![]() |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Xhorxh Berndar Shou thoshte se Njeriu i arsyeshėm ia pėrshtat veten botės; njeriu u paarsyeshėm kėmbėngul, duke u pėrpjekur qė tia pėrshtatė botėn vetes. Prandaj, i gjithė progresi varet te njerėzit e paarsyeshėm.
E perifrazova kėtė thėnie tė bukur tė komediografit tė shquar anglez pėr tė treguar se e njėjta gjė ka ngjarė edhe me politikanėt apo qeveritarėt shqiptarė tė viteve tė tranzicionit, ku veprimi i pėrshtatjes sė vetes me botėn ka pasur tė bėjė me mirėqeverisjen, kurse ai i pėrshtatjes sė botės me veten ka qenė i lidhur me keqqeverisjen e vendit. Por mė evidente kėto shfaqje ishin nė momentin kur ēėshtja e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian u bė njė problem i shtuar pėr zgjidhje; pra nė prag tė ēeljes sė negociatave pėr nėnshkrimin e MSA-sė. Aspekti mė tragjikomik i kėsaj shfaqjeje ishte retorika e kundėrshtarėve politik pėr afatin e integrimit tė Shqipėrisė, i cili kishte marrė karakterin e njė premtimi elektoral tė papėrgjegjshėm nė vend tė njė argumentimi real tė problemit, megjithėse shumėkush prej tyre e kishte tė qartė qė, njė proces i tillė mė shumė se sa ēėshtje dėshirash ishte ēėshtje arritjesh konkrete, kryesisht tė natyrės ekonomiko-institucionale. Nė fillim tė viteve 90 kori i qytetarėve shqiptarė thirri derisa u ngjir, E duam Shqipėrinė si e gjithė Evropa, por u detyruan tė ulin kokėn para reformave, tė cilat nė shumicėn e rasteve nuk u zhvilluan nė drejtimin dhe me efektivitetin e duhur. Pa dashur ti rikthehem historisė, aspak tė kėndshme, tė trajtimit politiko-kombėtar tė ēėshtjes, po pėrqendrohem nė problemet aktuale qė paraqet integrimi i vendit tonė nė Bashkimin Evropian. Nė atmosferėn e re tė krijuar pas siglimit tė faqes sė parė tė MSA-sė nga presidenti i KE-sė, Jose Manuel Barroso dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, janė shuar tė gjitha shpresat pėr tė bėrė demagogji dhe retorikė politike me njė ēėshtje tė tillė kapitale, pasi tani e tutje, mė shumė se sa me bisedime kemi tė bėjmė me realizime. Nga ana tjetėr, reformat e ndėrmarra nga ekzekutivi nė kuadėr tė kėtij procesi apo qeverisjes nė pėrgjithėsi, pėrveēse produktive duhet tė jenė edhe mbresėlėnėse nė opinion publik, nė mėnyrė qė tė mos krijohet mundėsia e kundėrveprimit apo pengimit politik nga opozita. Natyrisht, kėtu nuk ėshtė fjala pėr ti zėnė gojėn apo pėr ti marrė dorėn opozitės, po pėr ti gjetur asaj telat e bashkėpunimit edhe nė kulmin e nervozitetit tė saj politik, gjithnjė nė pėrputhje me ligjet, rregullat dhe parimet e tjera demokratike. Besoj se edhe presidenti i KE-sė, Barroso, nė kėtė kontekst e artikuloi kėshillėn e tij kryesore gjatė fjalės pėrshėndetėse nė Parlamentin shqiptar, duke e konsideruar integrimin njė sfidė kombėtare. Njė veprim i tillė politik ėshtė aspekt i integrimit brenda vetes, duke i dhėnė kėshtu njėherė e mirė fund sjelljes sė deritanishme, ku edhe pėr ēėshtje tė rėndėsishme kombėtare, njė parti i bie gozhdės dhe tjetra patkoit. Por ēėshtja e integrimit brenda vetės ėshtė shumė herė mė e gjerė se sa marrėveshjet apo bashkėpunimet politike midis forcave tė ndryshme, jo vetėm nga qė mungojnė edhe instrumentet matės pėr njė gjė tė tillė. Siē dihet, mirėqeverisja dhe zhvillimi i duhur ekonomiko-shoqėror i vendit e bėjnė tė panevojshėm apelin pėr njė dekor tė tillė politik, i cili shpesh merr forma groteske nė sytė e publikut. Fjala vjen, kur qeveria respekton parimet demokratike nė marrėdhėniet publike, nxit zhvillimin ekonomik tė vendit, lufton korrupsionin, krijon klimėn e duhur pėr investime tė huaja, etj., parime tė mira ekzekutivo-ligjore, atėherė ajo ka punuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr tia pėrshtatur veten botės. Marrja sė afėrmi nga Shqipėria e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE pėrbėn njė profilaksi edhe pėr shfaqjen e veprimeve subjektive tė ekzekutivit ndaj individėve dhe subjekteve tė tjera, qė do tė thotė se, tani e tutje nuk ėshtė aq e lehtė si mė parė pėr tė cenuar tė drejta e opozitės, lirinė e medias, pavarėsinė e institucioneve, tė drejtėn e votės, konkurrencėn e tregut, etj. Problem mbetet arritja e treguesve real nė ekonomi dhe jetėn shoqėrore, tė cilat pėrbėjnė sfidėn kryesore tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Nė fund tė fundit, afati i integrimit tė vendit tonė nė BE ėshtė kurorėzim i zgjidhjes sė kėtyre problemeve. Ndaj, pėrllogaritja e tij nuk mund tė filloj tė bėhet sipas eksperiencės integruese tė tė tjerave, pa arritur mė parė integrimin brenda vetes nė disa drejtime kryesore: Sė pari, askush nuk mund tė jap njė afat tė pėrafėrt tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian pa kthimin dhe kompensimin e plotė tė pronės nė vendin tonė. Gjatė raportimit mė tė fundit publik tė KSHKKP-sė u bė e ditur se nė drejtim tė plotėsimit tė njė detyre tė tillė po ecet me hapin e breshkės. Ende nuk ėshtė pėrgatitur harta e trojeve tė lira pėr kompensim fizik, ndėrkohė qė ēėshtja kompensimit financiar, sipas kreut tė kėtij institucioni, parashikohet tė shtrihet gjatė gjithė 10-15 viteve tė ardhshme. Faktikisht, qeveria ka vendosur afate mė tė shkurtra kohe, por gjithsesi kėtu llogaritė sduhen bėrė pa hanxhinė, nga asnjėra palė. Ndėrkohė, shoqata Pronėsi me drejtėsi e ka ndėrkombėtarizuar problemin, duke kėrkuar deri dhe ndėrhyrjen e Brukselit. Por problemi i pronave duket se ėshtė ndėrlikuar mė tej, ndėrkohė qė Parlamenti shqiptar sapo miratoi ligjin pėr legalizimin e zonave informale, pasi kėshtu fatura e kompensimit financiar rritet edhe mė tej. Moskthimi dhe moskompensimi nė afate sa mė shkurtra kohe i pronės bėhet shkak objektiv pėr tė mos investuar me ritmin dhe intensitetin e duhur pėr zhvillimin e ekonomisė dhe jetės shoqėrore. Sė dyti, afatin e afėrt tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian e vendos nė pikėpyetje dhe njė aspekt tjetėr i integrimit brenda vetes, qė lidhet me infrastrukturėn e nderė rrugore. Fakt ėshtė se sikundėr e ka pėrcaktuar edhe Banka Botėrore nė njė raport tė saj tė kohėve tė fundit, gjendja e infrastrukturės rrugore nė Shqipėri ėshtė mė se e mjerueshme. Sipas kėtij institucioni tė njohur tė financave ndėrkombėtare vetėm 8% e rrjetit rrugor shqiptar ndodhet nė gjendje tė mirė, dhe rreth 80% e rrugėve janė tė shkatėrruara. Nėse kjo situatė krahasohet me vendet e tjera tė rajonit qė kanė pak a shumė tė njėjtėn tė kaluar politike, infrastruktura rrugore e Shqipėrisė ėshtė 3-4 herė mė keq se sa ajo e Bosnjė-Hercegovinės apo Unionit Serbi-Mali i Zi, 4-5 herė mė keq se sa infrastruktura rrugore e Maqedonisė, Kroacisė, Bullgarisė dhe Rumanisė. Mė alarmante situata ėshtė nė rrugėt sekondare dhe terciare qė lidhin fshatrat dhe qendrat e tjera tė banuara me rrugėt kryesore. Pėrveē tė tjerash mungesa e rrugėve tė duhura ka shtuar migrimin e popullsisė nga zonat e thella apo qytetet periferike drejt aksit Tiranė-Durrės, duke krijuar disbalancime midis burimeve natyrore dhe pamundėsisė njerėzore pėr ti shfrytėzuar ato nė interes tė tė gjithė ekonomisė shqiptare. Kryeministri Berisha ka premtuar se gjatė mandatit qeverisės 05-09, pėrveē korridorit Durrės-Prishtinė, segmentit Shkodėr-Hani i Hotit, Lushnjė-Fier, Fier-Vlorė, boshtit tė Jugut (Tiranė-Elbasan-Berat-Memaliaj-Gjirokastėr-Sarandė), Rrugės sė Arbrit etj., do tė bėjė tė mundur asfaltimin e rreth 4 000 km rrugė rurale, krahas ndėrtimit tė tė gjitha akseve mė tė rėndėsishme rrugore qė lidhin skajet e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė ti shėrbehet zhvillimit tė turizmit dhe sektorėve tė tjerė tė ekonomisė kombėtare nga bujqėsia tek industria nxjerrėse dhe ajo pėrpunuese, nė tė gjithė territorin e republikės. Megjithatė, realizimi i njė objektivi tė tillė duket i vėshtirė tė arrihet brenda mandatit tė parė qeverisės tė demokratėve, pėr mė tepėr qė njė pjesė e mirė e kėtyre projekteve duhen parė tė harmonizuara me akset e Korridorit Tetė. Sė treti, procesi i integrimit pėrfundimtar i vendit nė BE nuk mund tė kurorėzohet para zgjidhjes pėrfundimtare tė krizės energjetike, pėr tė cilėn deri tani ka vetėm projekte nė letėr. Siē dihet, nė aspektin e lėndės energjetike pėr konsum, ekonomia e tregut tė vendin tonė bazohet nė prodhimin e HEC-eve dhe TEC-eve tė ndėrtuara qysh nė kohėn e monizmit dhe importin e kėtij artikulli nga jashtė. Pėr 15 vjet rresht, gjatė periudhės sė tranzicionit nuk ėshtė ndėrtuar as njė vepėr e re energjetike, megjithėse projektet dhe premtimet skanė munguar asnjėherė. Predispozicioni i shtimit tė prodhimit tė energjisė elektrike nėpėrmjet ndėrtimit tė veprave tė reja nė vitet e para tė tranzicionit ishte kaq i pakėt sa qė edhe investimet e ndėrmarra deri nė fund tė viteve 80 nė veprėn hidroenergjetike tė Banjės, u lanė tė shkatėrroheshin sė bashku me shumė objekte tė tjera ineficiente tė komunizmit. Zgjidhja e kėtij problemi momentalisht ka ngecur te dilema e ndėrtimit ose jo tė disa TEC-eve nė bregdetin e Vlorės, qė, nė fakt, pėrbėn njė thikė me dy presa pėr ekonominė tonė kombėtare. Sidoqoftė, afati mė i shkurtėr pėr ndėrtimin e njė vepre tė rėndėsishme energjetike del jashtė mandatit qeverisės tė kabinetit Berisha, pavarėsisht premtimeve qė ai ka bėrė pėr tė zgjidhur njė problem tė tillė brenda 2-3 viteve tė ardhshme. Realiteti shqiptar, pėr shkak tė trashėgimisė sė mjerė komuniste dhe keqqeverisjes sė shthurur socialiste, ėshtė i mbushur me plot sfida tė tilla tė integrimit brenda vetes, nė radhė tė parė, por kėto tre aspekte qė pėrmendėm mė lart pėrbėjnė startin e zhvillimit tė gjithanshėm tė vendit nė pėrputhje me standardet e BE-sė.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|