Nė qoftė se i shlyejmė rrudhat, i shlyejmė vitet!
Rrudhat e para tė thella, lėkura e lėshuar, shikimi nė pasqyrė nėn ndriēim tė dobėt neoni, njė mėngjes do tė ballafaqohemi me faktin se mė nuk jemi tė reja. Edhe pse vitet kalojnė ngadalė, tė kuptuarit se nga mosha e re kemi kaluar nė moshė tė mesme apo "tė artė", pėrherė vjen vetėtimthi. Mirėpo, ndihma sot mund tė ofrohet mė shumė se kurrė!
Pėrgatiti: Valbona Duga
Arritjet shkencore, tė cilat nga fusha e mjekėsisė dhe e farmakologjisė u shkrinė nė industri kozmetike, i ofrojnė gruas sė sotme, por edhe mashkullit, mė shumė mundėsi qė tė ruajė lėkurėn tė bukur dhe tė shėndoshė, se sa qė nė kohėn e tyre kanė pasur prindėrit tanė.
Mplakja e lėkurės mund tė ngadalėsohet me kurim tė vazhdueshėm nė shtėpi dhe nėpėrmjet vizitave periodike salloneve tė kozmetikės, ku me trajtime speciale tė kohėpaskohshme, tė cilat personi nuk mund t'i bėjė vetė, si pėr shembull, pėrmirėsimi i qarkullimit tė limfės, metodat e ndryshme tė mikroliftingut, veprojnė mė mėnyrė stimuluese nė funksionimin e lėkurės. Kurimi i tillė, nė tė vėrtetė, kėrkon kohė shumė mė tė madhe dhe para tė konsiderueshme, mirėpo kėnaqėsia pėr rezultatet e arritura shpaguajnė mundin e bėrė dhe mjetet e shpenzuara.
Pėrse mplaket lėkura
Gjatė ndryshimeve nė sekretimin e hormoneve, shtresa bazore nė epidermė nuk krijon qeliza tė mjaftueshme tė reja, gjė qė ndikon nė procesin e pėrtėritjes sė qelizave nė sipėrfaqen e lėkurės. Ndryshimet nė indin lidhor tė dermės zvogėlon aftėsinė e lidhjes sė lagėshtisė, pėr ē'shkak lėkura thahet dhe humb tendosjen. Kolagjeni, proteina, qė janė tė dobishme pėr strukturėn e lėkurės, gjithashtu, degjenerojnė. Meqė shtresat e brendshme pėr shkak tė humbjes sė lagėshtisė tendosen, epiderma lėshohet, andaj shkaktohen rrudhat. Njėkohėsisht gjėndrat yndyrore, tė sqetullave dhe gjėndrat aromatike, tė cilat lėkurėn e bėjnė tė lagėsht dhe e zbusin, veprojnė gjithnjė e mė pak.
