Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-08, 03:07   #4
Bilderberg
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,011
Rrespekti: 7 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Kriza e SHBA, sa ndikohen bankat e huaja nė Shqipėri
» Vendosur: 28/09/2008 - 11:49
Link: Gazeta Panorama#

•

Fabiola Ēela

Kriza e kredive hipotekare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tronditi sistemin financiar ndėrkombėtar. Pėr herė tė parė, Banka e Shqipėrisė hartoi raportin e stabilitetit financiar pėr vitin 2007. Nė kėtė raport ekspertėt e Bankės sė Shqipėrisė kanė skanuar tė gjitha bankat e nivelit tė dytė qė operojnė nė vend dhe efektin qė ka pasur kriza ndėrkombėtare tek to. Sipas kėtij raporti, kjo krizė nuk ka pasur efekt tė drejtpėrdrejtė te sistemi bankar nė vend. (kjo eshte nje genjeshter e madhe)

Por duke qenė se shumė prej kėtyre bankave janė filiale tė bankave tė mėdha qė operojnė nė tregun e huaj, BSH-ja ka kaluar nė sitė edhe tė dhėnat e degėve mėma. "Nė lidhje me gjendjen financiare tė grupeve bankare evropiane qė veprojnė nė Shqipėri, sipas tė dhėnave qė disponohen, rezulton qė kriza e huave hipotekare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk ka sjellė pasoja tė rėndėsishme nė bilancet e tyre", thuhet nė raport. Ky ėshtė njė lajm i mirė pėr sistemin bankar nė vend. Por pavarėsisht kėsaj, BSH-ja ka forcuar kriteret e kredidhėnies qė duhet tė zbatojnė bankat e nivelit tė dytė te konsumatorėt. Njė masė e tillė mėsohet tė jetė marrė pėr tė parandaluar rritjen e kredisė me probleme.
Raporti
Disa prej bankave mė tė rėndėsishme nė vend janė degė tė bankave tė mėdha greke. Sipas Bankės sė Greqisė, bankat greke tė pranishme nė Shqipėri nuk kanė pasur pasoja negative tė drejtpėrdrejta nga kriza e kredive subprime. "Nė veēanti, katėr bankat greke mė tė mėdha, tė cilat pėrbėjnė rreth 70 pėr qind tė industrisė bankare greke, deri nė fund tė tremujorit tė parė 2008 nuk raportojnė njė ekspozim tė drejtpėrdrejtė ndaj kredive hipotekare jocilėsore pėr individėt, as ekspozim jo tė drejtpėrdrejtė pėrmes investimit nė letra me vlerė tė lidhura me to", thuhet nė raport. Por pėrveē bankave greke nė vend operojnė dhe ato italiane. Nė njė prononcim tė Guvernatorit tė Bankės sė Italisė, Draghi, theksohet se ekspozimi i bankave italiane kundrejt sektorit tė kredive subprime "ėshtė i kufizuar nė nivel ndėrkombėtar". "Tė dhėnat mbi grupet mė tė mėdha bankare italiane kanė nxjerrė nė pah faktin se vlera e investimeve nė letra me vlerė tė lidhura me kreditė subprime arrin nė 1.3 miliardė euro, mesatarisht mė pak se 1.5 pėr qind e kapitalit
bazė, ndėrsa asnjė bankė italiane nuk ka dhėnė kredi jocilėsore ndaj partnerėve amerikanė", citohet nė raport. Por, pavarėsisht kėsaj deklarate tė dhėnė nga zyrtarėt e kėtyre dy vendeve, sipas ekspertėve tė ekonomisė tė BSH-sė, "duhet pasur parasysh se pasojat pėrfundimtare tė krizės nė bilancet e bankave duan ende kohė tė shfaqen nė mėnyrė tė qartė". Kjo, pasi situata e vėshtirė qė po kalojnė tregjet ndėrkombėtare financiare, pėrfaqėson njė element tė ri rreziku pėr sistemin financiar shqiptar. "Por ndikimi i saj do tė bėhet i ndjeshėm pėr ekonominė shqiptare dhe sistemin tonė financiar, nėse ajo shndėrrohet nė njė krizė globale me pasoja nė ekonominė reale botėrore dhe veēanėrisht nė atė evropiane, duke zgjatur nė kohė", theksohet nė raport.


Bankat mėma dhe efektet e krizės tek to


Raiffeisen Bank (Austri)
Raiffeisen International nuk ėshtė prekur drejtpėrsėdrejti nga kriza financiare, por ēmimi i aksioneve gjatė tremujorit tė parė '08 ėshtė ndikuar negativisht prej saj. Fitimi i konsoliduar neto arriti nė 254 milionė euro, njė rritje prej 32 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė - ky rezultat ka ardhur vetėm si pasojė e rritjes organike. Raiffeisen Albania zė rreth 2.68 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė Raiffeisen International, dhe rreth 31 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Intesa Sanpaolo (Itali)
Tė ardhurat neto nė tremujorin e parė tė vitit '08 arritėn nė 1.7 miliardė euro (nė fund tė tremujorit tė parė '07: 4 miliardė euro). Pėr tė pėrballuar krizėn financiare, Intesa-Sanpaolo u mbėshtet mbi bazėn e fortė tė depozitave tė klientėve si dhe mbi pozicionin e shėndetshėm tė likuiditetit e kapitalin bazė. Banka Amerikane e Shqipėrisė zė rreth 0.15 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit Intesa-Sanpaolo, dhe rreth 14.5 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Emporiki Bank (Greqi)
Impakti i rivlerėsimit tė portofolit prej 24 milionė euro nė tremujorin e parė si dhe njė rritje nė koston e financimit, sollėn njė rezultat negativ neto prej 15.3 milionė eurosh. Humbjet e portofolit, 24 milionė euro gjithsej, pasqyrojnė kryesisht humbje tė parealizuara, si pasojė e rivlerėsimeve sipas tregut, tė lidhura me zhvillimet e pafavorshme nė tregun e letrave me vlerė. Banka Emporiki nė Shqipėri zė rreth 0.64 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit "Emporiki".

Credit Agricole SA (France)
Impakti negativ i krizės mbi tė ardhurat nė aktivitetet e tregut tė kapitalit u neutralizua nga njė rritje e qėndrueshme e tė gjitha linjave tė tjera tė biznesit. Nė total, tė ardhurat neto nga veprimtaria bankare u rritėn me 3.6 pėr qind. Banka Emporiki nė Shqipėri zė rreth 0.01 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit Credit Agricole, dhe rreth 2.8 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Piraeus Bank (Greqi)
Problemet nė tregjet financiare ndėrkombėtare e gjetėn grupin "Piraeus" me njė pėrmirėsim si tė mjaftueshmėrisė sė kapitalit, ashtu edhe tė likuiditetit; me njė raport tė kredive ndaj depozitave prej 127 pėr qind nė fund tė vitit 2007. Tirana Bank zė rreth 1.19 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit "Piraeus Bank", dhe rreth 9.6 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Banka Kombėtare e Greqisė (Greqi)
Nė kushtet aktuale tė tregjeve ndėrkombėtare tė parasė e kapitalit, NBG nuk janė prekur nga kriza aktuale e likuiditetit. Fitimi neto i grupit nė tremujorin e parė tė vitit 2008 u rrit, duke arritur nė 423 milionė euro, nė rritje prej 25 pėr qind, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Dega e Bankės Kombėtare tė Greqisė nė Tiranė pėrfaqėson rreth 0.28 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit NBG, dhe rreth 5.9 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Societe Generale (Francė)
Gjatė vitit '07, tė ardhurat e grupit zbritėn me 2.8 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė, pėr shkak tė krizės financiare amerikane. Fitimi neto i grupit arriti nė 947 milionė euro (81.9 pėr qind mė pak sesa njė vit mė parė). Banka Popullore zė rreth 0.03 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit "Societe Generale", dhe rreth 4.6 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Alpha Bank (Greqi)
Fitimi neto nė tremujorin e parė tė vitit '08 u rrit me 18 pėr qind, nė 205 milionė euro. Tė ardhurat neto nga interesi u rritėn me 24.9 pėr qind, nė 374.4 milionė euro. Gjatė problemeve nė tregjet financiare globale, "Alpha" gjeneroi fitime tė qėndrueshme pėr aksionerėt me njė rrezik tė balancuar. Alfa Bank - Shqipėri pėrfaqėson rreth 0.79 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit dhe rreth 6.4 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).



_---------------------------------------------------

Te gjitha banka te huaja dhe asnje shqiptare!!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė