Arsenali bėrthamor, NBC: Trump do ta shumėfishojė



Presidenti amerikan Donald Trump shprehu dėshirėn pėr tė rritur dramatikisht arsenalin bėrthamor tė vendit gjatė njė takimi tė zhvilluar nė muajin korrik.

Televizioni amerikan NBC, bazuar nė burime brenda takimit, raporton se Trump e diskutoi kėtė me kėshilltarėt e tij tė sigurisė.

Nuk ėshtė e qartė pse ky zhvillim raportohet vetėm tani, por pėrkon mbase jo rastėsisht me tensionin e lartė me Korenė e veriut dhe gjithashtu ndėrsa bota pret qė Trump tė mos miratojė paktin bėrthamor me Iranin.

Sipas NBC, gjatė takimit tė zhvilluar nė Korrik nė Shtėpinė e Bardhė, Trumpit ju tregua njė grafik pėr arsenalin bėrthamor amerikan, qė ėshtė ulur tej mase nga 32.000 testata nė viteve 60, kur arriti kulmin. NBC raporton se Trump ka kėrkuar qė tė arrihet e njėjta shifėr. Aktualisht, SHBA ka rreth 4 000 mbushje bėrthamore pėr pėrdorim ushtarak.

Presidenti Trump disa herė ka shprehur qėllimin e tij qė SHBA tė ketė arsenalin mė tė madh bėrthamor nė botė, por pėrmes mesazheve nė “Twitter” ai hodhi poshtė si tė rremė raportimin pėr dhjetėfishimin e tij nga NBC.

Megjithatė, kjo e fundit shtoi se pas takimit ku Trump mendohet tė ketė kėrkuar mė shumė armė bėrthamore, sekretari i shtetit Rex Tillerson e quajti Trumpin njė idiot, njė tjetėr raportim mediatik qė ka shkaktuar njė pėrballje mes dy politikanėve.

/ Top Channel