Kujt tia zbuloj sekretet e mia?
Shumė prej streseve, problemeve dhe ēėshtjeve tė ndryshme depėrtojnė nė mendjen e vajzės gjatė periudhės sė adoleshencės duke e merakosur lodhur dhe stresuar, gjė qė ndikon negativisht nė jetėn e saj. Nė tė tilla momente, ajo qėndron konfuze dhe e lėkundur.
Tė gjitha mblidhen rreth saj; nėna, motra, tezja, shoqet etj. Pyetjet qė i vijnė ndėrmend asaj janė tė shumta: Kujt tia zbuloj sekretet e mia? Tek cili prej tyre tė drejtohem? Ku tė shkoj me gjithė kėto strese? Kush prej tyre ka mundėsi tė dėgjojė dhimbjet dhe shqetėsimet e mia? Kush prej tyre ėshtė nė gjendje tė kuptojė ankesat e mia?
Pėr tu dhėnė pėrgjigje tė gjitha kėtyre pyetjeve ėshtė bėrė njė anketė me rreth 150 vajza tė reja nė mė shumė se tre shkolla tė mesme. Nė bazė tė kėsaj ankete dolėn nė pah tė dhėnat e mėposhtme:
*32% e vajzave tė anketuara ia zbulojnė sekretet shoqeve tė tyre
Shoqja ime ėshtė kasaforta e sekreteve tė mia
32% e vajzave tė anketuara ia zbulojnė sekretet shoqeve dhe vetėm 30% ia zbulojnė nėnave tė tyre. Kėtu lind pyetja: Pėrse vajza i drejtohet shoqes sė saj dhe jo nėnės pėr ti treguar sekretet e saj? Pra, a ka ndonjė problem qė qėndron si pengesė ndėrmjet vajzės dhe nėnės sė saj?
Sekrete tė ndaluara
Sekretet janė disa llojesh dhe jo tė gjitha mund ti tregohen shoqeve, mirėpo sekretet e jetės sė pėrditshme dhe ato mėsimore mund tė tregohen nė ambientet shoqėrore.
|