stalini. Ende nuk ėshtė shpallur i tillė. Si duket, rezoluta e fundit e KE-sė pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit do kohė qė tė vijė nė Tiranė.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:41.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual