Kadare, Camaj e Pipa dhe kritiket letrare
|
|
Intelektualėt shqiptarė kanė pasur gjithmonė fatin, qė nė raportet e tyre me artin, shpesh here te gjykohen nga raportet qė ata kanė pasur me politikėn.
Nė ballafaqimin midis Kadaresė, Camajt dhe Pipės ka 17 vjet qė i mėshohet kėtij faktori. Arratisja e kėtyre dy te fundit dhe veprimtaria anti-komuniste ne Perėndim vazhdon te cilėsohet si medaljoni me i ēmuar ne gjerdanin e krijimtarisė se tyre. Nėse flasim pėr veprimtarė politike, e vėrtetė qe vepra e tyre ėshtė me e madhe krahasuar me atė te Kadaresė pėr vitet 60-90, por te tre personalitetet e mėsipėrme njihen ne rradhė te pare si shkrimtare.
Nė kėtė ballafaqim vepra letrare e Kadaresė ėshtė unikale ne historinė e letėrsisė shqipe, tė paktėn pėr 3 faktorė qe shoqėria shqiptare i detyrohet asaj.
Sė pari,vepra e Kadaresė ėshtė emancipuese. Tė gjithė mbajmė mend tipat dhe karakteret moderne te krijuar ne veprat e tij, problemet dhe tematikat qe sillnin njė fllad tjetėr ne marrėdhėniet midis gjinive, marrėdhėniet prindėr-fėmije dhe deri te perifrazimi i famshėm i socializmit si njė lufte e tė paaftėve me tė aftėt.
Sė dyti, Kadare ka krijuar eposin e tij te veēante mbėshtetur ne legjendat dhe histori, duke na dhėnė njė pamje tjetėr te njė Shqipėrie qė nuk e njihnim.
Sė fundi, Kadare mbetet njė shkrimtar modern, qe ka ndikuar dhe vazhdon te ndikoje ne stilistiken shqiptare. Edhe ne veprėn e vet mė tė keqe si romani Dasma, ai ėshtė tejet modern, duke e bere njė vepėr qė vazhdon te lexohet.
Sa kane influencuar dhe vazhdojnė te influencojnė veprat e kėtyre dy te fundit ne realitetin shqiptar? Romanin Rrathėt pasi ke lexuar PROCESIN e Kafkės tė duket i vonuar pėr letėrsinė shqipe. Libri i Pipės pėr vuajtjet ne burg, vec vlerės dokumentare nuk arrin te zgjoje emocionet e njė vepre te arrire artistike. Perse ky adhurim i veēantė deri nė idiolatri i veprave te tyre?
Mungojnė kritikėt e vėrtetė dhe se disa prej tyre kapen pas njė vepre te re letrare pėr te ndėrtuar profilin e anti-komunistit. Kadare ka meritėn, qė e ka pėrshkruar qarte kėtė proces te kritikėve nė personazhin C.V tė Dimri i Vetmisė se Madhe, ku kritiku sa ndjen, qe fillon prishja me B.S i braktis principet e zhdavonizmit dhe pėrqafon ato tė Revolucionit Kulturor Kinez.
Sa pėr pjesėmarrjen e Kadaresė ne nomenklaturėn e kuqe ajo ishte shume e sforcuar dhe e yshtur nga PPSH. Kadare ėshtė pranuar komunist jashtė rregullave te statutit mbi moshėn 30 vjeēare dhe pa asnjė kėrkese formale nga ana e tij.
Pyetja shtrohet: Cfarė kėrkohet? Tė kishim njė shkrimtar disident dhe te pushkatuar apo njė talent te gjalle, qe te rrėfente dramat social-psikike te shqiptarėve ne shekullin e XX?
Unė besoj se tashmė ka ardhur koha qė brezi i ri i kritikėve tė themelojnė studimet e vėrteta Kadareiane.
Le te bėhemi njė faktor me shume qe shkrimtari ynė i madh tė mare ēmimin Nobel pėr letėrsinė, se nė kėtė mėnyre dhe gjuha jonė shqipe fiton njė status mė tė veēantė si gjuhė, ku shkruan njė nobelist
Autori: Dorian Koēi ne Shekulli Blog
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. 
Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė
Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
|