Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-08, 19:24   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 774
Rrespekti: 25 WxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud of
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Prinder-adoleshent

Lidhjet midis adoleshentėve. Kjo ėshtė njė ēėshtje me tė vėrtetė delikate… Opinionet dhe reagimet e prindėrve janė tė ndryshme. Disa mendojnė se lidhja midis adoleshentėve ėshtė diēka normale, por nėse u kėrkohet tė thonė sesa do ta pranonin qė vajza apo djali i tyre tė kishte njė lidhje, tundin kokėn nė shenjė mohimi. Njė kategorie tjetėr iu duket e ēuditshme kjo pyetje, thua sikur adoleshenca ėshtė vetėm mosha e bindjes ndaj autoritetit dhe shkollės. Shumė pak prindėr mendojė se lidhja midis adoleshentėve ėshtė e pranueshme me kusht qė ata tė ushtrojnė njė kontroll tė caktuar. Deri diku reagimet e prindėrve janė tė justifikuara: ata i tremben rėnies nė mėsime, vendimeve qė mund tė marrin adoleshentėt pėr lidhjen, sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme, shtatzanive tė padėshiruara. Edhe shqetėsimi rritet kur mendohet se partneri i vajzės mund tė jetė mė i madh se ajo nė moshė, duke e paragjykuar kėtė marrėdhėnie si jo tė barabartė dhe abuzive.
A duhet tė pranohen lidhjet nė adoleshencė? ”Lidhjet” midis adoleshentėve janė pjesė natyrale e procesit tė rritjes. Ndryshimet fizike qė ndodhin tek ata shoqėrohen me rritjen e ndėrgjegjėsimit pėr karakteristikat e tyre fizike dhe ato tė moshatarėve tė tyre. Shoku i klasės nuk shihet mė si personi qė i ndihmon pėr detyrat ose e shoqėron tė bėjnė rrugėn bashkė, por si princi i kaltėr. Kėto ndryshime nė perceptim nuk janė vetėm rezultat i ndryshimeve tė moshės por edhe i efektit tė masmedias. Ēdo ditė adoleshentėt kalojnė orė tė tėra para TV. Pėr shkak tė specifikės sė zhvillimit tė tyre mendor ata e kanė tė vėshtirė tė bėjnė dallimin midis njė episodi telenovele dhe asaj qė ndodh realisht. Ata ndėrtojnė pritshmėritė e tyre mbi lidhjen nė bazė tė historive tė aktorėve tė tyre tė preferuar: dashuria pėr ta do tė jetė po aq pasionante, po aq e vrullshme, me po ato premtime si nė ekran. Nga ana tjetėr, djemtė dhe vajzat nė kėtė moshė janė shumė kuriozė pėr zhvillimet e njė lidhjeje. Ata i bėjnė pyetje shokėve dhe shoqeve qė kanė njė eksperiencė pėr partnere/ėt dhe raportet me to. Ndikimi i grupit social ėshtė shumė i madh dhe mund tė ndodhė qė dėshira pėr tė mos u dukur ndryshe nga tė tjerėt, tė jetė nė fillimet e njė lidhjeje. “Ēfarė kam unė qė tė mos kem tė dashur”, “ēfarė ka ai mė shumė se unė” etj etj.
Pėrse disa djem dhe vajza qėndrojnė larg lidhjes? Djemtė pėrfshihen mė vonė nė njė lidhje, pjesėrisht sepse nuk ndihen tė sigurt pėr t’i kėrkuar njė vajze qė tė dalin me tė, pjesėrisht sepse nuk kanė tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė paguar faturėn e lokalit apo biletėn e kinemasė. Pėr kėto arsye edhe tė tjera, shumė djem nė pėrfundim tė shkollės sė mesme, nuk janė shoqėruar me asnjė vajzė “kandidate” pėr tė dashur. Ndėrsa tek vajzat shkaqet janė tė ndryshme: tek disa prej tyre kontrolli i prindėrve ėshtė shumė i fortė, dhe nuk mund tė bėhet asgjė tjetėr pėrveē itinerarit shkollė-shtėpi. Disa nuk janė tėrheqėse dhe refuzohen. Disa nuk kanė arritur ende pjekurinė seksuale dhe janė tė painteresuar pėr marrėdhėniet me djemtė. Tė tjerat janė shumė tė dhėna pas mėsimeve dhe nėn ndikimin e prindėrve kanė krijuar bindjen se nuk ėshtė mosha pėr “dashuriēka” tani. Duhet tė mėsojnė dhe vetėm tė mėsojnė…
Tek shumė adoleshentė ėshtė evidentuar se lidhja ėshtė njė mbėshtetje sociale dhe siguri. Nėpėrmjet njė lidhjeje djali apo vajza plotėson nevojėn pėr pėrkatėsi dhe dashuri dhe mė pak mendon pėr tė kaluar nė marrėdhėnie seksuale. Lidhjet e adoleshencės i parapėrgatisin adoleshentėt pėr lidhjet e plota tė moshės sė rritur tė hershme. Ata njihen me natyrėn e lidhjes, fitojnė aftėsi si tė drejtojnė njė lidhje, si tė zgjidhin konfliket, si tė zgjedhin partnerin e duhur. Nėse “lidhja’’ arrin tė pėrmbushė kėto funksione nė jetėn e adoleshentit nuk ka arsye pėr t’u gjykuar si “herezi” dhe ndėshkuar si e tillė.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė