Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:11   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Tecet Dhe Petroliferat Nė Vlorė, Fosil Apo Muze

TECET DHE PETROLIFERAT NĖ VLORĖ, FOSIL APO MUZE

prof. asc. Sazan GURI

Dhe mė nė fund qeveria e poqi idenė se sė shpejti do tė ngrejė TEC-et dhe petroliferat nė Vlorė, sikundėr dhe komuniteti i kėtij qyteti, sot e ka mė tepėr se kurrė tė qartė se vetėm aty, ato nuk mund tė ngrihen, jo pėr kėrshėri me vendimmarrėsit, as pėr kokėfortėsi labi, por sepse qėndresa e tyre mbart argument, argumenti i tyre mbart logjikė dhe kjo e fundit mbart alternativė. Kėsisoj, ata paraqiten sa tė pashėm dhe tė qartė, sa tė zgjuar dhe tė matur, sa xhentilė dhe largpamės. Pėrkundrazi, me keqardhje detyrohemi tė shprehemi pėr vendimmarrėsit, qė pėr tetė vjet i dėshiruam tė na vinin sė bashku me ndryshimin, (madje jo pak kemi luftuar qė kėtė ndryshim tė mund ta preknim), se po tregohen mė tepėr kokėfortė se sa vizionar, mė shumė kryeneē se sa vullnetmirė, mė tepėr tė pabindur se sa me dėshirė pėr tė bindur.
Mė se njėherė kemi shtruar argumente, madje ato janė sistemuar nė fiks 40 tė tilla, qė si pėr ēudi i qėndrojnė Vlorės si mburojė dhe deri mė sot nuk po shohim argumente apo shigjeta tė kolegėve koordinatorė shtetėrorė, qė ta godasin kėtė mburojė, pa lė tė diskutosh se askush nuk ka arritur ta shpojė apo ta ēajė kėtė mburojė. Ne do tė na vinte mirė qė kėto mburoja tė goditeshin, qė tė merrnim masa pėr tė trashur spesorin apo madhėsinė e tyre. Megjithėse, shpeshherė ato sulmoheshin dhe po aq shpesh na duhesh si thermopilas tė luftonim nėn hijet e tyre. Shpeshherė ato kėrcėnoheshin, nėse (if) njė ditė veprat me naftė do tė ndėrtoheshin, nėse njė ditė mburojat tuaja do tė shpoheshin dhe ne aq shpesh na duhesh t’i pėrgjigjeshim “if” do tė ndėrtoni njė TEC, do tė shkelni njė ligj. Cilin ? Atė tė mbrojtjes sė mjedisit. Nėse do tė ndėrtoni njė petroliferė, do tė shkelni njė legjislacion. Cilin ? Atė tė mbrojtjes sė shėndetit njerėzor. Nėse do tė ndėrtohen dy a tri TEC-e, do tė grisni njė kontratė. Cilėn ? Atė tė blertė me natyrėn. Nėse do tė ndėrtohen disa petrolifera (rafineri, petrokimi), do tė shkelni njė kodik tė tėrė. Cilin? Atė tė sė drejtės mbi njė Komunitet. Dhe nėse do tė ndėrtohen dhe ca si terminale, do tė shkelet njė moral i tėrė. Cilin? Atė tė kanunit shpirtėror. Por ēuditėrisht, mjedisi, shėndeti njerėzor, kontrata e gjelbėr e komuniteti mbrohen nga 40 argumentet, si me qenė 40 shenjtor.
Mė se njėherė kemi thėnė nėse arrin tė kundėrshtohet njė nga 40 argumentet, le tė ndėrtohen 40 TEC-e e po aq petrolifera, madje nė qendėr tė Vlorės. Por mė parė tė shpjegohet se 1. Kujt i duhen kaq TEC-e? 2. Se kujt do t’i shėrbejnė kaq Petrolifera? 3. Pse pikėrisht nė Vlorė, dhe as njė centimetėr mė tutje? 4. Pse pranė detit. 5. Pse nė rėrė. 6. Pse pa testuar? 7. Pse dy a mė shumė zona territoriale bregdetare pėr shėrbime nafte e nėnprodukte tė saj. 8. Pse tri porte nė Vlorė, nė 5 km profil bregdetar. 9. Pse disa a shumė porte nafte nė bregdetin shqiptar? 10. Pse nė njė zonė erozive bregdetare si Vlora? 11. Pse nė njė zonė sizmike si Vlora? 12. Pse nė njė zonė si Vlora me biodiversitetin mė tė pasur nė vend? 13. Pse nė njė gji tė mbyllur si akuarium, si Vlora? 14. Pse nė njė zonė me ajėr tė kufizuar si Vlora? 15. Pse nė njė zonė kur era fryn kahershėm drejt qytetit Vlorė? 16. Pse kaq shumė vepra nė njė vend tė vetėm si nė Vlorė? 17. Pse pa studim strategjik mjedisor? 18. Pse pa llogaritur mė parė kostot mjedisore dhe pėrfitimet sociale? 19. Pse nga grupi studimor i jepet vendimmarrėsve vetėm njė alternativė si Vlora? 20. Pse nuk mendohet shėrbimi i karburanteve e tėra nė Porto Romano? 21. Pse nė njė inventar tė pasur si Vlora e jo nė njė inventar tė varfėr si Porto Romano? 22. Pse nuk ka njė plan tė menaxhimit lokal mjedisor pėr Vlorėn? 23. Pse nuk ka mė parė njė vlerėsim tė rreziqeve pėr zonėn e Vlorės? 24. Cili ėshtė masterplani i zhvillimit tė qytetit tė Vlorės, po i bregdetit tė saj, po i ishullit tė saj, po i gadishullit tė saj, po i lagunės sė saj? 25. Cili ėshtė plani i ēkontaminimit nga soda e zhiva nė ish-zonėn e fabrikės sė saj? 26. Pse me cinizėm shkencor se terri i dritave do tė zhduket po tė kemi njė TEC dhe pikėrisht nė Vlorė? 27. Pse me abuzimin shkencor se TEC-et do tė japin energji mė tė lirė se HEC-et? 28. Pse me mashtrimin se aty do tė ngrihet vetėm njė TEC, pastaj dy, tre….., ? 29. Pse me intrigėn se aty do tė kemi ca depozita me nėn produkte nafte, pastaj ca rafineri, pastaj aktivitet tė plotė nafte. 30. Pse me premtimin se TEC-i do tė shtyhet mė nė veri e pastaj si ndėrtesa nė rėrė? 31. Pse pothuajse me pėrfundimin se parku industrial energjetik do tė zėvendėsohet me park industrial dhe pastaj si “parale vuole”? 32. Pse nuk thuhet qė kablli elektrik nėndetar do tė pėrcjellė energji drejt Italisė dhe jo siē u lajmėrua nga Cooperacione Italiane, se gjoja Italia do t’i sjellė energji Shqipėrisė, nė njė kohė kur ajo vetė importon. 33. Pse nuk parashikohet teknologjia sekondare e desulfurimit dhe e DeNOx ku nė botė, nė TEC-et mbi 13 MW janė tė detyruar tė pėrdoren? 34. Pse jepet temperatura e shkarkimit tė ujėrave tė nxehtė herė 0,870, herė 1,70 herė 2,70 dhe kjo nė buzė tė zonės detare tė zgjedhur pėr shkarkim dhe nuk thuhet se sa do tė jetė kjo temperaturė nė qendėr? 35. Pse nuk thuhet qė pėr marrjen e energjisė nga njė TEC do tė kemi 20,0 milionė USD humbje nė vit? 36. Pse nė njė zonė si Vlora, qė nga 50 kritere me 5 pikė merr 128 pikė, duke zėnė vendin e fundit ndėr tri sheshet e tjera, si Porto Romano, Pishė Poro etj.? 37. Pse nė njė zonė me lagėshti absolute tė lartė (13,5 milbar), ku avujt e lirė e tė shumtė tė ujit janė tė gatshėm pėr reaksion kimik me fraksionet hidrokarbure? 38. Pse nė njė zonė subsidente si Vlora, ēka ndodhet nėn darėn e dy mal-formimeve, si atė tė Sazanit dhe tė Vlorė-Panajasė? 39. Pse nuk flitet pėr rreth 5 000 tonė acid sulfurik qė do tė hidhet pėr njė TEC nė ajėr, e mandej si shi acid do tė zbresė nė tokė? 40. Pse nuk llogariten mbetjet toksike, qė nuk do tė jenė 7 elementė +7 + 7 +........., por 7 x 7 x 7 x......., pra shtatė nė fuqi “n”?
E dimė qė ėshtė e vėshtirė. E dimė qė Banka Botėrore ia ka vėnė kėmbėt nė njė kėpucė kėtij populli, ku do tė duhen breza qė tė ēlirohemi nga kjo. E dimė qė FMN-ja e ka nė mengenen e saj kėtė vend, ēka kėrkon burra qė ta mbrojnė atė, e dimė qė fqinjėt na e duan bregdetin copė e ēikė, ēka kėrkon mendje qė ta zhvillosh vetė atė. E dimė qė njė gjobė do na rėndojė nė kurriz, ēka kėrkon punė qė ta shlyesh atė, por ama dimė qė do tė vijė njė ditė ku na duhet tė shpėtojmė nga kėto zgjedha, ēka kėrkon guxim intelektual. E dimė qė e keqja na erdhi e mbarsur dhe nė njė ditė dhe ajo do tė ikė ēalė-ēalė, por dimė dhe kėtė qė fjala “po” e koordinatorėve dhe kėshilltarėve, sjell rreziqe dhe fjala “jo” e aleancės nuk tė ēon tek e keqja
Si mund tė besohet qė energjia e prodhuar prej TEC-eve me naftė do tė zgjasė, kur ai do tė rezultojė jo mė pak se 16 cent/kv orė, kur edhe energjia e erės po arrin 4 cent/kv orė. Si mund tė besohet qė petrolifera na duhet pėr shėrbime me nėn produkte nafte, kur 60 km (rrugė detare) larg saj nė Durrės po ngrihet njė shėrbim i tillė. Si mund tė prodhohet energjia me naftė, nė njė kohė kur ekonomistėt e botės porosisin pėr zgjidhje tė tjera jo kur nafta tė shterojė, por tė ketė alternativa kur ajo tė ketė filluar dekadencėn e saj. Si mund tė besohet qė energjia e prodhuar prej TEC-eve me naftė do tė jetė e qėndrueshme, kur kompani gjermane arrijnė dhe kėrkojnė tė ngrenė me investimet e tyre nė Shqipėri HEC-e tė vegjėl e tė mesėm pėr tė prodhuar energji me lartėsi tė padėgjuar pėr ne deri nė 50 cm., ose tė kenė ferma ere pėr tė prodhuar energji me shpejtėsi 2,5 m/sek dhe jo 7 m/sek sa shkruhet nė strategjinė kombėtare tė energjisė.
Nė kėto kushte na bie tė besojmė se TEC-et dhe petroliferat, edhe nėse do tė bėhen, do tė ngelen muze, por ndryshe nga muzeu qė vizitohet, ato nė kėtė rast do tė braktisen. Nė kėto kushte, na bie tė besojmė se TEC-et dhe petroliferat, edhe nėse ndėrtohen, do tė ngelen fosil, por ndryshe nga fosili qė dokumenton njė vlerė gjeologjike, biologjike e plot ēfarė, ato nė kėtė rast do tė jenė pa vlerė. Ato do tė ngelen si muze pa objekte, edhe sepse nuk do tė kenė miratimin e komunitetit tė Vlorės. Ato do tė ngelen si fosili pa guaskė, edhe sepse nuk do tė kenė bekimin e mėmės natyrė.
Prandaj, nuk ėshtė kurrė vonė tė ndreqet njė gabim, aq mė tepėr kur ėshtė nė njė vend tė gabuar si Vlora apo tė pranohet njė dėshtim aq mė tepėr kur kryhet nė njė kohė tė gabuar si sot (TEC-et me naftė janė jashtė qarkullimit), apo tė merret njė plan i ri veprimi, aq mė tepėr kur kemi tė bėjmė me projekte tė cunguara dhe pėrfundimisht tė vendosen ura tė reja bashkėpunimi, aq mė tepėr kur prej kohėsh nė Shqipėri kanė qenė tė munguara.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:07.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual