|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,011
Rrespekti: 7  
|
PO TE ISHA UNE NEXHMIE HOXHA (Letėr drejtuar z-njės Nexhmie Hoxha) nga Thanas L. Gjika, USA.
Intervista juaj dhėnė para disa ditėsh me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė bashkėshortit tuaj, e zbulon edhe mė qartė karakterin tuaj antinjerėzor si dhe tė vetė Enver Hoxhės. Ju nuk pranuat ti kėrkonit tė falur popullit shqiptar, madje u pėrpoqėt tė justifikonit gabimet e Enverit e tė flisnit pėr suksese tė asaj kohe, pa pėrmendur fare krimet e bėra prej partisė qė ai drejtoi.
Po tė isha unė nė vendin tuaj, nė atė intervistė do ti kėrkoja njė tė falur tė madhe popullit shqiptar jo pėr gabimet, por pėr krimet dhe shpėrdorimet e shumta tė pushtetit qė kreu bashkėshorti juaj, udhėheqėsi i partisė shtet.
Do ti kėrkoja tė falur popullit pėr nėnshtrimin e plotė tė PKSH-sė ndaj kėrkesave tė emisarėve tė Partisė Komuniste Jugosllave. Si pasojė e kėtij nėnshtrimi PKSH-ja shpalli anullimin e rezolutės sė Mbledhjes sė Mukjes, mosnjohjen e kufijve etnikė tė Shqipėrisė sė viteve 1941-44, pėrdhunimin e jetės sė nacionalistėve dhe intelektualėve shqiptarė si At Gjergj Fishta, Mustafa Merlika, Gjergj Bubani, Lek Pervizi, Muharrem Bajraktari, etj, etj, tė cilėt me jetėn dhe veprėn e tyre kishin luftuar pėr krijimin dhe mbrojtjen e Shqipėrie etnike tė pavarur prej zgjedhės sėrbe.
Do ti kėrkoja tė falur popullit pėr vrasjet prapa shpine tė shumė partizanėve, komunistėve dhe njerėzve tė thjeshtė qė nuk kishin kryer asnjė veprimtari armiqėsore, por qė kishin dhėnė shėnja se nuk dėshironin ti nėnshtroheshin verbėrisht urdhėrave tė partisė. Tė tillė trima ishin shumė prej themeluesve tė PKSH-sė si Zef Mala, Anastas Lulo, Aristidh Qendro, Sadik Premtja, etj, shumė partizanė si Mynir Xhindi, Raqi Qirinxhi, Mustafa Gjinishi, Vllas Arrapi, etj, shumė klerikė katolikė e bektashinj, shumė atdhetarė si Marta Doda, Xhevat Korca, Kristo Kirka, etj, etj, tv cilėt I ndvshkoi partia juaj pa gjyq.
Do ti kėrkoja tė falur popullit pėr masakrat masive nė Martanesh, Mirditė, nė Buzėmadh tė Kuksit, Libohovė, Myzeqe, etj, me anėn e tė cilave besnikėt e partisė tmerronin popullin pėr ta kthyer nga njė popull trim nė njė popull frikaman tė nėnshtruar.
Do ti kėrkoja tė falur popullit pėr ato marrjet njė nga njė nė Degėt e Punėve tė Brendėshme tė mijra tė rinjve e tė rejave ku duke shfrytėzuar biografitė apo disa fjalė tė thėna nėpėr muhabete, u bėhej presion se do tė burgoseshin pėr shumė vjet e do tu persekutohej familja, po tė mos pranonin tė bashkėpunonin me sigurimin e shtetit.
Do ti kėrkoja tė falur popullit pėr fukarallėkun e skajshėm nė tė cilin e katandisi partia gjatė sundimit 45 vjecar. Ky fukarallėk e detyroi njė tė tretėn e popullit tė Shqipėrisė tė merrte rrugėt e shpėrnguljes mbas kapitullimit tė sistemit diktatorial. Kėsaj radhe popullin shqiptar e dėboi nga atdheu pikėrisht politika e gabuar antiekonomike e antikombėtare e PPSH-sė dhe jo pushtuesit e huajt si nė shekujt XIV, XV-tė.
Do ti kėrkoja tė falur popullit shqiptar pėr faktin se partia pėr 45 vjet luftoi tė krijonte cnjeriun e ri leifen, i cili duhej tė aprovonte cdo vendim tė partisė e tė xhaxhi Enverit pa menduar me kokėn e vet.
Do ti kėrkoja tė falur popullit dhe pėr shumė krime tė tjera, por ju z-nja Nexhmie nuk i konsideroni krime, prandaj po e mbyll kėtu kėtė letėr, me shpresė se mund tė reflektoni, pėr tė mirėn tuaj, tė fėmijėve tuaj, si dhe tė popullit shqiptar, qė po pret prej 17 vjetėsh njė tė falur prej jush...
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».
" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
|