Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti

Grekėt shohin vetveten tek emigrantėt shqiptarė



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 26-08-08, 20:22   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Grekėt shohin vetveten tek emigrantėt shqiptarė

Njė nacionalist grek pasi del nga burgu endet nėpėr Athinė si njė Uliks i kohėve moderne. Pas ecejakeve tė dėshpėruara dhe pambarim ai gjen ngrohtėsinė falė dashurisė sė njė shqiptareje, e cila ėshtė emigrante nė Greqi. Kjo ėshtė fabula e filmit “Correction”, me tė cilin Greqia paraqitet nė konkurrimin e festivalit ndėrkombėtar veror nė Shqipėri. Nė Greqi premiera e kėtij filmi me protagonistė njė burgaxhi vendas dhe njė refugjate shqiptare ka qenė e zbehtė. “Ata pak njerėz qė e kanė parė e kanė pėlqyer”, thotė regjisori, i njohur grek Thanos Anastopoulos, i cili kėrkon revanshin nė Festivalin e Durrėsit. Ai ka bėrė njė film global me tė cilin prek tema tė mprehta ballkanike. “Ka njė problem me emigrantėt nė Greqi. Vendasve nuk u pėlqen pėrzierja dhe nė ato lagje tė Athinės ku banojnė emigrantėt, grekėt po largohen”, tha Anastopoulos paraditen e djeshme gjatė konferencės pėr shtyp.

Sipas tij, nė njė film nuk ka asnjė rėndėsi buxheti. “Unė personalisht nuk besoj tek buxheti i madh apo i vogėl. Pėr mua nuk ka rėndėsi nėse filmi bėhet me kamera dixhitale apo me regjistrime celulari. Ėshtė komunikimi me sytė e publikut ai qė vendos dhe jo paratė apo kamerat”, komentoi regjisori grek, sipas tė cilit filmat janė njė formė komunikimi. “Ato kanė mundėsi tė promovohen. Njė film ėshtė si njė mesazh. Ai i ngjan njė shisheje nė det tė hapur. Ja pse shumica e festivaleve ndodhen pranė detit apo lumit. Filmi udhėton”, shton regjisori, duke treguar mė tej njė tjetėr tė vėrtetė pėr popullin helen. “E vėrteta ėshtė qė grekėt shohin vetveten tek emigrantėt shqiptarė. Kjo i ngjet si njė pasqyrė pėr ta, por grekėt kanė vėshtirėsi tė madhe nė pranimin e kėtij imazhi. Filmi flet pėr idenė e identitetit. Ai ka tė bėjė me faktin qė tė pranojmė disa gjėra qė mė parė nuk i pranonim”, u shpreh Anastopoulos. Ndėrkohė regjisori kėrkon publikimin e filmit tė tij nė Shqipėri. “Dua qė filmi im tė shihet kėtu”, tha ai, duke shtuar se pret telefonatėn e ndonjė rrjeti kinemash apo televizioni pėr tė marrė tė drejtėn e transmetimit.

Por Festivali i Durrėsit zbulon pėrmes konferencave tė shtypit vlerėsimet e kritikėve tė njohur botėrorė nė fushėn e kinemasė. Marian Tutui nga Rumania shpreh vlerėsimin pėr garėn spektakolare tė filmave qė po zhvillohet. Ai njėkohėsisht deklaron se “filmi shqiptar po konkurron denjėsisht dhe si i barabartė me prodhimet e huaja kinematografike”. “Jam i interesuar nė filmin ballkanik. Eshtė hera e dytė qė vij nė Shqipėri. Kam ardhur mė parė nė vitin 1999. Shpresoj qė mes 16 filmave tė pėrzgjedhim mė tė mirėt.

Nuk ėshtė e thjeshtė tė organizosh njė festival filmi”, tha nė konferencėn pėr shtyp Tutui. Sipas tij, filmi ka emocion nė sallė kinemaje dhe jo nė DVD, apo videoregjistratorė. “Presioni ideologjik pati ndikim negativ nė kinematografinė tuaj. Pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria ka pasur tė njėjtin problem si Rumania, mungesėn e parave tė eksperiencės etj. Disa filma tė mirė shqiptarė janė “Tirana viti zero” dhe “Slogans”, e cila ėshtė njė komedi. Tė qeshėsh ėshtė mėnyra e tė thėnit “lamtumirė” diēkaje tė keqe qė ke lėnė prapa, ndaj dhe “Slogans” ėshtė i arrirė”, ėshtė shprehur ndėrkaq kritiku rumun.

Durrėsi ėshtė shndėrruar kėto ditė nė kryeqendrėn mesdhetare tė kinemasė. Nė ditėt nė vijim priten konkurrimet e filmave nga Turqia, Italia, Iraku, Shqipėria dhe Norvegjia. E dje nė mbrėmje nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” ėshtė shfaqur filmi italo-francez “Life Sentence” me regji tė Davide Barletit. Filmi flet pėr pėrpjekjet e njė grupi mafioz tė ri, tė cilėt pėrpiqen tė vendosen nė njė zonė tė varfėr dhe tė fshehtė tė Italisė, mund tė mos zgjasin pėr shumė vite, por kėto kohė tė tmerrshme gjakderdhjeje, vrasjesh, kaosi shkaktojnė shumė tė vdekur dhe dhimbje. Ky grup kriminelėsh nė Salerno tė viteve 1980 do tė bashkohet edhe me njė njeri tė shtresės mesatare tė shoqėrisė, ku do tė fundosen nė ferrin e heroinės, bixhozit dhe krimit tė organizuar. E krahas tij ėshtė shfaqur edhe filmi shqiptar me regji tė Besnik Bishės “Mao ce Dun”. Festivali do tė mbyllet mė 31 gusht. Deri atėherė askush nuk e di se cilit shtet do t’i shkojė statuja e “Gladiatorit tė artė”, pasi gara mes filmave dhuron emocione tė mėdha. Nė tė tilla raste parashikimi pėr fituesin mbetet njė bast i vėshtirė.

“Koha e kometės”

Kritikėt shikojnė si njė ndėr pretendentėt pėr ēmimin e madh tė Festivalit Ndėrkombėtar Veror tė Filmit, bashkėprodhimin shqiptaro-gjerman “Koha e kometės”, njė variacion mbi novelėn e Ismail Kadaresė “Viti i mbrapsht”. Nė njė nga rolet kryesore ishte Blerim Destani, i cili ndihet i gėzuar qė premiera e filmit pati njė sukses tė jashtėzakonshėm nė ditėn e parė tė festivalit, ashtu si 8 muaj mė parė nė premierėn e Berlinit, kur u prit shumė ngrohtė nga kritika e huaj. Ai ka besim se “Koha e kometės” do tė jetė mė i vlerėsuari nė kėtė event artistik, duke u shprehur se ėshtė filmi mė i kompletuar i kėsaj gare. Ne do ta fitojmė ēmimin e madh”, thotė Blerim Destani. Ngjarjet e filmit zhvillohen nė vitin 1914, kur Shqipėria drejtohej nga Princ Vidi. Njė histori lufte, por edhe bashkėjetese fetare.

“Mirush”

Njė nga filmat qė pritet tė shfaqet sot nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės ėshtė edhe filmi norvegjez, me titull “Mirush”. Ėshtė njė film mė histori shqiptare, dhe flet pėr Mirushin, njė djalė nga Kosova, i cili largohet drejt Norvegjisė, me shpresėn pėr tė gjetur tė atin, qė braktisi familjen e tij shumė i ri. I ati, menaxhon njė restorant nė Oslo, por gjithashtu i ka njė borxh tė madh mafies shqiptare. Mirushi fillon tė punojė nė restorantin e babait tė tij, por pa i treguar qė ėshtė djali i tij. Gjatė kohės ata njihen me njėri-tjetrin, por Mirushi nuk e pėrballon dot atė ēka zbulon pėr tė atin. Ai ėshtė i detyruar tė bėjė njė zgjedhje me pasoja pėr tė dy. Filmi ėshtė realizuar nė 35 mm nga regjisori Marius Holst dhe zgjat 100 minuta.

Shqip
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:59.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual