![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Nėnat me shumė fėmijė, kushtet pėr tė pėrfituar pension |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
**Fabulous Moderatore**
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 6,203
Rrespekti: 26
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Jonida Tashi
Nėnat me shumė fėmijė, qė kanė lindur gjashtė ose mė shumė fėmijė, tė cilėt janė rritur qė tė gjashtė mė tepėr se tetė vjeē, marrin pensionin e pleqėrisė kur kanė plotėsuar moshėn 50 vjeēe dhe kanė 30 vite pune tė siguruara. Kjo vjetėrsi pune duhet siguruar sipas viteve: viti 2001, 24 vite pune tė siguruara; viti 2002, 26 vite pune; viti 2003, 28 vite pune; viti 2004 e nė vazhdim 30 vite pune. Sipas specialistėve tė pensioneve, kur tė gjitha vitet e punės tė siguruara janė nė punė shteti, tė interesuarat pėrfitojnė pension shteti. Ndėrsa nė rastet kur si vjetėrsi pune kėrkohet tė njihet edhe ajo qė njė nėnė ka kryer si ish-anėtare e kooperativės bujqėsore, caktohet pension i kooperativės bujqėsore. Vite pune tė siguruara pėr pension shteti quhen edhe ato pėr tė cilat janė paguar kontribute tė sigurimeve shoqėrore si bujkeshė apo fermere kur kanė marrė tokė sipas ligjit nr.7501, i viti 1991, e cila konsiderohet punė shteti, apo janė tė siguruara vullnetarisht sipas nenit 3 tė ligjit tė sigurimeve shoqėrore. Llogaritja Nė numrin e fėmijėve tė lindur pėrfshihen edhe fėmijėt e lindur me kurorė tė dytė apo tė tretė etj. Si vite pune edhe nė kėtė rast pėrfshihet periudha e vazhdimit tė shkollės sė lartė ditėn, sipas nenit 91 tė ligjit tė sigurimeve shoqėrore nė fletoren zyrtare thuhet: Periudha e kryerjes sė studimeve nė shkollėn e lartė, me shkėputje nga puna pėr femrėn, pavarėsisht nga vendi se ku janė kryer studimet por jo mė shumė se 6 vjet, njihet si periudhė sigurimi vetėm pėr efekt tė pensionit tė pleqėrisė. Njė vit shkollor nė shkollėn e lartė quhet njė vit pune, e cila vėrtetohet me kopjen e diplomės sė noterizuar. Shuma e pensionit edhe pėr nėnat me shumė fėmijė, sipas nenit 32 tė Ligjit tė Sigurimeve Shoqėrore, llogaritet me 75 pėr qind tė pagės mesatare neto mujore tė tre vjetėve me radhė nė 10 vitet e fundit tė punės. Para llogaritjes sė pensionit pagat e ēdo viti shumėzohen me koeficientet pėrkatės qė caktohen me vendime tė veēanta nga Kėshilli i Ministrave. Vitet e punės Pėr dokumentimin dhe kriteret e llogaritjes sė vjetėrsisė nė punė pėr anėtarėt e kooperativave bujqėsore, Vendimi i Kėshillit tė Ministrave ka pėrcaktuar disa kritere. Nė vjetėrsinė pėr punė pėr efekt tė sigurimeve shoqėrore dhe pensioni nė kooperativė bujqėsore njihen ditėt e punės tė kryera efektivisht nė tė, pėr tė cilat ėshtė shpėrblyer anėtari ose ēdo person tjetėr qė nuk ėshtė anėtar, por qė punon nė kooperativė dhe nxirret nė bazė tė dokumenteve qė ka kooperativa. Nė vjetėrsinė nė punė njihet edhe koha e kryerjes sė shėrbimit ushtarak, ose nė detyra tė tjera shtetėrore ose shoqėrore, kur sipas dispozitave nė fuqi anėtari merr shpėrblim. Pėrveē kėtyre, nė vjetėrsi pune njihet edhe puna e kryer si bari pėr ruajtjen e bagėtive tė tufėzuara tė anėtarėve, kur ky ėshtė caktuar nga kėshilli popullor i fshatit ose kryesia e kooperativės bujqėsore. Vit vjetėrsie nė punė pėr efekt sigurimi dhe pensioni, duke filluar qė nga 1 janari 1972, quhet kur anėtari i kooperativės bujqėsore ose i kooperativės sė tipit tė lartė ka plotėsuar gjatė vitit kalendarik jo mė pak se 280 ditė-punė ose ditė-normė burri dhe 230 ditė-punė ose ditė-normė gruaja. Kepi ka shpjeguar se pėr periudhėn para 1 janarit 1972, vit vjetėrsie nė punė quhet, kur anėtari ka plotėsuar jo mė pak se mesatarja e ditėpunėve tė realizuara nga secila kooperativė bujqėsore nė ēdo vit kalendarik nga krahėt e afta pėr punė, veē pėr femrat dhe veē pėr meshkujt. Ditėt Ditėt e punės qė anėtari realizon mė tepėr se numri i caktuar i ditėpunėve qė nevojiten (pra mė shumė se 230 apo 280 ditė-pune) nuk e shtojnė vjetėrsinė nė punė. Ndėrsa kur anėtari ka realizuar mė pak se ditė-punėt e nevojshme pėr tė pėrfituar pension, llogaritja e vjetėrisė bėhet nė pėrpjesėtim me ditėt e punės tė kryera efektivisht. Viti i parė i krijimit tė kooperativės bujqėsore njihet si vit i plotė i vjetėrsisė nė punė, kur anėtari ka filluar punėn nė kooperativė kėtė vit, pavarėsisht nga ditėt e punės qė ai ka realizuar efektivisht. Periudhat e sigurimit tė detyrueshėm si bujk privat mbas shpėrbėrjes sė ish-kooperativave bujqėsore dhe sigurimi vullnetar, duke filluar nga 1 tetori i vitit 1993 sipas nenit 3 tė ligjit nr.7703, datė 11.5.1993 Pėr sigurimet shoqėrore, quhen kohė pune me shtetin dhe mund tė bėhet deri nė ditėn e plotėsimit tė moshės pėr pension pleqėrie. Dokumentimi Dokumentet qė provojnė vjetėrsinė nė punė pėr efekt sigurimi dhe pensioni janė, libri i ditėve tė punės dhe i llogarisė pėr me anėtarėt, listė-pagesa progresive, si dhe ēdo dokument tjetėr zyrtar qė vėrteton vjetėrsinė nė punė dhe, nė mungesė tė kėtyre dokumenteve, nevojiten procesverbalet e mbajtura nga ish-komisionet e vėrtetimit tė vjetėrsisė nė punė. Kur dokumentet qė provojnė vjetėrsinė nė punė mungojnė, kanė humbur ose janė zhdukur dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė gjenden, ditėt e punės tė kryera provohen me vendim tė gjykatės sė rrethit ku ndodhej kooperativa bujqėsore, nė tė cilėn ėshtė kryer puna. Kėto dokumente ruhen pranė komunave, arkivave tė shtetit ose pranė organeve tė sigurimeve shoqėrore. Puna nė kooperativė Koha e kaluar nė punė nė kooperativė bujqėsore iu njihet e vlefshme pėr sigurime, ndihma dhe pensione bazuar nė ligjin pėr sigurimet shoqėrore shtetėrore disa kategorive. Sigurimet dhe pensionet nė rastet e mėposhtme llogariten dhe caktohen sipas kritereve tė pėrcaktuara nė dispozitat e ligjit pėr sigurimet shoqėrore. Kuadrove qė janė dėrguar me punė nė kooperativat bujqėsore me vendim tė organeve kompetente me detyrė: kryetar, nėnkryetar, llogaritar, ekonomist, gjeometėr, agronom dhe ndihmės agronom, veteriner dhe ndihmėsveteriner, zooteknik dhe ndihmės zooteknik, pėrgjegjės i vatrės sė kulturės, edukator kopshti tė pėrhershme tė fėmijėve, mjek, ndihmėsmjek, mami, dentist dhe ndihmės dentist, farmacist, infermier. Kuadrove, specialistėve dhe punonjėsve qė nga sektori i administratės, me dėshirėn e tyre nė vitin 1966 shkuan pėr tė punuar nė kooperativat bujqėsore. Punėtorėve dhe nėpunėsve qė kanė shkuar vullnetarisht pėr tė punuar pėrkohėsisht nė kooperativė bujqėsore nė bazė tė iniciativės pėr njė kohė prej 1 deri nė 3 vjet. Kuadrot qė janė dėrguar me punė nė kooperativė bujqėsore me shpėrblim plotėsues nga shteti, sipas Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.122 i 13 korrikut 1971. Gazeta Albania*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|