Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:06   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Bohemi i fundit i poetėve shqiptarė

02-19-2006, 16:19
Bohemi i fundit i poetėve shqiptarė

Sadik Bejko

Lajmin ma dhanė nė tė rėnė tė mbrėmjes me telefon. Po, iku dhe Fredi. I vetmi dhe i fundmi i bohemės sė poetėve shqiptarė. Mbase unik si i tillė. Shqipėria nuk e ka qasur, nuk e ka pasur shumė pėr zemėr bohemėn. Ėshtė e ashpėr Shqipėria jonė. Kurse bohema ėshtė luks. Dhe luksi sikur nuk u ngjit as pėr fije maleve tona ballkanase. Por Fredi i tillė, i tjetėrsojtė ishte. Sfidant. Elegant nė hallakmanė e parend tė trupit dhe tė jetės sė tij. I vetmi qė mund tė shkruante poezi formaliste, tė artit pėr art nė njė vend, area, hinterland qė pėlqen vetėm poetėt e angazhuar. Janė tė njė soji tė fryrė e tė shpifur kėta ballkanas tė ngrehosur e tė ngrirė kallkan nė probleme, nė angazhime, si tė thirrur pėrjetėsisht nėn armė. Pėrherė kėshtu. Tė ngjeshur nėn pancir mesjetar detyrimesh. Vetėm mustaqet u dalin tej pėrmbi pancir. Njė seriozitet ky herė-herė aq grotesk dhe aq i ndryshkur nėn hekurat e veta qė bėjnė zhurmė, qė kėrcasin dhe kėrkėllijnė. Thuaj, fantazma shėtitėse nė kohėrat moderne.
Por Fredi ishte ndryshe. Fin dhe i tjetėrkohtė nė poezinė e tij sureale. Sureale me njė pėrmasė tė ftohtėsisė klasike. Sikur tė shkruante me fijėza dhe pejza bryme tė ftohtė mbi njė xham dimėror. Xhami pas tė cilit ai ishte strukur pėr tė parė malet ballkanike, me mėritė, marritė dhe ligėshtitė pėrsėri ballkanike. Por dhe ai nuk shpėtoi krejt prej tyre. Se diēka nga cikli i kreshnikėve, nga ajo kohė e pakohtė, kohė e bortė dhe stratosferike prej legjendash i zgjat tegelat dhe fijet argjendore te njė poezie imazhesh tė ftohta. Argjendore, tė ftohta, tė tejjetėshme. Kėshtu i solli vargjet e para tek “Rapsodi shqiptare”, libri i tij inagurues me vjersha dhe poema.
Dhe ka njė konkretėsi, nė kėto masa sekuencash poetike qė mund t’i kėpusėsh si kristalet prej peizazhit dimėror, prej njė dimri poetik e delikat, pėr t’i vėnė mandej nė kandarin e brishtė tė farmacisė. Me kėsi strukturash tė pėrkora e tė holla nė qendrueshmėrinė e tyre, me kėto filigrana poetike, ndėrtohet njė mbi njė poezia e shkurtėr e Frederikut tonė. E pėrkorė nė dukje, e avullt dhe e argjendtė njėherėsh, e ngrirė, e kristaltė, e prekshme sa gati ta marrėsh nė pėllėmbėn e dorės e ta peshosh si relike tė sė shkuarės. Se Fredi ishte i njė misteri tė sė heshturės, i misterit qė artizanin e bėn artist tė pavdekshėm. E bėn artin e artizanit tė ngrohtė, kur artifaksin e tij e vėmė nė gisht si njė unazė, e vėmė nė vesh si njė vath, e varim nė qafė si njė diamant nė kolanė. E nė kėtė marrėdhėnie tė mishit njerėzor me artin lindin vlerat. Ajo qė ne duam ta bėjmė veten tė bukur duke dhuruar. Ajo qė duam ta bėjmė dhe mė tė bukur atė sė cilės/tė cilit ia dhurojmė. Ajo qė duam tė jemi fisnikė bashkė me metalin fisnik (poezinė), kur nė tė e pėrthyejmė veten si qenie njerėzore. (Pa harruar njė ndryshim: artizani punon mbi materialin e tjetėrkujt, poeti vetėm me materien e fantazisė sė tij). Njė kujtim, njė mesazh, njė shprehje e dashurisė, e lumturisė a e trishtimit tonė. Dhe arti ka ndėrmjetėsuar tek ne, na ka pėrkthyer e shpjeguar mė mirė se sa ta kuptonim apo artikulonim ne veten tonė.
Iku dhe Fredi. Ai nuk zgjodhi poezinė qė sjell lėndė prej realitetit. Ja, ta zėmė, si A. Pipa qė sjell gjithė atė materje reale nė librin e tij tė burgut. Po kush tha se pati arritur gjer te poezia, duke mbartur kaq realitet nė vargjet e tij? Po Fredi ē’arriti me atė qė donte t’i fshinte pėrfare pamjet e reales? Tė kridhej nė formė, nė fantazi. Kjo ishte njė tjetėr zgjedhje. Kur shkruante ai i mbyllte krejt portat e reales, si pėr tė shkuar nė anėn tjetėr tė gjėrave, vetėm atje nė terrenet e tij. Dhe ishte aq i trishtuar, melankolik nė kėtė mjegullnajė tė fantastikes. Ama dinte ta shpjegonte qartė tė errtėn e sė paarsyeshmes, tė imagjinares. Ishte me tė dy kėmbėt i ngulur brenda kėsaj bote. Bota e tij. Mbase gjeniu, poeti i gjenialitetit, vjen pėrtej kėtyre tė dyjave. Pėrtej asaj poezie qė ia hap tė gjitha dyert reales e pėrtej asaj poezie qė reales ia mbyll dyert me gozhdė, pėr tė ecur nė fijet e intuitives, e irracionalitetit. Fredi i mbeti besnik kėsaj manierės sė dytė. Prozator, eseist, por nė arritjet e tij mė tė mira ėshtė njė poet formalist i pėrsosur. Libri i tij i fundit “Erdhi koha tė vdes pėrsėri” (1994), “Nė vetmi” (2004) mbase e vulos atė si tė tillė deri nė fund. Ashtu lindi si poet, ashtu vdiq.
Fredi ishte pėr vdekjen e reales, mė mirė do tė thoshim pėr transmigrimin e reales nė imagjinatė. Tėrė jetėn ka qenė kėshtu. Njė fantazmė e tjetėr bote. Pak enigmatik. Pak i zhytur nė mitomani. Mė 1972 mė takon pėr herė tė parė. Bisedojmė gjatė. Mė thoshte: e di se njė poezia ime ėshtė botuar nė gazetėn “New York Times”? E di, Sadik, se si shkruhet poezia? Ja: ra mbrėmja, ajo u shndėrrua befas nė njė kalė. Njė re u bė vjeshtė. Dhe ai i thoshte kėto kaq seriozisht, sa tė thoshje: jam a s’jam nė rregull unė qė i dėgjoj, se ai vetė as qė dyshonte kurrėn e kurrės nė ato qė thoshte. Edhe fizikish ishte penj-penj e i ligėsht. Vetėm sytė e tij kishin njė magnet namatisės si tė magjistarėve. Me ata dhe me zėrin e butė, grykor e pėrkėdhelės tė shushaste.
Nė burgun komunist ai do tė ishte te “600-shat”. Quheshin kėshtu se u jepnin vetėm 600 gram bukė nė ditė. Asgjė mė shumė, veē supėrave shplarovina nga ato me perime qė nuk i hanin as derrat. Shteti harxhonte pėr ta! 600-shat kishin kėtė dietė se ata nuk punonin. Ishin njerėz tė rrėnuar fizikisht. Ata mbaheshin nė burg me synimin qė mundėsisht tė zhdukeshin, tė shuheshin. Me kohė kėtij njeriu lėkura e verdhė i ngjitej pas kockave, veshėt i bėheshin tė hollė si letra e cigares, tė tejdukshėm sa tė shihje tej pėr tej tyre. Pa ndihmėn e familjeve me ushqime, shumė nga kėta 600-shat mbeteshin pėrgjithmonė aty brenda telave me gjemba.
Liria e pas 90-tės Fredin prapė e gjeti kontravers. Ai i hyri biznesit. Por fantazmagoria, ana mė e gjallė se sa sensi i realitetit nė trurin e tij, bėri qė, pas njė suksesi tė shkurtėr, tė bjerė nė shkatėrrimin total. Ai i ngatėrronte botėt. Lehtėsisht fantazinė e merrte pėr realitet. Dhe realitetin e pėshtirė tė tranzicionit e thithte me tė dy mushkėritė si fantazi. Kjo e fundit qė e kishte ndihmuar nė art, u hakmorr hidhur nė biznes.
Vitet e fundit qenė tė mundimshme dhe tė dhimbshme si pėr askėnd tjetėr. Kurrė nuk pati njė familje, njė vatėr tė vetėn. Kurrė nuk i zinte vendi vend. Tė afėrmve tė tij mundet u solli telashe pa fund dhe pa anė. Ata pak miq qė i pati afėr gjer nė ditėt e fundit, thonė se ai, i sėmurė, po e dėshironte vdekjen.
Dhe ajo erdhi. Fredi, mė sė fundi, na iku pėrgjithmonė. Ky bohem i tė dy kohėve: i asaj komuniste dhe i kėsaj postkomuniste. Vetėm Shkodra e tij mund tė na dhuronte njė shije tė tillė trillane e tė harruar prej kohėsh: bohemianėn e poetėve
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:45.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual