Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:13   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Pushteti gjyqėsor dhe politika

Pushteti gjyqėsor dhe politika

Klodian Rado

Ēdokush qė dėgjoi mesazhin e presidentit tė Komisionit tė BE-sė, Barozo, tė dhėnė oralisht drejtpėrdrejt nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe para tė gjithė shqiptarėve, konfirmoi nė mėnyrė tė padyshimtė se kryefjala e detyrave qė ai theksoi ndaj shtetit shqiptar ishte “reformimi dhe pavarėsia e pushtetit gjyqėsor”. Nevoja pėr njė reformim tė rrėnjėsishėm tė pushtetit gjyqėsor, cilėsuar me tė drejtė si “guri i parė dhe i fundit i njė shteti”, ėshtė bėrė shpesh objekt diskutimi jo vetėm i politikės vendėse dhe autoriteteve ndėrkombėtare qė monitorojnė Shqipėrinė, por edhe i shoqėrisė civile. Por pėr t’u kthyer edhe njė herė te “porosia” e presidentit Barozo, ia vlen tė pėrqendrohesh dhe tė thellohesh pėr tė kuptuar ēdo tė thotė “reformim dhe pavarėsi e pushtetit gjyqėsor”. “Reformė” nuk do tė thotė vetėm emėrime, transferime, shkarkime gjyqtarėsh, riorganizim tė gjykatave, goditje tė korrupsionit apo rritje tė besimit tė publikut ndaj tyre. Absolutisht, tė gjitha ēėshtjet e pėrmendura mė sipėr janė pjesė e ”reformės sė nėnkuptuar”, por ēėshtja ėshtė mė e rėndė se kaq. Reformė nė pushtetin gjyqėsor, para sė gjithash, do tė thotė respektim dhe zbatim i parimeve tė vendosura nga Kushtetuta, lidhur me pushtetin gjyqėsor, ku i pari parim themelor qė e karakterizon kėtė pushtet, ėshtė ”pavarėsia dhe balancimi nga pushtetet e tjera”. Ėshtė mėse e vėrtetė qė lidhur me pavarėsinė/varėsinė e pushtetit gjyqėsor ėshtė folur mjaft, por ia vlen tė tėrhiqet vėmendja nė njė pikė qė pothuaj nuk ėshtė prekur pothuaj aspak nė media,dhe qė me sa duket ėshtė “thembra e Akilit”, e sistemit tė sotėm gjyqėsor shqiptar. Bėhet fjalė pėr varėsinė/pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor nga politika. Fatkeqėsisht, nė kėtė pikė problemi qėndron jo si rėndom te moszbatimi i ligjit, por pėrkundrazi, te vetė ai. Ky pėrfundim nuk i referohet ndonjė bindjeje personale profesionale, por pėrkundrazi, i referohet tre komponentėve mjaft tė rėndėsishėm. Sė pari, sistemit ligjor aktual shqiptar; sė dyti, vendimit nr. 11, datė 27.5.2004, i Gjykatės Kushtetuese dhe sė treti, raporteve tė njėpasnjėshme tė BE-sė lidhur me pushtetin gjyqėsor. Le t’i analizojmė tė tre kėta komponentė nėn njė sfond diakronik, por edhe sinkronik tė gjendjes sė pushtetit gjyqėsori nė Shqipėri.
1. Ligjet aktuale dhe varėsia e pushtetit gjyqėsor nga politika
Sistemi ligjor qė rregullon organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqėsor nė Shqipėri, pėrveē Kushtetutės dhe akteve ndėrkombėtare, ėshtė i larmishėm si me ligje ashtu edhe me akte nėnligjore. Por duket sikur kėto dy tė fundit, kanė pasur si qėllim final qė ”pushtetin gjyqėsor ta bėjnė tė varur dhe t’ia nėnshtrojnė politikės”. Duhet thėnė se politikat dhe politikanėt, nė momentin e hartimit tė kėtyre ligjeve, nuk kanė qenė vizionarė dhe tė interesuar pėr ngritjen e njė sistemi serioz gjyqėsor, por janė mjaftuar me ngritjen e sistemeve favorizuese personale pėr kohėn dhe hapėsirėn qė kanė vepruar. Nė Shqipėri ėshtė ngritur (me dashje ose nga pakujdesia) njė sistem ligjor i tillė qė ministrit tė Drejtėsisė i ka dhėnė kompetenca tė cilat bien ndesh me vetė Kushtetutėn e Shqipėrisė si dhe aktet ndėrkombėtare tė ratifikuara. Ky organ (ministri), ka pasur dhe fatkeqėsisht ka ende tė drejtėn e garantuar me ligj, qė edhe pse ėshtė anėtari mė politik i KLD-sė, tė ketė monopolin e fillimit ose jo tė procedimit disiplinor tė gjyqtarėve. Me fjalė tė tjera, sipas ligjit aktual, tė drejtėn pėr tė ngritur ose jo ”akuzėn” ndaj gjyqtarėve nė KLD e ka vetėm ministri i Drejtėsisė. Ligjet pėr organizmin dhe funksionimin pushtetit gjyqėsor, tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe KLD-sė, janė mė kryesoret, tė cilat vendosin kryekėput ”robėrimin e pushtetit gjyqėsor nga ekzekutivi dhe politika”. Ja disa nga pėrcaktimet e kėtyre ligjeve: “Ministri i Drejtėsisė kryen inspektime dhe bėn procedimin disiplinor tė gjyqtarėve tė gjykatave tė shkallės sė parė dhe tė apelit sipas ligjit”; “Ministri i Drejtėsisė, nė pėrfundim tė inspektimit dhe nė bazė tė rezultateve tė tij, propozon procedimin disiplinor tė gjyqtarėve pranė KLD-sė”; “Nė rastin kur vėrehen shkaqe ligjore pėr procedim disiplinor, relacioni shpjegues dhe dokumentacioni pėrkatės, nėpėrmjet zėvendėskryetarit tė KLD-sė, i dėrgohen menjėherė ministrit tė Drejtėsisė pėr tė gjykuar pėr procedimin disiplinor”.Qė nė pamje tė parė, qoftė edhe njė jojurist do tė vėrente haptazi raportin jo shumė korrekt kushtetues, ndėrmjet gjyqėsorit dhe Ministrit tė Drejtėsisė, organi tė cilit, me anė tė kėtyre pėrcaktimeve ligjore i jepet njė rol vendimmarrės, pėr tė filluar ose jo procedimin disiplinor tė gjyqtarėve.
2. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese
Ēėshtja nė fjalė ėshtė bėrė objekt gjykimi para mė tepėr se njė viti edhe nė Gjykatėn Kushtetuese, me kėrkesė pikėrisht tė Gjykatės sė Lartė. Kjo e fundit kėrkonte mosndėrhyrjen e ministrit tė Drejtėsisė nė pushtetin gjyqėsor, duke e argumentuar qėndrimin e saj se, “dhėnia e sė drejtės sė inspektimit dhe kontrollit mbi veprimtarinė e gjyqtarėve tė shkallės sė parė dhe tė apelit, si dhe e procedimit disiplinor tė gjyqtarėve tė kėtyre gjykatave, nga ministri i Drejtėsisė, bie ndesh me pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor.” Por pavarėsisht kėtyre argumentimeve, Gjykata Kushtetuese vendosi tė rrėzojė kėrkesėn e Gjykatės sė Lartė dhe pretendimet e KLD-sė, duke i quajtur nenet e kontestuara pėr antikushtetutshmėri, si nė pėrputhje me Kushtetutėn. Vendimi u mor nė njė klimė debati tė thellė juridik dhe institucional, gjė e cila dėshmohet edhe nga rezultati 5 me 3 i votimit, ku 3 gjyqtarė tė Gjykatės Kushtetuese votuan kundra, duke i konsideruar antikushtetues nenet nė fjalė. Njėri prej tyre, gjyqtari Sokol Sadushi, ndėr tė tjera argumentonte se,“Nuk jam dakord me qėndrimin e mbajtur nga shumica nė kėtė vendim… Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendos pėr transferimin e gjyqtarėve, si dhe pėr pėrgjegjėsinė e tyre disiplinore. Ministri i Drejtėsisė tė vetmen lidhje qė ka nė aspektin e procedimit disiplinor tė gjyqtarėve ėshtė qenia e tij anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Kushtetuta nuk i ka dhėnė mnistrit tė Drejtėsisė ndonjė pushtet mė tė lartė se tė anėtarėve tė tjerė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Pozicioni i tij,sipas Kushtetutės, nė raport me tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė mund tė konsiderohet si paris inter paris … Pėr kėto arsye konkludoj se dispozitat ligjore qė lidhen me tė drejtėn e Ministrit tė Drejtėsisė pėr tė kryer inspektime nė gjyqtarė tė veēantė…duhej tė shfuqizoheshin si tė papajtueshme me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.” Por pavarėsisht vendimit tė diskutueshėm tė Gjykatės Kushtetuese, vetė kjo gjykatė ėshtė shprehur lidhur me nevojėn imediate tė ndryshimeve nė ligjet aktuale Nė kėtė vendimi, theksohet se,“Gjykata Kushtetuese ēmon se pėr tė dy ligjet, si dhe pėr ligjin “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė” ekziston nevoja pėr njė pėrmirėsim tė tyre. Ekzistenca e dy inspektorateve qė duket se dublojnė njėri-tjetrin, pėrkufizimi dhe pėrcaktimi i qartė i nocioneve inspektim, kontroll, verifikim, evitimi i ndėrthurjes sė kompetencave midis dy inspektorateve dhe dy institucioneve (Ministrisė sė Drejtėsisė dhe KLD-sė) lidhur me administrimin e drejtėsisė e tė shėrbimeve, si dhe tė vendosjes sė kufijve tė qartė mbi kontrollin nė gjykatat dhe gjyqtarėt, janė disa nga ēėshtjet qė nė kuadrin e pėrgjithshėm tė pėrmirėsimit tė legjislacionit kanė nevojė pėr studim dhe rishikim nga organet pėrkatėse.”
3. Rekomandimet e BE-sė
Kėshilli i Bashkimit Evropian si organi mė i lartė i BE-sė, i mbledhur ne Selanik nė qershor tė 2003-shit, nė njė prej kushteve kryesore qė i vendosi shtetit shqiptar, theksoi se “duhet tė forcohet mė tej pavarėsia e gjyqėsorit, duke transferuar me efektivitet inspektimin e veprimtarive gjyqėsore tė gjykatėsve nga Ministria e Drejtėsisė drejt Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė”. Por fatkeqėsisht (me dashje ose nga pakujdesia) nė planin kombėtar tė ish-qeverisė shqiptare, tė miratuar mė 03.05.2005, nuk ėshtė pėrfshirė rekomandimi i prerė nga Kėshilli i BE-sė, se ministri i Drejtėsisė nuk mund dhe nuk duhet tė ketė tė drejtėn pėr tė filluar procedimet disiplinore apo inspektimin e veprimtarisė gjyqėsore tė gjykatėsve, me qėllim, garantimin e pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor nga politika. Pėr tė njėjtėn ēėshtje dhe pikėrisht pėr zgjidhjen e tė njėjtit problem, autoriteteve e BE-sė kanė “ngritur zėrin” nė raportin e vitit 2005 pėr Shqipėrinė, duke theksuar prerė se “Ekzistenca e dy inspektoriateve tė kontrollit tė gjyqėsorit, njėri pranė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe tjetri pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, pa pasur kompetenca dhe pėrgjegjėsi tė ndara, duhet tė konsiderohet si njė cėshtje emergjente qė duhet rregulluar. Kompetencat e Inspektoriatit tė ministrit te Drejtėsisė duhet tė kufizohen, vetėm nė ēėshtje krejtėsisht administrative, me qėllim qė tė parandalohet ndėrhyrja nė pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor. Ėshtė mjaft e diskutueshme nėse duhet tė ekzistojė njė inspektoriat kontrolli pėr gjyqėsorin brenda vetė Ministrisė se Drejtėsisė…Nga ky kontekst, duhet vėzhguar, nėse nė kėtė mėnyrė zbatohet parimi i pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor.” Tė njėjtin shqetėsim, autoritete e BE-sė e kanė ngritur nė tė gjitha raportet e viteve tė fundit pėr Shqipėrinė, fakt i cili dėshmon pėr seriozitetin qė BE-ja i jep kėsaj ēėshtjeje, duke theksuar se ngritja e njė sistemi gjyqėsor dhe tė pavarur nga pushtetet e tjera dhe politika, ėshtė kryefjala e reformave qė duhet tė pėrshkojnė gjyqėsorin, kryefjalė e cila u nėnvizua edhe nga presidenti Barozo.


*Pedagog i sė drejtės kushtetuese, Universiteti i Tiranės
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:47.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual