![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Krerėt e partive dhe prostituta e Bisht-Pallės |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Nga Kico Blushi - d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Nėse nė Shqipėri, pasi u lejua pluralizmi, do tė ishte vendosur me statut qė nė kryetė herės, se njė kryetar partie nuk mund tė qėndrojė nė post mė shumė se dy mandate, demokracia shqiptare nuk do tė katandisej e brishtė (kjo e brishtė tani tingėllon si: demokraci cung, ose demokraci uloke!). Po tė mos ishin ēimentuar kryetarėt e partive nė tė pėrjetshėm e tė pazėvendėsueshėm, tė pagjykueshėm e tė pagabueshėm, tė papėrgjegjshėm e tė pashembullt nė makut-harbutėri, duke mbetur pėrherė kryetarė tė lavdishėm, pavarėsisht zgjedhjeve nė parti e nė shoqėri, me siguri rezultatet nė Shqipėri do tė kishin pas qenė krejt ndryshe, mė pozitive se negative. Kaosi dhe rrokopuja nė shpėrndarjen e pasurisė nuk do tė ishin kaq mosmėkeq, hierarkia e vlerave nuk do tė qėndronte kaq kokėposhtė, autoritarizmi nuk do tė kishte kėtė fuqi bajraktėrore e poshtėruese, sikundėr e ka sot! As vajza e Doktorit nuk do tė ishte bėrė aq e shquar, sa tė fuste nė sherr gjithė Kuvendin e tė ngatėrronte bisedat e kafeneve e stolat-domino tė pensionistėve tanė tė lumturuar nga rritja 10% e pensionit! Ėshtė provuar mė se njė herė qė kryetarėt e partive mund tė lėshojnė gjithēka, edhe gratė e fėmijėt, por jo partinė, qoftė edhe sikur kjo tė katandiset me njė anėtar! Asnjė fabrikė apo biznes nė Shqipėri nuk jep pushtet tė pakufizuar dhe pasuri tė pamerituar, sa tė qėnit kryetar partie, qoftė edhe nė njė humbėtirė! Nėse nė vendet demokratike administrata civile ėshtė e qėndrueshme, ndėrsa kryetarėt e partive tė zėvendėsueshėm, tek ne ka ndodhur e kundėrta. Ka ndodhur e kundėrta pikėrisht qė disa kryetarė tė jenė tė pėrjetshėm, tė paprekshėm, tė gjithėpushtetshėm, tė pazėvendėsueshėm! Por demokracia nuk funksionon normalisht, nėse prishet kėsisoj ingranazhi i zėvendėsimit automatik i drejtuesve tė partive e qeverive nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira e tė ndershme! Pikėrisht falė kėtij ingranazhi tė prishur zgjedhor qė nuk e pranon rrotacionin dhe vetėlargimin, Berisha deklaroi me njė sinqeritet tė frikshėm se do tė jetė edhe 30 vjet tė tjera nė pushtet! Ndaj, nėse edhe tek ne do tė ndėrrohej me statut e normalitet udhėheqėsia, jo me katrahura, as me pėrmbysje, nuk do tė kishim provuar as vitin 97, nuk do tė na kishin mbirė piramidat financiare, nuk do tė sulmohej e digjej kryeministria me antitank e tanke e arkivol, nuk do tė kishim as Gėrdec e as katarsis, e me siguri do tė kishim hyrė nė BE nė mos mė parė, nė njė kohė me Bullgarinė e Rumaninė, tė cilat, pėr hir tė sė vėrtetės, pėr shumė arsye, edhe gjeopolitike, kanė qenė mė prapa nesh! Ja pėrse merita qė Shqipėria mbeti e fundit nė Ballkan, njė dhi e zgjebosur e bisht pėrpjetė, e kanė, natyrisht e kryesisht, kryetarėt e partive tona lavdi e zullum-mėdha! *** Kryetarėt e partive tė mėdha qė kanė qeverisur me presidentė e kryeministra fuqiplotė, po edhe me aleanca tė mini-partive qė dinė tė mbajnė iso, parti qė ekzistojnė vetėm qė kryetarėt e tyre tė bėhen domosdo ministra, janė pėrgjegjėsit e fajtorėt parėsorė e ndoshta tė vetėm pėr kėtė sezon parlamentar me deputetė gjysmė- analfabetė, pėr kėtė mbrapshti tė pafalshme e tė pashembullt tė shoqėrisė qė detyrohet, prej gati 20 vjetėsh, tė ecė si gaforre, kėmbadoras, qorrazi, me tė dalė ku tė dalė, drejt aspiratės sonė tė dėshtuar pėr njė demokraci normale. Janė kryetarėt e plotfuqishėm tė partive, qė e transformuan diktaturėn e proletariatit nė demokraturė tė autoritarizmit; qė njėjtėsuan votėn e lirė me votėn e vjedhur; qė degėn e ullirit tė liri-demokracisė e kthyen nė gjethe Dushku, qė Njėshin e bėnė numėrorin e parė tė vėnė para qytetarėve tė vlerėsuar pėrherė si zero Ata pra, kryetarėt e partive, pavarėsisht nga pesha e partisė, ata dhe pakkush tjetėr, (aq mė pak populli, tė cilin kur dėshpėrohen e shajnė me pa tė drejtė ky popull kėtė meriton, ky ėshtė njė popull pa kulturė tė mjaftueshme demokratike etj), nuk ka faj pėr kėtė theqafje morale, pėr kėtė krizė tė thiktė mosbesimi, pėr shpėrthimin e ujėrave tė zeza nėpėr media, pėr degradimin e institucioneve tė pavarura, pėr kėrcėnimin e rrugės, pėr pasigurinė dramatike tė familjes e shfytyrimin e shkollės, pėr kėllirėn e korrupsionit nė ēdo qelizė tė administratės, pėr yrryshin e pandalshėm tė krimit e gjakmarrjes kanunore, si dhe pėr mungesėn e frikshme tė Drejtėsisė, qė tashmė e ka ngujuar qytetarin nė kullėn demokratike tė Padrejtėsisė! Sepse populli bėn sikur voton, ndėrsa kryetarėt partiakė bėjnė sikur numėrojnė votat tona! Kujtoni ju se populli ka votuar e shprehur vullnetin e tij nė Kashar, nė rrethinat e Gėrdecit tė bombarduar pak muaj mė parė? Sepse ne bėjmė sikur zgjedhim, por nė fakt vendosin ata, kryetarėt e partive! Dhe ja pra, Kuvendi e qeveritė tona mbushen pėrherė e mė shumė me gjysmė-intelektualė, me ca ish-badigardė e ca ish-hidraulikė, me ca ish-mjelėse e me ca ish- punėtore tė nėpėrkėmbura nė rininė e tyre nga brigadierėt e operativėt, me njerėz pa kulturė qė as fjalėn zhele nuk dinė ta shqiptojnė! Niveli i pėrfaqėsimit tonė bie gjithnjė e mė teposhtė! Pyetja ėshtė e thjeshtė: Si e pėrse ndodh qė Kuvendi, sa vjen e degradohet pėr nga niveli kulturor e moral? Si ndodh qė ministra, pas viteve 2000, papritur e pakujtuar bėhen ca anonimė qė as pėr hyzmetqarė baxhosh nuk vlejnė? Si shpjegohet qė qeveria e parė e I. Qemalit tė ketė pasur nivel shumė mė tė lartė kulturor, arsimor dhe integritet moral se qeveria e vitit 2008? Sepse kryetarėve tė partive u leverdis qė nė pushtet tė vijnė ca gjysmė intelektualė qė kapin qiellin me dorė e qė pastaj shiten e blihen nga kryetarėt e partive mė keq se kuajt nė pazarin e bagėtive tė Milotit! Vetėm me tė tillė admirues tė nėnshtruar (qė qeshin kur nuk ju qeshet, po me qė qesh kryetari), kryetarėt mund tė kalėrojnė rehat mbi zverkun tonė! Me tė tillė deputetė ata na pėshtyjnė e pastaj na japin mesazhin paqtues: Shqiptarė, ju vetė na zgjodhėt tė drejtojmė fatin tuaj, tani ulni kokėn e pranoni tė hiqeni pėr hunde nga ne! Tė jini tė lumtur qė kini fatin tė udhėhiqeni nga kryetari ynė!, - kur nė tė vėrtetė, jemi pėr faqe tė zezė! Janė kėta dinsėzė mediatikė qė na detyrojnė tė shkojmė nėpėr votime pėr tė zgjedhur tė keqen mė tė vogėl midis dy apo mė shumė tė kėqijave, nė vend qė tė zgjedhim, si ndodh nė botėn demokratike, mė tė mirėn midis disa tė mirave! Ja pėrse gjithmonė i Keqi i sotėm del mė i Keq se pararendėsi. Ja pėrse erdhi Berisha nė pushtet: pikėrisht se shqiptarėt zgjodhėn tė keqen mė tė vogėl, pa menduar se e keqja e vogėl nė pushtet ėshtė si metastazat e kancerit, nuk shėrohet dot! Kjo lloj zgjedhjeje vertikale ndodh jo se kėshtu duam ne, jo se jemi tė mangėt pėr nga kultura demokratike, jo se jemi aq tė budallallepsur, (derisa zgjedhim vazhdimisht po atae po atė!), po se janė tė njėjtėt kryetarė qė patjetėr e me ēdo ēmim do tė rizgjidhen, (le po na thonė: me vota tė lira!), pavarėsisht se si kemi pas votuar ne! Nuk mund tė zgjedhim ne edhe pse, kur brenda partive nuk ka demokraci tė brendshme e zgjedhje tė lira, afėrmendsh nuk mund tė ketė demokraci funksionale as jashtė tyre, nė zgjedhjet parlamentare e vendore, as nė shoqėri! Nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira kur kryetarėt e partive, me ēdo kusht e me ēdo mjet, me demagogji e para tė pista, me polici e komisionerė tė blerė luftojnė tė mbeten sėrish kryetarė, kryetarė qė pėrcaktojnė rregullat e lojės, fushėn e lojės, arbitrat dhe rezultatin! Me sa duket edhe parimi njė anėtar, njė votė u shqiptarizua shpejt e shpejt pėr tu transformuar nė parimin tradicional arnaut: njė votė e njė anėtar pėr tė njėjtin kryetar! *** Nė Shqipėrinė tonė, sa kryenaltė aq dhe tė menderosur para opinionit europian pėr nga niveli mjeran i demokracisė sė brendshme tė partive e tė shoqėrisė, pėr nga (keq) zhvillim-lulėzimi (i paparė!) i ekonomisė sė gab-tregut, pėr nga mosmirėqenia jonė kronike, kryetarėt e partive, e pas tyre edhe kėpėdėistėt e kongresmenėt e bėrė deputetė e ministra nėpėrmjet partitizmit lepepeqe dhe parlamentarizmit tė tipit dru me pre, kanė meritat kryesore! Tė gjithė kėta ish-hiēa tė rėndėsishėm tash janė hedhur nė tregun mediatik pėr tė bėrė sa mė shumė propagandė dhe ferk, jo pėr dobi tė qytetarėve, por tė kryetarėve tė partive tė mėdha qė kanė fuqi absolute tė emėrojnė e tė ēemėrojnė, tė hartojnė lista e tė bėjnė deputet apo ministėr ēfarėdo lloj hiēi anonim qė nuk ka turp tė gėnjejė opinionin publik e tė shkatėrrojė rivalin politik! Mjafton tė shihet shembulli Ndoka, si u bė kryetar i demokristianėve, si u emėrua pastaj ministėr dhe si u flak kėto ditė nė botėn e hiēit tė Vaut tė Dejės prej nga kish ardhur! Pra, po tė mos ishte treguar aq i shkathėt ky Ndoka, sa tė kapte kreun e njė partie, pėr ti hyrė nė shėrbim kryeministrit aktual, pra po tė mos kishte formuar me allishverish njė grup tė madh parlamentar me disa deputetė tė blerė qė nuk kishin, njėlloj si ai, asgjė tė pėrbashkėt me demokristianizmin e po tė mos ishte shpėrbėrė grupi parlamentar i PDK-sė, (natyrisht jo nga zhvillimet brenda partisė, po nga forca jashtė saj, nga Grupi i Qendrės pa qendėr), ky Ndoka nuk do tė ishte ai Ndokė i braktisur dhe i leqendisur qė ėshtė sot, po do tė ish, ndoshta, njė Ndokė zėvendės kryeministėr, po aq hijerėndė sa Pollo! Pra, qeveria e Berishės ecėn pėrpara nga fitorja nė fitore me kėmbėt e Xhuvelit dhe me sytė, veshėt e mendjen e Ndokės, por kurrsesi me votat tona! Ndaj gaboj po tė hakatem tė pohoj se edhe shteti i sė (pa)drejtės, pra edhe vetė demokracia jonė e brishtė, tash ėshtė e pėrdhunuar nga reparti qeveritar njėlloj si ajo prostituta e Bisht Pallės, tė cilėn e kemi harruar, siē kemi harruar shumė mysybete e hatara gėrdecėrore qė ndodhin tek ne! Besoj se mė shumė dinjitet duhet tė ketė pasur prostituta e Bisht Pallės se disa kryetarė mini-partish, madje edhe se kryetarja e Kuvendit, apo se disa deputetė tė pėrdorur e ca palo-liderė tė gjithėfarllojshėm qė kėto ditėt e fundit po na shfaqen si protagonistė pėr tu bėrė ministra, pėr tu futur nė lista, pėr ti hyrė nė zemėr kryeministrit! Ajo, pra, prostituta e Bisht Pallės, tashmė e harruar, (po qė na e kujtoi fjalori i kryeministrit nė Kuvend), pasi parakaloi nėpėr repartet ushtarake e nė disa komisariate policie tė Durrėsit, i dha mė nė fund dum e vendosi tė vėrė nė vend nderin e prostitutės, duke denoncuar emrat e maskarenjve seksomanė me pushtet dhe uniformė ushtarake! Po a mund tė bėjnė tė njėjtėn gjė prostitutat tona tė politikės, deputetė e ministra, tė guxojnė e tė denoncojnė edhe kėta pėrdhunuesit e demokracisė? Nė tė kundėrt, deputetėt e zyrtarėt, konet e bindura tė kryetarėve, hapur e pa u tutur dalin nė publik e lehin qė tė mbrojnė shefin e repartit, pikėrisht atė qė i ka pėrdhunuar! E gjora prostitutė e Bisht-Pallės paskėsh pasur mė tepėr dinjitet se shumica e deputetėve, ministrave dhe zyrtarėve tanė! Por ama duhet pranuar, gjurma e prostitutės sė Bisht-Pallės paskėsh mbetur e ngulur nė trurin e kryeministrit, derisa ai pėrdori fjalor prostitute ndaj provokatorėve nė Kuvend! Vetėm se, asokohe, e gjora nuk u muar seriozisht, aq sa po merret kryeministri ynė! Se po tė ishte marrė sadopak seriozisht skandali i saj, rreziku i hapjes sė dosjeve nga prostitutat e politikės do ti detyronte kryetarėt e sotėm tė partive ti vinin gishtin kokės! Kėta do tė ishin detyruar, nga frika e publikimit tė nesėrm tė zullumeve tė tyre tė venė sadopak rregull e disiplinė nė Kuvend dhe nė Qeveri, nėpėr partira, nė ushtri e shoqėri qė tė mos gėlojnė dhe grumbullojnė aq shumė pushtet prostitutat e sotme politike, duke bėrė ministra e deputetė ata qė prostituojnė mė paturpėsisht nė sytė e opinionit publik! Pra, po tė kishte mbetur gjallė kujtimi dhe dyshimi qė mbolli prostituta e Bisht-Pallės, do tė ekzistonte frika se, nė mos sot, nesėr, edhe nga mjediset e reparteve tė politikės mund tė dalė njė ditė ndonjė prostitutė e ndershme qė tė nxjerrė nė publik tė palarat e kryetarėve tė mėdhenj pėr tė vėnė nė vend dinjitetin e vet, pra pėr tu transformuar nga njė ish e/i pėrdhunuar, nė njė tash sinqerisht i/e penduar. Por kryetarėt e partive tona janė aq tė dehur me vetveten, sa as nga ky rrezik potencial nuk kanė frikė. Sepse tek ne skandalet nuk bėjnė asnjė pėrshtypje! Se kryetarėt e partive opinionin publik e vlerėsojnė nė mos tė vdekur, tė currufjepsur! Dhe meritėn kryesore pėr kėtė arritje demokratike padyshim e kanė ata, kryetarėt e partive, tė cilėt nuk e njohin turpin, madje, me sa po shihet, njėlloj si pronarėt e shtėpive publike, ata nuk kanė mė turp as nga turpi publik i Gėrdecit tė hedhur nė erė, jo mė i fjalėve tė ndyra! Duhet pranuar: Ky ėshtė i vetmi sukses real i tyre! |
||
|
|
|