Pa pardon
|
|
Diku ne Kosoven e pasluftes
..mjegull e dendur kishte mbuluar vendin dhe njerzit humbin rrugen neper udhkryqet e krijuara ne oborret e paprekshme dhe te lavdishme te shtepive te tyre. Ne secilen qoshe vereje qarte siluetat e ushtareve me flamuj shumgjyresh qe shkerdhenin dhe cnderonin pa asnje keqardhje djersen ,mundin, sakrificen........
por edhe gjakun e bashkuar te trimave te ketij mijevjeēari per idealin e shpreses se madhe. Kukuvajkat dhe korbat me kenget ndjellakeqe te tyre kishin zevendesuar kenget bukura te dashnoreve qe aq bukur dikur i thurnin himne trimave. Burgjet ishin mbushur serish me trima per te vuajtur te berat dhe te paberat e tyre. Me kokefortit me vetvrasje, kishin gjetur ilaqin kunder perultesise. Hafijet (bashkepunetoret e armikut) endeshin poshte e perpjet qytetit po asnje droje, vetem kostumet i kishin me te reja tani.Te plagosurit e betejes se fundit ishin shenderruar ne lypes moderne te ketij fillim shekulli te ēmendur, ndersa nenat dhe te vejat tona afronin rreth vetes zogjet e mbetur jetim qe se bashku perbenin pamjen e cila edhe me shume ja shtonte erresiren mjegulles se krijuar. Pamje shokante. Sikur te ngjallej Migjeni do rishkruante mjerimin
..e une po iki. Do kthehem atje nga erdha. U ktheva kendej te shijoje arome lirie. Po kthehem koke ulur me arome mosmirnjohjeje.............Shokeve nuk do ju tregoje per mjegullen e dendur qe kishte kapluar vendin. Do ti genjej por realiteti do ti vriste edhe njeher
...............................
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -
Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk
|