Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Nostra_22
Benit, une nuk mundem kurrsesi (eshte utopike) te hedh poshte te gjitha figurat e shquara katolike te Shqiperise duke e njohur shume mire atdhedashurine dhe ate qe ata ben per shqiptarizmin.
Megjithate edhe ketu duhet thene dicka ( te veshur si prifterinj, por jo me shume prifterinj sesa shqiptare dhe me mision jo me teper fene sesa atdheun)
|
Nostra, ne fakt te njejten gje qe ke thene ti mesiper, po mundohet te beje dhe Papa Benedikti XVI.
Ne programin e tij papal, ai po shtyn prifterinjte te predikojne dashurine ndaj familjes, atdheut, jetes qe njerezit te afrohen sa me shume me Zotin.
E di qe ndonjeri tani do me hidhet kundra, por me gjithe keto ndryshime qe po behen dhe vete Vatikani po ve ne dyshim figuren ne Perendise, ne kuptimin qe sipas tyre qellimi i botes se perjetshme, ka kuptim nese ti sillesh mire ne te tashmen.
Qellimi i tyre tani nuk eshte me te predikojne fene per te shkuar ne parajse, por per ti qendruar sa me prane njerezve ne toke dhe per te sjelle moral ne shoqerine e sotme.
Sipas tij Perendia eshte E MIRA, domethene eshte vetem nje koncept per te shprehur ate qe eshte pozitive, dhe per te arritur pozitivitetin njerezit duhet te luftojne sa me shume ne jete, te bejne sakrifica dhe te sillen mire.
Feja e krishtere eshte shume e lire, sipas bibles njeriu duhet te zgjedhi vete c'eshte me e mire per te dhe nese do te afrohet afer "Zotit"...
Asnje prift (me plot kuptimin e gojes, se tani cfare nuk degjon) nuk do te te mallkoje nese ti nuk i afrohesh fese se krishtere, asnje prift nuk do te te thote qe ti do shkosh ne ferr nese je ateist; cdo prift do te te thote qe do shkosh ne parajse nese sillesh mire ( i cfare do feje apo bindjeje qofsh

)