Bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė po angazhohet pėr tė sjellur nė krye tė ekzekutivit njė femėr me prejardhje shqiptaro-amerikane.

Arbresh.info mėson nga burime ndėrkombėtare se ajo ėshtė e shkolluar nė universitete prestigjioze nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ėshtė vajza e njė eprori tė lartė ushtarak shqiptaro-amerikan.

Duke qenė kryeministre njė femėr jo partiake, kabineti i saj pritet tė jetė gjithpėrfshirės nga partitė parlamentare.

Qeveri gjithėpėrfshirėse pėr tė tejkaluar proceset e rėndėsishme dhe urgjente ka kohė qė ėshtė duke propozuar edhe presidenti i Aleancės Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pėr shkak tė rezultateve tė dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, tė cilat pamunėsuan deri mė tani edhe formimin e institucioneve, shkruan arbresh.info.

Pėrfaqėsuesit politik janė deklaruar sė fundi se brenda dhjetė ditėve Kosova do tė ketė institucionet e saj, ndėrkohė ende nuk janė pajtuar pėr vazhdimin e seancės konstituive pėr zgjedhjen e kryetarit dhe nėnkryetarėve, dhe mė pas edhe zgjedhjen e pėrfaqėsuesve qeveritarė.

Ngjashėm kishte ndodhur edhe nė vitin 2011 kur PDK, LDK dhe AKR, ishin pajtuar qė nėnkolonelja Atifete Jahjaga, tė jetė kandidatja e tyre pėr presidente tė Republikės sė Kosovės. Marrėveshja ishte arritur ndėrmjet ish-presidentit Behgjet Pacolli, presidentit aktual dhe asokohe kryeministėr, Hashim Thaēi, dhe kryeministrit nė largim qė asokohe ishte vetėm lider i LDK-sė, Isa Mustafa, me ndihmėn e ish- ambasadorit amerikan, Christopher Dell./arbresh.info/