|
Administrator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi:
Mosha: 22
Postime: 774
|
Njė pakt evropian pėr Shqipėrinė
|
|
Nė tė pėrfunduar zgjedhjet vitin e ardhshėm, Qeveria e sapoformuar e Shqipėrisė mund tė gjendet nė njė situatė absurde. Do tė ketė dalė nga njė fushatė intensive; nėse do matur temperatura e saj prej ditėve tė sotme, atėherė do tė ketė shumė mė tepėr emocione dhe para tė shpenzuara se deri tani. Investimi i interesave tė grupeve mediatike, tė biznesit, qoftė atij qė shėrbehet me mjete legale, qoftė atij me mjete ilegale, i miqve dhe dashamirėve tė partive dhe liderėve tė tyre - qė tė gjithė kanė mundėsi ta ngrehin artificialisht kėtė fushatė nė dilemė hamletiane: tė jesh apo jo. Progresioni gjeometrik i pasurimit tė vendit do tė reflektohet nė progresionin gjeometrik tė shpenzimit tė parasė dhe emocioneve nė fushatė. Nė kėtė progresion, ajo ēka do tė mungojė ėshtė caku, jo pėr partitė politike, por pėr vendin. Sepse, nė tė pėrfunduar fushata, dhe zgjedhjet, cilado forcė qė tė zgjidhet e tė formojė qeverinė (e ky proces mund tė jetė mė i ndėrlikuar se herėt e kaluara, pėr shkak tė mungesės sė njė force politike me qartėsi mandati), do tė gjendet nė njė kontekst tė ri regjional. Diku nė mesin e vitit tė ardhshėm, kur parashikohet formimi i qeverisė sė re tė Shqipėrisė, qytetarėt e Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi mund tė gjenden nė situatė para vendimit qė, me pasaportat e tyre tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e BE-sė. Pėr mė tepėr, qytetarėt e Serbisė ka gjasa qė, pasi qė tė formohet qeveria e re e Shqipėrisė, tė kalojnė pjesėn e dytė tė vitit 2009, duke pritur lajmin e ri tė mirė tė radhės, statusin e kandidatit pėr Serbinė, me njė date tė pėrafėrt tė anėtarėsimit.
Nė kėso konteksti regjional, qeveria e re e Shqipėrisė do tė zotohet se do "tė vazhdojė me pėrpjekje tė pakursyera pėr integrime euroatlantike". Qytetarėt e saj, ndėrkaq, do tė kenė tė njėjtin trajtim tė nėpėrkėmbjes nė sportelet pėr viza, ndėrsa shteti do tė hyjė nė kategorinė e tretė tė shteteve tė Ballkanit Pėrėndimor, sė bashku me Bosnjė-Hercegovinėn, pėr sa i pėrket ritmit tė anėtarėsimit. Nė tė parėn do tė jetė Kroacia, e cila pothuajse vetėm pret datėn e anėtarėsimit (mbase 2010), nė tė dytėn grupi i udhėhequr nga Serbia e nė tė katėrtėn, Kosova, e cila as qė ka emėr normal pėr procesin e Stabilizim-Asociimit, por trajtohet me diēka tė quajtur "Tracking mechanism" me bazė juridike pėr kėtė ende Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB.
2.
Si ėshtė e mundur qė Serbia, burim i luftėrave tė ish-Jugosllavisė tė marrė vitin e ardhshėm statusin e kandidatit, ndėrsa Shqipėria, e cila nuk ka luftuar kundėr kujt (pos vetes) tė shikojė se si ecin tė tjerėt drejt cakut evropian?
Pėrgjigjja pėr Shqipėrinė ėshtė vėnė nė kllapat e pyetjes. Pra, fakti qė ka luftuar kundėr vetes mė 1997, duke e shkrirė shtetin edhe ashtu tė dobėt, ėshtė pengesė edhe sot.
Po Serbia atėherė? Pėrgjigjja pėr tė po ashtu qėndron nė pyetjen. Meqė pėr pothuaj njėzet vjet ishte burim jostabiliteti pėr tėrė regjionin, interesi politik i BE-sė ėshtė qė, nėpėrmjet integrimit tė shpejtuar tė kėtij vendi, tė stabilizohet regjioni.
Me kėto dy pėrgjigje rrjedh konkludimi i thjeshtėzuar se, nėse krijon telashe pėr fqinjėt, BE-ja do tė ketė mė shumė kujdes ndaj teje.
Ky konkludim edhe mund tė ketė pasur vlerė, posaēėrisht pėr Serbinė sot, por nuk ėshtė me shumė ndihmesė pėr Shqipėrinė sot. Tashmė ka kaluar koha e vėmendjes ndaj jofunksionalitetit tė shteteve qė krijojnė telashe: pėr to ėshtė gjetur formula e protektorateve, si nė Bosnjė e Kosovė. Fokusi tash ėshtė te funksionaliteti i shteteve qė shpejtojnė hapin drejt Evropės, dhe kėtu prin Serbia me transformimin e vet shoqėror.
E nė kėtė fushė ka pak moralitet: ėshtė krejtėsisht e mundur qė njė i ri serb 30-vjeēar, qė ka luftuar me pushkė kundėr aspiratave tė popullit kroat, boshnjak a shqiptar pėr jetė e liri, tė jetė i mirėseardhur pa vizė vitin e ardhshėm nė Bashkimin Evropian, ndėrsa i riu 30-vjeēar nga Shkodra e Gjirokastra, qė nuk ka ushtruar dhunė nė jetėn e tij, tė zgjedhė njėrėn prej formave, me shkallė tė ndryshme vėshtirėsie e poshtėėrimi, pėr tė hyrė nė vendet e BE-sė: aplikimi pėr vizė, dhiaret e Jugut apo konvertimi prej Shabanit e Ilirit nė Elefteros.
Argumenti se Shqipėria ka qenė faktor stabiliteti (dhe eksportues, me ushtarėt e vet nė misionet paqeruajtėse nė Bosnjė, Afganistan, Irak) ndėrsa Serbia ka qenė, dhe nė njė masė me veprimin e saj nė Kosovė ende ėshtė, faktor jostabiliteti, nuk do ta ndryshojė rrjedhėn e ngjarjeve nė favor tė Shqipėrisė. Ēfarėdo qė tė ndodhė nė Serbi, pra edhe veprimet mė ekstreme, si mos-arrestimi i Mlladiēit apo pėrpjekja pėr tė aneksuar edhe juridikisht Veriun e Kosovės, nuk do ta ndihmojnė shpejtimin e hapit tė Shqipėrisė ndaj BE-sė. Mund tė tėrheqin, eventualisht, mė shumė premtime tė BE-sė ndaj Serbisė, gjykuar nė sjelljet e viteve tė fundit, pėr tė joshur Serbinė mė fortė nga BE-ja.
Por, as ndonjė veprim negativ regjional i Shqipėrisė sot, si pėr shembull kėrcėnimi me pėrkrahje tė veprimeve irredentiste shqiptare nė fqinjėsi, nuk do ta sillte nė tė njėjtėn gjendje me Serbinė. Udhėheqja shqiptare do tė rrezikonte rrugėn e vet integruese pėr nė NATO dhe mbėshtetjen qė po i bėhet pėr tė nga shtetet e fuqishme, nė radhė tė parė SHBA-tė.
Vendimi pėr shpejtim tė integrimit, siē e dėshmon Serbia me BE-nė apo Shqipėria me NATO-n (dhe siē e kanė dėshmuar shumė integrime mė herėt, qė prej Turqisė nė NATO e Greqisė nė NATO dhe BE) ėshtė politik. Teknokratėt e Brukselit bėjnė vlerėsimet e tyre pėr funksionalitetin e kėtij apo atij dikasteri tė pushtetit, por nė fund, vendimi ėshtė politik, dhe ėshtė i bazuar nė njė interes mė tė gjerė sesa vlerėsimi bazik teknokratik.
3.
Zgjedhjet e vitit tė ardhshėm nė Shqipėri duhet tė shfrytėzohen si njė hap vendimtar drejt Bashkimit Evropian, nė vend tė drejtimit tradicional nė tė cilin janė nisur.
Drejtimi tradicional ėshtė ky nė tė cilin gjendemi dhe nė tė cilin qeveria do tė premtojė zgjedhje tė lira e tė drejta, punė tė palodhshme qė tė dihet saktėsisht se sa votues ka vendi e ku jetojnė ata (qė dėshmohet me kartė identiteti). Opozita do tė fillojė qė tani tė shpallė dyshime nė kėtė punė. Vrojtuesit, nė radhė tė parė BE-ja nė Tiranė, do tė nuancojė politikisht vlerėsimet e veta, pėr tė mbėrritur, pas zgjedhjeve tė gjejnė emėrtuesin e pėrbashkėt: "Zgjedhjet nė Shqipėri ishin edhe njė hap pėrpara drejt pėrmbushjes sė standardeve politike". E tėra do tė pėrmbyllet, edhe njė herė, nė vlerėsimin e vendit nė sajė tė mirėmbajtjes sė zgjedhjeve, gjė qė e kthen vendin nė dioptrinė e kritereve tė Kopenhagės, tė demokracisė iniciale e tė tranzicionit.
Shqipėria ka nevojė pėr njė kapėrcim cilėsor, jo drejtim tradicional, e zgjedhjet nė vend se tė jenė shkas pėr rivlerėsimin e shtetit nė bazė tė dioptrisė sė Kopenhagės, mund tė jenė shkas pėr krijimin e njė konsensusi pėr Evropėn nė Shqipėri, dhe anasjelltas.
Si ėshtė e mundur kjo?
Duke i shndėrruar zgjedhjet, fillimisht, nė shkas pėr njė pakt trepalėsh. Vendi ka nevojė jo vetėm pėr zgjedhje demokratike, por edhe pėr gjendjen ku zgjedhjet demokratike tė mos jenė mė objekt debati e vlerėsimi as nė rrafshin e brendshėm politik e as nė rrafshin e komunikimin Tiranė-Bruksel. Pėr tė mbėrritur kėtė, ekziston nevoja pėr njė pakt trepalėsh, tė pushtetit, opozitės dhe BE-sė. Nė kėtė pakt bazik politik, tė tri palėt marrin obligim qė tė ndihmojnė, mbikėqyrin dhe nė fund certifikojnė tėrė procesin e krijimit tė njė liste tė besueshme zgjedhore, duke nėnkuptuar kėtu edhe kartat e identitetit si mostėr themeltare se shteti ka bazė shėnimesh tė verifikueshme pėr qytetarėt e vet.
Rrafshi i parė i kėtij pakti, pra zgjedhjet, do tė kėrkonin qė Sali Berisha nė emėr tė pushtetit e partisė nė pushtet, Edi Rama e Ilir Meta, me pozitat e tyre respektive asimetrike nė opozitė dhe Oli Rehn, si komisioner i zgjerimit, tė akordonin njė metodė pune, e cila nė fund tė saj, do tė rezultonte me zgjedhje tė cilat tejkaluan pragun e nevojės sė tė trajtuarit tė tyre si pjesė problematike tė demokracisė nė Shqipėri.
Pėrderisa ėshtė e nėnkuptueshme qė pjesėmarrėsit e Paktit tė jenė pushteti dhe opozita, prania e komisionerit Rehn, personalitet padyshimtė i pėrkushtuar pėr Ballkanin dhe posti i tij pėr zgjerim, do tė jepte kontekstin real e tė nevojshėm tė kėtij pakti: zgjedhjet mbahen jo vetėm pėr tė pėrcaktuar se kush do ta udhėheq vendin nė mandatin e ardhshėm, por edhe pėr tė pėrcaktuar shpejtėsinė me tė cilin ky vend mund tė integrohet nė BE.
Por, marrėveshja trepalėshe nuk ėshtė vetėm pėr zgjedhjet, ndonėse shkasi fillestar janė ato, gjegjėsisht pjesa organizative e tyre. Marrėveshja, duke vendosur konsensusin e nevojshėm pėr zgjedhjet duhet tė pėrcaktojė nė formė bazike edhe dy pika tė tjera. Ato, nė vija tė trasha, duhet tė jenė liria e lėvizjes pėr qytetarėt e Shqipėrisė nė BE (pra qarkullimi pa viza) dhe data e mbėrritjes sė Shqipėrisė nė kategorinė e shtetit kandidat anėtarėsimi pėr nė BE.
Pushteti i tanishėm dhe opozita e tanishme, pa marrė parasysh se ēfarė do tė jenė rezultatet nė zgjedhjet e vitit 2009 do tė merreshin vesh pėr punė tė pėrbashkėt, edhe pas zgjedhjeve, pėr tė arritur dy objektivat. Pala e tretė, komisioneri Rehn nė emėr tė BE-sė, do tė artikulonte listėn e kėrkesave qė do tė duheshin pėrmbushur para dhe pas zgjedhjeve, nė mėnyrė qė kėto objektiva tė mbėrrihen sa mė parė.
Do tė ishte e qartė pushtet dhe opozitė sot se ēdo hap ėshtė i lidhur me tjetrin: nėse nuk i ke nė rregull listat zgjedhore, atėherė nuk ke nė rregull bazėn e tė dhėnave pėr qytetarėt e vendit tėnd dhe atėherė pėr shkaqe elementare sigurie nuk do tė jetė e mundur qė tė liberalizohet hyrja e qytetarėve tė vendit tėnd nė BE dhe kėshtu nuk do tė mund tė afrohet as data e tė fituarit e statusit tė kandidatit.
Por, po ashtu do tė mund tė kundrohej ndryshe, pėr BE-nė: duke ofruar perspektive tė qartė dhe tė prekshme tė integrimit nė BE, veprimet politike nė Shqipėri, drejt zgjedhjeve dhe pas tyre, do tė kundroheshin prej kėndvėshtrimit tė integrimit evropian, e jo vetėm tė luftės bazike pėr pushtet brenda vendit. Nė kėtė kut, lista zgjedhore ėshtė baras me pasaportėn biometrike pa vizė dhe ėshtė baras me njė date kur Shqipėria bėhet kandidate pėr anėtarėsim.
4.
Shqipėria ka nevojė tė dalė nga mendėsia e tranzicionit, tė lodhshėm e tė gjatė. Pakti evropian do tė mund ti ndihmonte, nė mėnyrė qė zgjedhjet e ardhshme tė ndryshojnė kėndvėshtrimin e vendit, qė kėto zgjedhje tė mos konsiderohen si edhe njė ritual tranzicioni. Qytetarėt e Shqipėrisė kanė nevojė tė dėgjojnė, nė konstatime tė matshme e tė verifikueshme, me afatizime, se ēfarė ėshtė fati i integrimit tė vendit. Po ashtu, kanė tė drejtė qė brenda kėtij konteksti tė dėgjojnė prej partive politike se ēka ėshtė ajo qė kėto mund tė bėjnė nė mėnyrė qė tė shpejtohet ky integrim.
Natyrisht, ėshtė edhe ana tjetėr, ajo e BE-sė. Ka brenda BE-sė njerėz qė do tė thonė se Evropa nuk ėshtė gati pėr tė menduar pėr zgjerim, e aq mė pak pėr Shqipėrinė, e cila nuk ka nam aq tė mirė. Por, argumentet flasin tjetėrsoj. Sė paku, njė e katėrta e Shqipėrisė ėshtė edhe ashtu nė BE, dhe duke qenė aty, ka transformuar Shqipėrinė jo vetėm me paratė, por edhe me njohurinė, nė tė kthyer nė vend.
Shqiptarėt, me liri lėvizjeje brenda BE-sė, do tė ishin faktor pozitiv pėr vetė BE-nė, ashtu siē ėshtė dėshmuar ka kohė. Nė Greqi, atje ku ka mė sė shumti, kjo fuqi punėtore ka mbushur fondet pensionale dhe ka kontribuar nė ngritjen mė tė lartė zhvillimore qė mban mend vendi. Nė Itali, ekonomia me tė madhe alarmon pėr nevojėn e importit tė fuqisė punėtore. Punėtorėt shqiptarė kanė qenė dhe janė pjesė e vyeshme e fuqisė sė re punėtore, duke respektuar rendin dhe ligjin. Ėshtė dėshmuar njė dhe njėmijė herė nė statistikat italiane se shqiptarėt qė jetojnė nė formė legale nė vend kanė shkallė mė tė ulėt kriminaliteti se vet italianėt; ata qė gjenden ilegalisht kanė shkallė po aq tė lartė kriminaliteti sa edhe ilegalėt tjerė. Bashkimi Evropian, duke e thelluar marrėdhėnien me Shqipėrinė, shndėrron nė kontratė ligjore qarkullimin qė do tė ekzistojė mes shqiptarėve dhe vendeve tė tjera evropiane, legalisht, apo ilegalisht.
Bashkimi Evropian mund tė lozė njė rol vendimtar pėr ndryshimin e paradigmės politike nė Shqipėri. Ekziston mundėsia reale qė politika tė marrė njė kut tė ri vlerėsues, atė evropian, dhe kėto zgjedhje, duke adoptuar kritere tė kėtilla tė vlerėsimit tė bėjnė atė kthesė vendimtare qė i nevojitet vendit, pa paragjykuar se kush do tė fitojė nė to.
Gazeta Shqip
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
|