Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 27-07-08, 23:05   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Lugina e ujqėrve!

Lugina e ujqėrve!

Beqė Cufaj

Kėtė javė jam ēuditur. Me vetveten. Me atė sesi nganjėherė edhe tregu i lajmeve dhe ngjarjeve krejt tė zakonshme tė ditės, me ritmin e vet dinė dhe ka fuqinė qė njėkohėsisht tė shtrojė pyetje tė mėdha. Dilema tronditėse. Gjėra tė cilat deshi apo nuk deshi njeriu kanė tė bėjnė me tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen. Tė pararendėsve, tonėn dhe tė pasardhėsve tanė. Tė shqiptarėve mė pak dhe tė njerėzimit shumė mė tepėr. Ose tė shqiptarėve nė mėnyrė banale dhe tė njerėzimit nė mėnyrė brutale.
Tė ndalemi te shqiptarėt. Temat e tyre janė tė mėrzitshme. Tė vonuara. Ėshtė gjynah i madh qė as kėtė tren tė trandjeve dhe fėrkimeve kaq tė rėndėsishme, intelegjenca dhe elitat shqiptare nuk e kapin dot. Shqiptarėt merren me tema dhe ēėshtje me tė cilat popuj tjerė tė lindjes, apo thėnė mė mirė, ish-lindjes, i kanė tejkaluar qė nja 15 vite. Pėr kėtė mė bind krejt rastėsisht kanali i shkėlqyeshėm televiziv franko-gjerman “Arté”. Njė temė pėr shqiptarėt. Albaner. Albanien. Albanese. Albanians. Albania. Al. Shkurtesa. Emisioni e ka titullin “Zap International”. Rrėfehet pėr Al. Shqipėrinė e sodit nė peizazhin e saj mediatik. Gazetat dhe sidomos televizionet. Gazetarėt e rėndėsishėm dhe parėndėsishėm. Njėrit prej tyre sidomos i jepet hapėsirė e madhe. Po, po ėshtė ai. Qė bėn opinion me opinion. Figura e tij para gazetarėve franko-gjermanė mė del e zbehtė. Sidomos zbehet, pėr tė mos thėnė venitet ajo figurė e tij kur ekipin nga Parisi/Berlini e dėrgon nė dhomėn e Mehmet Shehut tė ekzekutuar para dekadash tė tėra nė rrethana misterioze. Opinionisti flet mė me qejf pėr Mehmet Shehun dhe periudhėn e diktaturės se sa pėr Albaninė e sodit! Pse? Sepse edhe kur e shan peizazhin e sotėm mediatik e bėn kėtė gjė me kujdes. Me tė drejtė. Sepse si pak kryegazetarė e kryeopinionistė shqiptarė nuk i ka kontribuar katrahurės sė sotme mediatike mė shumė sesa ky! Prandaj e ka tė lehtė, shumė mė tė lehtė qė dokumentaristėt franko-gjermanė t’i dėrgojė nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut! Shyqyr qė nuk i ēon edhe te ndonjė bunker apo ndonjė familje shkodrane tė mbyllur nė kthetrat e gjakmarrjes! Emisioni shpėton. Autorėt e filmit e kanė kuptuar laryshinė me tė gjitha kontradiktat e jetės mediatike dhe me kėtė edhe politike tiranase. Prandaj filmi del aq i mirė. Njė shikim nga jashtė i klithjeve tė fėmijės shqiptar nė periudhėn e rėndė tė tranzicionit.
Iki nga shqiptarėt. I kthehem globit. Temave globale. Glob me prapashtesėn e tė qenit edhe Al(banian). Glob-Al! Ngado mė rrethojnė karikaturat e Muhamedit dhe debati sa madhėshtor aq edhe frikėsues pėr kėtė temė. Faqet e kulturės sė gazetave gjermane, amerikane, spanjolle, franceze dhe angleze janė tė mbushura me tekste dhe analiza, kritika dhe profeci tė autorėve tė mėdhenjtė tė kohės. Salman Rushdiu (NYT), Günter Grassi (El Pais), Botho Straus (Spiegel), Frank Schirrmacher (FAZ). Tė gjithė hezitojnė, sulmojnė apo pėrkrahin provincėn daneze pėr nxitjen e botės islame. Natyrisht qė duhet pajtuar me faktin qė tezat e mėdha tė Francis Fukuyamės (pėr “Fundin e Historisė” dhe “Fitoren e Demokracisė”) apo Samuel Huntingtonit (pėr “Ndeshjen e Civilizimeve”) me karikaturat e Muhamedit bien nė ujė. Tezat e tė parit shumė thjesht, sepse nė botėn islame nuk ka dhe pėr njė kohė tė gjatė, thjesht, nuk do tė ketė demokraci. Dhe tezat e tė dytit, sepse ai i vė kėto civilizime dhe kultura kundėr dhe jo pranė njėra-tjetrės. Apo siē teologu mė i madh i gjallė qė sot pėr sot njerėzimi ka, dhe rebeli i pėrjetshėm i Kishės Katolike autori i librit tė tij monumental pėr fenė islame, Hans Küng, thoshte qė tezat e Huntingtonit ndoshta do tė mund edhe tė shkonin po tė mos ishte shumėsia dhe laryshia edhe e vetė civilizimeve pėr tė cilat ai flet. Me njė fjalė, dallonin protestat pėr karikaturat nė Afganistan, prej atyre nė Indonezi!
Sidoqoftė, katrahura pėr “shkaqet dhe pasojat” e karikaturave nuk mbaron me kaq. Njė film. Njė film i cili nė plan tė dytė ka hedhur kėto ditė edhe vepra madhėshtore tė “Berlinales” ka trazuar shpirtrat e imamėve (lexo: kulturologėve!) tė gazetarisė dhe shkencės perėndimore. Filmi turk i “llojit aksion” me titullin “Lugina e ujqėrve”, pas suksesit me disa miliona shikues vetėm nė Turqi, tash po i mbush kinematė me shikues tė rinj myslimanė anekėnd Evropės. Nė Gjermani, Francė, Skandinavi, Britani. Rrėfimi nė kėtė film ėshtė klasik. Vetėm se kėso anė medalja ėshtė kthyer ndryshe. Janė ushtarėt amerikanė ata qė vrasin fėmijė, gra dhe pleq nė Irak dhe janė heronjtė turq tė tipit tė Rambos ata qė ēlirojnė popullin dhe i luftojnė pėr t’i mundur natyrisht nė fund “pushtuesit” amerikanė! A ėshtė ky film njė pėrgjigje e myslimanėve pėr karikaturat daneze? Ndoshta!
Sidoqoftė, Hans Küng duket qė ka tė drejtė. Sepse, a nuk ėshtė edhe ky film njė vlerė e pėrbashkėt e, kėsaj radhe, anės tjetėr, sė keqes, pėr problemet e njohjes sė shoqėrive, civilizimeve, jo nė luftė, por nė pėrgatitje - tė shpresojmė pėr paqe!
Mendoj pėr shqiptarėt. Pėr globin. Dhe pėr atė sesi te ne njerėzit tanė qė dinė dhe munden tė bėjnė diēka, nėse asgjė tjetėr, atėherė sė paku nuk do tė ishte keq tė vėshtrojnė se ēka po ngjet jashtė horizontit qė sytė e tyre mund tė shohin! Duket qė njerėzit tanė tė menēur kanė frikė tė hyjnė luginave me ujqėr! Definitivisht nuk e njohin atė shteg!
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:49.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual