Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:07   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Shqipėria e kaloi Serbinė

Ardhja e presidentit tė Komisionit Europian pėrfaqėson njė ngjarje e madhe nė jetėn e njė vendi tė vogėl jashtė kėsaj strukture europiane,vecanėrisht nė koniunkturėn aktuale tė rajonit. Sigurisht pėr shumicėn qė ėshtė nė pushtet, tė kryesuar nga njė politikan si zoti Berisha qėėshtė shumė i dėshiruar pėr rinjohje ndėrkombėtare ėshtė njė ngjarje gjithashtu shumė e madhe. Janė disa elementė qė mund tė evidentohen
pėr tė mbėshtetur kėto dy pėrfundime.Nė pikėpamje tė rangut, Barroso ėshtė ekuivalent me njė kryeministėr tė njė vendi tė rėndėsishėm europian dhe pėr arėsye tė mirėkuptueshme, nuk ėshtė se Shqipėrinė e vizitojnė shpesh politikanė tė kėtij rangu. Pėr mė shumė preteksti I ardhjes sė tij shėnon njė farė ngjitje nė klasifikimin rajonal tė shqiptarėve. Pėrkundėr frikės sė mė racionalėve se edhe nė kuadėr tė bindjes sė Serbisė pėr tė pranuar statusin e pavarėsisė pėr Kosovėn, Shqipėria mund tė rrinte nė njė grup me tė dhe me Bosnjėn nė kuadėr tė procesit tė integrimit
europian, nuk ndodhi kėshtu.Shqipėria doli nga grupi I fundit. Shto kėtu dhe citatin e Kadaresė nė gojėn e Barrosos, se "ndėr popujt e Ballkanit, shqiptarėt janė mė tė interesuarit pėr tu lidhur me Europėn", atėherė vlerėsimi pėr Shqipėrinė fiton mė shumė peshė, sesa thjesht nderimi pėr shkrimtarin e madh. Nė fakt, Kadareja e ka thėnė nė njė kontekst mė tė gjerė sesa ai I vendeve qė kanė mbetur jashtė BE-sė, pėrfshi Greqinė, por Barroso duket se nuk e vrau mendjen pėr kėtė hollėsi tė vogėl. Po shihet se me tė njėjtėn llogjikė, si tė amerikanėve, Shqipėria dhe shqiptarėt rezultojnė interesantė pėr Europėn pėr shkak tė popullsisė sė moderuar muslimane dhe bashkėjetesės fetare, qė nė kohėra pėrplasjesh si ato tė karikaturave shndėrrohen nė njė aset tė madh. Sigurisht rruga drejt BE-sė, ėshtė akoma e gjatė, por nė zhvillimin e proceseve, kanė rėndėsi dhe koordinatat kohore: Shqipėria kaloi Serbinė dhe Bosnjėn nė kėtė moment, qė dikur kanė qenė shumė mė afėr BE-Ndoshta nesėr ato mund tė vihen nė tė njėjtėn korsi apo ta kalojnė vendin tonė, vecanėrisht nė kuadėr tė zgjjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe teorisė sė "shkopit
dhe karrotės", qė mund tė aplikohet. Diku nė njė nga vizitat nė rajon,njė zyrtar I lartė I BE-sė foli pėr pėrfshirjen e Kosovės nė tė, qė nė vitin e ardhshėm nėse pėrmbushen standartet, gjė qė mund tė shoqėrohet me integrim tė njėkohshėm tė Serbisė, cka do tė thotė se gara rajonale nuk ėshtė mbyllur akoma. Akoma, Shqipėria rezulton interesante pėr BE-nė, dhe pėr shkak tė rolit tė saj nė rajon, vecanėrisht nė Kosovė.Sa e vėrtetė ėshtė qė Shqipėria nuk mund tė luajė ndonjė rol pozitiv nėse do tė ishte proaktive pėr shkak tė mungesės sė autoritetit tė klasės sė vet politike nė rajon, ėshtė e sigurt se nė njė version destruktiv tė saj do tė prishte shumė, shumė punė. Ėshtė pikėrisht kjo cka vlerėsohet prej Shqipėrisė: qė nuk luan rol negativ.

C'rezulton prej Marrėveshjes?

Nxitja e tregėtisė sė lirė nė rajon dhe vendosja e njė kuadri akoma mė preferencial tė marrėdhėnieve tregėtare me BE, pėrfaqėson momentin mė tė rėndėsishėm tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me tė. Sigurisht, Marrėveshja tani do tė kalojė nė parlamentet e vendeve anėtare, por kjo ėshtė cėshtje kohe dhe formalitet. Shumė e rėndėsishme ėshtė mbėshtetja pėr ndėrrmarrjet e vogla dhe hapja e premtuar e njė shkolle administrimi publik pėr tė cilėn ėshtė punuar prej shumė kohėsh. Dhe
zgjerimi I lirisė sė lėvizjes ėshtė njė moment I rėndėsishėm pėr shqiptarėt qė mund tė lėvizin pa viza vetėm nė 17 vende. Ajo cka ėshtė mė e rėndėsishme nė planin politik ėshtė rritja e vėzhgimit dhe kontrollit tė BE-sė nė Shqipėri. Kėtu pjesa e fjalimit tė Barrosos ishte plot me kėshilla: shtet ligjor-garanci pėr tė drejtėn e pronės, gjyqtarė tė ndershėm, luftė ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, liri e medias,bashkėpunim me opozitėn, respektim tė pushtetit vendor, kėshilla qė pėr veshėt e doktor Berishės ngjajnė si muzikė e vjetėr, por ndaj tė cilės ai ėshtė duke
treguar ndjeshmėri mė tė lartė se atėherė kur ishte president dhe njėfarė sensi vetėkorrigjues. Nė fund tė fundit, ardhja e Barrosos ishte ngjarje e madhe pėr zotin
Berisha. I ngėrthyer nė beteja politike qė u sjellin ndėrmend kritikėve tė kaluarėn e tij si president, ku ai kontrollonte tė gjithė institucionet pa dallim, pėr tė, kjo vizitė ishte vlerėsim pėr qeverisjen e tij. Megjithėse efektet nė planin e brendshėm janė
relativisht tė kufizuara hėpėrhė, vizita dhe nėnshkrimi I marrėveshjes pėr tė cilėn socialistėt po rropateshin prej shumė vitesh- diku tek 7 vjetėt, I shkojnė atij qė korri frytet dhe jo atyre qė I mbollėn.Gjithsesi hiq momentin e shampanjės dhe tė kėnaqėsisė personale pėr shtimin e kontakteve dhe tė pranueshmėrisė sė tij ndėrkombėtare, pjesa mė e vėshtirė pėr zotin Berisha vjen tani. Kontroll I rreptė nė gjithė veprimtarinė e qeverisė, deklarime korrigjuese eventuale nė publik dhe nga ambasadori I BE-sė apo nga institucione tė tjera europiane dhe gjithė kjo do tė sjellė njė dinamikė tė re politike nė vend. Pėr tė gjithė kėto arėsye, por dhe pėr tė tjera, vizita e Barrosos dhe marrėveshja qė u nėnshkrua ishin vecanėrisht tė rėndėsishme.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga fcbesia : 27-07-08 nė 23:11.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:38.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual