Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-08, 23:29   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 774
Rrespekti: 25 WxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud ofWxP has much to be proud of
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Mikut tim, qytetarit Erion Veliaj!

I dashur Eri! Tė shkruaj sot sepse qysh prej protestės sė ditės sė premte mė ka mbetur nė mendje vetėm njė imazh, ai i yti nė krah tė Ruēit, Islamit, Dokles, Ramės etj. Sigurisht qė s’do e vija ujėt nė zjarr pėr asnjė njeri tjetėr qė kryen atė gjest, por nuk mund tė hesht pėrballė teje. Nuk mund tė hesht Eri, sepse ata dhe shumė mbas e para tyre janė arsyeja se pėrse ti dhe unė e qindra tė tjerė filluam Lėvizjen Mjaft. Ata dhe takėmet e tyre janė arsyeja se pėrse ne vendosėm tė qėndronim e tė ndryshonim vendin tonė dhe refuzuam kolltukėt e ndėrkombėtareve. A e mban mend se sa net kemi kaluar duke folur me pasion e inat pėr faktin e qenėsisė sė Gramoz Ruēit nė politikė. Ti ke qenė mė i flaktė se unė nė karakterizimin e tij si njė nga figurat mė tė urryera tė politikės shqiptare, qė nuk bėn gjė tjetėr veēse pazare tė pista e kėrcėnime gangstereske ndaj atyre qė i denoncojnė. Ti sigurisht e mban mend kur thoshim se vendi do tė ndiente ēlirim kur ai dhe ēfarė ai pėrfaqėson nuk do tė kishin mė asnjė aksion pushteti tė asnjė niveli. Po si mund tė rrish nė krah tė tij, t’i japėsh dorėn, t’i flasėsh e t’i buzėqeshėsh sot??? E ē’ėshtė mė e keqja, ta ndihmosh tė rivijė nė pushtet...
Ti mė fort se unė ke pėrqeshur Namikun dhe Kastriotin. Pėr tė parin thoje gjithnjė me qesėndi se nuk meritonte as tė drejtonte njė mbledhje karrocierėsh e jo mė Parlamentin dhe unė gjithnjė tė kam dhėnė tė drejtė. Po pėr Kastriotin qė e cilėsoje si mjeshtrin e intrigės dhe si krye tė paaftė. A e mban mend sa herė kemi shkuar tė protestojmė poshtėė derės sė ministrisė qė ai drejtonte sė bashku me studentėt qė kishin fituar bursat e shkollimit nė Itali?? Sigurisht qė e mban mend, jo vetėm kėtė, por edhe tentativat e shumta qė kemi bėrė me ndėrkombėtarėt qė tė pėrmirėsonim imazhin e vendit tė prishur sa herė qė Kastrioti bėnte takime. Ti i ke denoncuar tė gjitha kėto nė publik, ke dalė nėpėr sheshe e tribuna tė “Mjaft”, ke folur nė televizione. Ndaj Eri u ēudita kur tė pashė nė krah tė tyre tė ecje i qetė dhe bile-bile krenar qė ia kishe arritur asaj ditė. Pas mitingut tė fundit qytetar unė nuk do habitesha nėse ata do tė bėheshin anėtarėt mė tė rinj tė “G99”, pikėrisht ata qė u kemi dhuruar dhjetėra topa me letėr higjienike, letėr qė ty me sa duket tė paska mbaruar.
Me sa kuptova nga fjalėt e tua nė protestė dhe mbas proteste, ti ke vendosur qė aleancėn e ardhshme politike ta bėsh pikėrisht me kėta njerėz. Kjo do tė thotė qė ti ke gėnjyer kur cilėsojė Harasanin si njė hajdut me ēizme dhe tė paaftė nė menaxhimin e KESH-it, ose do tė thotė qė gėnjen sot. Gjithashtu duhet tė kesh gėnjyer kur e cilėsoje Erion Braēen si megafon tė prishur tė Nanos e fabrikues mashtrimesh gazetareske, ose ti gėnjen sot. Po pėr Klosin qė e ke quajtur ministrin e dasmave qeveritare? Po si mund tė pranosh nė organizatėn e re qė ke themeluar njė ish-polic si Albert Dervishaj. Po e harrove o Eri se sa herė na ka shoqėruar mua dhe ty ai njeri nė komisariat, sepse protestonim kundėr Fatos Nanos? E harrove se sa herė nė vend qė tė kryente detyrėn e tė na ofronte kushte pėr protestėn, provokonte sherre banale me policinė e na arrestonte aktivistėt qė ngjisnin postera? E atėherė ai ishte Berti i gestapos, ndėrsa sot, i larė me sapun nga duart e tua, Berti i “G99”. Atėherė shkelte me tė dyja kėmbėt tė drejtat e njeriut, sot nė krahun tėnd bėrtet e ulėret pėr njeriun e drejtė...
Por tė gjitha kėto janė pak krahasuar me vrullin, energjinė dhe pasionin qė po derdh ti pėr tė lartėsuar kultin e pronarit tė PS, Edi Ramės. A nuk ishe ti Erion qė ke advokuar gjithnjė pėr njė politikė sa mė pėrfaqėsuese jo vetėm nė Parlament, por edhe brenda partive politike. Si mund tė advokosh sot pro njė njeriu qė e ka mbytur fjalėn e lirė brenda partisė sė tij dhe qė nuk lejon asnjė replikė nė mbledhjet e saj. Si mundesh tė qėndrosh kryelartė nė krahun e Edit, kur e di shumė mirė se ēdo veprim qė ndėrmerret nė emėr tė Partisė Socialiste ėshtė monopol i mendimit tė tij dhe aspak i konsultuar e i votuar nga forumet e partisė. Sepse unė dhe ti pėr katėr vjet “Mjaft” kemi bėrtitur pikėrisht kundėr diktatit dhe mbytjes sė lirisė sė shprehjes e mendimit e sot mė dhemb kur mėsoj se ti bėn telefonata kėrcėnuese ndaj individėve tė shoqėrisė civile qė denoncojnė aferat e Edit tėnd.
Si mundesh ti, qė reagoje nė media edhe pėr policin apo bodigardin qė bllokonte pa tė drejtė qarkullimin, tė mos thuash asnjė fjalė kundėr betonizimit tė Tiranės. Si mundesh tė heshtėsh pėrballė masakrės urbane qė ka pėsuar kryeqyteti, e si mund tė mos reagosh pėr planin e betonizimit tė liqenit, ambienteve tė FC Partizanit e Dinamos? Si mund tė rrish nė krah tė njeriut qė e kemi cilėsuar si autokrat dhe tė mos ia tėrheqėsh veshin aspak pėr mėnyrėn e tij tė drejtimit. Po pėr faktin qė po e drejton Bashkinė si balonė, e cila shkon nga fryn era e korrupsionit si mund tė mos reagosh? Unė tė kam parė nė pozicione tė tilla vetėm kur tė cenoheshin donatorėt, ndaj uroj qė tė mos jetė kjo arsyeja e heshtjes tėnde.
Sepse kur u futėm nė politikė i dashur, ky ishte misioni qė ne morėm pėrsipėr. Tė fusnim frymėn e “Mjaft”-it kudo qė tė shkonim. Tė tentonim tė lobonim kudo qė politika tė mos ishte mburojė e mafiozėve dhe tė korruptuarve, por vegėl e qytetarėve. Ajo pėr tė cilėn luftuam 4 vjet me radhė nuk ėshtė aspak riciklimi i Ruēėrve dhe Dokleve, por ngritja e tė rinjve dhe tė resė. E mua sot mė vjen tmerrėsisht keq tė shoh se si po tė pėrdorin ata qė deri mė dje donin tė tė shkatėrronin e akoma mė keq tė shoh se si po e keqpėrdor ti gjithė besimin qė unė e plot tė tjerė tė dhamė gjatė drejtimit tė “Mjaft”-it. Sepse nėse nuk e ke kuptuar vėlla, gjithė slogani i politikės sė re ėshtė njė mashtrim i madh. Nuk ka asgjė tė re nė bashkėpunimin e Ramės me Berishėn nė kurriz tė shqiptarėve pėr disa miliona dollarė mė shumė nė xhepat e tyre. Øshtė thjesht vazhdimi i asaj qė la mbas Fatos Nano. Ajo qė ka ndryshuar ėshtė vetėm pėrfituesi numur dy, sepse ai nr. 1 ka qenė dhe mbetet Sali Berisha. E ti Ero sot po ndihmon as mė pak e as mė shumė, por vetė armikun mė tė pėrbetuar tė demokracisė, Sali Berishėn.
Mashtrues apo i mashtruar, shpresoj shumė tė jetė e dyta dhe si miku jot dhe ish-kolegu jot pėr 4 vjet, e kam pėr detyrė qė tė tė ndihmoj sado pak tė ndriēohesh e tė dalėsh sa nuk ėshtė vonė nga kurthi qė tė kanė ngritur. Nė tė kundėrt do tė mbahesh mend si Erion lavatriēja, qė tentoi tė lajė e tė thajė gjithė pisat e pisllėkun e Partisė Socialiste nė kėmbim tė ndonjė kolltuku parlamentar. Do tė ta shtojnė edhe njė 9 nga mbrapa dhe do tė tė pėrdorin si zjarrfikėse pėr tė shuar zjarrin qė ka marrė selia e vjetėr e tė vjetėrve, por kujdes se do digjesh sė bashku me ta. Unė sinqerisht do tė ndihesha i turpėruar dhe si unė mė beso do tė ndiheshin mijėra qė dikur tė besuan.
Ps: Shpresoj qė kėtė letėr ta konsiderosh miqėsore, sepse vetėm e tillė ėshtė.
Sinqerisht
Besjan Pesha

Gazeta "Panorama"
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė