Temperatura zbresin nėn zero. Dimėr deri tė shtunėn


Reshjet e borės janė rikthyer nė disa zona tė vendit. Nė fshatrat e Kukėsit, Bulqizės, Peshkopisė dhe nė zonat e Malėsisė sė Madhe, dėbora ka arritur nė disa centimetra lartėsi.

Nė segmentin Kukės-Bushtricė, nė fshatin Lusen, si pasojė e motit tė keq janė rrezuar gurė.

Reshjet e natės kanė shkaktuar jo pak probleme nė bujqėsi pėr bimėt dhe pemėt qė janė nė fazėn e lulėzimit.

“Pemėt janė prishur tė gjitha. Dėmi ėshtė shumė i madh. Patatet qė janė mbjellur ka rrezik tė kalben. Duhet punuar toka nga e para. Temperaturat -3 gradė mund tė rrezikojnė frutifikimin e pemės”, tha Osman Xhili, specialist bujqėsie pranė Drejtorisė sė Bujqėsisė Dibėr.

Dimri ėshtė rikthyer edhe nė juglindje tė vendit. Nė orėt e para tė mėngjesit, reshjet e borės kanė nisur nė zonat malore tė qarkut. Nė fshatrat turistikė tė Dardhės dhe Voskopojės ka arritur nė disa centimetra trashėsi.

Nė Elbasan, nė lartėsinė mbi 1 mijė metra, nė fshatrat e Librazhdit ka pasur reshje tė pakta dėbore. Dėborė raportohet edhe nė zona tė Gjirokastrės.

/ Top Channel