Fshehja e sekreteve
Njeriu ėshtė pjesė e shoqėrisė dhe ėshtė krejt e natyrshme qė ai tė ketė marrėdhėnie me kėtė shoqėri. Ai krijon lidhje me ambientin qė e rrethon, bashkėbisedon me ta, ashtu siē bashkėbisedojnė ata me tė. Afrimi me shoqėrinė dhe tė tjerėt dhe komunikimi me ta ndryshon sipas kritereve tė bisedės, temave tė kėtyre bisedave dhe se sa tė pėrgjithshme dhe sa personale janė ato. Pėr aq kohė sa bėhet fjalė pėr njohuri tė pėrgjithshme, aq mė shumė zgjerohet rrethi i bisedės dhe e kundėrta ndodh me njohuritė dhe ēėshtjet private, tė cilat, normalisht, trajtohen nė njė rreth mė tė ngushtė.
Tema, tė cilėn po trajtojmė ėshtė: “Kujt t’ia zbulosh sekretet e tua?”. Kur flasim pėr kėtė temė, duhet tė shohim me vėmendje aktualitetin qė na rrethon dhe rrugėn e lavdishme qė ka ndjekur Profeti ynė, Muhamedi (a.s.) dhe pasuesit e tij tė denjė.
Pėr tė bėrė njė pėrmbledhje tė cilėsive tė njė personi, me tė cilin ia vlen tė flasim dhe tė diskutojmė pėr ēėshtje tė ndryshme, e aq mė tepėr ti besojmė sekretet, shembulli mė i mirė ėshtė personaliteti i shquar musliman Hudhejfe bin Jemani, tek i cili ka patur besim dhe shpesh i ka treguar gjėra tė fshehta, vetė Muhamedi (a.s.).
Prej cilėsive tė shquara tė tij po pėrmendim:
Mendjemprehtėsia
Ditėn e Ahzabit, Pejgamberi (a.s.) e dėrgoi Hudhejfen tek ushtria armike pėr tė zbuluar planet dhe kurthet e tyre kundėr muslimanėve. Pak pasi ai mbėrriti te ushtria e tyre, komandanti i armiqve dyshoi se dikush i huaj kishte hyrė nė radhėt e tyre. U ngrit dhe bėrtiti: O njerėz! Po druhem se mos planet tona shkojnė nė vesh tė Muhamedit. Secili prej jush tė vėshtrojė mirė shokun qė ka pranė!
Hudhejfe nė atė moment, nuk priti shumė dhe si i zgjuar qė ishte, iu drejtua menjėherė shokut qė kishte pranė: Kush je ti? Shoku i tregoi emrin dhe kėshtu ēdo gjė u mbyll me kaq, ndėrkohė qė Hudhejfe u kthye po atė natė pėr te Profeti (a.s.) dhe i tregoi atij pėr planet qė thurnin armiqtė kundėr muslimanėve.
Korrektėsia
Ai ruhej nga veset e kėqija, qė ato tė mos bėheshin kurrė pjesė e tij.
Besnikėria
Profeti (a.s.) ia ka treguar atij emrat e hipokritėve tė Medines, megjithėse ky ishte njė sekret i madh qė nuk e dinte asnjė tjetėr prej shokėve tė Muhamedit (a.s.). Ai iu betua Profetit se do tė ndiqte me vėmendje veprimet e tyre qė mos tė kishin mundėsi t’i dėmtonin muslimanėt. Qė nga ajo kohė ai u mbiquajt nga shokėt e tij si: “Bartėsi i sekreteve tė Profetit ”.
Guximi
Shembull pėr guximin e tij ėshtė se ai shkoi tek ushtria armike duke sakrifikuar jetėn e tij.
Vetėpėrmbajtja
Kur shkoi tek ushtria armike, ai kishte mundėsi ta vriste kreun e tyre Ebu Sufjanin, megjithatė nuk e bėri njė gjė tė tillė se nuk ishte i urdhėruar pėr kėtė. Vetėpėrmbajtja ėshtė njė virtyt tepėr i rėndėsishėm.
Frika nga Zoti
Personi qė duhet t’ia tregojmė sekretet duhet qė ta ketė shumė frikė Zotin dhe tė jetė tepėr i pėrpiktė. Nėse ai e ka frikė Zotin, ėshtė njė arsye mė tepėr qė ai ta mbajė sekretin dhe mos ta pėrhapė atė vend dhe pa vend. I tillė ka qenė dhe Hudhejfe bin Jemani. Ai e ka patur frikė Zotin dhe ka qenė njeri shumė besnik.
|