Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 4 nga 4

Lajme nga Shqiperia , Lajme nga Vendi , Lajme nga Kosova , Analizė-Opinion , Zgjedhjet Parlamentare 2009 , Zgjedhjet Vendore 2011 , Zgjedhjet Parlamentare 2013 , Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare , Lajme kulturore , Tė fundit nga Bota e Spektaklit: Sulm terrorist nė Paris, njė oficer dhe njė agresor tė vrarė

  1. Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,334
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10

    Jump to Comments

    Sulm terrorist nė Paris, njė oficer dhe njė agresor tė vrarė

    3 Comments by NeVertiti Published on 20-04-2017 22:07
    Sulm terrorist nė Paris, njė oficer dhe njė agresor tė vrarė



    Njė oficer policie ėshtė qėlluar pėr vdekje dhe njė tjetėr ėshtė plagosur rėndė nga dy persona tė armatosur me kallashnikovė nė bulevardin qėndror “Champs Elysees” tė Parisit, vetėm pak minuta mė parė.

    Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumė mundėsi mund tė jetė njė akt terrorist, ndėrsa sheshi mė i famshėm francez ėshtė rrethuar qė prej orės 21 nga forca tė shumta policie dhe automjete tė ndihmės sė shpejtė.

    Oficerė tė armatosur rėndė kanė shkuar menjėherė nė vendngjarje, ndėrkohė qė burime ende tė pakonfirmuara thonė se njė person i tretė, qė dyshohet tė jetė njėri nga agresorėt, ėshtė plagosur dhe “neutralizuar”.

    Policia ka njoftuar gjithashtu se “tė paktėn” dy persona u pėrfshinė nė kėtė sulm nė zemėr tė kryeqytetit francez. Ndėrkohė, televizioni “BFM TV” raporton se dy agresorėt janė qėlluar, ndėrsa njėri prej tyre ka mbetur i vdekur.

    Ngjarje vjen nė njė moment kur kandidatėt presidencialė tė Francės dolėn nė njė debat televiziv, shumė pranė vendngjarjes. Njė dėshmitare tha pėr “BFM TV” se kishte dėgjuar tė shtėna, pa trupin e njė njeriu tė shtrirė nė tokė, ndėrsa mė pas zona u evakuua urgjentisht nga policia.

    Franca ndodhet nė gjendje emergjence, qė prej sulmit tė parė tė kryer nga militantė ekstremistė islamikė, e qė ėshtė pasuar me disa sulme tė tjera.

    Tė shtėnat, gjithashtu erdhėn vetėm pak orė pasi rrugėt mė tė ngarkuara me trafik nė Paris u mbyllėn pėrkohėsisht nga policia, pasi u dha njė alarm pėr njė pako tė dyshimtė, qė u zbulua nga oficerėt nė “Rue de Rivoli”, nė qendėr tė kryeqytetit.

    Sulmet nė Francė datojnė qė prej janarit tė vitit 2015 e mė pas me vrasjet nė ditėn e Bastijės nė Nicė, nė vitin 2016.

    / Top Channel








  2. Total Comments 3

    Comments

  3. #2
    Supergirl Avatari i Nikita
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    21,099
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11145
    Rrini larg turmave e larg kryeqyteteve.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  4. #3
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,334
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Cfare pasigurie e ka pushtuar mbare Evropen.

  5. #4
    Anėtar i Respektuar Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    1,000
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    406
    Ēfare mbillet, korret.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •