Prishtina ėshtė duke dashur tė blejė armė, tanke, artileri, avionė luftarakė dhe drone nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė njė intervistė pėr Sputnik, analisti politik Behlul Beqaj ka thėnė qė autoriteteteve tė Kosovės i ėshtė rritur interesi pėr tė blerė armė shtesė pėr shkak se Beogradi ėshtė duke rritur ushtrinė dhe sigurinė e forcės.

Beqaj sipas Sputnik, ka thėnė se “Proceset qė politikanėt e tė dyja shteteve i pėrmendin janė krejtėsisht ndryshe nga realiteti. Ne jemi duke pėrsėritur gabimet tona tė vjetra, nė vend se tė hapim bibloteka dhe salla tė koncerteve ne mendojmė se si tė blejmė mė shumė armė”.

Analisti Beqaj ka thėnė se krijimi i Forcave tė Armatosura tė Kosovės nuk shkel dispozitat e Rezolutės 1244 e as marrėveshjen e Kumanovės, e cila pėrcakton NATO’n (KFOR’in) si paqeruajtėsin e vetėm tė shtetit tė Kosovės.

Nė anėn tjetėr kreu i komitetit tė parlamentit serb pėr Kosovėn, Milovan Drecun i ka thėnė Sputnikut se Rezoluta 1244 e OKB’sė ėshtė ende nė fuqi.

“KFOR’i ėshtė e vetmja forcė e armatosur e lejuar nė Kosovė, dhe kushdo qė nderon kėtė rezolutė duhet tė parandalojė krijimin e Forcave tė armatosura tė Kosovės. Pėr fat tė keq, ajo ėshtė duke u shkelur nga vendet perėndimore tė cilat janė paramenduar qė ta pėrkrahin dhe ta zbatojnė atė”.

Milovan Drecun ka thėnė se FSK-ja ėshtė mjaft e armatosur ashtu siē ėshtė, duke pasur mjaft helikopterė dhe automjete tė blinduara.

Ndėr tė tjera Drecun shtoi se “Instruktorėt e NATO’s ishin duke i trajnuar ushtarėt e FSK’sė pėr shumė vite kėshtu duke pėrgatitur terenin pėr formimin e njė ushtrie tė ardhshme”.Gazeta Shqiptari.eu