|
Bordi Drejtues
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi:
Statusi: 
Mosha: 26
Postime: 2,575
|
Njerezit e suksesshem e smira jone sociale
|
|
Megjithese ka kaluar nje dekade e gjysem, duket i veshtire kapercimi i mentalitetit kolektivist, qe anonimizon frymen individualiste te realizimeve personale. Ne cdo sektor te jetes sone, ndihet mentaliteti frenues ndaj njeriut te suksesit, te guximshem, ambicioz, qe ka vullnet te ngrihet mbi mentalitetin frenues barazitarist.
Shoqeria shqiptare eshte ende peng i mentalitetit te vjeter pengues, frenues ndaj cdo synimi per progres personal, qe shfaqet edhe si sfide ndaj kolektivit, grupit, komunitetit.
Ne politike, shkence e kulture ndihet presioni mental i ndjenjes, qe vishet me aureole morale kolektiviste, paragjykuese ndaj individit te sukseshem, ambicioz,pragmatist. Shoqeria jone ka koncept minimalist, qe nuk te nget po qe se qendron ne turme dhe i pa evidentuar personalisht.
E keqja fillon,kur njeriu me ambicjen e tij evidentohet, behet i shquar, i njohur publikisht.
Asnjehere dembelit dhe parazitit shoqeria jone nuk i bie ne qafe sa njeriut te afte dhe publik. Perkundrazi e mbeshtet, e meshiron qe te mbijetoje. Vetem njeriu i afte ka probleme me kolektivin, grupin, komunitetin ngjyre gri dhe pa identitet, qe nuk mund te konceptoje ritmin e suksesit.
Nuk ka diskutim, qe ne jetojme ne nje shoqeri, qe ka si pikenisje garen, konkurencen, dallimin, sfiden, ambicien per suksesin personal. Ne kete gare te perditshme, te gjate, te lodhshme, rraskapitese do te kete njerez te deshtuar, te pakenaqur, te zhgenjyer. Kjo kategori sociale shpesh shfaq ndjenjen e SMIRES.
Shoqeria jone nuk mund ti nenshtrohet dhe as nuk mund te deformohet nga presioni i smires se njerezve, apo qofte dhe grupit social, qe kerkojne te maskojne takatin e kufizuar individual me presionin e opinionit barazitarist, me ankesa te padrejta, per te krijuar me shume shanse te barabarta per te gjithe. Shanset e barabarta nuk mund te sjellin rezultat te barabarte. Shansi eshte mundesi, qe ne cdo rast e kushtezuar me energjite, vullnetin dhe aftesite personale, qe jane te pabarabarta. Eshte e pamundur qe te gjithe te kene te njejtin rezultat. Njeriu mund te behet njeri, se ai mund te largohet nga e kaluara biologjike vetem permes arsyes, kur cdo njeri te behet i arsyeshem, atehere shoqeria do te behet normale, nese secili njeri behet qytetar, shoqeria behet funksionale. Jane keto pak fjale nga nje filozof i madh, por ajo qe me kujtoi kete filozof te madh eshte merita dhe besimi i tij ne shoqerine moderne.
Autori: Ana Kodima ne Shekulli blog
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. 
Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė
Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
|