Italia dėbon 22-vjeēaren egjiptiane: Kontakte me ISIS-in pėr njė atentat



Njė 22-vjeēare egjiptiane nė Milano ėshtė dėbuar nga Italia me akuzėn e terrorizimit. Fatma Ashraf Shawky Fahmy, e cila kishte njė leje tė rregullt qėndrimi, nuk kishte precedentė penalė dhe ishte e papunė.

Sipas autoriteteve policore italiane, ajo ishte nė kontakt me njė anėtar tė ISIS-it, tė cilit nė fillim i kėrkoi ta ndihmonte qė tė mbėrrinte nė Siri pėr tė luftuar dhe pavarėsisht nga vėshtirėsitė e planit tė saj, ishte shprehur e gatshme pėr njė atentat vetėvrasės nė Itali, pa marrė pėrgjigje nga bashkėpunėtori i saj.

Vajza jetonte nė lagjen Gratosoglio, nė periferinė jug-perėndimore tė Milanos, sė bashku me prindėrit dhe tre vėllezėrit e vegjėl.

Ka qenė e dukshme pėr hetuesit rruga e saj drejt radikalizmit: nė vitin 2013 kishte nisur tė ndryshonte veshjen dhe sjelljen, ndėrsa gjatė periudhės sė aktivitetit investigativ, gruaja mbante veshur shami dhe doreza tė zeza.


(gazeta-Shqip.com)