Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 4 nga 4

Lajme nga Shqiperia , Lajme nga Vendi , Lajme nga Kosova , Analizė-Opinion , Zgjedhjet Parlamentare 2009 , Zgjedhjet Vendore 2011 , Zgjedhjet Parlamentare 2013 , Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare , Lajme kulturore , Tė fundit nga Bota e Spektaklit: Gresa Hasa ka njė tjetėr mesazh pėr shoqėrinė shqiptare

  1. Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    15,479
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5506

    Jump to Comments

    Gresa Hasa ka njė tjetėr mesazh pėr shoqėrinė shqiptare

    3 Comments by AnGeLiC Published on 13-09-2017 11:56

    “Nuk mund tė presim mė. TANI ėshtė koha pėr reagim konkret”! Kėshtu shprehet e vendosur Gresa Hasa, vajza qė ka shkaktuar njė “furtunė” tė vėrtetė reagimesh nė rrjetet sociale kur vendosi tė dalė nė protestė me njė pankartė ku shkruhej: “Kur tė nevrikosesh laj enėt, mos vrit gruan o k*r”!

    Nė njė intervistė pėr newsbomb.al Gresa shpjegon se pse zgjodhi pikėrisht kėto fjalė nė pankartėn e protestės, jep njė pėrgjigje pėr tė gjithė ata qė u indinjuan nga kjo pankartė, rrėfen arsyen se pse u largua e zhgėnjyer nga sheshi i protestės si dhe jep njė mesazh tė fortė pėr tė gjithė burrat qė dhunojnė gratė.


    Intervistoi Anta Muēaku.

    1-Ju jeni autorja apo mbajtėsja, mund tė ma saktėsoni kėtė pjesė, e pankartės qė shkaktoi njė “ furtunė” reagimesh nė rrjetet sociale: “Kur tė nevrikosesh laj enėt, mos vrit gruan o k*r”. Pse zgjodhe pikėrisht kėto fjalė?

    Unė jam autorja dhe mbajtėsja e pankartės. Bėhet fjalė pėr njė pankartė sarkastike dhe me ton revoltues qė ndoshta nė perėndim nuk do tė kishte shkaktuar kurrfarė sensacioni.

    Madje, ėshtė krejt e zakonshme qė nė protesta me kuaza tė ndryshme tė vėrehen pankarta ose fletushka tė kėtilla. Qėllimi i njė proteste ėshtė tė tėrheqė vėmendjen e autoriteteve shtetėrore pėrgjegjėse dhe ta bėjė kauzėn e saj ēėshtje tė ditės nė media. Nė morinė e pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve qė u mbajtėn nė protestėn e datės 4 shtator pėrballė Ministrisė sė Drejtėsisė, ishte kjo pankartė qė ngacmoi shumėkėnd, veēanėrisht njė pjesė tė konsiderueshme tė djemve dhe burrave tė kėsaj shoqėrie.

    Kjo ndodhi pėr dy arsye. Sė pari, identifikimi me tjetrin pėr tjetrin si objekt pronėsie. Pėr njė ēast shumė djem dhe burra e projektuan veten e tyre nė vend tė gruas dhe gruaja kėtu ėshtė e shtypur. Sfera private i atribuohet asaj dhe ajo publike, burrit. Pra, larja e enėve, pastrimi i shtėpisė, kujdesi pėr fėmijėt etj. shihen si ‘’punė grash’’ ndėrsa sjellja e tė ardhurave nė shtėpi si ‘’punė burrash’’. Duhet patur parasysh edhe fakti qė shumė gra janė tė papuna dhe tė varura katėrcipėrisht te bashkėshortėt e tyre. Gruaja shqiptare konsiderohet dhe trajtohet si shėrbėtore dhe pronė. Pėr shembull, pėrdhunimi brenda njė ēifti te ne konsiderohet i papėrfillshėm pasi burri i njeh vetes tė drejta tė pakufijshme mbi gruan; shoqėria gjithashtu ia njeh atij kėto tė drejta. Ai beson se mund tė kryejė marrėdhėnie seksuale pa dėshirėn e gruas ashtu sikurse mund t’i marrė asaj jetėn nėse e sheh tė arsyeshme njė gjė tė tillė. Identifikimi me kėtė imazh krijoi pėshtjellim. Vetėm pėrfytyrimi i burrave si tė nėnshtruar e tė dhunuar krijoi revoltė tek ata por nėnshtrimi aktual i grave dhe dhuna ndaj tyre merret pėr tė mirėqenė e trajtohet si njė gjė normale. A ėshtė normal pėrdhunimi dhe vrasja? A ėshtė normale qė gruaja tė jetė pėrgjegjėse pėr detyra qė i takojnė tė dyja palėve? A ėshtė normale qė burri tė jetė i vetmi i cili mban mbi supe peshėn ekonomike tė familjes? Jo. Kėto janė detyra dhe pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta. Po njėlloj gėzojmė tė drejta dhe liri.
    Shoqėria shqiptare ėshtė thellėsisht patriarkale dhe rolet gjinore janė tė mirėpėrcaktuara qė nė djep. Vajzat edukohen dhe prej tyre pritet pėr tė qenė tė nėnshtruara e nėnshtrimi iu shitet si mirėsi e vlerė. Pra, njė vajzė e mirė, ėshtė njė vajzė e urtė, pėr pasojė njė vajzė e bindur, e nėnshtruar dhe nesėr njė vajzė ose grua e vdekur. Nga ana tjetėr, djemtė edukohen dhe prej tyre pritet qė tė jenė tė dhunshėm, tė ndrydhin emocionet e tė mos njohin rregulla apo ligje. Manifestimi i dhunės u paraqitet si guxim ose mbrojtje nderi por dhuna nuk e bėn dikė as tė tė guximshėm dhe as tė ndershėm. Nė rastin mė tė mirė ajo tė bėn viktimė dhe nė rastin mė tė keq, tė bėn kriminel. Nga ana tjetėr, pėr ēfarė nderi po flasim? Ҫ’nder qenka ky qė kėrkon tė shpaguhet me jetė? Ky ėshtė krim, jo nder. T’i heqėsh lirinė tjetrin, ta dhunosh dhe ta vrasėsh atė ėshtė e padrejtė, e pamoralshme dhe e paligjshme. Njė sistem i tillė i kushton shumė tė dyja palėve, si grave ashtu edhe burrave.

    Sė dyti, kemi tė bėjmė me identifikimin e tjetrit pėr tjetrin si objekt seksual. Zgjedhja e njė fjale sinonime dhe qė konsiderohet vulgare pėr organin gjenital mashkullor, shkaktoi potere sepse po tė njėjtėt djem dhe burra u fyen kur u trajtuan si objekt seksual ndaj tė cilėve po shkarkohej mllefi dhe revolta.

    Ҫ’mund tė themi atėherė pėr ngacmimet seksuale me tė cilat ballafaqohen vajzat dhe gratė pėrditė nė rrugė, nė shkollė, nė punė, nė gati ēdo mjedis tė pėrbashkėt? Ҫ’mund tė themi kur burrat e rrasin dhunshėm organin e tyre nė trupin e njė vajze tė vogėl? Pedofilia ėshtė njė fenomen tjetėr jashtėzakonisht shqetėsues kėtu dhe pėr tė cilin NUK FLITET. Mandej nė shumė raste, ky fenomen legjitimohet nėpėrmjet institucionit tė martesės. Ka njė numėr shqetėsues tė vajzave qė detyrohen tė martohen pėrpara moshės 18 vjeē. Ҫ’mund tė themi kur burrat ngjeshin ereksionin e tyre pas grave nė njė linjė autobusi apo kur masturbohen pa droje nė njė park ose rrugė ku ka edhe fėmijė? Po pėr objektifikimin e vajzave dhe grave nė media; prostituimin mediatik tė imazhit tė gruas dhe trajtimin e saj si njė copė mishi detyra e sė cilės mendohet tė jetė shuarja e epsheve tė burrave ose riprodhimi, mundėsisht duke u dhuruar atyre trashėgimtarė meshkuj dhe kaq. Reagimi nė masė ndaj pankartės tregon shumė pėr shoqėrinė ku bėjmė pjesė. Mė vjen mirė qė pankarta krijoi zhurmė. Debati pėr gjendjen e grave nė Shqipėri ėshtė i munguar dhe i vonė. Nuk mund tė presim mė. TANI ėshtė koha pėr reagim konkret.

    2-Shumė ju kanė mbėshtetur por shumė tė tjerė janė shprehur kundėr duke argumentuar se kjo nuk ėshtė forma e duhur pėr tė mbrojtur veten, se njė grua apo njė vajzė nuk mund ta ulė veten nė kėtė nivel tė shprehuri qė do ngjallte veēse antipati e zemėratė te burrat. Si i pėrgjigjeni kėtyre zėrave?

    Ėshtė interesante tė dėshmosh moralin qė bėhet ndaj njė fjale tė pėrdorur brenda njė konteksti tė caktuar dhe mungesėn e kėtij morali ndaj vrasjes, pėrdhunimit dhe ushtrimit tė dhunės. Ky nuk ėshtė moral por falsitet. Njė shoqėrie qė hesht pėr vrasjen, bindshėm i mungon busulla e moralit. Nė verėn e 2015-ės nė plazhin e Durrėsit, njė burrė i ri tėrhiqte zvarrė tė fejuarėn e tij dhe e godiste atė pėrpara tė gjithė njerėzve. Ai nuk u shqetėsua prej kėtyre tė fundit. Plazhistėt jo vetėm qė s’denjuan tė merrnin policinė nė telefon por ata u grumbulluan rreth ēiftit nė heshtje, duke i parė dhe filmuar pėr t’i komentuar nė rrjetet sociale, rėndom me njė mendėsi qė justifikon dhunėn alla ‘’kushedi ē’ka bėrė ku*va qė po e rreh ky!’’. A s’ėshtė e padrejtė dhe e pamoralshme heshtja ndaj njė akti tė tillė?

    A s’ėshtė i padrejtė dhe i pamoralshėm justifikimi i dhunės? Ka gjėra mė tė tmerrshme se njė fjalė. Kėto janė vrasja, pėrdhunimi, pedofilia, ngacmimi seksual, dhuna emocionale dhe psikologjike, bullizmi, diskriminimi dhe MOS FUNKSIONIMI I SISTEMIT LIGJOR. Rastet e fundit tė dhunės, sidomos ai i Fildeze Hafizit e cila ndėr tė tjera ishte gjykatėse, shfrytėzoi ēdo hallkė tė sistemit tonė tė drejtėsisė dhe sėrish u vra, dėshmon njėherė e mirė vdekjen kėtij sistemi. Krimineli qė e vrau, ish bashkėshorti i saj, i shpėtoi drejtėsisė duke pėrfituar nga amnistia. Gjithashtu, Fildezja ishte e pajisur me urdhėr mbrojtjeje sikurse Liljana Ruko e cila pavarėsisht kėsaj mase ligjore vazhdonte tė jetonte nė tė njėjtėn hapėsirė me dhunuesin qė pasi e zhveshi, e dhunoi, e torturoi duke e mbajtur varur nga dritarja e katit tė katėrt tė banesės sė tyre, nė fund e flakariti prej andej duke e lėnė tė vdekur. Ne nuk hedhim njė letėr nga dritarja ndėrsa disa njerėz kanė marrėzinė dhe perversitetin tė hedhin gratė me qėllimin pėr t’i vrarė dhe poshtėruar ato edhe nė vdekje. Skena tė tilla nuk i sheh as nė filmat horror! Pėr ē’antipati e zemėratė tė burrave e keni fjalėn? Pėr cilėt burra? Pėr ata qė vrasin? Pėr ata qė nė tre fjalė dy i kanė fyerje dhe mizogjini?

    Kjo mendėsi, kjo traditė dhune nuk prek vetėm gratė por edhe burrat. Ajo na kushton tė dyja palėve. Mbi tė gjitha, brenda njė sistemi ligjor disfunksional, nė njė shtet po aq fiktiv sa urdhėrat e mbrojtjes sė kėtyre grave, janė tė rrezikuar dhe tė pambrojtur tė gjithė, gratė dhe burrat por specifikisht mė tė dobėtit. Unė jam e sigurt qė burrat e menēur dhe tė ndėrgjegjėsuar tė kėsaj shoqėrie mė pėrkrahin po aq sa kėto gra. Nga ana tjetėr, patriarkaliteti reflektohet edhe nė gjuhė. Nė diskursin e pėrditshėm disa fjalė i atribuohen burrave dhe disa tė tjera grave. Reduktimi i fjalorit te gjinia ėshtė absurd dhe i padrejtė. Fjalėt s’janė pronė e burrave, ato i pėrkasin edhe grave. Ne ZGJEDHIM kur dhe pse t’i pėrdorim disa fjalė nė vend tė simotrave tė tyre.

    3- Nė ē’pozita ėshtė gruaja nė Shqipėri?

    Nė tė gjitha nivelet shoqėrore dhe ekonomike, GRUAJA SHQIPTARE ĖSHTĖ E SHTYPUR. Sigurisht qė jo tė gjitha gratė janė tė shtypura por kėto tė fundit pėrbėjnė raste tė izoluara dhe janė pėrjashtimi nga rregulli. Pjesa dėrrmuese e grave tė kėtij vendi dhunohen si nga padroni nė shtėpinė ku kanė lindur qė mund tė jetė babai ose ndonjė tjetėr familjar mashkull, vėllai ose xhaxhai; po ashtu nga bashkėshorti apo vjehrri e tė tjerė familjarė meshkuj tė shtėpisė ku dėrgohet nuse OSE nga pronari nė punė qė pasi i shfrytėzon si krahė pune, i ngacmon seksualisht dhe me raste edhe i pėrdhunon. Gruaja nė Shqipėri nuk ėshtė e vetėdijshme pėr rolin social qė ajo mbart dhe pėr kėtė nuk ėshtė faji i gruas por i sistemit arsimor fillimisht, njė sistem i kalbuar dhe qė duhet reformuar. Gjej rastin tė shpreh se njė reformė neoliberale si kjo qė ka miratuar qeveria nuk ndihmon as arsimin, as gratė dhe as burrat sepse e shndėrron dijen nė privilegj tė pakicės dhe jo nė tė drejtė tė gjithsecilit. Arsimi ėshtė baza e njė shoqėrie. Njė shoqėri e dhunshme ėshtė njė shoqėri e edukuar keq. Nga ana tjetėr, njė sistem drejtėsie fiktiv qė s’mbron askėnd, nuk mbron as gratė. Tradita e dhunės dhe mendėsia kanunore e ripėrtėrijnė vetveten nė vazhdimėsi pėr shkak se ky sistem edukimi, ky sistem ligjor dhe kėto kushte socio-ekonomike e lejojnė kėtė traditė tė rrokė pėrmasa tė tilla tė frikshme.
    Gjithashtu, gruaja nė shoqėrinė tonė nuk njihet si individ. Nė protesta apo dalje tė tjera publike, subjektet qė janė pėrgjegjėse qoftė nė hapėsirėn ligjore, qoftė nė atė politike apo brenda shoqėrisė civile (dhe kėtu i referohem specifikisht organizatave qė marrin fonde dhe paguhen pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e gruas nė Shqipėri), pėrdorin tė atillė referencė ligjėrimore pėr gruan si bashkėshorte, si nėnė, si motėr, si gjykatėse siē ishte rasti i Fildezes – ose ndonjė tjetėr rol profesional qė ajo ka por KURRĖ si GRUA. Si mund tė emancipohet gruaja kur ajo nuk njihet si individ me liri dhe tė drejta tė barabarta me burrin? Pėrpara se tė jetė bijė, bashkėshorte, nėnė apo motėr AJO ėshtė GRUA.

    4- Pse u largove e zhgjėnjyer nga protesta nė sheshin Skėnderbej pėr mbrojtjen e grave? Nė gjykimin tuaj a po e kryejnė siē duhet OJF-tė punėn e tyre?

    Nuk mund tė flas me siguri pėr tė gjitha OJF-tė qė operojnė nė kėtė vend pasi mė mungon ky informacion. Besoj qė njė pjesė e OJF-ve bėjnė punė tė jashtėzakonshme dhe me fare pak buxhet. Megjithatė, pėrqindja mė madhore e tyre e qė kanė fituar ‘’monopolin’’ e punės pėr tė drejtat e grave qė prej viteve ’90 nė vend, marrin vazhdimisht fonde tė cilat nuk i shohim tė pėrkthyera nė kurrfarė pune. Nė 26 vjet, statistikat e dhunės me bazė gjininė mbeten konstante ose janė nė rritje. Jam e vetėdijshme se rritja mund tė reflektojė jo domosdoshmėrisht intensifikimin e dhunės por shtimin e rasteve tė denoncuara. Por nga ana tjetėr, Shqipėria thyen rekordin nė Ballkan pėr VRASJEN E GRAVE dhe diskriminimi ėshtė fakt aktual nė tė gjitha hapėsirat shoqėrore kėtu. Pėr ekzistencėn e kėtyre OJF-ve mėsojmė vetėm dy herė nė vit: nė marshimet e 8 marsit ose pėr ‘’ditėt portokalli’’ nė vjeshtė kundėr dhunės me bazė gjininė e nė raste fare tė veēanta nė grumbullime si ky te sheshi tė mėrkurėn e datės 6 shtator qė vijnė pėr shkak tė presionit mediatik pėr krime tė bujshme qė janė shoqėruar nga protesta paralele prej civilėve tė thjeshtė e pa pushtet ose sepse njė pjesė e kėtyre grave e kanė mė tė lehtė tė identifikohen me njė viktimė tė njė shtrese sociale si Fildeze Hafizi, gjykatėse; sikurse nuk e kanė po kaq tė kollajtė tė identifikohen me njė grua tė edukuar keq, tė pashkolluar dhe tė papunė si Lumturie Xhilaj nga fshati Guci e Re nė Shkodėr ose Zhazivare Dervishi nė Golem, Etleva Ndoka nė Lezhė, etj. Pasurimi i dyshimtė i shumė drejtoreshave dhe drejtorėve tė OJF-ve, i ka bėrė njerėzit skeptikė ndaj tyre. Kjo u ka prishur punė jo vetėm asaj pjese tė shoqėrisė qė mbetet e papėrfaqėsuar dhe e pambrojtur si nga shteti ashtu dhe nga kėto OJF po dhe vetė shoqėrisė civile, duke sjellė si pasojė paragjykimin ndaj tė gjitha OJF-ve dhe mungesėn e besimit se ato mund tė kryejnė realisht punė dhe tė ushtrojnė presion ndaj organeve pėrkatėse.

    Protesta e ditės sė mėrkurė nė shesh nga shumė OJF dhe me pėrkrahjen e njė sėrė politikaneve (mė bėri pėrshtypje qė tė pranishme ishin vetėm politikanet gra a thua se dhuna dhe krimi janė problem vetėm i grave e jo i tė gjithė shoqėrisė), i pėrngjante mė tepėr njė shoė, me njė skenė tė mirė-rregulluar dhe fjalime sentimentale. Po, duhet tė flitet pėr dhunėn por vetėm fjalėt nuk mjaftojnė! Ka 26 vjet qė gratė dhunohen, vriten, trafikohen, masakrohen. Personat qė votojnė ligjet e qė janė nė parlament pėr tė pėrfaqėsuar qytetarėt; personat qė janė tė punėsuar nė pozita shoqėrore kyēe si institucionet e drejtėsisė; personat qė paguhen pėr tė ndikuar sadopak nė tkurrjen e dhunės dhe nė sensibilizimin e njerėzve, qė paguhen pėr tė punuar me burra tė dhunshėm dhe viktimat e dhunės, kanė dėshtuar nė detyrat e tyre. Ky s’ishte manifestim i shoqėrisė civile por performancė e saj dhe performanca nuk na shpėton nga vdekja.

    gresaaa22222.jpg

    5-Cila ėshtė lėvizja e radhės pas protestave nė sheshe?

    Ndryshimi i shoqėrisė nuk vjen sa hap e mbyll sytė. Emancipimi nuk do tė ulet kėmbėkryq menjėherė. Ky ėshtė njė proces tmerrėsisht i ngadalshėm qė kėrkon durim, inteligjencė dhe vullnet. Njė intervistė e tillė ėshtė e rėndėsishme po aq sa protesta, po aq sa njė status nė rrjetet sociale, njė artikull, njė tryezė debati, njė orė leksioni, njė tubim e kėshtu me radhė. Kėto gjėra nuk nisin e nuk pėrfundojnė te njė protestė dhe zhurmėn qė ajo krijon, ato vazhdojnė nė mėnyrė persistente.

    6-Mė fol pak pėr “Logun e shkėndijes”. Ē’ėshtė ky vend?

    ‘’Logu i shkėndijes’’ ėshtė pagėzimi qė disa tė rinj e tė reja i kanė bėrė njė hapėsire qė nis e pėrfundon nė katrorin e vogėl tė njė shtėpie pėrdhese ku mblidhen pėr tė diskutuar mbi libra me pėrmbajtje filozofike, politike, sociologjike, artistike, etj.; pėr tė parė dhe analizuar filma edukativė; pėr tė trajtuar probleme sociale dhe aktualitetin e shoqėrisė ku bėjmė pjesė nėpėrmjet tryezave tė debatit, etj. Kėta tė rinj, pėrfshi mua, janė kryesisht studentė dhe disa pedagogė nga fakultete tė ndryshme tė Universitetit tė Tiranės. Logu ėshtė njė territor i pėrbashkėt i krijuar mbi idenė e zhvillimit dhe mbėshtetjes sė aktiviteteve tė ndryshme kulturore, artistike ose thjesht argėtuese.



    7-Ēfarė doni t’u thoni atyre burrave qė dhunojnė gratė pėrveē mesazhit qė i dhatė qartė nė pankartė?
    Unė nuk mund tė komunikoj me kriminelėt. E vetmja mėnyrė qė unė tė komunikoj me ta ėshtė nėpėrmjet ligjit prandaj sė bashku me shokėt dhe shoqet e mia do tė vijojmė tė protestojmė, tė ngremė zėrin, tė mprehim penat e tė shkruajmė, t’i kėrkojmė llogari shtetit dhe t’i ushtrojmė atij presion qė zbatimi i ligjit tė jetė i drejtė sepse e ardhmja na pėrket tė gjithėve dhe nė shoqėrinė sė cilės duam t’i pėrkasim ajo s’bėn tė jetė vrastare dhe diskrimunese./NewsBomb
    Heren e fundit u redaktua nga AnGeLiC; 1 Javė mė Parė ne 11:58.
    Mos lejo asnje te ndjehet rehat duke mos te respektuar ty..

  2. Total Comments 3

    Comments

  3. #2
    Anėtar i Respektuar Avatari i Drejtori
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Vendodhja
    Ne zemren e femrave te bukura..
    Postime
    1,802
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    139
    Bravo aktiviste qe po ben buje me duke mbajtur pankarta me fjalen K*r.... A media bundra...

    Mgjth i them Gertes ta thote me plote goje jo me shkurtime, jo per gje por ate e perdor perdite ne vende vende...
    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)

  4. #3
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    30,592
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Drejtori Shfaq Poten
    Bravo aktiviste qe po ben buje me duke mbajtur pankarta me fjalen K*r.... A media bundra...

    Mgjth i them Gertes ta thote me plote goje jo me shkurtime, jo per gje por ate e perdor perdite ne vende vende...
    Precipitimet e krimeve e kane gjithnje te fillimin tek kazani qe zien dhe i formon.
    E nga ky kazan sbejme perjashtim as Grida me pankarten e saj ,as une e as ti a as tjetri.
    Kur ne si shoqeri te kemi ndergjegjsimin e faijt ne bashkesi,vetem atehere do shikojme permirsimin e ketyre mardhenjeve sociale pa kosto vrastare.

  5. #4
    Anėtar i Respektuar Avatari i Drejtori
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Vendodhja
    Ne zemren e femrave te bukura..
    Postime
    1,802
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    139
    Ajo shoqeri atje me ate mentalitet ai frut do prodhohet. Si une, si ti edhe te tjeret po qene ne ate corbe duam s'duam do behemi pjese e pisllekut. Mgjth reagimi i saj eshte mese normal por ka teprim vulgariteti qe perdoret me shume per show e jo per solidarizem. Me kete nuk jam dakord.
    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)
    Likes NeVertiti liked this post

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •