Kuota, pėrpjekja disa vjeēare e femrave
Ėshtė koha pėr ndryshimin e madh! Gruaja pėrben 50 pėrqind tė popullsise dhe ka nevoje pėr njė pėrfaqėsim dinjitoz nė vendimarrje, qė kėto vitet e fundit ka qėnė shumė i ulet.
Lėvizja feministe ose e thirrur ndryshe lėvizja e gruas ėshtė nė vetvete njė seri fushatash qė kanė tė bėjnė me tė drejtat riprodhuese...
.... tė gruas sidomos njohjen e sė drejtės pėr abort, luftėn kundėr dhunės nė familje, pagesėn e barabarte pėr punė tė barabartė, luftėn kundėr ngacmimit seksual, tė drejtėn pėr tė qenė e pėrfaėqsuar nė vendimarje. Studiues tė ndryshėm tė ēėshtjes e ndajnė atė nė tre periudha historike, periudha e parė i takon fundit tė shekullit 19-tė fillimit tė shekullit 20-tė dhe ka tė bėjė kryesisht me pėrpjekjet pėr tė fituar tė drejtėn e votės, periudha e dytė e viteve 1960-1980, merret kryesisht me pabarazinė nė kuadrin ligjor dhe pabarazinė kulturore dhe periudha e tretė 1990 deri sot ėshtė identifikuar si periudha qė duhet tė riadresojė dėshtimet e periudhės sė dytė dhe ti ēojė ato pėrpara.
Periudha e dytė, synoi tė senzibilizojė mbi pabarazitė kulturore dhe politike dhe tė inkurajojė gratė tė kuptojnė se aspekte tė jetės sė tyre personale janė tė lidhura me politikėn dhe u takon atyre tė reflektojnė mbi pabarazinė nė ndarjen seksiste tė strukturės sė pushteteve. Personalja ėshtė Politike ishte sinonimi i kėsaj periudhe. Nė fillimet e viteve 90, filloi njė lėvizje nė pėrgjigje tė dėshtimeve tė periudhes sė dytė si dhe tė pėrplasjeve kundėr iniciativave me karakter gjinor dhe gjithėpėrfshirės. Kjo periudhė karakterizohet nga aftėsia per tė negociuar dhe pėr tė pasur hapėsire pėr njė mendėsi tė re feministe.
Pikėrisht nė kėtė kornizė historike vjen nė Shqipėri, nė fund tė korrikut 2008, njė Ligj i Ri Pėr barazinė gjinore nė shoqėri. Nė kėtė ligj thuhet se Partitė politike duhet tė sigurojnė pėrfshirjen mbi 30 pėr qind tė secilės gjini nė listėn e kandidatėve pėr zgjedhjet nė organet pėrfaqėsuese vendore dhe ne sistemin proporcional pėr zgjedhjet e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė.
Besoj se ky ėshtė momenti kur lėvizja e gruas nė Shqipėri do ti angazhonte tė gjitha energjitė e saj qė kjo gjė tė ndodhte. Ende ka akoma pėr tė bėrė se vetė ligji, nuk garanton plotėsisht njė listė kuotash tė barabartė dhe tė mbrojtur denjėsisht, Partitė politike paguajnė njė gjobė deri nė njė tė dhjetėn e fondit shtetėror pėr financimin e fushatės zgjedhore, nėse shkelin dispozitat e kėtij neni, deri nė ndreqjen e shkeljes. Eshtė pak, nuk mjafton njė sanksion i tillė, por ėshtė e rėndėsishme qė kuota u vendos! Ėndrra e disa viteve mė parė, tė tė gjitha atyre qė bėnin pjesė nė lėvizjen shqiptare tė gruas duket sikur ėshtė drejt realizimit.
Sondazhet e ndryshme kryer pėr kėtė ēėshtje tregojnė se ka njė ndėrgjegjėsim mė tė ritur tė popullatės pėr tė pranuar njė grua kandidate tė ardhshme nė legjislacionin e ri kuvendor, sikurse ka edhe njė pjekuri gjinore, ku shumė gra pranojnė tė kandidojnė.
Ėshtė koha pėr ndryshimin e madh!
Gruaja pėrben 50 pėrqind tė popullsise dhe ka nevoje pėr njė pėrfaqėsim dinjitoz nė vendimarrje, qė kėto vitet e fundit ka qėnė shumė i ulet. Segmentet mediaktike tė mbulimit tė modelit femėror nė shoqeri ofrojnė shumė pak pėr gruan qė ka njė zė te ri feminist nė ndarjen e pushteteve, tė punės dhe pagės. Gratė punojnė mesatarisht mė shumė se burrat. Vlerėsohet se ato kryejnė rreth 20 pėrqind mė shumė punė se burrat ose 102 minuta mė shumė nė ditė. Ato zėnė rreth 80 pėrqind tė tregut informal tė punėsimit dhe zotėrojnė 24 pėrqind tė numrit tė ndėrmarrjeve.
Vendosja e kuotave pėrfaqėsuese nė politike ėshtė padyshim forma mė aktive pėr tė pasur gratė sot nė vendimamarrje dhe pėr tė filluar perceptimin e njė stereotipi gjinor te ri. Historianėt e kėsaj levizjeje, do tė thonė se brezi parė i grave tė zgjedhura do tė merret mė pak nga ēmendohet me ēėshtjet qė i takojnė grave gjatė legjisaturės sė zgjedhur, por padyshim do tė pėrbėjnė njė risi, do tė sjellin njė model dhe do tė shtojnė konkurencėn pėr cilėsi pėrfaqėsimi nė tė ardhmen.
Nuk duhet tė jetė nje retorike politike, edhe pse kemi njė ngjarje tė parė pėr te besuar kėtė. Ju kujtohet fjalimin i Zotit Kryeministėr mbi arritjet e shtatemujorit tė parė tė 2008, nuk tha asgjė pėr punėn e Qeverisė nė luftėn kundėr dhunės ndaj gruas kur viti 2008 ėshtė shpallur nga Qeveria si viti i fushatės sensibilizuese pėr ndalimin e dhunės nė familje, le tė besojmė qė ishte njė harresė e padėmshme.
Ėshtė momenti qė lėvizja feministe nė Shqipėri dhe mbėshtetesit e saj, tė pėrfitojne maksimumin e mundshėm nga ky moment pozitiv qė paraqitet nė kuadrin ligjor aktual. Lėvizja feministe nuk duhet kurrsesi tė kėnaqet vetėm me miratimin e kuotės, por duhet tė advokojė e tė ushtrojė presionin maksimal pėr tė evituar qė listat tė mos pėrfundojnė 70 pėrqind tė parėt burra dhe 30 pėrqind tė fundit gra. Kjo do tė ishte beteja e parė dhe nė se fitohej, do ta kthente lėvizjen feministe nė Shqipėri mė sė fundmi nė njė institucion.
Por duhet tė shpresojmė, tė pėrpiqemi fuqimisht qė do tė ndryshojė. Kėtė herė pėr mirė!
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
BalkanWeb.com