Shiko Postimin Tek
Vjetër 30-09-08, 18:45   #5
kitrra 123
babadimer i plakave
 
Avatari i kitrra 123
 

Anëtarësuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu mas shporetit tuj nxe komt se mu merdhine e te prit plaken me ma voktis ujin
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,362
Rrespekti: 15 kitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to behold
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek kitrra 123 Dërgo mesazh me anë të MSN tek kitrra 123
Gabim Diku në kosovë fillimpranvere 1998

‘’……………..Freskija e mengjeseve te hershme pranverore me flladiste trupin e djegur nga ngrohtesija perveluese e gjoksit tende. Akoma nuk kishte zbardhur mengjesi dhe ne dy qendronim te shtrire nen blirin rreze lumit, pa verejtur se trupat tone gati kishin shtangur nga te ftohtit pranveror te tokes. Qetesin e atij mengjesi e prishte vetem gurgullima e ujit te lumit dhe kenga e bilbilave. Ne njeren dore shtrengoja forte pushken amanet te gjyshit dhe me tjetren dore fshija lotet tuaj pervelues. Lotet e ndarjes se dhimbshme.
Po vije edhe une me ty. Do behem luftetare – fjalet e tua si krisme pushke prishen qetesin e heshtjes qe se di as vet se sa kishte zgjatur.
Jo, s’eshte lufta per femra – thashe dhe kafshova buzen nga nenvlersimi qe te bera. Ndjeva nje frige sepse as vet akoma se kisha provuar trimerin time. U ngrita ne kembe dhe per ti ikur asaj bisede thashe - Do iki se se shpejti do te zbardhe dita.
Ne rregull vetem kujtoje se te dua dhe nese vdesesh ne lufte tere jeten do jem e lumtur se ke kam dashur e nese do te shpetosh do jem dashnorja me fatlume e kesaj bote - ma ktheve.
Shtrengova fort te dy duart tua , shijova embelsin e buzeve tua dhe per te fshehur lotet qe me tradhetuan ne ate moment ktheva koken mbrapa dhe u largova nga ti. Dicka me thoshte ne shpirt se me kurr s'do te takoj. Nga pas ndegjova fjalet tua ‘’Ke kujdes……….’’. As qe ktheva koken mbrapa. Kalova lumin e u futa ne pyllin me te afert dhe mora rrugen e paditur por te shpreses se madhe …………………’’
…………………pas 9 vitesh…..
………… shpeshher e vizitoj blirin me shpresen se do te takoj por e kote………. Cdo dite e me shume me mungon, me mungojn syt e tu qe me jepnin drite, me mungon buzqeshja jote qe me jepte shprese, me mungojne buzet tua qe mi jepnin jetes embelsi ………me mungon gjithqka nga Ju bile edhe varri yt ku do pergjerohesha dhe do kerkoja falje per nenvlersimin qe te kisha bere ate nate kur nuk te mora me vete.Trimerine qe bere per te mbrojtur femijet e lagjes do ta kishin lakmi edhe trimat me ne ze. Por armiku perveq vrasjes tende, ta humbi edhe varrin ……………. Asnjeher nuk dua te besoj se sdo te shofe me, edhe pse kane kaluar shume vite. Prap sdua te besoj por vitet kalojne e shpresa venitet………..
Do jem krenar tere jeten qe kisha nje dashnore te tille!
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Të gënjeshë të tjerët është lluks i rrallë e të gënjeshë vetveten s'është gjë tjetër pos budallallëk

kitrra 123 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë