Takimi Trump-Putin, arrihet marrėveshje SHBA-Rusi pėr Sirinė



Tre zyrtarė amerikanė thanė tė premten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanė arritur njė marrėveshje armėpushimi nė Sirinė jugperėndimore.

Komentet u bėnė ndėrkohė qė presidenti Donald Trump mbante takimin e tij tė parė me presidentin rus Vladimir Putin.

Marrėveshja shėnon njė nivel tė ri tė pėrfshirjes amerikane nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur luftėn civile nė Siri.

Ndonėse hollėsitė rreth marrėveshjes dhe mėnyra se si do tė zbatohet ajo ende nuk janė bėrė tė ditura, armėpushimi do tė hyjė nė fuqi tė dielėn nė mesditė nė Damask, thanė zyrtarėt, tė cilėt nuk ishin tė autorizuar tė diskutonin publikisht mbi armėpushimin.

Jordania dhe Izraeli janė gjithashtu pjesė e marrėveshjes, tha njėri nga zyrtarėt. Tė dy kėta aleatė tė SHBA kanė kufij tė pėrbashkėt me pjesėn jugore tė Sirisė dhe janė tė shqetėsuar se dhuna nė luftėn civile tė Sirisė mund tė pėrhapet pėrtej kufirit.

Armėpushimet e mėparshme nė Siri kanė dėshtuar ose nuk kanė arritur ta ulin dhunėn pėr shumė kohė. Nuk ėshtė e qartė nėse kjo marrėveshje do tė ketė efekt mė tė mirė.
(gazeta-Shqip.com)