Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti

Hekur radioaktiv, ne rrezik jeta e shqiptareve



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 22-07-08, 01:29   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Hekur radioaktiv, ne rrezik jeta e shqiptareve

Hekur radioaktiv, ne rrezik jeta e shqiptareve !

Fatos Salliu
E Hene, 03 Dhjetor 2007


Link gazeta Koha Jone: Koha Jone Online



Hekuri radioaktiv rrezikon jeten e qytetareve te Elbasanit, por edhe te banoreve te tjere ne te gjithe vendin. Alarmi eshte dhene nga vete kryetari i Keshillit Bashkiak, dr. Bujar Kllogjri, ne mbledhjen e radhes te ketij keshilli. Ndonese nuk ishte nje pike ne rend te dites, Kllogjri ka marre fjalen, duke e paraqitur kete shqetesim para keshilltareve. Ne nje pohim te tij per “KJ”, Kllogjri evidentoi dje se “jeta e banoreve te Elbasanit dhe me gjere eshte e rrezikuar nga efekti i hekurit radioaktiv, qe perdoret per ndertimin e pallateve dhe shtepive te reja”.

"Sipas informacioneve te marra, rezulton se drejt Elbasanit vjen skrap, prokate dhe hekur radioaktiv me origjine nga Ukraina. Pasi perpunohet, hekuri u shitet tregtareve dhe ndertuesve shqiptare. Me shufrat e ketij hekuri ndertohen pallate shumekateshe, shtepi banimi dhe objekte te ndryshme”, detajoi Kllogjri. Sipas sqarimit, qe ka bere kreu i ketij keshilli, rezulton se ky hekur permban doza te larta radioaktiviteti, te cilat jane te demshme per jeten e banoreve dhe mund te provokojne kancer dhe semundje te pasherueshme. “Ne dyshojme, se hekuri qe importohet nga Ukraina eshte me radioaktivitet te larte per shkak te shperthimit te Cernobilit”, deklaroi Kllogjri. Pikerisht per shkak te kesaj permbajtje radioaktive nuk gjen treg tjeter shitjeje, por vjen ne Shqiperi me nje cmim te arsyeshem. “Si pasoje e mungeses se kontrollit te radioaktivitetit per hekurin qe importohet nga jashte, pasojat i vuan Elbasani dhe gjithe shqiptaret”, perfundoi fjalen e tij kreu i Keshillit Bashkiak te Elbasanit. Ai vecoi dhe faktin se ne vend mungojne struktura te specializuara per kete qellim.

Verifikimi i radioaktivitetit ne hekurin qe perdoret per ndertim do te behet me nje komision te vecante. Pasi ka prezantuar shqetesimin e frikshem, kryetari i Keshillit Bashkiak ka hedhur idene e ngritjes se nje komisioni per te verifikuar ndotjen radioaktive te hekurit qe vjen dhe iken nga Elbasani. Ne perberje te komisionit do te jene keshilltare te keshillit bashkiak dhe specialiste te fushes. Ky komision do te ushtroje kontrolle ne Uzinen e Prodhimit te Celiqeve, ku ushtrojne aktivitet disa kompani qe prodhojne dhe importojne hekur. I gjithe Keshilli Bashkiak ka mbeshtetur nismen e kryetarit te keshillit. Keshilltare te majte e te djathte kane qene dakord me ngritjen e ketij komisioni dhe kane kerkuar qe ai te nise sa me pare nga puna.

“Pasojat e radioaktivitetit nuk jane akute”

Mjeket specialiste pohojne se prekja nga radioaktiviteti nuk ka pasoja akute (te menjehershme). Por sipas tyre, kjo nuk do te thote se nuk duhet te merren masa pasi rreziku eshte perhere evident dhe prek breza te vazhdueshem te shoqerise. “Ne kemi evidentuar se shendeti i shume qytetareve sidomos ne pikat e nxehta me ndotje nga elementet helmues qe prodhohen ne vend apo vijne permes importit, kryesisht per ndertimet, demtohet rende dhe pasojat shfaqen pas disa vjetesh”, - sqarojne mjeket specialiste. Sipas tyre, flagrant eshte rasti i Elbasanit ku te pakten nje person cdo dite preket nga semundje kanceroze dhe te rrugeve te frymemarrjes, me pasoja direkte nga pluhurat helmues qe jane shperndare “pa dogane” nga Kombinati Metalurgjik qe dikur punonte me kapacitet te plote”.

Kanceri, ne pikepyetje origjina

Kanceri eshte nje nga semundjet qe bren prej vitesh Elbasanin dhe periferite e tij. Deri vone eshte menduar se shkak i provokimit te semundjes se pasherueshme ka qene ndotja e mjedisit. Por ende nje gje e tille nuk eshte provuar shkencerisht. Pak kohe me pare, kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, hodhi idene e ngritjes se nje grupi pune per te percaktuar shkaqet e probabilitetit te larte te kancerit ne kete qytet. Sejdini ka hedhur dyshime se prapa kesaj patologjie qendron nje tjeter faktor, ende i papercaktuar. Puna po nis me ngritjen e komisionit per verifikimin e radioaktivitetit te hekurit. Dhe nese ky fakt vertetohet, atehere me te drejte mund te mendohet se nje nga shkaqet, qe provokon tumoret, duhet kerkuar pikerisht ne kete drejtim. Kjo ide merr permasa interesante edhe per nje fakt tjeter. Nenkryetari i bashkise, Serafin Papa, eshte nje nga specialistet me te vjeter te Institutit te Studimeve Metalurgjike dhe ka ardhur ne kete post nga ky institut. Vec te tjerave, ISM ka pasur edhe nje laborator te matjes se radioaktivitetit. Ndoshta zoti Papa eshte me i informuar se kushdo tjeter per rrezikun qe u kanoset banoreve te Elbasanit dhe mbare Shqiperise.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:23.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual