Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-08, 20:04   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 774
Rrespekti: 25 WxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud of
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Njė libėr nė Itali pėr jetėn e Nexhmije Hoxhės

Detyra pėr kujtesė

“Il dovere della memoria”. Kėtė e thonė dy italianė, se ne shqiptarėt pak ia dimė vlerėn. Ēdokush nga ne ka pėr detyrė tė kujtojė, t’u pėrēojė brezave pasardhės ato pjesė tė historisė sė rėndėsishme tė jetės sė vet. Aq mė e vlerė bėhet kjo, kur njė personazh ka qenė nė kupolėn e pushtetit. Qė kanė drejtuar pėr dekada e kanė qenė faktorė. Caterina Gerardi dhe Ada Donno nga Italia fqinje kanė marrė pėrsipėr tė botojnė njė libėr. Njė libėr pėr bashkėshorten e Enver Hoxhės. Dhe kėtė e bėjnė nė 85-vjetorin e lindjes sė saj. Larg ēdo kėndvėshtrimi qė ėshtė shkruar nė media deri tani. Por si njė personazh i gjallė tė njė jete krejt tė gjallė. E habitshme apo jo? E rėndėsishme apo jo? Ne shqiptarėt duhet tė falėnderojmė qė tė huajt nuk rreshtin sė na shkruari historinė tonė. E ka nisur profesori amerikan, Bernd Fisheri, mė tej John Holliday, qė nga koha e Zogut dhe e Enverit. Ēdo gjė nė detaje tė imta, nė variacione qė ne kurrė si kishim ditur mė parė. Dhe ja tani vijnė dy italianė, qė sipas mėnyrės sė tyre kanė treguar jetėn e Nexhmije Hoxhės, tė kėsaj gruaje qė ndonėse fati i jetės e ka vėrtitur nė dy ekstreme, vlen shumė pėr historinė. Tė njė historie qė ne vazhdojmė ta kontestojmė. Ti ndryshojmė tekstet. Gazeta “Tirana Observer” po boton qė sot pjesė ekskluzive nga libri nė fjalė, duke pėrcjellė momente nga jeta e kėtij personazhi mjaft tė rėndėsishėm.

Xhuglini ėshtė mbiemri i saj i vajzėrisė, i braktisur pėr tė marrė atė tė bashkėshortit siē bėjnė akoma tė gjithė gratė shqiptare: e lindur nė vitin 21 nė Manastir nga njė familje me origjinė dibrane, nė tokė shqiptare nė Maqedoni. Familja Xhuglini u detyrua tė linte Dibrėn gjatė luftės ballkanike tė vitit 1912, kur serbėt dogjėn shtėpinė e tyre. Mė pas nga Manastiri u transferuan nė Tiranė, ku babai i saj mund tė punonte dhe t’i jepte asaj mundėsinė tė frekuentonte njė shkollė nė gjuhėn shqipe. Fati i saj nė kėtė pikė mund tė ishte i njėjtė me atė tė shumė moshatareve tė saj: tė pėrfundonte nė shkollė fillore, tė jetonte e mbyllur nė kornizat shtėpiake dhe tė dilte nga shtėpia e mbuluar me ferexhe, coha e zezė e vendosur nga myslimanėt. Ndėrsa nė vend tė kėsaj, fati i saj ishte qė babai i saj, i punėsuar nė jetimoren e Kryqit tė Kuq dhe me ide liberale, e regjistroi atė nė shkollėn pedagogjike tė femrave, e vetmja nė gjithė Shqipėrinė. Njė dėshirė e madhe rebelimi filloi tė rritej tek ajo, kur kuptoi padrejtėsitė qė u ishin bėrė vajzave nė shoqėrinė arkaike shqiptare, duke i vėnė ato nė shėrbim tė meshkujve, pa tė drejtė fjale, as vendimi, tė detyruara tė pranonin martesa tė kombinuara nga familjet pėr motive qė vetėm me ndjenjat s’kishin tė bėnin. E reja Nexhmije, qė lexonte vėllezėrit Frashėri dhe i pėlqente tė recitonte pėrmendėsh italianėt Carduēi e Leoparti, nxite drejt rebelimit edhe shoqet e saj nė shkollė, ndėrkohė qė i betohej vetes se do t’ia dilte tė emanciponte gratė e shtypura e tė konsideruara si objekte nė shoqėrinė shqiptare akoma nė pjesėn mė tė madhe tė sė cilės aplikohej ligji i Sheriatit. Kodi antik patriarkal, sipas tė cilit babai qė martonte vajzėn vendoste njė plumb nė pajė me anė tė tė cilit e urdhėronte dhėndrin qė ta vriste nusen nė rast tradhtie apo mosbindjeje. Kėto ndjenja revolte, njė pėrzierje etike dhe politike, e detyruan Nexhmijen qė tė kryente njė zgjedhje radikale dhe skandaloze, duke pėrqasur idenė marksiste, sipas tė cilit lufta ndaj fashizmit ėshtė e papėrfytyrueshme pa njė kritikė radikale bashkėkohore ndaj kapitalizmit dhe padrejtėsive tė tij. Siguria e tė drejtės sė pashmangshme pėr njė tė ardhme tė Shqipėrisė, e ushqyer nga rreshtat e poetėve qė i bėnin epope njė populli me kulturė antike blegtorale dhe bujqėsore e projektuar nė lėvizjen moderne tė ēlirimit pėrbėnin linjėn konstante tė mendimit tė Nexhmijes. Vajza qė vinte nga njė familje e mirė u rreshtua kėshtu nė radhėt e rinisė komuniste, duke u pėrballur me jetėn klandestine, duke u pėrballur me aventurat e ngjashme me ato qė kishte lexuar nė letėrsinė partizane tė rezistencės evropiane. Dhe pikėrisht gjatė ribashkimit tė themelimit tė organizatės rinore, mė 23 tetor 1941 ajo u takua pėr herė tė parė me atė qė do tė bėhej shoku i saj i jetės. Ai ishte nė atė kohė drejtues i partisė dhe lėvizjes sė ēlirimit, ajo nė atė takim u zgjodh anėtare e Komitetit Qendror. Dhe kėtu rrėfimi epik u bė aventuresk e romantik. Fotot e asaj periudhe historike e tregojnė si shumė tė bukur dhe tė ashpėr, e heshtur dhe besnike, shoqe e kryetarit tė revolucionit shqiptar. Dhe kur revolucioni fitoi nė mėnyrė modeste, ajo qėndronte nė krah tė tij gjatė stėrvitjes sė njė fuqie proletare, duke konceptuar nė mėnyrė tė rreptė se si do tė ishte vazhdimėsia e revolucionit ushtarak nė kushte tė reja. U martuan pas ēlirimit me vendim tė pėrbashkėt dhe patėn tre fėmijė: Ilirin, Sokolin dhe Pranverėn. Ajo kujton se ka punuar deri nė ditėt e fundit tė shtatzėnive tė saj. Pavarėsisht gjithė impenjimeve tė saj, ajo iu rikthye studimeve, u regjistrua nė Fakultetin e Historisė dhe Letėrsisė. Mėsoi vetė gjuhėn franceze dhe ruse, (italishten e kishte studiuar pėr tetė vjet nė shkollė). Gjuhėt e huaja i shėrbenin pėr tė bashkėbiseduar me tė ftuarit e huaj dhe gjatė vizitave jashtė vendit. Nga bashkėshorti mori autoritetin dhe ndjekjen e fjalės, por nuk e pėrdori rolin e zonjės sė parė. “Nuk mė ka pėlqyer asnjėherė tė mendoj pėr veten time si njė First Lady, as si Elena Ceausescu, as si Chang Ching. Nė dyzet e pesė vjet, – thekson, – e kam shoqėruar jashtė vendit vetėm tri herė”. Nuk ka dashur asnjėherė tė marrė pėrsipėr detyra tė qeverisė: “Shokėt e partisė mė kanė propozuar shpeshherė njė gjė tė tillė, por jam pėrgjigjur gjithmonė jo”, thotė. Dhe shton butėsisht: “Jo ai nuk do tė ma kishte ndaluar, por unė e di qė thellė-thellė ishte kundėr kėsaj”. Njė zgjedhje e papajtueshme morale e pedagogjike pėrpara se tė ishte politike. E njėjta papajtueshmėri qė u impononte atyre njė jetė bashkėshortore dhe familjare shembull: ajo, Enveri, tre fėmijėt, motra e Enverit qė ka jetuar gjithmonė me ta, nė njė ekonomi shtėpiake tė kontrolluar me njė ritual rigoroz: “Enveri na donte tė gjithėve nė tavolinė nė darkė me ēdo mėnyrė”.

Jeteshkrimi
Emri: Nexhmije
Mbiemri: Hoxha
Datėlindja: 8 shkurt 1921
Vendlindja: Dibėr
Vendbanimi: Tiranė
Shkollimi: Ka mbaruar studimet e larta me korrespodencė nė Fakultetin Histori-Gjeografi dega Gjuhė-Letėrsi
1 janar 1945: Martohet me Enver Hoxhėn ku bėjnė dhe tre fėmijė.
Aktiviteti: Ka marrė pjesė nė mbledhjen themeluese tė rinisė komuniste tė Shqipėrisė, 22-23 nėntor 1941.
Nė kongresin e parė tė PKSH-sė u zgjodh anėtare e Komitetit Central. Ishte pėrfaqėsuese e popullit nė Kuvendin Popullor nė tė gjitha legjislaturat.
Viti 1966: Merė detyrėn e drejtorit tė institutit tė Studimeve Marksiste-Leninste pranė KQ tė PPSH-sė.
Viti 1988: Zgjidhet kryetare e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė.
Tituj dhe dekorata: Ėshtė vlerėsuar me 13 dekorata dhe Urdhrin “Hero i Punės Socialiste”.
11 vjet: Ishte dėnimi i saj, nga i cili kreu vetėm pesė vjet.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė