Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:08   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Rrėfenjat kthehen pėrsėri

Se qė ta marrėsh vesh ti, o mik, shtrigat janė gra e sidomos plaka. Hanė gjind, po ua ka mė fort ėnda tė mbysin e t’u pinė gjakun fėmijėve e tė rinjve, qofshin edhe nuse tė reja, po edhe njerėz qė i kanė zėt. Shtrigat shkojnė e bien nė mbrėmje pėr me fjetė si tė gjithė robt e tjerė tė shtėpisė dhe kur ēatis mesnata iu del shpirti prej trupit dhe fluturon e shkon e hyn nė shtėpinė e atij qė do me mbytė.”
Nė kohėt moderne, kur teknikat e tė shkruarit dhe teknologjia e botimeve po njohin vazhdimisht progres, ndodh qė njeriu i kthehet vetvetes duke reflektuar. Ai kėrkon tė gjejė atė qė nuk e ka, ose qė tė paktėn i mungon prej kohėsh. Ėshtė pikėrisht ajo e thjeshta, e bukura, e pa pėrsėritshmja. Kėshtu ndodh edhe me prozatorin Virgjil Muēi, i cili sė fundmi na vė pėrballė me veprėn e tij mė tė re, rrėfenjėn “Shtrigat”, botimi i shtėpisė botuese “Korbi”.
Pas botimit tė kolanės “Pėrralla shqiptare”, Muēi paraqitet para lexuesve me njė rrėfenjė, e cila pėr nga vlera duhet tė thėnė se ėshtė njė kontribut jo i vogėl nė prozėn shqiptare. Kjo pėr dy arsye; e para sepse me kėtė botim, autori rikthen gjininė e bukur tė rrėfenjės, e cila nė kėto kohė moderne (me ndonjė pėrjashtim tė vogėl) qėndronte e strukur dhe tulatur larg syve tė autorėve dhe lexuesve, dhe e dyta, pasi nė kėtė botim gjejmė elemente tė pasurimit tė saj. Kjo kryesisht nė stil dhe nė ndėrtimin e veprės. Nė vetvete, rrėfenja ėshtė njė tregim i shkurtėr, real apo i trilluar, i cili zakonisht bazohet nga njė gjuhė e thjeshtė. E veēanta e Virgjil Muēit ėshtė se duke u bazuar mbi gjuhė e vjetėr klasike tė rrėfimit, ai fut nė tė edhe elementin e pėrshkrimit tė botės sė brendshme apo fenomeneve. Pėr herė tė parė shohim njė spegim interesant pėr objektin (nė rastin e tonė Shtrigat), i cili nėpėrmjet njė fjalori tė pasur, vjen para lexuesit me njė thjeshtėsi dhe bukuri tė admirueshme. Ndėrkaq, gjuha e thjeshtė, e cila ėshtė e ndėrtuar me mjaft mjeshtėri, na lejon tė zbulojmė dhe tė shohim qartė deri nė pikėn mė tė fundit. Natyrisht, kėtu njė rol tė madh ka edhe ndikimi i “Pėrrallave shqiptare”, tė cilat kanė qenė pjesė e punės sė Virgjil Muēit prej njė kohe tė gjatė. Modeli i zgjedhur prej tij, ėshtė mė i pėrshtatshmi.
Gjatė leximit, na duket herė sikur lexojmė njė pėrrallė tė vjetėr, e herė sikur lexojmė njė rrėfim modern. Fabula e rrėfenjės ėshtė e thjeshtė: njė djalė i vogėl, tė cilin autori e quan thjesht Djali pa emėr, niset njė ditė pėr tė gjetur se ēfarė ishte frika dhe se ku fshihej ajo. Nė rrugėtimin e tij, i cili duket se nuk do tė ndalet asnjėherė, ai takon shumė njerėz, pėrjeton shumė ngjarje dhe peripeci, por asgjėkundi, me gjithė dyzimet e shumta qė i karakterizon njerėzit pėrreth, nuk sheh dhe nuk e takon frikėn. Pėr tė, jo herė shfaqet nė trajtat e njė fenomeni, herė nė trajtat e njė emocioni tė paprovuar dhe herė nė trajtat e njė njeriu. Kėtė e shohim veēanėrisht kur Djali pa emėr vendos tė sfidojė ēdokėnd dhe gjithēka dhe niset pėr tė ruajtur shtėpinė e zengjinit tė vdekur, ku siē shprehet Muēi: “njerėzit qė hynin tė gjallė, dilnin tė nesėrmen tė vdekur”. Kjo pjesė, e cila shėnon edhe kulminacionin e veprės, vjen nėpėrmjet njė shkalle tė lartė emocionale. Djali pa emėr, kthehet nė njė sfidant si pėr jetėn ashtu edhe pėr vdekjen. Ēdo gjė tek ai buron dhe rrjedh natyrshėm dhe ēdo fjalė dhe veprim i tij, ėshtė rezultat i logjikės. Djali pa emėr, nuk ėshtė aspak trimi i ēartur, qė ēon tė drejtėn nė vend, por djali i urtė dhe i menēur, i lindur pėr tė jetuar dhe gėzuar. Nė fund, si rėndom ndodh nė rrėfenja, sakrifica e tij e ka njė ēmim. Dinjiteti dhe guximi, shpėrblehen gjithnjė me pasuri dhe lumturi.
Duket sikur rrėfenjat shkruhen vetėm pėr tė vegjlit. Fatkeqėsisht duhet thėnė se ky ėshtė njė mendim i mbrapshtė. Kėtė na e pohon me veprėn e tij edhe Virgjil Muēi, i cili veprėn e tij duket se e ka shkruar kryesisht pėr tė rriturit, pikėrisht pėr ata tė cilėt shpesh, tė mbytur nga frika dhe mosguximi zhyten nė njė jetė sa tė frikshme aq edhe tė ndyrė. Duket se nė kėtė kohė tė trazuar, “Shtrigat” ėshtė njė apel dhe busull njėkohėsisht.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 23:06.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual