Krimet e Nexhmije Hoxhės fillojnė nga vrasja e Qemal Stafės e deri te vizitat e Aldo Bares nė burg
Gazeta 55 Online || Nė zhvillim
01-10-2008 / Gazeta 55
Lady Makbeth, e zeza e pėrjetshme e kėtij vendi
-Pse N.Hoxha nuk foli para teleshikuese pėr krimet e shumta tė saj.
-Pse nuk foli mbi karakterin e vizitave tė Aldo Bares kur ajo ishte e burgosur
-Po liria demokratike a mund tė shpėrdorohet nga fondet e zeza
-Nexhmije Hoxha nuk mund tė mbrojė as krimet e tė shoqin dhe atė qė ka lėnė pas ai
-Krimi i Enver Hoxhės mbi Syrja Selfon dhe pafytyrėsia pėr ta pranuar kėtė krim
-Si akuzon Lef Nosin pėr 4 shkurtin 1944 kur ai nuk ka qenė fare nė Tiranė
-Mos ardhtė dita kurrė tė tė lavdėrojė Lady Makbeth e Shqipėrisė
-Si e mbron akoma Miladin Popoviēin e UDB-sė dhe sulmon shqiptarin Haki Taha si tė UDB-sė
Me gjakftohtėsinė e njė vrasėse profesioniste, e veja e diktatorit komunist Enver Hoxha, tregoi edhe njėherė pėrpara teleshikuesve tė njė televizioni se mbetet edhe nė kėtė moshė stacioni i pėrhershėm i njė falsikatoreje tė historisė ku trumbetohen propagandė e revansh. Pėr njė person tė mbushur me mėkate tė njė periudhe tė gjatė nga koha e luftės e deri nė ditėt e demokracisė, do tė ishte e mirėpritur njė falje. Por i mbrapshti po i mbrapshtė mbetet. Qysh nga koha kur vritej Qemal Stafa, e deri e nė ditėt kur Aldo Bare bėnte vizita nė burgun e Nexhmije Hoxhės kanė kaluar gjitha ato ngjarje qė meritonin vėmendje nga shqiptar. Ishin disa vite tė shkuara kur me negocimin e njė funksionari tė lartė tė Partisė Socialiste i movonnjohuri si Aldo Bare tė pėrdorej si truproje i kryetares sė Frontit Demokratik, tė vejės sė zezė tė Enver Hoxhės. Siē shihet problematik shfaqet ajo nė tė dy kohėt, nė diktaturė dhe nė demokraci.
E gjitha ajo qė u tha shikuesve nuk ishte gjė tjetėr vetėm njė vazhdim i mashtrimit 45 vjeēar, derdhje e helmit dhe e urrejtjes.
Enveri luftėtar?
Ėshtė tallje e madhe tė vazhdosh ta imagjinosh Enverin se luftėtar apo komandant. Njė njeri qė nuk njohu as fizkulturėn nė jetėn e vet, njė frikacak qė nuk pati burrėri as pėr njerėzit e fisit tė vet nuk mund tė imagjinohet si luftėtar e komandant.
Si pėr ironi femra qė ishte shpirti dhe veprimi i zi i tė shoqit, vazhdonte tė kėrkonte pėr Enver Hoxhėn statusin e veteranit tė luftės, kur nė fakt ky status duhet ti njihet sė bashku me shokėt Miladin dhe Dushan, pėr kontributin e madh tė vrasjes dhe masakrimit tė shqiptarėve nė vitet e luftės civile. Nė ka gjė qė nuk do ti shkonte nė kėtė botė Enver Hoxhės do tė ishte ajo e komandantit. Mund ta shikosh Enver Hoxhėn nė tė gjitha foto e luftės me prapanica tė kthyera nga aparati fotografik. E gjitha periudha e qėndrimit tė Enver Hoxhės nė mal vetėm luftė nuk ka qenė. Mundohuni ti gjeni njė foto nė luftė Enverit. Po ti heqėsh rrobat ushtarake do ta kujtosh se ėshtė nė piknin ose vende teferiēe, ku dihet se ēfarė bėhet. E vetmja luftė qė nuk i duhet mohuar Enverit ėshtė dhėnia e direktivave pėr tė masakruar ēdo shqiptarėt me njėri tjetrin.
Nexhmija mohon ato qė ka pohuar Enveri
Pėr N. Hoxhėn, kemi Miladin tė mirė dhe Dushan tė keq. Ajo nuk e quan Enver Hoxhėn gjetje tė jugosllavėve. Mirėpo vetė Enver Hoxha sipas dokumenteve tė Arkivit tė Partisė sė Punės thotė tė kundėrtėn nė tė ashtuquajturin plenum tė Beratit nė nėntor 1944.
Nė plenum ka folur Sejfulla Malėshova mbi situatėn politike (fjala e tė cilit ka humbur); pėr vijėn politike ka folur Enver Hoxha dhe pėr ēėshtjen organizative ka folur Koēi Xoxe Enver Hoxha pėr rrethanat e krijimit tė PKSH-sė ka thėnė se pėr gjithēka qė kishte ndodhur kishte meritė e faj Miladin Popoviēi dhe se tė gjithė ata ishin pasqyrė e tij. Sipas tij, sektarizmi i Popoviēit kishte qenė shumė i madh (AQSH. Politikė antikombėtare e Enver Hoxhės..., faqe 11, 28 29). Pėr zonėn e Vlorės, Hoxha ka thėnė se atje kishin punuar Dushan Mugosha, Hysni Kapo e Liri Gega, ndėrsa nė veri parulla kishte qenė o me ne o kundėr nesh (po aty, faqe 30 31). Ai pėrmend vrasjet e bėra nga komunistėt vend e pa vend, ndihmėn e madhe tė PKJ-sė (po aty, faqe 33).
Enver Hoxha duke rimarrė fjalėn ka thėnė se ēėshtjet i shikonte mė mirė nė atė moment qė po bėnte autokritikė, duke vazhduar se kishte qenė vetėm njė simpatizant i Grupit Komunist tė Korēės dhe se besimi te Miladini e Dushani ishte i madh. Ai pranon se nė ēdo hap pranė tij ishte Miladini. Se nė konferencėn e marsit 1943 ai ishte i pėlqyeri i Miladinit dhe se ky kishte besim tė madh tek Hoxha. Ai i formalizon si mbledhjen e Pezės ashtu edhe formimin e shtabit ku ishe bėrė komisar politik, pa ditur gjė nga kjo detyrė. Edhe nė pyetje pėrgjigjet, Enver Hoxha thotė se KQ, ai vetė e Byroja Politike ishin zgjedhur nga Miladini dhe se ata nuk dinin asgjė se ēishin strukturat politike tė partisė. Nė plenum doli se PKSH kishte pasur gjatė luftės njė vijė terroriste e cila ishte, sipas Enver Hoxhės, mė e theksuar tek Dushani, Miladini e Liri Gega. Hoxha e quante veten njė pasqyrė tė Miladinit dhe pohoi se ishte hija e tij (po aty, faqe 152 - 163).
Mbledhja u ndėrpre pėr shkak se mė 28 nėntor qeveria duhej tė hynte nė Tiranė.
Si duket edhe sot Nexhmija ka frikė nga Dushani.
Miladinin e UDB-sė e vrau UDB-ja (?!)
Pėr shkak tė mashtrimit qė u bėri shqiptarėve Miladin Popoviēin, kėtė serb injorant qė magjeps edhe sot Nexhmije Hoxhėn, e vrau shqiptari nacionalist Haki Taha, njė i ri i edukuar nė Normalen e Elbasanit. UDB-ja nuk kishte asnjė arsye tė eliminonte njeriun e vet qė i kishte sjellė aq shėrbime asaj duket pėrcaktuar piramidėn e pushtetit nė vend.
Vetė Miladini si ustai qė pėrcaktoi piramidėn e pushtetit nė Shqipėri dhe si serbomadh qė nuk duronte fjalėt Shqipėri etnike, i shėrbente UDB-sė sepse pjesė e saj ishte. Mesa duket Nexhmija si adhuruese e tij nxjerr mė shumė se kurrė se kujt i pėrket ajo vetė. Ai shqiptari i Ballit qė vrau Miladinin nuk vrau gjė tjetėr veēse njė serbomadh qė dhimbset edhe sot Nexhmije Hoxhės.
Enveri njė servil i Titos dhe varosės i Shqipėrisė
Enver hoxha ishte aksidenti mė i madh nė gjysmėn e dytė tė jetės sė shtetit shqiptar. Pėr tė mos u zgjatur shumė nė kėtė pikė, mjafton tė kujtohet fakti se Shqipėria e pas 1944-s ishte vendi mė i pasur nė Ballkan me rezerva ushqimore, monetare dhe industriale. Vetėm bashkimi doganor dhe monetar me Jugosllavinė, shkaktoi njė kaos ekonomik, pėrpos atij politik. Sa flori iu mor me forcė qytetarit shqiptar nga regjimi i Enver Hoxhės. Sa mallra shqiptare kaluan nė Jugosllavinė e Titos dhe sa dinarė mbetėn nė duar tė shqiptarėve pas vitit 1948?
Ku ishte Enveri kur mė 2 prill 1945, u vranė mijėra shqiptarė nė Tivar? Kur paraqiste programin e vet para Kuvendit Popullor, mė 22 mars 1946, Enver Hoxha deklaronte:
Nga miqtė mė tė afėrt pėr popullin tonė janė popujt e Jugosllavisė. Miqėsia nė mes nesh dhe Jugosllavisė lindi nė kohėt mė kritike nga kalonin kombet tona dhe nė pėrleshje kundėr fashizmit, populli ynė gjeti shokėt dhe miqtė nga mė tė sinqertėt qė i dhanė dorėn dhe e ndihmuan pa kursim. Miqėsia dhe vėllazėrimi qė na lidh me popujt e Jugosllavisė do tė jetė e pėrhershme e janė vitale pėr popullin shqiptar, pėr independencėn e pavarėsinė e tij. Miqėsia qė na lidh me Jugosllavinė ėshtė nga ato miqėsi tė rralla dhe tė sinqerta qė ndihmojnė aq shumė popullin tonė dhe e nderojnė dhe e respektojnė independencėn dhe sovranitetin e Shqipėrisė. Jugosllavia e madhe e mareshalit Tito dhe Shqipėria jonė e vogėl kanė gjetur rrugėn e demokracisė sė vėrtetė dhe tė shėndoshė e janė bėrė faktor i madh i paqes nė Ballkan dhe nė Europė dhe njėkohėsisht shtylla e vėllazėrimit ballkanik.
I ashtuquajturi raport pragmatist i Enverit nuk ishte gjė tjetėr veēse rastėsia e 1948-s, konflikti rastėsor i Stalinit me Titon. Vetė Nexhmije i di mirė kėto punė se ka qenė edhe anėtare e shoqėrisė sė miqėsisė Shqipėri Jugosllavi qė vendosi gjuhėn serbe nė shkollat shqiptare.
Enveri kishte frikė nga Koēi (?!)
Nexhmija vazhdoi tė tregojė pėrrallėn mbi grupin e Koēi Xoxes sikur Enver nuk kishte gjė nė dorė dhe se Koēi po e vinte pėrpara. Koēi nė gjyqin e tij i ka pohuar tė gjitha se nuk ka bėrė asnjė veprim pa urdhrin e komandantit. Nga ana tjetėr dihet se dėnimi i Koēit ishte direktivė e ardhur nga Stalini pėr tė goditur titistėt nė gjitha vendet e lindjes. Por nėse zbatohej ky kriter, pėr Shqipėrinė lista duhet tė fillonte nga Enveri e tė vazhdonte nga Koēi, Bedriu, etj, qė nuk ndryshonin nga njėri tjetri pėr raportin me Jugosllavinė.
Po tė lexosh gjyqin e Koēi Xoxes, ku Nexhmija ka qenė dėgjuese nė sallė, do tė marrėsh vesh se tė gjitha aktet e bėra nga Koēi Xoxe ishin bėrė me urdhrin dhe bekimin e komandantit. Koēi Xoxe ishte vetė njė shėrbėtor i bindur i Enver Hoxhės ose mė mirė me thėnė njė enver i vogėl. Duheshin 100 koēa qė tė bėhej njė enver i Enver Hoxha.
Lef Nosi terrorist
Pėr tipa si Nexhmije Hoxha, albanologė si Lef Nosi ėshtė e lehtė tė etiketohen si terroristė. Bile ajo tha se Lef Nosi ka drejtuar vrasjet e 4 shkurtit 1944 dhe se ajo (Nexhmija) i paska parė nė Tiranė. Njė mashtrim i kulluar. Po tė lexosh gjyqin ndaj Lef Nosit do tė kuptosh se Lef Nosi ka qenė nė Elbasan ato ditė dhe nuk ka qenė nė Tiranė fare. Nga e pa pra Nexhmija, Lefin nė Tiranė? Nga ana tjetėr dihet se 4 shkurti ka qenė punė shqiptarėsh e nuk kishte tė bėnte fare me gjermanėt. Po komunistėt e Nexhmjes sa 4 shkurta bėnė nė ato vite dhe veēmas nė tiranė nė tetor nėntor 1944? Kėtu nuk pėrgjigjet Nexhmija.
Pendesa e vonuar ndaj Syrja Selfos
Mjafton vetėm rasti i Syrja Selfos pėr tė marrė me mend se ēfarė vrasėsi profesionist dhe mosmirėnjohėsi ka qenė Enveri. Selfo u pushkatua nė grupin e deputetėve. Enveri pretendon nė librin e tij Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re se Koēi ia kishte vrarė shokun e tij. Gėnjeshtra e Hoxhės shkon deri aty sa edhe thotė se kishte parė firmėn e Syrja Selfos nė hetuesi. Nė fakt firma e Syrja Selfos nuk i ngjan tjetrės. Shoku i Enverit, ishte torturuar aq shumė sa nuk kishte sesi tė nėnshkruante me firmėn e tij origjinale. Pastaj kjo pendesė e Enverit nga viti 1947 shkoi deri nė vitin 1984. Nė pleqėri tė thellė, Enveri vėrtet qau kur i erdhi njė letėr, por nuk mund ta kthente jetėn e Syrja Selfos. Pastaj pse kaq gjatė pėr tė kuptuar se ia kishte bėrė Koēi Xoxe kėtė veprim.
Ėshtė fakt se Enver Hoxha krahas mizorive tė shumta qė kreu mbi popullit shqiptar u shqua edhe pėr ushtrim gjenocidi edhe ndaj miqve apo shokėve mė tė afėrt qė ai kishte. Duke qenė jo vetėm njė inatēi i vogėl, por mė tepėr njė hakmarrės i madh, i frymėzuar nga e keqja deri nė pėrmasėn mė tė pabesueshme tė saj, mbi rrethin shoqėror qė e pat njohur lėshoi goditje tė njėpasnjėshme. Tė kishe njohur nė vitet 30 Enver Hoxhėn ishte vėrtet njė rrezik i madh. Mirėpo me kalimin e viteve, nė pleqėrinė e thellė tė tij, Enver Hoxha filloi tė ndjente, ndonėse pak, mėkatet qė kishte bėrė nė tė kaluarėn. Nė njė nga kėto raste, ai pėrmend edhe pabesinė qė ka bėrė ndaj shokut tė tij Syrja Selfo. Nė librin Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re, botuar nė Tiranė nė vitin 1984, Hoxha shkruan se dėnimi i Syrjait ishte punė e Koēi Xoxes pėr ta ndarė dhe armiqėsuar me shokėt e tij. Hoxha me pendesė shkruante se i kishte thėnė Koēi Xoxes ti sillte firmėn e Syrjait pasi nuk ishte e mundur. Gjoja Hoxha kishte parė firmėn dhe ishte bindur qė ishte e Syrjaiut. Pavarėsisht nga kjo nė vitet pasuese, kur Hoxha kishte ndjerė pabesinė e Koēi Xoxes, Syrjai nuk u rehabilitua ndonjėherė. Mirėpo pėr kohėn nuk ishte e mundur tė bėhej ballafaqimi i deklarimeve i dosjes hetimore-gjyqėsore me thėniet e Enver Hoxhės. Tanimė kjo mund tė bėhet. E vėrteta ėshtė nė anėn e kundėrt me Enver Hoxhėn, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė gėnjeshtar. Syrja Selfo ėshtė torturuar mizorisht aqsa nėnshkrimi i tij ėshtė kontradiktor nga dhuna dhe me dorė tė dridhur nga mosaftėsia fizike e shkaktuar nga teknikat e Sigurimit tė Shtetit.
Nė librin Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re, E. Hoxha shkruan:
Dhe ja ku, krejt papritur, mė vjen Koēi Xoxe e mė thotė se Syrjai na qenkėsh implikuar pėr rrėzimin e pushtetit popullor! Tronditjes dhe kundėrshtimit tim tė hapur Koēi Xoxe aty pėr aty iu pėrgjigj me gjakftohtėsi:
- Ka deponuar vetė. Ka pohuar ēdo gjė dhe ka firmosur!
- Mė sillni procesverbalin e tij, se unė ia njoh firmėn.
Ma solli, e lexova dhe e pashė se ishte firma e Syrjait. U mendova dhe i thashė Koēit:
-Mos e kanė torturuar?
Koēi mė bėri be e rrufe:
-Nė asnjė mėnyrė. Ne me vendim tė Byrosė e kemi ndaluar torturėn.
-Mirė, - i thashė, - tė shkojė nė gjyq, le ta gjykojė gjyqi dhe tė zbatohet vendimi i gjyqit.
Mė vonė, kur u zbulua tradhtia e Koēi Xoxes dhe e jugosllavėve, dolėn nė shesh tė gjitha poshtėrsitė e tyre, u gjetėn edhe dosjet qė pėrgatitnin nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pėr mua e pėr tė tjerėt. Ēėshtja e Syrja Selfos e ndonjė tjetri nuk ishte veēse njė kurth pėr tė mė komprometuar, duke arrestuar miqtė e mi, duke i torturuar kėta pėr vdekje pėr tė pranuar dhe pėr tė firmosur ē'u diktonte grupi i Koēi Xoxes dhe i jugosllavėve.
Kur doli tradhtia e Koēi Xoxes (mė 1948) dhe kur u zbulua e vėrteta (mė 1984).
Popullsia e Shqipėrisė duhej tė ishte 4 5 milion
Nexhmija i atribuon regjimit meritėn e rritjes sė popullsisė, duke pėrmendur kėtu statistikat. Nėse Shqipėria shkoi me rritje natyrore deri 3 milionė vetė, nė regjim tjetėr kjo shifėr duhej tė ishte 4 5 milion, po tė liheshin rehat e tė mos burgoseshin, internoheshin, shqiptarėt. Po tė ishte nė vend ajo popullsi qė u detyrua tė largohej nga vendi, me siguri do tė ishte njė popullsi shumė mė e lartė. Nga trungu kombėtar u shkėput njė pjesė e rėndėsishme e popullsisė, nė pjesė tė madhe dhe elitare.
Burgjet e diktaturės ishin njė zė qė nuk prekeshin fare nė intervistėn e Nexhmijes. A kishte apo vrasje intelektualėsh gjatė diktaturės sė Enver Hoxhės? Apo i mbylli Koēi tė gjitha. Pas Koēit Kadriu, Feēori, etj. Vetėm Enveri nuk dinte gjė kur bėheshin krime. Por dinte vetėm kur bėheshin sukseset.
Treshja bujqėsi naftė kulturė
Pėrveē dėshtimit politik, Shqipėria nėn Enver Hoxhėn ishte njė dėshtim i madh ekonomik dhe ekologjik. Dėmet qė ka lėnė ai regjim mund tė kėrkojnė ndoshta edhe 100 vjet tė rikuperohen. Nė dhjetėra raste ndėrtimet e kota industriale kanė krijuar dėme tė pariparueshme ekologjike. Por Nexhmija quan sukses treshen bujqėsi naftė kulturė. Bujqėsia e kolektivizuar ishte dėshtim i madh. Jo vetėm qė nuk siguroi nevojat kryesore nė vend, por ngriti njė sistem bujkrobėrie. Nafta e konceptuar sipas grupeve tė naftės, ishte njė teatėr tragjik qė tė paktėn Nexhmija nuk duhej ta zinte nė gojė. Ndėrsa pėr kulturė sovjetike qė e filloi me dėnimin e inteligjencės dhe me goditjen e asaj qė prodhoi vetė regjimi as qė bėhet fjalė. 5-vjeēarėt ishin dėshtim i madh i asaj periudhe kur Shqipėria merrte ēmime meksikane pėr ushqimin nga njėra anė dhe nga ana tjetėr nuk kishte me se tė ushqehej. Nuk po vazhdojmė me tallonat apo 1 kilogram mish pule nė muaj. Ajo qė i ndodhi shokut tė saj Fadil Paērami ishte shumė e trishtueshme. Burgu i Fadilit nuk kthehet me ato qė tha mbrėmė Nexhmija.
Dosjet e spiunėve
Nėse Nemxhmije Hoxha flet pėr hapje dosjesh duhet tė thotė sė paku se dosja e parė qė duhet hapur ėshtė ajo e Enver Hoxhės, dosjes mė tė zezė qė nuk kapėrcen asnjė lloj dosje tjetėr pėr botėn shqiptare. Tė gjitha tė tjerat bėhen kot para kėsaj.
Burgu i Nexhmijes duhej tė ishte burg komunist
Nexhmije Hoxha pėrfaqėsuese e sistemit tė burgjeve flet edhe pėr burgun e vet qė e vlerėson, ndėrsa nuk e pėrfill burgjet e tė tjerėve. Tė mos harrojmė se kur ajo u burgos, kėrkonte tharėse flokėsh nė burg, ndėrsa tė burgonit e kohės sė saj futeshin nė arkivol, liheshin nė ujė tė ftohtė, rriheshin ditė e natė, etj. Nė fakt mirė do ishte qė Nexhmija tė bėnte njė burg komunist e ti provonte kėto gjėra. Nė burg duhej tė jepte llogari para operativit e komandės, tė pastronte mirė banjon dhe sendet e veta. Pas burgut do ishte mirė tė bėnte njė internim nė Shtyllas ku tė punonte nė kooperativė, tė shkulte panxhar apo tė mbillte qepė e tė banonte nė ndonjė barakė tė bėrė me kallamishte ose teneqe fuēish. Pasi tė ndodhnin kėto gjėra, vėrtet Nexhmija do ishte viktimė e luftės sė klasave dhe ndoshta nuk do ishte komuniste.
Nexhmija, krim i gjallė i komunizmit
Nexhmije Hoxha vetė ėshtė njė krim i gjallė i komunizmit. Ėshtė gjysma e kokės qė i ka shkaktuar kėto krime. Ajo vazhdon tė shkruajė libra nė mėnyrė qė tė vazhdojė tė bėjė krime, tashmė tė karakterit propagandistik pėr mbrojtjen dhe pėrhapjen e tė keqes. Kur Kėshilli i Europės kėrkon dėnimin e krimeve tė komunizmit, Nemxhijes i duket se nuk ka ndonjė problem. Problem i madh pėr tė janė ato kanale tė shtrembėta apo ndonjė kombinat e fabrikė idiote nga ato tė socializmit ku harxhoheshin 5 dhe fitoheshin 1.
Sė paku Hoxha pranoi se Mehmet Shehu ishte vrarė dhe nuk ishte vetėvrarė.
Sulmet e Nexhmijes, lartėsim pėr njerėzit
Gjatė lėshimit tė helmit tė saj, Nexhmija sulmoi jo pa qėllim 3 njerėz. Sali Berishėn, Ismail Kadarenė dhe Fahri Balliun. Me fyerjet e saj i ka lartėsuar tė tre sepse mos ardhtė dita kurrė tė tė lavdėrojė Nexhmije Hoxha. I pari ėshtė lideri historik i pėrmbysjes sė komunizmit dhe kryeministri i ndėrtimit tė Shqipėrisė. I dyti ėshtė shkrimtari mė i njohur shqiptar sot nė botė. I treti ėshtė shkrimtari dhe botuesi qė me librat e tij ka zbėrthyer mė mirė nga tė gjithė ndėr tė tjera edhe mizorinė e regjimit komunist e tė vetė Nexhmije Hoxhės.
Letra e Nexhmije Xhuglinit dėrguar Dushan Mugoshės:
7 maj 1944
I dashur shoku Dushan
Me keqardhje tė madhe mora vesh largimin tėnd nga Shqipnija. Veēanėrisht me erdhi keq qė nuk mundėm tė takohemi para se tikje. Megjithė se kemi ndenjė pak kohė bashkė, e ndjej mungesėn tėnde nė mes tonė, ashti si edhe shokėt tonė mė tė afėrt.
Sigurisht do tė kujtojsh jo vetėm kohėn qė jetove dhe bashkėpunove gjatė kėtyre dy vjetėve e ma, por sigurisht do tė marr malli dhe pėr malet dhe fushat e Shqipėris qė i lave me djersė dhe qė u pive dhallėn apo jo?
Jo vetėm ne, por i gjithė populli shqiptar, do tė tė ketė njė mik tė dashur tė tij e sigurisht kur tė sjellė rasti tė kthehesh ndonjėherė, nė vendin tonė do tė shohėsh se me punė, do tė shpėrblejė atė qė. Sigurojmė me bindje tė plotė se do tė shtojmė, gjithnjė hovin punės, qė tė formojmė e naltėsojmė partinė tonė dhe ti sigurojmė edhe popullit tonė pushtetin e tij.
Vetėm kėshtu do tė shpėrbljemė dhe ndihmėn tuaj tė vlefshme.
Dushan, thuaji shokėve tė Jugosllavisė se shokėt shqiptarė ndjekin me besim hapin e tyre dhe kėrkojnė ēmos qė tė ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj qė gjithė populli shqiptar ndjen pėr popujt e Jugosllavisė dhe pėr luftėn e tyre, njė dashuri tė madhe. Tė gjithėve tė fala shoqnore. Mos na harro. Po tė mundesh na kujto me ndonjė copė letėr. Udhė e mbarė dhe u pjekshim pėr sė shpejti nė botėn e lirė.
Tė fala shoqnore Nexhmija
(Vladimir Dedijer Il sangue traditto, 1949, faqe 208 209).
Letra nuk ka vend dėrgimi