Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:37   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Integrimi brenda vetes

Xhorxh Berndar Shou thoshte se “Njeriu i arsyeshėm ia pėrshtat veten botės; njeriu u paarsyeshėm kėmbėngul, duke u pėrpjekur qė t’ia pėrshtatė botėn vetes. Prandaj, i gjithė progresi varet te njerėzit e paarsyeshėm”.
E perifrazova kėtė thėnie tė bukur tė komediografit tė shquar anglez pėr tė treguar se e njėjta gjė ka ngjarė edhe me politikanėt apo qeveritarėt shqiptarė tė viteve tė tranzicionit, ku veprimi i pėrshtatjes sė “vetes me botėn” ka pasur tė bėjė me mirėqeverisjen, kurse ai i pėrshtatjes sė “botės me veten” ka qenė i lidhur me keqqeverisjen e vendit. Por mė evidente kėto shfaqje ishin nė momentin kur ēėshtja e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian u bė njė problem i shtuar pėr zgjidhje; pra nė prag tė ēeljes sė negociatave pėr nėnshkrimin e MSA-sė. Aspekti mė tragjikomik i kėsaj shfaqjeje ishte retorika e kundėrshtarėve politik pėr afatin e integrimit tė Shqipėrisė, i cili kishte marrė karakterin e njė premtimi elektoral tė papėrgjegjshėm nė vend tė njė argumentimi real tė problemit, megjithėse shumėkush prej tyre e kishte tė qartė qė, njė proces i tillė mė shumė se sa ēėshtje dėshirash ishte ēėshtje arritjesh konkrete, kryesisht tė natyrės ekonomiko-institucionale. Nė fillim tė viteve 90 “kori” i qytetarėve shqiptarė thirri derisa u ngjir, “E duam Shqipėrinė si e gjithė Evropa”, por u detyruan tė ulin kokėn para reformave, tė cilat nė shumicėn e rasteve nuk u zhvilluan nė drejtimin dhe me efektivitetin e duhur.
Pa dashur t’i rikthehem historisė, aspak tė kėndshme, tė trajtimit politiko-kombėtar tė ēėshtjes, po pėrqendrohem nė problemet aktuale qė paraqet integrimi i vendit tonė nė Bashkimin Evropian. Nė atmosferėn e re tė krijuar pas siglimit tė faqes sė parė tė MSA-sė nga presidenti i KE-sė, Jose Manuel Barroso dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, janė shuar tė gjitha shpresat pėr tė bėrė demagogji dhe retorikė politike me njė ēėshtje tė tillė kapitale, pasi tani e tutje, mė shumė se sa me bisedime kemi tė bėjmė me realizime. Nga ana tjetėr, reformat e ndėrmarra nga ekzekutivi nė kuadėr tė kėtij procesi apo qeverisjes nė pėrgjithėsi, pėrveēse produktive duhet tė jenė edhe mbresėlėnėse nė opinion publik, nė mėnyrė qė tė mos krijohet mundėsia e kundėrveprimit apo pengimit politik nga opozita. Natyrisht, kėtu nuk ėshtė fjala pėr t’i “zėnė gojėn” apo pėr t’i “marrė dorėn” opozitės, po pėr t’i gjetur asaj “telat” e bashkėpunimit edhe nė kulmin e nervozitetit tė saj politik, gjithnjė nė pėrputhje me ligjet, rregullat dhe parimet e tjera demokratike. Besoj se edhe presidenti i KE-sė, Barroso, nė kėtė kontekst e artikuloi kėshillėn e tij kryesore gjatė fjalės pėrshėndetėse nė Parlamentin shqiptar, duke e konsideruar integrimin “njė sfidė kombėtare”. Njė veprim i tillė politik ėshtė aspekt i integrimit brenda vetes, duke i dhėnė kėshtu njėherė e mirė fund sjelljes sė deritanishme, ku edhe pėr ēėshtje tė rėndėsishme kombėtare, njė parti “i bie gozhdės dhe tjetra patkoit”.
Por ēėshtja e integrimit brenda vetės ėshtė shumė herė mė e gjerė se sa marrėveshjet apo bashkėpunimet politike midis forcave tė ndryshme, jo vetėm nga qė mungojnė edhe instrumentet matės pėr njė gjė tė tillė. Siē dihet, mirėqeverisja dhe zhvillimi i duhur ekonomiko-shoqėror i vendit e bėjnė tė panevojshėm apelin pėr njė dekor tė tillė politik, i cili shpesh merr forma groteske nė sytė e publikut. Fjala vjen, kur qeveria respekton parimet demokratike nė marrėdhėniet publike, nxit zhvillimin ekonomik tė vendit, lufton korrupsionin, krijon klimėn e duhur pėr investime tė huaja, etj., parime tė mira ekzekutivo-ligjore, atėherė ajo ka punuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr t’ia pėrshtatur “veten botės”. Marrja sė afėrmi nga Shqipėria e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE pėrbėn njė profilaksi edhe pėr shfaqjen e veprimeve subjektive tė ekzekutivit ndaj individėve dhe subjekteve tė tjera, qė do tė thotė se, tani e tutje nuk ėshtė aq e lehtė si mė parė pėr tė cenuar tė drejta e opozitės, lirinė e medias, pavarėsinė e institucioneve, tė drejtėn e votės, konkurrencėn e tregut, etj. Problem mbetet arritja e treguesve real nė ekonomi dhe jetėn shoqėrore, tė cilat pėrbėjnė sfidėn kryesore tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Nė fund tė fundit, afati i integrimit tė vendit tonė nė BE ėshtė kurorėzim i zgjidhjes sė kėtyre problemeve. Ndaj, pėrllogaritja e tij nuk mund tė filloj tė bėhet sipas eksperiencės integruese tė tė tjerave, pa arritur mė parė integrimin brenda vetes nė disa drejtime kryesore:
Sė pari, askush nuk mund tė jap njė afat tė pėrafėrt tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian pa kthimin dhe kompensimin e plotė tė pronės nė vendin tonė. Gjatė raportimit mė tė fundit publik tė KSHKKP-sė u bė e ditur se nė drejtim tė plotėsimit tė njė detyre tė tillė po ecet me hapin e breshkės. Ende nuk ėshtė pėrgatitur harta e trojeve tė lira pėr kompensim fizik, ndėrkohė qė ēėshtja kompensimit financiar, sipas kreut tė kėtij institucioni, parashikohet tė shtrihet gjatė gjithė 10-15 viteve tė ardhshme. Faktikisht, qeveria ka vendosur afate mė tė shkurtra kohe, por gjithsesi kėtu llogaritė s’duhen bėrė “pa hanxhinė”, nga asnjėra palė. Ndėrkohė, shoqata “Pronėsi me drejtėsi” e ka ndėrkombėtarizuar problemin, duke kėrkuar deri dhe ndėrhyrjen e Brukselit. Por problemi i pronave duket se ėshtė ndėrlikuar mė tej, ndėrkohė qė Parlamenti shqiptar sapo miratoi ligjin pėr legalizimin e zonave informale, pasi kėshtu fatura e kompensimit financiar rritet edhe mė tej. Moskthimi dhe moskompensimi nė afate sa mė shkurtra kohe i pronės bėhet shkak objektiv pėr tė mos investuar me ritmin dhe intensitetin e duhur pėr zhvillimin e ekonomisė dhe jetės shoqėrore.
Sė dyti, afatin e afėrt tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian e vendos nė pikėpyetje dhe njė aspekt tjetėr i integrimit brenda vetes, qė lidhet me infrastrukturėn e nderė rrugore. Fakt ėshtė se sikundėr e ka pėrcaktuar edhe Banka Botėrore nė njė raport tė saj tė kohėve tė fundit, gjendja e infrastrukturės rrugore nė Shqipėri ėshtė mė se e mjerueshme. Sipas kėtij institucioni tė njohur tė financave ndėrkombėtare “vetėm 8% e rrjetit rrugor shqiptar ndodhet nė gjendje tė mirė, dhe rreth 80% e rrugėve janė tė shkatėrruara”. Nėse kjo situatė krahasohet me vendet e tjera tė rajonit qė kanė pak a shumė tė njėjtėn tė kaluar politike, infrastruktura rrugore e Shqipėrisė ėshtė 3-4 herė mė keq se sa ajo e Bosnjė-Hercegovinės apo Unionit Serbi-Mali i Zi, 4-5 herė mė keq se sa infrastruktura rrugore e Maqedonisė, Kroacisė, Bullgarisė dhe Rumanisė. Mė alarmante situata ėshtė nė rrugėt sekondare dhe terciare qė lidhin fshatrat dhe qendrat e tjera tė banuara me rrugėt kryesore. Pėrveē tė tjerash mungesa e rrugėve tė duhura ka shtuar migrimin e popullsisė nga zonat e thella apo qytetet periferike drejt aksit Tiranė-Durrės, duke krijuar disbalancime midis burimeve natyrore dhe pamundėsisė njerėzore pėr t’i shfrytėzuar ato nė interes tė tė gjithė ekonomisė shqiptare. Kryeministri Berisha ka premtuar se gjatė mandatit qeverisės ‘05-‘09, pėrveē korridorit Durrės-Prishtinė, segmentit Shkodėr-Hani i Hotit, Lushnjė-Fier, Fier-Vlorė, boshtit tė Jugut (Tiranė-Elbasan-Berat-Memaliaj-Gjirokastėr-Sarandė), Rrugės sė Arbrit etj., do tė bėjė tė mundur asfaltimin e rreth 4 000 km rrugė rurale, krahas ndėrtimit tė tė gjitha akseve mė tė rėndėsishme rrugore qė lidhin skajet e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė t’i shėrbehet zhvillimit tė turizmit dhe sektorėve tė tjerė tė ekonomisė kombėtare nga bujqėsia tek industria nxjerrėse dhe ajo pėrpunuese, nė tė gjithė territorin e republikės. Megjithatė, realizimi i njė objektivi tė tillė duket i vėshtirė tė arrihet brenda mandatit tė parė qeverisės tė demokratėve, pėr mė tepėr qė njė pjesė e mirė e kėtyre projekteve duhen parė tė harmonizuara me akset e Korridorit Tetė.
Sė treti, procesi i integrimit pėrfundimtar i vendit nė BE nuk mund tė kurorėzohet para zgjidhjes pėrfundimtare tė krizės energjetike, pėr tė cilėn deri tani ka vetėm projekte nė letėr. Siē dihet, nė aspektin e lėndės energjetike pėr konsum, ekonomia e tregut tė vendin tonė bazohet nė prodhimin e HEC-eve dhe TEC-eve tė ndėrtuara qysh nė kohėn e monizmit dhe importin e kėtij artikulli nga jashtė. Pėr 15 vjet rresht, gjatė periudhės sė tranzicionit nuk ėshtė ndėrtuar as njė vepėr e re energjetike, megjithėse projektet dhe premtimet s’kanė munguar asnjėherė. Predispozicioni i shtimit tė prodhimit tė energjisė elektrike nėpėrmjet ndėrtimit tė veprave tė reja nė vitet e para tė tranzicionit ishte kaq i pakėt sa qė edhe investimet e ndėrmarra deri nė fund tė viteve 80 nė veprėn hidroenergjetike tė Banjės, u lanė tė shkatėrroheshin sė bashku me shumė objekte tė tjera ineficiente tė komunizmit. Zgjidhja e kėtij problemi momentalisht ka ngecur te dilema e ndėrtimit ose jo tė disa TEC-eve nė bregdetin e Vlorės, qė, nė fakt, pėrbėn njė “thikė me dy presa” pėr ekonominė tonė kombėtare. Sidoqoftė, afati mė i shkurtėr pėr ndėrtimin e njė vepre tė rėndėsishme energjetike del jashtė mandatit qeverisės tė kabinetit “Berisha”, pavarėsisht premtimeve qė ai ka bėrė pėr tė zgjidhur njė problem tė tillė brenda 2-3 viteve tė ardhshme.
Realiteti shqiptar, pėr shkak tė trashėgimisė sė mjerė komuniste dhe keqqeverisjes sė shthurur socialiste, ėshtė i mbushur me plot sfida tė tilla tė integrimit brenda vetes, nė radhė tė parė, por kėto tre aspekte qė pėrmendėm mė lart pėrbėjnė startin e zhvillimit tė gjithanshėm tė vendit nė pėrputhje me standardet e BE-sė.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:53.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual