![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Tiranė, masakrohet me leva 27-vjeēari |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi:
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Njė konflikt i ēastit i ka marrė jetėn Ervis Sapajt. Policia shpall nė kėrkim autorėt Njė vrasje ka tronditur dje nė drekė kryeqytetin, ndėrkohė qė policia ka shpallur nė kėrkim autorėt e kėsaj ngjarjeje tė rėndė. Nga njė sherr banal ka mbetur i vdekur 27-vjeēari Ervis Sapaj, i cili ėshtė goditur me leva nga disa persona. Burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se dje, rreth orės 15.15, shėrbimet e Komisariatit tė Policisė Nr. 5 dhe salla operative e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, kanė marrė njoftimin se nė qendėr tė Paskuqanit ka ndodhur njė konflikt. Menjėherė nė vendin e ngjarjes mbėrriti grupi i posaēėm hetimor, shėrbimet e Komisariatit tė Policisė Nr. 5, specialistėt e seksionit kundėr krimeve tė jetės dhe shėndetit, tė cilėt janė vėnė nė dijeni se nga konflikti kishte mbetur i plagosur rėndė njė 27-vjeēar. Me tu njoftuar, policia ka nisur punėn pėr sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e motiveve tė kėsaj ngjarjeje. Sipas grupit hetimor, paraprakisht dyshohet se konflikti midis viktimės Ervis Trifon Sapaj, 27 vjeē, me banim nė Allias dhe autorėve tė dyshuar tė vrasjes me sende tė forta, ka nisur pranė njė furre buke nė Paskuqan, pėr njė grindje tė ēastit dhe pėr motive tė dobėta. Autorėt e dyshuar, tė cilėt janė identifikuar menjėherė nga strukturat e hetimit tė krimit tė Policisė sė Tiranės, gjeneralitetet e tė cilėve nuk mund ti publikojmė pėr arsye hetimore, dyshohet se kanė goditur viktimėn me sende tė forta. Sipas policisė, dėshmitarėt okularė nė vendngjarje e kanė ndihmuar menjėherė tė dėmtuarin Ervis Sapajn, me dhėnien e ndihmės sė parė mjekėsore, duke e dėrguar nė Spitalin Ushtarak Tiranė. Por, si pasojė e goditjeve tė marra nė pjesėn e kokės, 27-vjeēari Ervis Sapaj gjeti vdekjen nė spital, edhe pse ndėrhyrja mjekėsore ka qenė e menjėhershme. Nga ana tjetėr, nė vendin e ngjarjes, nga grupi i posaēėm hetimor nisi puna duke fiksuar provat materiale, si dhe koordinuar punėn pėrmes tė gjithave strukturave, me synim kapjen e autorėve tė kėsaj vrasjeje me sende tė forta. Sipas policisė, fillimisht janė shoqėruar disa dėshmitarė okularė, tė cilėt kanė treguar sesi kishte ndodhur ngjarja e rėndė dhe se tė paktėn dy persona kishin qėlluar me leva dhe hekura mbi 27-vjeēarin, derisa e kanė shtrirė pėrdhe. Mė pas, ata janė larguar me shpejtėsi, duke marrė edhe njė mjet. Policia ka bllokuar gjithė daljet e Paskuqanit, ku ka ushtruar kontroll pėr kapjen e agresorėve, por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk ka mundur ti vendosė nė pranga. Ndėrkaq, policia ka kontrolluar banesat e tė dyshuarve dhe ka kontaktuar me familjarėt e tyre pėr tė bindur agresorėt qė tė vetėdorėzohen. Ndėrkohė, gjatė kontrollit nė banesat e tė kėrkuarve nuk ėshtė gjetur ndonjė provė implikuese. Policia tha se kjo ėshtė regjistruar si njė ngjarje e rėndė nė kėtė sezon turistik dhe ka tronditur edhe banorėt e zonės.Gazeta Shqip
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres *Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life* |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi:
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
se kane idene e jetes se njeriut keta tipat....si kur vrasin nje qen jane bere pfff
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres *Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life* |
||
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| 27vjeēari, leva, masakrohet, tiranė |
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests) | |
| Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
| I ri nė faqe? | Keni nevojė pėr ndihmė? |