Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:10   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Shtyhet Vija e Teodosit

Nėnshkrimi midis Brukselit dhe qeverisė shqiptare i siglimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit (SMSA), tė shtunėn nė Tiranė, me pjesėmarrjen e vetė z. Barrozo, u nėnkuptua si njė shenjė tjetėr e kompromisit apo tolerancės nė drejtim tė standardeve qė BE-ja, pas Maqedonisė, po lejonte pėr tė gjithė Ballkanin Perėndimor. Kjo ngjarje unikale nė historinė tonė dhe e shumėpritur “nga gjithė kombi ynė”, siē u shpreh me tė drejtė kryeministri shqiptar, u krye vetėm dy ditė para fillimit tė bisedimeve shqiptaro-serbe nėn arbitrazhin ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e Kosovės. E parė nė kėtė kėndvėshtrim, ky “pėrqafim” i dytė i madh shqiptar me Evropėn Perėndimore (e para kishte ndodhur nė Luftėn e NATO-s me Serbinė mė 1999-ėn, ku evropianėt kishin qenė, pėr hir tė sė vėrtetės, mė tepėr njė vagon i SHBA-sė) ngjan me njė qershi tė cilės i mungon torta e Vjenės pėr Kosovėn.
Ėshtė njė fakt historik tė cilit do tė na duhet t’i referohemi nė disa momente tė kėtij shkrimi, qė ditėn e shtunė, zyrtarisht, “Roma e parė” do tė shtynte “vijėn e Teodosit” nė Shqipėri, nė jug tė lumit Mat. Nė raport me “Romėn e dytė dhe tė tretė” (Kostandinopolin dhe Moskėn) ajo e kishte kryer njė veprim tė ngjashėm me fqinjin tonė veri-lindor, Maqedoninė nė v. 2001, kryesisht pėr shkaqe politike. SMSA-ja me Tiranėn zyrtare erdhi paralel me njė shpallje tė administratės amerikane (shih deklaratėn zyrtare tė N. Burns) se vendet anėtare tė Kartės sė “Adriatik 3” ku bėjnė pjesė Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia, shumė shpejt, ndoshta qysh nė takimin e Rigės nė kėtė vit, mund t’u ēelet rruga pėr njė anėtarėsim tė rrufeshėm nė NATO. Edhe pse SHBA-ja dhe Evropa janė tė lidhura pėr ēėshtje strategjike, kanė qenė nė fakt Anglia dhe SHBA-ja ato qė kanė qenė lokomotiva e mbrojtjes sė interesave tė shqiptarėve, ēka e kishte kuptuar mirė largpamėsi Rugova kur ripėrsėriste klishenė evropiane tė Kosovės dhe “me njė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-nė”, gjė qė duhet ta rikuptojė mė mirėqeverisja e sotme shqiptare, e cila lipset tė jetė e kujdesshme, sidomos pas nuancave tė dallueshme tė pakėnaqėsisė ndaj saj, (tė shprehura nė emisionin “SHQIP”), si dhe mungesės nė momentin e aktit tė nėnshkrimit tė SMSA-sė prej ambasadores sė SHBA-sė.
Dihet se ėndrra pėr BE-nė ėshtė njė ėndėrr e vjetėr e vetė evropianėve, e cila kishte filluar nga shpatat e legjionarėve romakė (mė tepėr se 200 vjet para Krishtit), tė cilėt ndėrtuan me gjak Perandorinė pagane Romake ku bėnte pjesė edhe Ilirikumi. Mė vonė gjatė Perandorisė sė shenjtė Romake apo postkostandiniane, lumi Mat dhe grykat e Drinit i ndanė shqiptarėt midis dy shemrave religjioze kristiane e perandorake tė Romės e Bizantit. Nga fundi i shekullit tė 14, ashtu si pothuaj gjithė Ballkani, edhe shqiptarėt do tė binin pre e njė sundimi, kulture dhe qytetėrimi orientalist, qė kishte vlerat e veta tė padiskutueshme, madje elitare pėr kohėn, vlera ndaj tė cilave shqiptarėt do tė ishin nė masėn mė tė madhe, nė thelb, tė tėhuajzuar.
Sidoqoftė, duke fluturuar nė disa momente kyēe dhe jo shumė tė ndriēuara historike pėr krijimin dhe sundimin e Rajhut Evropian, do tė luftonin nė mėnyra tė ndryshme tė hapura dhe tė fshehta shumė institucione shtetėrore e shpirtėrore legale apo edhe okulte evropiano-perėndimore, emėruesi i pėrbashkėt i tė cilėve ka qenė fuqia e madhe organizative dhe financiare si dhe sasia dhe lloji i informacionit qė zotėronin. Sidoqoftė, tė gjithė duhet ta dimė se problemet shpirtėrore tė drejtuara nga Kisha Romane e Shėn Pjetrit kanė luajtur rolin vendimtar, mbi rolin e shtetarėve, nė historinė evropiane. Nė themel tė krijimit/pėrēarjes tė njė lloj BE-je apo Rajhu nėn dinastinė e merovingėve, me simbol peshkun, nga njėra anė (pretenduesit e pasardhėsve tė Krishtit nė Francė qė filluan tė ngjiten lart me mbret Klovisin nga fundi i shek. 6-tė) kanė qenė organizata tė ndryshme okulte si Kalorėsit Templarė tė Languedocit, -qe mendohet se e kanė eksploruar Amerikėn nė New England qysh mė 1308-ėn apo 185 vjet para Kolombit,- apo grupet klerikaliste tė lidhura me ta, por qė vepronin jo vetėm si heretikė, por edhe hapur kundėr hierarkisė sė Vatikanit si “Katarrėt”, e qė sė bashku me organizime tė tjera tė fuqishme okulte si Rosikrucianėt, “Paraardhėsit e Sionit” (idhtarėt e G.Builionit dhe Shėn-Benardit nė Francė), Kalorėsit e Maltės etj., iu kundėrvunė Kishės Romane, e cila, nga ana e saj, iu kundėrpėrgjigj, duke i dhėnė tonin Evropės katolike sė bashku me monarkėt e krishterė tė mbėshtetur prej saj, sidomos derėn e karolingėve. Njė liqen i paparė gjaku u krijua nga kryqėzata Albigensiane, kundėr “Katarrėve” nė jug tė Francės, e cila do tė pėrfundonte pas 100 vjetėve nė njė betejė tė transferuar nė Skoci mė 1308-ėn kundėr “Templarėve”, ēka vulosi fatin pėr pretenduesit e linjės sė gjakut tė Krishtit (merovingėt semitė) qė nėn shembullin e Kalifatit Arab kanė mėtuar t’i fitonin tė dy fronet: dhe atė tė Shėn Pjetrit edhe Rajhun Evropian. Nė parantezė, ėshtė ditur nga pak njerėz se luftėtarėt elitė tė kryqėzatės sė parė tė udhėhequr nga G. Builioni kishin mėsuar shumė gjera nga njė grup okult islamik me qendėr nė Kajro, i quajtur “Asasinėt” apo ismailatėt, i drejtuar nga mjeshtėri Hasan. Pas kėsaj kristianizmi do tė ngjante si dy pika uji me luftėn midis sunitėve dhe shiitėve apo thėnė ndryshe, me luftėn midis ithtarėve dhe kundėrshtarėve tė trashėgimisė, sipas gjakut tė Krishtit dhe Muhametit, nė Vatikan dhe Mekė. Mė tej dihet fakti se tensionet rishpėrthyen dhe uniteti i Kishės perėndimore u plasarit pas reformacionit dhe luterianizmit dhe sidomos luftės 30-vjeēare midis Vatikanit dhe protestantėve nė shekullin e 17-tė (1618-1648), ēka e dėrrmoi unitetin edhe ashtu tė brishtė evropian tė atėhershėm. Sidoqoftė, Paqja e Westfalisė krijoi tolerancėn dhe rregullat e nevojshme pėr rendin e ri evropian tė asaj kohe, ēka bėri qė betejat e fushės shpirtėrore tė shtriheshin kryesisht, edhe pse llogaritė e vjetra vazhdojnė tė jenė ende tė hapura, nė beteja pėr sundim material. Nė kėtė kohė Evropa kristiane u zhyt jo vetėm nė njė banja gjaku, por edhe nė njė errėsirė intolerante e inkuizicioniste, bazuar kryesisht te sekti ortodoks jezuit i I. Lojolės. Ėndrrėn e formėsimit tė Perandorisė sė Shenjtė Romake (pak a shumė ėndrra e filozofit Kant) si dhe konsensusin relativ tė arritur nga shumica e sekteve dhe princave evropianė pėr drejtimin e Rajhut nga dera e Habsburgėve e prishi Revolucioni Francez dhe sidomos Bonaparti, i dalė nga vegjėlia (kjo ėshtė arsyeja, ndoshta, qė dhe djali i tij “shqiponjėza” u izolua prej gjyshit habsburgas) dhe radhėt e ushtarakėve, i cili ndryshoi rregullat e lojės sė Evropės sė deriatėhershme dhe pothuaj e realizoi ėndrrėn evropiane. Mposhtja e regjimit panevropian bonapartist u mbyll me “Koncertin” e Vjenės, ku mund tė thuhet se me pėrjashtim tė dinastisė Romanov pothuajse tė gjithė ishin dakord pėr tė rifilluar procesin e BE-sė. Vetė paqja gati 100-vjeēare (1815-1915) qė ajo prodhoi, e dėshmon kėtė gjė. Edhe Hitleri, i cili ishte gjysmė semit (pretendohet se babai i tij, Aloisi, ėshtė djalė ilegjitim i Anas dhe i Rotshildit tė Vjenės) kėrkoi tė krijonte Perandorinė e Shenjtė Romake apo Rajhun e Tretė, me anė tė luftės, por ai nuk u lejua dhe dihet se dėshtoi. Pas kėsaj, kur sapo kishte rėnė “perdja e hekurt” pranė portave tė Brandenburgut, disa vende evropiano-perėndimore si Gjermania, Franca dhe Beneluxi filluan tė kooperojnė si fillim me politika ekonomike (pėr qymyrin dhe ēelikun) deri sa erdhėm nė pėrfundim tė Luftės sė Ftohtė e nė ditėt tona kur dihet se nė BE janė tashmė tė anėtarėsuar 25 vende.
Gjatė gjithė kėtyre kohėve, vendi ynė kishte qenė i zhytur nė njė terr nė cepin mė perėndimor tė Perandorisė Turke mbi Mesdhe. Madje territoret shqiptare do tė ishin “molla e sherrit” tė Luftės sė Dytė Ballkanike dhe ndoshta dhe i Luftės sė Parė Botėrore. Gjithsesi, ajo qė mund tė thuhet me plot gojėn ėshtė fakti se deti Adriatik, nėn bregdetin e Zadrimės, asnjėherė mbas kohės sė perandorit Teodos (v. 384 pas. K) nuk ishte kthyer nė njė liqen “de jure” i Perėndimit. Shqiptarėt nė dyzimin e tyre midis origjinės mė tė hershme tė bashkėvlerave kulturore me popujt e perėndimit dhe vlerave tė reja gati 500-vjeēare orientaliste, do tė zgjidhnin nėpėrmjet lėvizjes sė vet kulturore e politike nacionaliste-Rilindjes Kombėtare,- Perėndimin. Kėtė dėshmi e kemi nė veprėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė filozofinė politike tė S. Frashėrit, nė vjershat e Naimit, Ēajupit, De Radės, Fishtės dhe sidomos te Kongresi i Manastirit kur dy burrat e ndritur tė komuniteteve mė tė spikatura pėr ēėshtjen kombėtare si Gj. Fishta dhe M. Frashėri (krahasojini pak kėta tė dy me nderin qė ju bėjnė sllavėt Cirrilit e Metodit) krijuan alfabetin me germat latine. Janė tė gjithė kėta qė nė mėnyrė tė padukshme e tė heshtur kanė qenė ditėn e shtunė nė sallėn e Kryeministrisė midis pjesėtarėve tė tjerė. Pse jo, nė kėtė sallė shkėlqenin me mungesėn e tyre edhe socialistėt, tė cilėt dėshmuan se nuk dinė tė bėjnė realpolitikė.
Me nėnshkrimin e plotė tė MSA-sė shqiptarėt do tė kenė mundėsi qė tė lėvizin lirshėm faktorėt e tyre tė kapitalit, sidomos punėn, nė drejtim tė 25 vendeve tė BE-sė dhe frytin e saj ta rikthejnė, si rėndom kėto 15 vjet, nė Shqipėri nė formėn e remitancave jo vetėm pėr shpenzime, por kryesisht pėr investime, duke ulur papunėsinė dhe ngritur prosperitetin ekonomik. Gjėja mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt e pajisur me njė mozaik religjiozo- kulturor, pas kėsaj, do tė jetė shkrirja dhe harmonia hap pas hapi me vlerat e civilizimit perėndimor e civilizimit qė, duam apo s’duam ne, ėshtė njė civilizim nė thelb kristian. Nga ana tjetėr, pėr skeptikėt e kėsaj qė thamė, po tė analizojmė fenomenin e Turqisė dhe disa vendeve si Rumania, Bullgaria apo edhe Serbia, kėto vende, sė bashku me ne shqiptarėt, janė disa pėrjashtime qė e pėrforcojnė rregullin e thelbit kristian tė BE-sė
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:44.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual